Christian Pulisic
Christian Mate Pulisic (lindur më 18 shtator 1998) është një futbollist profesionist amerikan i cili luan si anësor ose mesfushor sulmues për klubin italian Milan dhe kombëtaren amerikane.[7]
Pulisic me Shtetet e Bashkuara (2019) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Christian Mate Pulisic[1] | ||
Datëlindja | [2] | 18 shtator 1998||
Vendlindja | Hershey, Pennsylvania, Shtetet e Bashkuara[3] | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[3] | ||
Pozicioni | Anësor, Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Milan | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2006 | Brackley Town[4] | ||
2006–2007 | Michigan Rush[5] | ||
2008–2015 | PA Classics[6] | ||
2015–2016 | Borussia Dortmund | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2016–2019 | Borussia Dortmund | 81 | (10) |
2019–2023 | Chelsea | 98 | (20) |
2019 | → Borussia Dortmund (huazim) | 9 | (3) |
2023– | Milan | 36 | (12) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012–2013 | Shtetet e Bashkuara U15 | 10 | (2) |
2013–2015 | Shtetet e Bashkuara U17 | 34 | (20) |
2016– | Shtetet e Bashkuara | 66 | (28) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 mars 2024 |
Pulisic lindi në Hershey, Pennsylvania të Shba-së, dhe filloi karrierën e tij si profesionist në Gjermani me Borussia Dortmund në vitin 2015, ku ai fillimisht u vendos në ekipin e të rinjëve. Pas vetëm 15 ndeshjesh, ai u ngjit në ekipin e parë në vitin 2016 kur ai ishte vetëm 17 vjeç.[8] Ai luajti pak në sezonin e tij të parë në ekipin e parë, por paraqitjet e tij u rritën shumë në sezonin e ardhshëm, ku ai ishte një lojtar i rëndësishëm në ekipin e Dortmundit që fitoi kupën në sezonin 2016–17.[9] Në janar 2019, ai u transferua te Çelsi për 73 milion $ (57.6 milion £) duke u bërë lojtari Amerikan Verior më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.[10] Ai filloi të luante për ekipin nga fillimi i sezonit 2019–20, duke u nominuar për edicionin e parë të çmimit "Lojtari i Ri i Sezonit në Premier Ligë".[11]
Pulisic bëri debutimin e tij me Shtetet e Bashkuara në mars 2016 në moshën 17 vjeç. Që nga ajo kohë ai ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Ai është lojtari më i ri ka luajtur si kapiten për Shba-në.[12] Pulisic ndihmoi ekipin të arrinte në finalen e CONCACAF Kupës Gold 2019; në aspektin personal, ai ka fituar një çmimin "Atleti i Ri i Vitit i Futbollit Amerikan" dhe dy herë çmimin "Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan".
Jeta e hershme
RedaktoPulisic ka lindur në Hershey, Pennsylvania, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij. Prindërit e tij, Kelley dhe Mark Pulisic, të dy luajtën futboll në Universitetin George Mason, me Mark i cili gjithashtu luajti futsallë si profesionist për klubin Harrisburg Heat në vitet 1990' si dhe më pas u bë trajner, duke drejtuar klube në nivel të rinjsh dhe profesional.[13]
Kur ishte 7 vjeç, Pulisic jetoi një vit në Angli, duke luajtur me të rinjtë e Brackley Town.[4] Kur babai i tij ishte drejtori i përgjithshëm i klubit të futsallës Detroit Ignition në mesin e viteve 2000', Pulisic jetonte në Michigan dhe luante për Michigan Rush. Gjatë kohës së tij atje, Pulisic ndiqte shkollën fillore Workman.[14] Pasi familja e tij u rikthye në zonën Hershey, Pulisic u rrit duke luajtur me klubin e Akademisë së Zhvillimit të Futbollit Amerikan, PA Classics, dhe në disa raste u stërvit me klubin profesionist lokal Harrisburg City Islanders, që tani njihet si Penn FC.
Karriera me klube
RedaktoBorussia Dortmund
RedaktoNë shkurt 2015, Borussia Dortmund bleu 16 vjeçarin Pulisic dhe e vendosi fillimisht në ekipin nën-17, kurse në verën e atij viti ai kaloi te ekipi nën-19. Pasi regjistroi 10 gola dhe 8 asiste në 15 ndeshje me ekipet e të rinjëve,[15] Pulisic u thirr në ekipin e parë gjatë pushimeve dimërore.[16]
2015–2016: Sezoni i parë
RedaktoNë janar 2016, gjatë kohës që ishte me ekipin e parë në pushimet dimërore, Pulisic luajti në pjesën e dytë të dy ndeshjeve miqësore, duke shënuar dhe asistuar nga një herë.[17] Më 24 janar, një ditë pasi ishte përfshirë për herë të parë me ekipin e parë në një ndeshje, Pulisic luajti 90 minuta të plota në miqësoren kundër Union Berlin, duke shënuar dhe asistuar sërisht.[18] Ai bëri debutimin e tij në Bundesligë më 30 janar në fitoren 2–0 kundër FC Ingolstadt, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Adrián Ramos.[19] Më 18 shkurt, ai debutoi në UEFA Ligën e Evropës, duke u aktivizuar sërisht si zëvëndësues në një fitore 2–0 kundër Portos.[20]
Pulisic luajti si titullar për herë të parë në Bundesligë më 21 shkurt kundr Bayer Leverkusen, para se të zëvëndësohej nga Marco Reus. Ndeshja e tij e dytë si titullar erdhi më 10 prill kundër FC Schalke 04 në Revierderby, ku ai luajti 73 minuta para se ti bënte vend İlkay Gündoğan. I pyetur për performancën e Pulisic kundër Schalkes, trajneri i ekipit Thomas Tuchel tha, "Ai është një i ri në vitin e tij të parë si futbollist profesionist. Dy ndeshjet e tij të para në formacionin titullar ishin në Leverkusen dhe këtu sot në Schalke – jo detyrat më të lehta. Kjo tregon vlerësimin tonë të madh që ne e shohim atë si një lojtar me kohë të plotë në ekipin tonë. Ai ishte një zëvendësim i vlefshëm kundër Werder Bremen dhe Liverpool. Ai është dukur shumë mirë kohët e fundit, gjë që është vërtetuar edhe sot. Është plotësisht normale që ai nuk mund të luante me këtë ritëm dhe këtë intensitet për 90 minuta".[21]
Pulisic regjistroi golin e parë në Bundesligë më 17 prill, duke shënuar të parin e fitores 3–0 kundër Hamburger SV. Ky gol e bëri atë lojtari më të ri jo-gjerman dhe të katërtin më të ri që shënon në Bundesligë, në moshën 17 vjeç e 212 ditë.[22] Ai shënoi sërisht një javë më pas kundër VfB Stuttgart, duke u bërë lojtari më i ri me dy gola në Bundesligë. Ai gjithashtu mori kartonin e verdhë të parë si profesionist për një ndërhyrje të gabuar ndaj Emiliano Insúa.[23]
2016–2019: Fitorja e DFB-Pokal dhe largimi
RedaktoGjatë International Champions Cup 2016, një turnament veror para-sezonal, Pulisic shënoi në kohën shtesë kundër Manchester Cityt për ta dërguar ndeshjen në gjuajtet e penalltive.[24] Në ndeshjen e tij të parë zyrtare në sezonin e tij të dytë, Pulisic u bë lojtari më i ri në historinë e Dortmundit që luan në UEFA Ligën e Kampioneve.[25] Në javën e ardhshme ai regjistroi golin e parë të sezonit si dhe asistoi dy herë në fitoren tenistike 6–0 kundër Darmstadt 98,[26] një ditë para ditëlindjes së tij të 18të.
Më 27 shtator, në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit, kur Dortmundit ishte në disavantazh 2–1, Pulisic hyri si zëvëndësues dhe asistoi golin e barazimit të shënuar nga André Schürrle në minutat e fundit të ndeshjes.[27] Rreth një muaj më pas, në një tjetër ndeshje i aktivizuar si zëvëndësues, Pulisic asistoi golin e barazimit dhe më pas shënoi vetë kundër FC Ingolstadt, e cila renditej në vendin e fundit, për ti dhënë ekipit fitoren 3–1.[28] Më 23 janar 2017, Pulisic firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2020.[29][30] Dy muaj më pas, Pulisic regjistroi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren komode 4–0 kundër ekipit portugez Benfica në ndeshjen e parë të raundin e 16-tave, duke u bërë lojtari më i ri që shënon për Dortmundin në këtë kompeticion, në moshën 18 vjeç, 5 muaj e 18 ditë.[31] Në këtë ndeshje, ai asistoi një nga golat e Pierre-Emerick Aubameyang, duke ndihmuar Dortmundin të kualifikohej në çerek-finale me rezultatin e përgjithshëm 4–1.[32]
Pulisic fitoi trofeun e parë si futbollist profesionist më 27 maj pas fitores 2–1 të Dortmundit kundër Eintracht Frankfurt në finalen e DFB-Pokal.[33] Kjo ishte ndeshja e fundit për sezonit 2016–17. Sezoni i ri nisi zyrtarisht më 5 gusht me nedshjen e DFL-Supercup kundër Bayern München, ku Pulisic shënoi një nga dy golat e ekipit të tij që u mposht nga gjuatjet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2.[34]
Chelsea
RedaktoMë 2 janar 2019, Pulisic firmosi me klubin e Premier Ligës Çelsi për rreth 58 milion £. Ai e shpenzoi pjesën e mbetur të sezonit 2018–19 në huazim te Dortmundi si pjesë e marrëveshjes.[35] Ky transferim e bëri atë lojtarin amerikan më të shtrenjtë në histori si dhe shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e Dortmundit, pas francezit Ousmane Dembélé.[36] Pasi mbërriti në klub në verën e vitit 2019, Pulisic foli për dëshirën e tij për të pasur formën e Eden Hazard dhe e konsideroi yllin belg si idhullin e tij në futboll.[37]
Mediat raportuan se Pulisic kishte planifikuar të shkurtonte pushimet e tij verore për tu bashkuar me ekipin në fazën para-sezonale për ti lënë mbresa trajnerit të ri të ekipit Frank Lampard.[38] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 11 gusht në humbjen 4–0 kundër Manchester United.[39] Pulisic regjistroi golat e tij të parë me Çelsi më 26 tetor, duke shënuar një tregolësh "të përkryer" në një fitore 4–2 në transfertë kundër Burnley. Ky ishte tregolëshi i parë në karrierë për të, që e bëri lojtarin e dytë amerikan që shënon tre gola në një ndeshje të Premier Ligës pas Clint Dempsey për Fulhamin në vitin 2012;[40][41] përveç kësaj, ai u bë lojtari më i ri i Çelsit që shënon tre gola në një ndeshje, duke qënë vetëm 21 vjeç, dhe i parë që nga Didier Drogba në vitin 2010 që shënon një tregolësh të përkryer.[42] Pas kësaj, Pulisic shënoi në dy ndeshjet e rradhës në kampionat, respektivisht kundër Watford dhe Crystal Palace.[43][44] Më 27 nëntor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për Çelsin në barazimin 2–2 në transfertë kundër Valencias në fazën e grupeve.[45]
Kur Premier Liga u rikthye pas një ndalese tre mujore për shkak të pandemisë së COVID-19, Pulisic ishte rikthye nga një dëmtim; në ndeshjen e parë të Çelsit pas rifillimit të kampionatit, ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm në një fitore 2–1 kundër Aston Villës më 21 qershor.[46] Në ndeshjen e rradhës kundër Manchester Cityt, Pulisic shënoi golin e parë të fitores 2–1 të Çelsit; ky rezultat i hoqi mundësinë Cityt të fitonte titullin konfirmoi Liverpoolin si fituesit e kampionatit.[47] Më 1 gusht, Pulisic shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të Çelsit në humbjen 2–1 kundër Arsenalit në finalen e Kupës FA; me këtë gol, ai u bë amerikani i parë që shënon në finalen e këtij kompeticioni. Ai u zëvëndësua në pjesën e dytë pasi pësoi një dëmtim në kofshë.[48] Pas përfundimit të sezonit, Pulisic ishte një nga të nominuarit për edicionin e parë të çmimit Lojtari më i Ri i Sezonit në Premier Ligë.[11]
Milan
RedaktoMë 13 korrik 2023, Pulisic firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian Milan.[49][50] Klubi pagoi 22 milion € për kartonin e amerikanit, i cili mori fanellën me numrin 11 për sezonin 2023–24.[51]
Pulisic bëri debutimin e tij në fitoren 2–0 kundër Bolonjës në transfertë, duke shënuar në pjesën e parë;[52] me këtë gol, ai u bë amerikani i parë që shënon në tre nga pesë ligat kryesore të Evropës.[53] Në ndeshjen e rradhës, ai shënoi në suksesin 4–1 në San Siro kundër Torinos, duke u shpallur lojtari më i mirë i klubit për muajin gusht.[54][55] Më 13 dhjetor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për Milanin në fitoren 2–1 në transfertë kundër Newcastle United në fazën e grupeve; Milani nuk u kualifikua në raundin me eliminim direkt të kompeticionit, duke zbritur në Ligën e Evropës.[56] Në ndeshjen e fundit të vitit 2023, Pulisic shënoi golin e vetëm të fitores kundër Sassuolos në shtëpi, duke u bërë amerikani me më shumë gola të shënuar në një sezon të Serie A (6).[57][58] Ai gjithashtu u shpall Lojtari i Muajit i Serie A për dhjetorin, gjatë së cilës shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.[59]
Më 2 mars 2024, në fitoren dramatike 1–0 kundër Lazios, Pulisic u bë shkak i përjashtimit me karton të kuq të dy lojtarëve të Lazios, duke marrë këcënime për jetën nga tifozët e klubit kryeqytetas.[60][61] Pas kësaj, ai shënoi në të dy ndeshjet kundër Slavia Pragës në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës, duke regjistruar golat e parë në këtë kompeticion.[62] Më 17 mars, Pulisic shënoi golin e 12të sezonal në fitoren 3–1 në transfertë kundër Veronës, duke vendosur një rekord të ri personal për numrin e golave të shënuar në një sezon;[63] ky gol ishte gjithashtu goli i 5,000të i Milanit në Serie A që nga pjesmarrja e parë.[64] Më 11 maj, ai shënoi një dygolësh në fitoren 5–1 kundër Cagliarit, duke regjistruar dopietën e parë me Kuqezinjtë.[65] Pulisic e mbylli sezonin me 15 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet. Ai u nominua për çmimin e mesfushorit më të mirë të Serie A që u fitua nga Hakan Çalhanoğlu si dhe u emërua në Ekipin e Sezonit.[66][67]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoPara se të debutonte me kombëtaren e parë, Pulisic ka luajtur me ekipet nën-15 dhe -17. Ai ishte kapiten i ekipit nën-17 në Kupën e Botës nën-17 2015, ku shënoi një gol dhe një asist në tre ndeshje.[68] Gjatë dy viteve të tij me ekipin, Pulisic shënoi 20 gola në 34 ndeshje. Ai kishte mundësinë për të përfaqsuar Kroacinë, kjo falë origjinës, por e refuzoi.[69][70]
Më 27 mars 2016, Pulisic u thirr në kombëtaren e parë nga trajneri Jürgen Klinsmann për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Guatemalës.[71] Dy ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij zyrtar me kombëtaren duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 81të në vend të Graham Zusit, me Shba-në që fitoi me rezultatin 4–0 në Mapfre Stadium në Columbus, Ohio; ai kështu u bë lojtari më i ri amerikan që luan në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës.[72]
Disa muaj më pas, ai u thirr në ekipin që do të luante në Copa América Centenario, e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara.[73] Një javë më pas, ai u bë lojtari më i ri që shënon për Shba-në në epokën moderne, ku ai shënoi golin e katërt të ekipit të tij në fitoren 4–0 kundër Bolivisë në një ndeshje miqësore.[74]
Më 2 shtator 2016, Pulisic shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren 6–0 kundër Shën Vincent dhe Grenadinet në kualifikueset e Kupës së Botës 2018,[75] duke u bërë lojtari më i ri që shënon për Shba-në në kualifikuese si dhe lojtari më i ri amerikan në histori që shënon dopietë.[76] Në ndeshjen e ardhshme kundër Trinidad dhe Tobagos, ai theu një tjetër rekord duke u bërë lojtari më i ri amerikan që luan si titullar në një ndeshje kualifikuese.[77] Më 8 qershor 2017, në një tjetër ndeshje kualifikuese, Pulisic shënoi të dy golat e fitores 2–0 kundër Trinidad dhe Tobagos. Në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, Pulisic ishte në listën e golashënuesve, duke shënuar respektivisht në fitoren 4–0 kundër Panamasë dhe në humbjen 2–1 kundër Trinidad dhe Tobagos. Pavarësisht performancave të tij pozitive, Shtetet e Bashkuara dështuan të kualifikoheshin në FIFA Kupën e Botës 2018. Humbja në ndeshjen e fundit kundër Trinidad dhe Tobagos u konsiderua si performanca më e turpshme në historinë e futbollit amerikan.[78]
Më 20 nëntor 2018, Pulisic u bë lojtari më i ri që luan si kapiten me Shba-në në miqësoren e humbur 1–0 kundër Italisë; ai e vendosi rekordin në moshën 20 vjeç e 63 ditë.[79]
Profili i lojtarit
RedaktoStili i lojës
RedaktoPulisic është një lojtar me aftësi teknike të jashtëzakonshme, i cili e mban topin mjaft mirë, duke treguar pjekuri dhe temperament mbreslënës pavarësisht moshës së tij të re.[80] Ai mund të luaj në të dy krahët e sulmit si dhe mund të aktivizohet edhe si mesfushor sulmues, kjo për shkak se ai mund të luajë me të dyja këmbët, edhe pse këmba e tij e preferuar është e djathta.[81] Ai është një lojtar që shquhet për shpejtësinë, shkathtësinë dhe pasimet e sakta (duke asistuar shumë herë), duke i kombinuar këto aftësi me inteligjencën e tij taktike.[82] Falë aftësive të tij, si dhe driblimeve,[82] Pulisic shpesh është bërë viktimë e ndërhyrjeve dhe faulleve nga mbrojtësit kundërshtar.[83]
Pritja
RedaktoPasi Pulisic u promovua në ekipin e parë të Dortmundit, shkrimtari i revistës FourFourTwo Andy Mitten shkroi se trajneri i ekipit Thomas Tuchel "pa potencialin, shpjetësinë, mprehtësinë, forcën, fitnesin dhe pjekurinë që Pulisic kishte për moshën e tij."[84] Vetë trajneri Tuchel thuri lëvdata për lojtarin, duke e konsderuar Pulisic "një lojtar i cili është vetëbesues, që tregon talentin e tij në fushë, dhe nuk nervozohet kur është nën presion – e cila është një kombinim i mrekullueshëm."[84] Shoku i tij i ekipit Nuri Şahin ka thënë: "Ai është i patrëmbur. Ai ka shumë shpejtësi, por ajo që më pëlqen më shumë është prekja e parë. Kur ai merr topin, prekja e tij e parë krijon shumë hapsira për të edhe kur nuk ka hapsira.[84]
Falë talentit të tij dhe aftësive, Pulisic është konsideruar si e ardhmja dhe shpresa e futbollit amerikan; në lidhje me këtë, gazetari i Bleacher Report, George Dohrmann, shkruajti: "Pas dekadash etje për një lojtar që mund të konsiderohej me të vërtetë i klasit botëror. Amerikanët tani kanë, më në fund – më në fund! një lojtar të aftë të bëjë një shenjë të pashlyeshme në lojën e botës."[85]
Jeta personale
RedaktoGjyshi i tij nga ana e babait, Mate Pulišić, ka lindur në ishullin Olib të Kroacisë.[86] Pulisic mori pasaportën kroate pasi kaloi në Gjermani për të shmangur aplikimin për vizë pune gjermane, e cila është kriteri për të hyrë në Gjermani për personat që nuk kanë pasaporta të Bashkimit Evropian.[70] Kushuriri i tij, Will Pulisic, ka luajtur me kombëtaren amerikane nën-17 si portieri kurse në nivel klubesh luajti për Borussia Dortmund.[87]
Mbiemri i tij Pulisic vjen nga qyteti kroat Pula dhe ka ngatërruar disa njerëz për shqiptimin e duhur. Si shqiptimi anglisht ashtu edhe ai kroat është përdorur nga komentatorët, kurse vetë Pulisic ka konfirmuar se të dyja format janë të pranueshme.[88]
Jashtë futbollit, Pulisic është tifoz i New York Jets, New York Rangers, dhe Philadelphia 76ers.[89]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Borussia Dortmund | 2015–16 | Bundesliga | 9 | 2 | 0 | 0 | — | 3[a] | 0 | — | 12 | 2 | ||
2016–17 | 29 | 3 | 4 | 1 | — | 10[b] | 1 | — | 43 | 5 | ||||
2017–18 | 32 | 4 | 1 | 0 | — | 8[c] | 0 | 1[d] | 1 | 42 | 5 | |||
2018–19 | 20 | 4 | 3 | 2 | — | 7[b] | 1 | — | 30 | 7 | ||||
Gjithsej | 90 | 13 | 8 | 3 | — | 28 | 2 | 1 | 1 | 127 | 19 | |||
Chelsea | 2019–20 | Premier League | 25 | 9 | 2 | 1 | 2 | 0 | 4[b] | 1 | 1[e] | 0 | 34 | 11 |
2020–21 | Premier League | 27 | 4 | 6 | 0 | 0 | 0 | 10[b] | 2 | — | 43 | 6 | ||
2021–22 | Premier League | 22 | 6 | 4 | 0 | 3 | 0 | 7[b] | 2 | 2[f] | 0 | 38 | 8 | |
2022–23 | Premier League | 24 | 1 | 0 | 0 | 1 | 0 | 5[b] | 0 | — | 30 | 1 | ||
Gjithsej | 98 | 20 | 12 | 1 | 6 | 0 | 26 | 5 | 3 | 0 | 145 | 26 | ||
Milan | 2023–24 | Serie A | 36 | 12 | 2 | 0 | — | 12[g] | 3 | — | 50 | 15 | ||
Gjithsej karriera | 224 | 45 | 22 | 4 | 7 | 0 | 65 | 10 | 4 | 1 | 322 | 60 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në DFL-Supercup
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, gjashtë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 24 mars 2024[92]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shtetet e Bashkuara | 2016 | 11 | 3 |
2017 | 9 | 6 | |
2018 | 3 | 0 | |
2019 | 11 | 5 | |
2021 | 8 | 3 | |
2022 | 14 | 5 | |
2023 | 7 | 6 | |
2024 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 65 | 28 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 15 tetor 2019. Rezultatet e Shteteve të Bashkuara të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pulisic.[92]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 28 maj 2016 | Children's Mercy Park, Kansas City, Shba | 3 | Bolivia | 4–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 2 shtator 2016 | Arnos Vale Stadium, Kingstown, Shën Vincenti dhe Grenadinet | 7 | Shën Vincenti dhe Grenadinet | 4–0 | 6–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
3 | 6–0 | ||||||
4 | 24 mars 2017 | Avaya Stadium, San Jose, Shba | 12 | Honurasi | 4–0 | 6–0 | |
5 | 3 qershor 2017 | Rio Tinto Stadium, Sandy, Shba | 14 | Venezuela | 1–1 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
6 | 8 qershor 2017 | Dick's Sporting Goods Park, Commerce City, Shba | 15 | Trinidad dhe Tobago | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
7 | 2–0 | ||||||
8 | 6 tetor 2017 | Orlando City Stadium, Orlando, Shba | 19 | Panama | 1–0 | 4–0 | |
9 | 10 tetor 2017 | Ato Boldon Stadium, Couva, Trinidad dhe Tobago | 20 | Trinidad dhe Tobago | 1–2 | 1–2 | |
10 | 26 mars 2019 | BBVA Compass Stadium, Houston, Shba | 25 | Kili | 1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
11 | 22 qershor 2019 | FirstEnergy Stadium, Cleveland, Shba | 27 | Trinidad dhe Tobago | 4–0 | 6–0 | CONCACAF Kupa Gold 2019 |
12 | 3 korrik 2019 | Nissan Stadium, Nashville, Shba | 30 | Xhamajka | 2–0 | 3–1 | |
13 | 3–1 | ||||||
14 | 11 tetor 2019 | Audi Field, Washington, D.C., Shba | 33 | Kuba | 7–0 | 7–0 | CONCACAF Liga e Kombeve A 2019–20 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Borussia Dortmund[90]
- Chelsea
Kombëtarja
Redakto- Shtetet e Bashkuara nën-17
- Kampionati nën-17 i CONCACAF: vendi i tretë 2015[93]
- Shtetet e Bashkuara
- CONCACAF Kupa Gold: finalist 2019[90]
Personale
Redakto- Atleti i Ri i Vitit i Futbollit Amerikan: 2016[94]
- Formacioni i Talentëve të UEFA Ligës së Kampioneve: 2016[95]
- Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan: 2017,[96] 2019[97]
- Trofeu Kopa: vendi i 2të 2018[98]
- Formacioni më i mirë i CONCACAF: 2017[99]
- Lojtari më i Mirë i Ri në CONCACAF Kupën Gold: 2019[100]
- Formacioni më i mirë në CONCACAF Kupën Gold: 2019[101]
Referime
Redakto- ^ "Updated squad lists for 2018/19 Premier League" [Listat e përditësuara të skuadrave për Premier Ligës 2018/19] (në anglisht). Premier League. 1 shkurt 2019. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "FIFA U-17 World Cup Chile 2015 List of Players" [FIFA Kupa e Botës nën-17 Kili 2015 Lista e lojtarëve] (PDF). fifadata.com (në anglisht). fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 nëntor 2019. Marrë më 31 janar 2016.
- ^ a b "Men's national team: Christian Pulisic" [Ekipi kombëtar i burrave: Christian Pulisic]. ussoccer.com (në anglisht). Federata Amerikane e Futbollit. Marrë më 30 korrik 2018.
- ^ a b Nick Ames (31 maj 2016). "Christian Pulisic: the making of a young man ready to step up" [Christian Pulisic: bërja e një burri të ri gati për të dalë para] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 31 gusht 2016.
- ^ "Rush Alumni Christian Pulisic Makes Bundesliga Debut with Borussia Dortmund" [Christian Pulisic bën debutimin me Borussia Dortmundin]. RushCanada.com (në anglisht). Rush Soccer Club. Marrë më 6 tetor 2017.
- ^ "Christian Pulisic". ussda.demosphere.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2016. Marrë më 31 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic". ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. Arkivuar nga origjinali më janar 30, 2016. Marrë më janar 26, 2016.
- ^ Stephan Uersfeld (5 janar 2016). "U.S. youngster Christian Pulisic trains with Borussia Dortmund first team" [I riu amerikan Chrstian Pulisic stërvitet me ekipin e parë të Borussia Dortmund] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ Liviu Bird. "USA's Pulisic a fast-rising talent at Dortmund" [Pulisic i Shba-së është një talent që po rritet shpejtë te Dortmundi] (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Chelsea e para në merkato, blen Pulisic për 64 mln euro". Gazeta Dita. 2 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ a b "Vote for 2019/20 TAG Heuer Young Player of the Season" [Voto për TAG Heuer Lojtarin e Ri të Sezonit 2019/20] (në anglisht). Premier League. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic, 20, becomes youngest in modern era to captain U.S. men's national team in 1–0 loss to Italy" [Christian Pulisic, 20, bëhet lojtari më i ri i epokës moderne që luan si kapiten i kombëtares amerikane në humbjen 1–0 ndaj Italisë]. chicagotribune.com (në anglisht). Chicago Tribune. Marrë më 9 janar 2020.
- ^ VICE Sports (8 nëntor 2016). "Das American: Christian Pulisic's Spectacular Rise" [Amerikani: Rritja spektakolare e Christian Pulisic] (në anglisht). YouTube.
- ^ "How did Borussia Dortmund star Christian Pulisic make it into the European big leagues?" [Si ja doli mbanë ylli i Borussia Dortmundit Christian Pulisic të arrinte në ligat e mëdha evropiane] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 8 dhjetor 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Who is US international Christian Pulisic, and how did he make the Borussia Dortmund first team at 17 years old?" [Kush është lojtari i kombëtares amerikane Christian Pulisic, dhe si ja doli mbanë të kapte ekipin e parë të Borussia Dortmund në moshën 17 vjeç?]. MLSsoccer.com (në anglisht). Major League Soccer. 31 janar 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Der nächste Schritt für Passlack und Pulisic". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic scores in Dortmund win" [Christian Pulisic shënon në fitoren e Dortmundit] (në anglisht). Soccer By Ives. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "Christian Pulisic scores second friendly goal of month for Dortmund" [Christian Pulisic shënon golin e tij të dytë në miqësore për këtë muaj me Dortmundin] (në anglisht). Soccer By Ives. Marrë më 26 janar 2016.
- ^ "American 17-year-old Christian Pulisic makes Bundesliga debut for Dortmund" [17 vjeçari amerikan Christian Pulisic bën debutimin në Bundesligë për Dortmundin] (në anglisht). ESPN FC. 30 janar 2016. Marrë më 30 janar 2016.
- ^ "Dortmund deal Porto heavy blow" [Dortmund i jep Portos një goditje të rëndë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ Patrick Redford. "Christian Pulisic, The Latest "Savior Of American Soccer," Is More Than Just Hype" [Christian Pulisic, i fundit "Shpëtimtar i Futbollit Amerikan" është më shumë se sa një lartësim] (në anglisht). Screamer. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2016. Marrë më 12 prill 2016.
- ^ "Christian Pulisic becomes youngest non-German to score in Bundesliga" [Christian Pulisic bëhet lojtari më i ri jo-gjerman që shënon në Bundesligë] (në anglisht). ESPN FC. 17 prill 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic scores again to become youngest player ever with 2 Bundesliga goals" [Chrstian Pulisic shënon sërisht për tu bërë lojtari më i ri me 2 gola në Bundesligë] (në anglisht). Fox Sports. 23 prill 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Dortmund vs. Manchester City Recap" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic looked great in his first ever Champions League match" [Christian Pulisic u duk mirë në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Watch Christian Pulisic score for Borussia Dortmund as the American's hot streak continues" [Shiko Christian Pulisic të shënojë, seria e nxehtë e amerikanit vazhdon] (në anglisht). Fox Sports. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic describes Andre Schurrle leveler as 'amazing moment'" [Christian Pulisic e përshkruan golin e barazimit të Schurrles si 'moment i mrekullueshëm'] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 shtator 2016.
- ^ "Christian Pulisic: Dortmund showed 'good heart' to fight back for draw" [Christian Pulisic: Dortmund tregoi 'zemër të mirë' për të luftuar për barazimin] (në anglisht). ESPN FC. 22 tetor 2016. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Borussia Dortmund also tie Christian Pulisic to the club for the long-term" [Borussia Dortmund mban Christian Pulisic në klub për një periudhë të gjatë] (në anglisht). Borussia Dortmund. 23 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2020. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "Christian Pulisic extends Borussia Dortmund deal until 2020" [Christian Pulisic zgjat marrëveshjen me Borussia Dortmundin deri në vitin 2020] (në anglisht). ESPN FC. 23 janar 2017. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "Christian Pulisic becomes Dortmund's youngest UCL goalscorer" [Christian Pulisic bëhet golashënuesi më i ri i Dortmundit në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). ESPN FC. 8 mars 2017. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic scores in UEFA Champions League: details, video" [Christian Pulisic shënon në UEFA Ligën e Kampioneve: detajet, video] (në anglisht). Washington Post. 8 mars 2017. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Borussia Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë". Gazeta Shqip. 27 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Miss by Dortmund's Bartra hands Bayern German Super Cup" [Penalltia e gabuar e Bartras i jep Bayernit Super Kupën Gjermane] (në anglisht). Yahoo.com. 5 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2018. Marrë më 9 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic: Chelsea sign Borussia Dortmund attacker for £58m" [Christian Pulisic: Çelsi blen sulmuesin e Borussia Dortmund për 58 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 2 janar 2019. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ Ryan O'Hanlon (2 janar 2019). "Christian Pulisic Is Headed to Chelsea. Is American Soccer Ready?" [Christian Pulisic po ikën te Çelsi. A është futbolli amerikan gati?] (në anglisht). Slate. Marrë më 2 janar 2019.
- ^ "Christian Pulisic: New Chelsea signing wants to make same impact as Eden Hazard" [Christian Pulisic: Blerja e re e Çelsit do të japi të njëjtin ndikim si Eden Hazard] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 maj 2019.
- ^ "Chelsea ace to 'cut holiday short' to impress Frank Lampard" [Asi i Çelsit 'do të shkurtojë pushimet' për ti lënë mbresa Frank Lampard] (në anglisht). talkSPORT. Marrë më 22 qershor 2019.
- ^ "USMNT star Pulisic makes Chelsea debut as substitute against Manchester United" [Ylli i kombëtares amerikane debuton si zëvëndësues kundër Manchester United] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 gusht 2019.
- ^ Marcus White (26 tetor 2019). "Watch USMNT's Christian Pulisic score hat trick, first Chelsea goals" [Shiko Christian Pulisic të kombëtares amerikane që shënon tregolësh, golat e parë me Çelsin] (në anglisht). NBC Sports. Marrë më 26 tetor 2019.
- ^ Nicholas Mendola (26 tetor 2019). "Pulisic bags hat trick as Chelsea doubles up Burnley" [Pulisic shënon tregolësh, Çelsi mposht Burnley] (në anglisht). Yahoo.com. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 26 tetor 2019.
- ^ Sean O'Brien (27 tetor 2019). "Facts: Christian Pulisic ends Chelsea wait for perfect hat-trick dating back to Didier Drogba era: The incredible stats behind American's treble" [Faktet: Christian Pulisic i jep fund pritjes së Çelsit për një tregolësh të përkryer që daton që nga epoka e Didier Drogbas: Statistikat e jashtëzakonshme mbrapa tripletës së amerikanit] (në anglisht). TalkSPORT. Marrë më 16 maj 2020.
- ^ Jack Wilkinson (2 nëntor 2019). "Watford 1 – 2 Chelsea" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 nëntor 2019.
- ^ "Chelsea 2–0 Crystal Palace" (në anglisht). BBC Sport. 10 nëntor 2019. Marrë më 10 nëntor 2019.
- ^ "Valencia 2–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 27 nëntor 2019. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ Gary Rose (21 qershor 2020). "Aston Villa 1–2 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2020.
- ^ Chris Bevan (25 qershor 2020). "Chelsea 2–1 Man City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 qershor 2020.
- ^ a b Phil McNulty (1 gusht 2020). "Arsenal 2–1 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 gusht 2020.
- ^ "Christian Pulisic, new signing of the AC Milan transfer market: the official statement" [Christian Pulisic, blerja e re e merkatos së Milanit: deklarata zyrtare] (në anglisht). A.C. Milan. Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "Christian Pulisic joins AC Milan" [Christian Pulisic i bashkohet AC Milanit]. chelseafc.com (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "USMNT star Pulisic completes AC milan move" [Ylli i kombëtares amerikane plotëson kalimin te Milani] (në anglisht). ESPN FC. 2023-07-13. Marrë më 13 korrik 2023.
- ^ "Christian Pulisic Scores Debut Goal for AC Milan vs Bologna (Video) – Sports Illustrated". Sports Illustrate (në anglisht). Marrë më 21 gusht 2023.
- ^ OptaJack. "3 – Christian Pulisic is the first American to score a goal in three of the five major European leagues (Bundesliga, Premier League, Serie A). Journey". Twitter (në anglisht). Marrë më 21 gusht 2023.
- ^ "AC Milan 4-1 Torino: Christian Pulisic's fine form continues with goal in win for Rossoneri". Eurosport (në anglisht). 26 gusht 2023. Marrë më 26 gusht 2023.
- ^ "USMNT star Christian Pulisic named AC Milan's Player of the Month for August". FOX Sports (në anglisht). Marrë më 6 shtator 2023.
- ^ "Watch: Pulisic equalises for Milan against Newcastle". SempreMilan.com (në anglisht). 13 dhjetor 2023. Marrë më 13 dhjetor 2023.
- ^ "AC Milan 1-0 Sassuolo (Dec 30, 2023) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 30 dhjetor 2023.
- ^ Nicky Bandini (21 dhjetor 2023). "Christian Pulisic has been a bright spot in a frustrating Milan season" (në anglisht). The Guardian. ISSN 0261-3077. Marrë më 31 dhjetor 2023.
- ^ "Christian Pulisic "EA Sports Player Of The Month" for December" (në anglisht). Serie A. 12 janar 2024. Marrë më 12 janar 2024.
- ^ "Pulisic sent death threats after Milan-Lazio game" (në anglisht). ESPN FC. 3 mars 2024. Marrë më 3 mars 2024.
- ^ "Pioli storms out of press conference defending Pulisic" (në anglisht). Football Italia. 1 mars 2024. Marrë më 3 mars 2024.
- ^ "Christian Pulisic is ready for USMNT duty! American star scores 11th of campaign as Milan dominate Slavia Prague to advance in Europa League". Goal.com (në anglisht). 14 mars 2024. Marrë më 19 mars 2024.
- ^ "Pulisic da record: Non aveva mai segnato così tanti gol a questo punto della stagione". milannews.it (në italisht).
- ^ "Pulisic segna la rete numero 5000 del Milan in Serie A. l'Ultimo in cifra tonda fu Kakà". milannews.it (në italisht).
- ^ "Christian Pulisic is sensational! USMNT star scores brilliant brace as AC Milan thump Cagliari in Serie A". Goal.com (në anglisht). 11 maj 2024. Marrë më 11 maj 2024.
- ^ "USMNT star Christian Pulisic named finalist for Serie A Midfielder of the Season award". Goal.com (në anglisht). 21 maj 2024. Marrë më 23 maj 2024.
- ^ "EA Sports FC 24 – Serie A Team of the Season" (në anglisht). Serie A. 24 maj 2024. Marrë më 24 maj 2024.
- ^ "FIFA U-17 World Cup Chile 2015 – Matches – USA 2:2 (2:0) Croatia" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2019. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ Brian Straus (29 mars 2016). "Pulisic cap-tied to U.S. after playing in WCQ" (në anglisht). Sports Illustrated. Marrë më 6 tetor 2017.
- ^ a b "Pulisic nikada neće postati Pulišić" (në kroatisht). Slobodna Dalmacija. 31 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2016.
- ^ "Zusi, Pulisic Added to MNT Roster Ahead of Qualifying Match vs. Guatemala" [Zusi, Pulisic shtohen në ekipin e Shba-së para ndeshjes kualifikuese kundër Guatemalës]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 27 mars 2016. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ "Pulisic makes history as USA beat Guatemala" [Pulisic bën historinë, Shba-ja mposht Guatemalën] (në anglisht). Bundesliga. 30 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2018. Marrë më 18 prill 2016.
- ^ Thomas Floyd (21 maj 2016). "Pulisic included as USA unveils Copa America squad" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 maj 2016.
- ^ "Chicharito and Pulisic chasing records at the Copa America" [Chicharito dhe Pulisic duke ndjekur rekorde në Copa America] (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2016. Marrë më 31 gusht 2016.
- ^ "US Player Ratings: Christian Pulisic steals the show in qualifying rout" [Notat e lojtarëve të Shba-së: Christian Pulisic vjedh shfaqjen në fitoren e madhe në kualifikuese]. MLSSoccer.com (në anglisht). Major League Soccer. 2 shtator 2016. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "USA Players Enter Record Book as Team Steps Closer to Hex in 6–0 Qualifying Win at St. Vincent" [Lojtari i Shba-së hyn në librin e rekordeve, ekipi një hap më afër magjisë në fitoren 6–0 kundër Shën Vincent në kualifikuese]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. Marrë më 3 shtator 2016.
- ^ "Christian Pulisic becomes youngest U.S. player to start World Cup qualifier" [Christian Pulisic bëhet lojtari më i ri i Shba-së që luan si titullar në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "Trinidad and Tobago loss the most humiliating in United States soccer history" [Humbja nadj Trinidad dhe Tobagos më turpëruesja në historinë e futbollit të Shteteve të Bashkuara] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 tetor 2019.
- ^ "10 reasons why Christian Pulisic is the right man to captain the USA" [10 arsye pse Christian Pulisic është njeriu i duhur për të qënë kapiten i Shba-së] (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2018. Marrë më 2 dhjetor 2018.
- ^ "Is Christian Pulisic of Borussia Dortmund the best teenage footballer in the world?" [A është Christian Pulisic i Borussia Dortmundit futbollisti adoleshent më i mirë në botë?] (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 11 gusht 2020.[lidhje e vdekur]
- ^ David Hughes (4 janar 2019). "What Christian Pulisic adds to Chelsea's attack: Strengths, weaknesses, style of play and more" [Çfarë i shton Christian Pulisic sulmit të Çelsit: forcat, dobësitë, stili i lojës dhe më shumë]. football.london (në anglisht). Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ a b Tobias Hahn (8 janar 2019). "Christian Pulisic: the replacement for Eden Hazard?" [Christian Pulisic: zëvëndësuesi për Eden Hazard?] (në anglisht). Total Football Analysis. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ Jeff Carlisle (5 tetor 2017). "U.S.'s Christian Pulisic 'not going to change' style in face of multiple fouls" [Christian Pulisic i Shba-së 'nuk do të ndryshoj' stil pavarësisht faullave të shumtë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 tetor 2017.
- ^ a b c Andy Mitten (30 tetor 2019). "Captain America: Can Christian Pulisic really fill the hole left by Eden Hazard for Chelsea?" [Kapiten Amerika: A mundet Christian Pulisic të mbushi boshllëkun e lënë nga EDEN Hazard te Çelsi?] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 10 gusht 2020.
- ^ George Dohrmann. "The Christian Pulisic blueprint" [Plani Christian Pulisic] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 16 gusht 2019.
- ^ "Christian Pulisic rising USA soccer star in Germany has Croatian roots" [Christian Pulisic, ylli në rritje i futbollit amerikan, ka rrënje kroate]. www.croatia.org (në anglisht). Marrë më 23 shkurt 2019.
- ^ "U.S. under-17 keeper Will Pulisic set to join cousin Christian at Dortmund" [Portieri i Shba-së nën-17 Will Pulisic gati ti bashkohet kushuririt Christian te Dortmundi] (në anglisht). ESPN FC. 22 mars 2016. Marrë më 18 prill 2016.
- ^ Boris Trifunović (21 shtator 2019). "Pulišić: Ponosan sam na svoje korijene i htio bih naučiti jezik" (në kroatisht). 24sata. Marrë më 27 tetor 2019.
- ^ "Christian Pulisic joins Kyle Martino at Chelsea training ground" [Christian Pulisic i bashkohet Kyle Martinos në fushën e stërvitjes së Çelsit] (në anglisht). NBC Sports. 9 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2019. Marrë më 11 gusht 2019.
- ^ a b c "Christian Pulisic" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 janar 2019.
- ^ "Christian Pulisic Profili i lojtarit" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Christian Pulisic" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 11 gusht 2020.
- ^ "U-17 MNT Qualify for 2015 FIFA U-17 World Cup with Penalty Kick Defeat of Jamaica" [Ekipi kombëtar nën-17 kualifikohet për FIFA Kupën e Botës nën-17 2015 pas humbjes me penallti të Xhamajkës] (në anglisht). Federata Amerikane e Futbollit. 15 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2015. Marrë më 26 qershor 2020.
- ^ "Altidore, Pulisic Earn U.S. Soccer Player of the Year Awards" [Altidore, Pulisic marrin çmimet Lojtari i Vitit i Futbollit Amerikan]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 10 dhjetor 2016. Marrë më 10 dhjetor 2016.
- ^ "Our Champions League breakthrough team of 2016" (në anglisht). UEFA. 24 dhjetor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2016.
- ^ "Christian Pulisic Wins 2017 U.S. Soccer Male Player of the Year" [Christian Pulisic fiton çmimin Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan 2017]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 14 dhjetor 2017. Marrë më 14 dhjetor 2017.
- ^ "Pulisic Voted as 2019 U.S. Soccer Male Player of the Year" [Pulisic votohet si Atleti i Vitit i Futbollit Amerikan 2019]. ussoccer.com (në anglisht). U.S. Soccer. 12 dhjetor 2019. Marrë më 12 dhjetor 2019.
- ^ "Christian Pulisic Finishes Second In Ballon d'Or Kopa Trophy Voting" [Christian Pulisic përfundon i 2ti në votimet për trofeun Kopa]. The18 (në anglisht). 3 dhjetor 2018. Marrë më 4 dhjetor 2018.
- ^ "2017 CONCACAF Award Winners Announced" [Njoftohen fituesit e çmimeve të CONCACAF 2017] (në anglisht). CONCACAF. 19 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2017. Marrë më 19 dhjetor 2017.
- ^ "2019 Concacaf Gold Cup Best Young Player Award" [Çmimi Lojtari më i Ri i Mirë në CONCACAF Kupën Gold 2019]. goldcup.org (në anglisht). 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2019. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ "2019 Concacaf Gold Cup – Best XI" [CONCACAF Kupa Gold 2019 – Formacioni më i mirë]. goldcup.org (në anglisht). 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2019. Marrë më 8 korrik 2019.
Lidhje të jashtme
Redakto- Christian Pulisic te fussballdaten.de
- Christian Pulisic te World Football
- Christian Pulisic – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Christian Pulisic – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s