Euro

monedha e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian
(Përcjellë nga Evro)

Euro (shenja valutore: ; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). 18 Shtete anëtare e kanë përshtatur, këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 330 milion Evropianë.[4] Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën.[5] Ndërsa janë mbi 610 miliardë € në qarkullim që prej dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e Shteteve të Bashkuara.[6]

Euro
Kartëmonedha Euro1 monedhë euro
ISO 4217
KodiEUR
Denominations
Subunit
1100cent euro
(Emri ndryshon sipas gjuhës)
PluralNdryshon, shiko gjuha dhe euro
cent euro(Ndryshon sipas gjuhës)
Simboli
cent euroc
Banknotes
 Përdoret shpesh€5, €10, €20, €50, €100[1]
 Përdoret rrallë€200, €500[1]
Coins
 Përdoret shpesh1c, 2c, 5c, 10c, 20c, 50c, €1, €2 Stampa:Ns
 Përdoret rrallë1c, 2c (Belgjika, Finlanda, Irlanda, Italia, Holanda)[2])
Demografia
User(s)primar: § anëtarë të Eurozonës (20),
gjithashtu: § përdoruesit e tjerë
Issuance
Central bankBanka Qendrore Evropiane
 Faqja zyrtarewww.ecb.europa.eu
Printershiko § Shtypja e kartëmonedhave
MintLista e minave
Valuation
Inflation5.3% (Gusht 2023)[3]
 Burimiec.europa.eu
 MetodaHICP
Pegged byshiko § Monedhat e lidhura
Skeda:Euro accession Eurozone.svg
Eurozona 2023

Sipas vlerësimeve zyrtare të PBB në 2007, Eurozona është ekonomia më e madhe në botë nga marsi 2008 pasi që kursi i këmbimit USD/EUR kaloi 1,56.[7][8][9][10]

Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedhë dhe kartmonedhë fizike më 1 janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane (ECU) me këmbim 1:1.

Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga banka qendore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, BQE-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe shpërndarjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës.

Megjithëse gjithë shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkangjiten nëse i përmbushin disa detyrime monetare, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë vendorur ta përshtasin valutën e re. Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së që nga implementimi i Traktatit Maastricht, kanë thënë se do ta pështasin euron në kohën e duhur. Maastrichti i detyroi anëtarët aktual të përshtasnin euron; sidoqoftë, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga ky detyrim për veten e tyre.[11] Suedia e refuzoi euron në një referendum më 2003, dhe e ka shmangur detyrimin për tu bashkangjitur duke mos i plotësuar kushtet. Përveç kësaj, katër Mikroshtetet Evropiane (Vatikani, Monako, Andorra, dhe San Marino), megjithëse nuk janë anëtarë të BE-së, kanë përshtatur euron për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare. Dy shtete të tjera Evropiane, Mali i Zi, dhe Kosova kanë adoptuar euron njëanësisht, megjithëse edhe këto nuk janë anëtare.)

Karakteristikat

Redakto

Monedhat

Redakto
 
Banka Qendrore EvropianeFrankfurt, Gjermani, është përgjegjëse për politikat monetare të Eurozonës

Euroja ndahet në 100 cent (gjithashtu të njohur si "euro cent" për t'i dalluar nga monedhat tjera). Të gjitha monedhat euro në qarkullim (ku përfshihen monedhat komemorative €2) kanë "anën e zakonshme" që tregon vlerën e saj me 15 shtetet para të BE-së në prapavijë. Kjo anë u dizajnua nga Luc Luycx. Nga viti 2007 ose 2008 (varësisht nga shtetet) harta e “vjetër” u zëvendësua me një hartë të Evropës, duke treguar kështu edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, p.sh. Norvegjia. Monedhat gjithashtu kanë një "anë kombëtare" që tregon një figurë të zgjedhur nga shteti që i prodhon. Monedhat Eura nga secili vend mund të përdoren në secilin vend tjetër të Eurozonës.

Donominimet e monedhave janë €2, €1, 50 cent, 20 cent, 10 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent. Në Holandë, disa, dhe në Finlandë, me ligj, transaksionet në para janë të rrethuara deri tek 5 centët e fundit, për të shmangur përdorimin e dy monedhave më të vogla.

Kartëmonedhat

Redakto

Monedhat Komemorative me vlerë €2 janë vënë në qarkullim me ndryshime në anën kombëtare të monedhës - siç bëri Greqia për Lojërat Olimpike 2004. Këto monedha janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Monedha me denominime (vlera) të ndryshme (p.sh. monedha 25 euro) janë vënë në qarkullim gjithashtu, por but këto nuk janë të menduara për qarkullim gjeneral ose si mjet ligjor.

Dizajni për Banknota euro ka dy anë të zakonshme (por jo identike). Notat në qarkullim janë €500, €200, €100, €50, €20, €10, €5. Secila banknotë ka ngjyrën e saj dhe i dedikohet një periudhe artistike të arkitekturës Evropiane. Ana e përparme e notës ka dritare dhe porta kurse ana tjetër ka ura. Kujdes i veçantë i është kushtuar që shembujt arkitektonike të mos përfaqësojnë ndonjë monument ekzistues, me qëllim që mos të ketë probleme se cilat monumente duhet të përfshihen ose xhelozi. Disa nga banknotat me vlera të mëdha si €500 nuk prodhihen në secilin vend, megjithatë janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën.

Simboli

Redakto
 

Simboli grafik i euros () është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e Euros. shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’.

Prezantimi i Euros

Redakto
Valutat që i hapën rrugën euros s  d  r
Valuta Kodi Raporti E rregulluar më EMU III
  Shilinga austriake ATS 13.7603 1998-12-31 1999
  Franga belge BEF 40.3399 1998-12-31 1999
  Guldeni holandez NLG 2.20371 1998-12-31 1999
  Marka finlandeze FIM 5.94573 1998-12-31 1999
  Franga franceze FRF 6.55957 1998-12-31 1999
  Marka gjermane DEM 1.95583 1998-12-31 1999
  Funta irlandeze IEP 0.787564 1998-12-31 1999
  Lira italiane ITL 1936.27 1998-12-31 1999
  Franga luksemburgeze LUF 40.3399 1998-12-31 1999
  Eskudo portugez PTE 200.482 1998-12-31 1999
  Peseta spanjolle ESP 166.386 1998-12-31 1999
  Dhramia greke GRD 340.750[12] 2000-06-19 2001
  Tolari slloven SIT 239.640[13] 2006-07-11 2007
  Funta qipriote CYP 0.585274[14] 2007-07-10 2008
  Lira malteze MTL 0.429300[15] 2007-07-10 2008
  Koruna sllovake SKK 30.1260[16] 2008-07-08 2009
  Koruna estonske EEK 15.6466[17] 1992-06-20 2011
  Lats LVL 0,702804 2013-07-09 2014
  Litas LTL 3,45280 2002-02-02 2015
  Kuna HRK 2023-07-12 2023


Euroja u themelua nga nenet në Traktatin e Bashkimit EvropianMaastricht më 1992 që u përdor për ta themeluar unionin ekonomik dhe monetar. Për tu bërë pjesë e valutës së re, shtetet anëtare duhet t'i plotësonin kriteret e rrepta si deficit buxhetor më pak se tre përqind e GDP-së së tyre, një proporcion borxhi më pak se 60 përqind e GDP-së, inflacioni i ulët, dhe raporte interesi afër mesatares së BE-së. Në Traktatin Maastricht, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga lëvizja në unionin monetar, i cili do t'i çonte në prezantimin e euros.

Ekonomistët që ndihmuan në krijimin e euros përfshijnë Robert Mundell, Wim Duisenberg, Robert Tollison, Neil Dowling, Fred Arditti dhe Tommaso Padoa-Schioppa. Emri euro u zgjodh më 4 gusht 1995 nga Germain Pirlot, një esperantist belg dhe ish-mësues i Frëngjishtes dhe Historisë,[19] dhe u adoptua zyrtarisht në Madrid më 16 dhjetor 1995.

Për shkak të dallimeve në konventa kombëtare për rrumbullakësimin dhe numrat domethënës, të gjitha ndërrimet mes valutave kombëtare duhet të kryheshin me procesion e triangulizimit me euron. Vlerat definitive në euro të këtyre ndarjeve (që pasqyrojnë kursin e këmbimit me të cilin këto valuta hynë në euro) janë treguar në të djathtë.

Kurset u vendosën nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke u bazuar në një rekomandim nga komisioni Evropian i bazuar në kurset e tregut më 31 dhjetor 1998, në mënyrë që një NjVE (ECU (Njësia Valutore Evropiane)) të barazohej me një euro. (Njësia Valutore Evropiane ishte një njësi bashkangjitëse e përdorur nga BE-ja, bazuar në valutat e shteteve anëtare; ajo nuk ishte valutë në vete.) Vendimi i Këshillit 2866/98 (EC), më 31 dhjetor 1998, i lëshoi këto kurse. Ato nuk mund të lëshoheshin më herët, sepse NjVE-ja varej nga kurset finale të këmbimit të valutove jo-euro (kryesisht funta angleze) atë ditë.

Shiko edhe

Redakto
  Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shënime

Redakto
  1. ^ "By monetary agreement between France (acting for the EC) and Monaco". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 30 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "By monetary agreement between Italy (acting for the EC) and San Marino". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 30 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "By monetary agreement between Italy (acting for the EC) and Vatican City". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 30 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "By the third protocol to the Cyprus adhesion Treaty to EU and British local ordinance" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shkurt 2012. Marrë më 17 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "By agreement of the EU Council". Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2009. Marrë më 30 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Burime të dhënash

Redakto
  1. ^ a b "ECB Statistical Data Warehouse, Reports>ECB/Eurosystem policy>Banknotes and coins statistics>1.Euro banknotes>1.1 Quantities". European Central Bank. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Walsh, Alistair (29 maj 2017). "Italy to stop producing 1- and 2-cent coins". Deutsche Welle. Marrë më 2019-11-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Inflation in the euro area". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  4. ^ "www.eurodesigncontest.eu/emu.cfm?lang=en". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Number is a sum of estimated populations (as stated in their respective articles) of: all Eurozone members; all users of euro not part of Eurozone (whether officially agreed upon or not); all areas which use a currency pegged to the euro, and only the euro. — Please see detailed summation in article Eurozone
  6. ^ Atkins, Ralph (2006-12-27). "Euro notes cash in to overtake dollar". Financial Times. Marrë më 2007-05-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "CIA — The World Factbook — Rank Order — GDP (purchasing power parity)". CIA. 2008-03-20. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2011. Marrë më 2008-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Weak dollar costs U.S. economy its No. 1 spot". Reuters. 2008-03-14. Marrë më 2008-03-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "Reuters" (Ndihmë!); Është injoruar "U.S." (Ndihmë!)
  9. ^ "Weak Dollar Costs U.S. Economy Its World No. 1 Spot". New York Times. 2008-03-14. Marrë më 2008-03-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "U.S. No Longer World's Largest Economy". About.com. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2008. Marrë më 2008-03-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "The €uro: Our Currency". Economic and Financial Affairs. Marrë më 2007-05-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Greqia fillimish nuk i plotësoi kushtet, kështu që ajo nuk u bashkua me valutën e zakonshme më 1 janar 1999. Ajo u pranua dy vite më vonë më 1 janar 2001, me një raport prej 340.750.
  13. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 11 korrik 2006. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur Tolari Slloven u kapërcye nga euroja me 1 janar 2007.
  14. ^ The final exchange rate was agreed on 10 July 2007. However, this rate was not formally effective until the pound was succeeded by the euro on 1 January 2008.
  15. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 10 korrik 2007. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur lira u kalua nga euro më 1 janar 2008.
  16. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 8 korrik 2008. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 janar 2009.
  17. ^ . Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 janar 2011.
  18. ^ "Monetary Agreement between the European Union and the Principality of Andorra". Official Journal of the European Union. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2012. Marrë më 2012-09-08. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Germain Pirlot 'uitvinder' van de euro | url= http://www.ikso.net/vikipedio/artikeleuro.jpg | publisher= De Zeewacht |language=nl | date=2007-02-16 | accessdate=2012-05-21

Lidhje të jashtme

Redakto