Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Loni Papa
Review waiting, please be patient.
Stampa:AfC status/age There are Stampa:AFC status waiting for review.
Stampa:AfC submission/helptools Stampa:AfC submission/tools |
Loni Papa, lindur më 28 mars të vitit 1932, është shkrimtar shqiptar.
Në letërsinë shqiptare, Loni Papa njihet si dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë por veprimtaria e tij letrare shtrihet dhe në gjinitë e prozës, poezisë e ne disiplina te tjera si shkrime publicistike, rrëfenja, fabula etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare te botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.
Jeta
RedaktoLoni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës më 28 mars 1932, në një familje me tradita intelektuale dhe arsimdashëse. I ati, Thoma Papa, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, ishte mësues dhe drejtor shkolle në qytetin e Lushnjes. Që në fëmijërinë e tij të herëshme, Loni Papa dëgjonte të lexuara nga i ati vjersha të Naim Frasherit, Çajupit, Fishtës e Fan Nolit.
Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 Nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës.
Veprimtaria e tij letrare nisi në periudhën e shkollës së mesme. Krijimet e tij të para në prozë e poezi i botoi në gazeten “Zëri i Rinisë”, “Letrari i Ri”, “Drita” dhe revistat “Hosteni” e “Pionieri”. Me mbarimin e shkollës së mesme, në moshë ende të re, u emërua redaktor në gazetën “Zëri Rinisë” ku punoi për tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai botoi vëllimin e tij te parë në poezi, “Fillo këngën çifteli” (1956). Më pas punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qytetin e Lushnjës. Pas përfundimit të studimeve të larta, rinisi punën si redaktor dhe gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Prej vitit 1970, vazhdoi veprimtarinë e tij si shkrimtar në profesion të lirë. Në vitet 1994-2001 ai krijoi dhe drejtoi shtëpinë botuese “Ardita” ku u botuan vepra të tij, të autorëve të tjerë shqiptarë dhe përkthime nga autore të huaj.
Veprimtaria letrare
RedaktoVeprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, rrëfenja, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare.
Gjatë aktivitetiit të tij, Loni Papa ka lëvruar kryesisht dy gjini të vështira të letersisë, dramën dhe letersinë për fëmijë. Loni Papa njihet më tepër si dramaturg duke qenë autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.
Për veprën dramaturgjike të Loni Papës janë shprehur kritikë letrarë të njohur si Prof.Dr. Rexhep Qosja, Prof.Dr. Nebi Islami, studiuesit Dalan Shapllo, Perikli Jorgoni etj, duke i cilësuar këto drama, si vepra të arritura nga ana dramatike, artistike, shpirtërore dhe historike, me pastërti morale dhe identitet kombëtar. Ato sjellin risi në krijimtarinë dramaturgjike shqiptare dhe shquhen për kulturën, ngjyrën e dialogut dhe trajtimin e personazheve duke krijuar karaktere shoqërorë të individualizuar e të skalitur mirë që mbeten në kujtesë . Për karaktere të fuqishëm, krijime situatash dramatike e jetësore, qartësi ideore dhe mesazhe të rëndësishme shquhen dramat “Cuca e Maleve”, “Gurët e Kreshanës” dhe “Vozabërësi Dako”. Disa drama si “Gjeniu i marrëzisë”, “Martesa e Lidrës” dhe “Vozabërësi Dako”, janë cilësuar më tepër si drama psikologjike sesa drama me aksion dhe që dalin nga shtrati i zakontë i dramave.
Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë e radiodramatizime. Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmes”.
Loni Papa u ka dhuruar lexuesve të rinj dhe të rritur një numër të konsiderueshem rrëfenjash të cilat dallohen për simbolikën dhe metaforën e përdorur, ndjeshmërinë, anën emocionale dhe disa prej tyre arrijnë deri në nivelin e fabulës.
Drama Cuca e Maleve
Vepra më e njohur e shkrimtarit Loni Papai që i dha emër si dramaturg në letersinë shqiptare, është drama “Cuca e Maleve”.
Drama “Cuca e Maleve”, pasqyron luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas clirimit të vendit ndaj forcave regresive dhe mentaliteteve të prapambetura. Në planin e ndërtimit artistik, ”Cuca e Maleve“ është drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë. Vlera e kësaj vepre qëndron jo vetem në forcën e përgjithësimit të luftës për liri e përparim të gruas shqiptare, por dhe në mjeshtërinë artistike të fjalës me të cilën është shkruar dhe forcën emocionale në rritje që ajo përçon gjatë gjithë kohës.
Në vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e Teatrit “Migjeni“ të Shkodrës nga regjisori Mihal Luarasi dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e Tearit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Intrpretimi i shkëlqyer dhe mjeshtëror i aktoreve ikona te skenës shqiptare vuri në dukje edhe më shumë vlerat e kësaj vepre. Drama “Cuca e Maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972 dhe zë një vend të rëndësishëm në fondin e artit kombëtar shqiptar.
Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautoret Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga baletmaestri Agron Aliaj dhe është cilësuar si një ndër pjesët më të mira te baletit shqiptar.
Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur me sukses edhe në skena teatrale jashtë Shqiperisë
Tituj të veprave
RedaktoDrama
Redakto- Cuca e maleve (1967)
- La fille des montagnes (Botim në frëngjisht i dramës «Cuca e Maleve», 1978)
- Kalimi në urë (1969)
- Marga (1971)
- Një copë rruge (1976)
- Gurët e Kreshanës (1976)
- Zbatharakët (1976)
- Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama:
- “Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”.
- Etiketa e shkulur
- Baltë dhe bar
Vëllime me poezi
Redakto- Fillo këngën çifteli (1956)
- Puthje djalli (1998)
Romane
Redakto- Fundi i një vjeshte (1985)
- Megi (2000)
Novela
Redakto- Guri (1958)
- Duar dhe baltë (novela, 1969)
Letërsi për fëmijë
Redakto- Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957)
- Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964,1993, 1997)
- Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003)
- Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999)
- Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984)
- Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997)
- Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994)
- Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997)
- Gomari mendjehollë (1995)
- Tri motrat (rrëfenje, 1996)
- Floçka Ardë (rrëfenje, 1997)
- 7 drama dhe komedi për fëmijë ( 2004 ) ku përmblidhen:
- “Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”,“Dac Maçi” (komedi).
Shkrime letrare dhe publicistike
Redakto- Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista Nëntori, nr. 8, 1962 )
- Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963)
- Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor, 1964)
- I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964)
- Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967)
- Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista YLLI, 1968)
- Druri që këndon ( Revista Nëntori, nr. 3 1978 )
- Metafora dhe uni i një poeti ( kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjecar, Revista Nëntori nr. 9, 1986 )
- Këmisha e turpit ( Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986 )
- Mesazhi filozofik ( Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987 )
- Vegim ( kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988 )
- Eja, moj, ka ardhë Kola ( kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3,1988 )
- Në jetën e dytë ( kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista Nëntori, nr. 8,1988 )
Radiodramatizime
Redakto- Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa - Radio Tirana
- Tri Motrat, Loni Papa - Radio Tirana
- Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me te njejtin titull te autorit Mark Twain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn)- Radio Tirana
- Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me te njejtin titull te autores Edith Nesbit - titulli origjinal (Five Children and It) - Radio Tirana
- Dhëmbi i Bardhë - bazuar mbi romanin me të njëjtin titull te autorit Jack London- titulli origjinal (White Fang) - Radio Tirana
Skenarë filmash vizatimorë
Redakto- Gishto trimi - Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1979
- Iriqi dhe dhelpra - Kinostudioja “Shqipëria e Re”, 1981
Mirënjohje
Redakto- Drama “Cuca e maleve” – Çmimi i Republikës i Shkallës së Dytë, 1972.
- Drama “Marga” - Çmimin i parë në Konkursin letrar – artistik të njëzetepesëvjetorit të çlirimit të Atdheut, 1969
- Urdhëri i Punës së Klasit të Dytë për pjesëmarrjen aktive si gazetar në veprat kombëtare “Hekurudha Rrogozhinë – Fier” dhe “Rruga e Dritës Kukës – Peshkopi”.
- “Qytetar Nderi i Lushnjës” -Këshilli bashkiak i Qytetit të Lushnjës, 2006
Referime
RedaktoDrama Morale e botës së vjetër- “Kritika letrare”, Prishtinë (1969) - Prof. Dr. Rexhep Qosja, “Historia e dramës shqipe (1886-1996)” - Prof. Dr. Nebi Islami, Shënime për vëllimin me drama “Gjeniu i marrëzisë” të Loni Papës - Gazeta Drita (5 tetor 2003) - Dalan Shapllo, Drama e një dramaturgu të njohur- Rilindja Demokratike (9 mars 2005) dhe Zëri i Popullit (15 maj 2005) - Perikli Jorgoni, “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe (1912-1990)”, 2010 - Petraq Dhana
“Fjalori enciklopedik” (2004), “Kalendar enciklopedik” (1998), “Leksion për shkrimtarët për fëmijë 1972 – 1995” (botim enciklopedik 1997), “Historia e dramës shqiptare, 1886 - 1996 (botim i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Art Qendra, 2003), Enciklopedi franceze “Fjalori botëror i letërsive” (“Dictionaire Mondial des litteratures”).
Lidhje të jashtme
RedaktoArsimi dhe kultura në Myzeqe (1912 - 1990) Petraq Dhana
ALMAKOS - 100 vjet dramaturgji shqiptare
Paraqitje e shkurtër e rregjistrimeve te gjetura në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare