Federico Dimarco
Federico Dimarco (lindur më 10 nëntor 1997) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.
Dimarco duke luajtur për Interin | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Federico Dimarco | ||
Datëlindja | 10 nëntor 1997 (27 vjeç) | ||
Vendlindja | Milano, Itali | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in)[1] | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 32 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2004–2015 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2017 | Internazionale | 1 | (0) |
2016 | → Ascoli (huazim) | 15 | (0) |
2016–2017 | → Empoli (huazim) | 12 | (0) |
2017–2018 | Sion | 9 | (0) |
2018– | Internazionale | 112 | (14) |
2018–2019 | → Parma (huazim) | 13 | (1) |
2020–2021 | → Hellas Verona (huazim) | 48 | (5) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012 | Italia U15 | 8 | (1) |
2012 | Italia U16 | 2 | (0) |
2012–2014 | Italia U17 | 23 | (0) |
2013–2015 | Italia U18 | 4 | (1) |
2014–2016 | Italia U19 | 17 | (4) |
2016–2018 | Italia U20 | 10 | (3) |
2018–2019 | Italia U21 | 11 | (1) |
2022– | Italia | 28 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 dhjetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2024 |
Karriera me klube
RedaktoInternazionale
RedaktoDimarco është produkt i akademisë së Interit. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 11 dhjetor 2014 në moshën 17 vjeç në barazimin pa gola kundër Qarabağut në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 84-t në vend të Danilo D'Ambrosios.[2][3] Më 1 shkurt 2015, ai ishte në stol në humbjen 3–1 kundër Sassuolos në Serie A.[4] Debutimi i tij në kampionat erdhi në fitoren 4–3 kundër Empolit në javën e fundit të sezonit, duke zëvendësuar Rodrigo Palacion në minutën e 89-të.[5]
Huazimi te Ascoli
RedaktoNë janar 2016, Dimarco u huazua te Ascoli deri në përfundim të sezonit 2015–2016.[6] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në Serie B në barazimin 0–0 kundër Latinës, duke luajtur si titullar për 81 minuta.[7] Dimarco luajti 15 ndeshje me Ascolin gjatë gjysmës së dytë të sezonit, duke dhënë 4 asiste.
Huazimi te Empoli
RedaktoMë 1 korrik 2016, Dimarco u huazua te Empoli për një sezon.[8] Ai e nisi sezonin më 28 gusht duke luajtur 69 minuta si titullar në humbjen 2–0 në transfertë kundër Udineses në ndeshjen hapëse të kampionatit.[9] Dimarco e shpenzoi shumicën e sezonit si rezerva e Manuel Pasqual, duke luajtur vetëm 12 ndeshje në kampionat, me Empolin që u rikthye në Serie B.[10]
Sion
RedaktoMë 30 qershor 2017, Dimarco u transferua në Zvicër te Sioni për 3.91 milion €, me Interin që vendosi një klauzolë për riblerjen e lojtarit.[11][12] Ai u dëmtua në ndeshjen debutuese të tij kundër Thun në Super Ligën Zvicerane, duke u zëvendësuar në minutën e 41-të nga Quentin Maceiras.[13] Pas rikthimit nga dëmtimi, Dimarco luajti edhe tetë ndeshje të tjera në kampionat.[14]
Rikthimi te Internazionale
Redakto2018–2019: Paraqitjet e kufizuara
RedaktoMë 5 korrik, Inter ushtroi të drejten e riblerjes së Dimarcos për 7 milion €.[15] Megjithatë, një muaj më vonë, ai u huazua te Parma për një sezon; klubi kishte mundësinë e blerjes në fund të sezonit.[16] Më 15 shtator, Dimarco shënoi golin e parë me Parmën pikërisht kundër Interit, duke i dhënë ekipit të tij një fitore 1–0 në San Siro.[17] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë, duke qëndruar disa muaj jashtë fushës.[18] Ai u rikthye në aksion më 9 mars 2019 në fitoren 1–0 kundër Genoas, duke luajtur 84 minuta si titullar.[19]
Në verën e vitit 2019, Dimarco u rikthye te Interi. Trajneri i ri i ekipit Antonio Conte vendosi t'a mbante në ekip për sezonin 2019–20. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 23 nëntor në fitoren 3–0 në transfertë kundër Torinos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[20] Ndeshja e tij e parë si titullar erdhi më 14 janar 2020 në fitoren 4–1 kundër Cagliarit në kupë.[21]
2020–2021: Huazimi te Verona
RedaktoMë 31 janar 2020, Dimarco u huazua te Hellas Verona deri në përfundim të sezonit.[22][23] Ai debutoi më 8 shkurt duke luajtur në minutat e fundit të fitores 2–1 kundër Juventusit në kampionat.[24] Dimarco e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 13 ndeshje,[25] kurse në shtator u konfirua se ai do të qëndronte te Verona edhe për një sezon.[26] Dimarco e fitoi vendin e titullarit gjatë këtij sezoni, kjo falë formës së tij pozitive si dhe disa problemeve të titullarit Darko Lazović.[18] Ai shënoi golin e parë me Veronën më 6 janar 2021 në barazimin 1–1 kundër Torinos,[27] kurse katër ditë më pas shënoi një tjetër gol në suksesin 2–1 kundër Crotones.[28] Dimarco e mbylli sezonin 2020–21 me 35 ndeshje dhe 5 gola në Serie A.[29]
2021–2023: Rikthimi si protagonist dhe trofetë e parë
RedaktoDimarco u rikthye te Inter në korrik 2021, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri Simone Inzaghi.[29] Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 21 gusht në fitoren 4–0 kundër Genoas në ndeshjen hapëse të kampionatit.[30] Më 12 shtator, Dimarco shënoi golin e tij të parë me Interin në barazimin 2–2 në transfertë kundër Sampdorias, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të lirë.[31] Tre ditë më pas, Dimarco luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve, duke zëvendësuar Ivan Perišić në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Real Madridit.[32]
Më 27 tetor, Dimarco shënoi golin e dytë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Empolit.[33] Pas kësaj, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2026.[34] Më 12 janar 2022, Dimarco fitoi trofeun e parë me Zikaltrit, Superkupën e Italisë, duke ndihmuar Interin të mposhte Juventusin 2–1 në kohën shtesë.[35] Më 11 maj, ai fitoi edhe Kupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 4–2 në finale.[36]
Dimarco e fitoi vendin e titullarit në sezonin 2022–2023, kjo edhe falë largimit të Perišić, duke lënë në stol gjermanin Robin Gosens.[37][38] Më 9 nëntor, ai shënoi dopietën e parë në Serie A në fitoren 6–1 kundër Bolonjës në shtëpi.[39] Dy muaj më vonë, ai fitoi Superkupën e Italisë për të dytin sezon rresht, duke shënuar një nga tre golat e fitores kundër Milanit në Riad.[40] Më 26 prill, ai asistoi Nicolò Barellën i cili shënoi golin e vetëm të fitores kundër Juventusit në shtëpi në gjysëm-finalen e kupës.[41] Ai luajti edhe në ndeshjen finale, ku Inter mposhti Fiorentinën 2–1 për të fituar trofeun për të dytin vit rresht dhe për herë të 9-të në histori.[42] Më 10 qershor, Dimarco luajti 90 minuta të plota në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt, me Interin që u mposht minimalisht 1–0;[43] për performancat e tij gjatë turnamentit, Dimarco u emërua në "Ekipin e Sezonit".[44]
2023–vazhdon: Scudetto e 20të
RedaktoDimarco e nisi sezonin 2023–2024 duke luajtur ndeshjen e tij të 100-të me Interin në të gjitha kompeticionet në fitoren 2–0 kundër Cagliarit më 28 gusht.[45] Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen në transfertë kundër Empolit, duke i dhënë Interit fitoren e pestë në po aq ndeshje.[46] Më 12 nëntor, në ndeshje në shtëpi kundër Frosinones, Dimarco shënoi një gol spektakolar nga 56 metra distancë,[47] e cila u shpall goli i sezonit në Serie A. Pas kësaj, në dhjetor ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2027.[48]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoDimarco ishte pjesë e ekipit nën-17 që arriti në finalen e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 2013 në Slloveni.[49] Ai gjithashtu luajti edhe në Kupën e Botës të luajtur po në atë vit, aty ku Italia u eliminua në raundin e 16-tave.[50] Pas kësaj, Dimarco u bë pjesë e ekipit nën-19, me të cilën luajti në Kampionatin Evropian nën-19 2016. Ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit që arriti deri në finale,[51] duke shënuar katër gola, tre me penallti dhe një me goditje dënimi.[52]
Në vitin 2017, Dimarco luajti në Kupën e Botës me ekipin nën-20, duke shënuar një gol në ndeshjen çerek-finale kundër Zambisë.[53] Italia e mbylli turnamentin në vendin e tretë, duke fituar finalen e vogël kundër Uruguajit pasi u eliminuan në gjysëm-finale nga Anglia.[54][55]
Më 22 mars 2018, Dimarco bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[56] Goli i tij i parë erdhi më 11 shtator 2019 në fitoren 3–1 kundër Shqipërisë në një tjetër ndeshje miqësore.[57] Në verën e vitit 2019, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian U-21,[58] duke u aktivizuar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve.[59]
Ekipi i parë
RedaktoMë 4 tetor 2021, Dimarco mori ftesën e parë në ekipin kombëtar nga trajneri Roberto Mancini si pjesë e 23 lojtarëve që do të luanin në fazën finale të UEFA Ligës së Kombeve, duke zëvendësuar të dëmtuarin Matteo Pessina; megjithatë ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje.[60] Debutimi i tij erdhi më 4 qershor 2022 në barazimin 1–1 kundër Gjermanisë në edicionin 2022–21023 të Ligës së Kombeve.[61] Më 26 shtator 2022, Dimarco shënoi golin e parë me Italinë në fitoren 2–0 kundër Hungarisë, duke ndihmuar Italinë të kualifikohet në fazën finale të Ligës së Kombeve; goli i tij ishte goli i 1,500-të në historinë e kombëtares italiane.[62]
Në qershor 2023, Italia mori pjesë sërisht në fazën finale të Ligës së Kombeve,[63] aty ku Dimarco shënoi kundër Holandës në finalen e vogël për vendin e tretë.[64]
Profili i lojtarit
RedaktoDimarco konsiderohej një lojtar me prespektivë dhe i talentuar në vitet e para të karrierës. Ai është një lojtar këmbë-majtë i cili luan kryesisht si mbrojtës i majtë,[65] edhe pse mund të luaj edhe në të djathtë.[66][67] Ai shquhet për energjinë e tij, shpejtësinë, vrapimet e shumta dhe rezistencën, të cilat i kombinon me instiktin për gol si dhe gjuajtjet nga distanca.[68][69] Pavarësisht se është shtatshkurtër dhe ka një trup të vogël, Dimarco është i fortë fizikisht dhe zotëron aftësi teknike,[70] si dhe është i aftë të lexojë lojën, gjë që e bënë atë efikas në mbrojtje dhe në sulm për ekipin e tij.[71]
I konsideruar nga Emmet Gates si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A,[72] shpejtësia dhe teknika e Dimarcos e lejojnë atë të shkëlqejë në rolin e anësorit të majtë në formacionin 3–5–2.[18][73] Në atë rol, ai është i aftë të bejë inkursione përpara dhe të dërgojë krosime të rrezikshme në zonën kundërshtare, duke krijuar raste për gol.[74] Pavarësisht cilësive sulmuese që zotëron, Dimarco është kritikuar për lojën në mbrojtje, të cilën gazetari Kyle Bonn i The Sporting News e konsideroi një dobësi.[72][75]
Jeta personale
RedaktoVëllai i tij, Christian, është gjithashtu futbollist, i cili luan me Gubbion në Serie C.[76] Më 24 qershor 2023, ai u martua me partneren e tij Giulia Mazzocato në Savelletri, provincën e Brindisit.[77]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Internazionale | 2014–15 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | 1[a] | 0 | – | 2 | 0 | |
Ascoli (huazim) | 2015–16 | Serie B | 12 | 0 | 0 | 0 | – | – | 12 | 0 | ||
Empoli (huazim) | 2016–17 | Serie A | 15 | 0 | 1 | 0 | – | – | 16 | 0 | ||
Sion | 2017–18 | Super Liga Zvicerane | 9 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | 9 | 0 | |
Internazionale | 2019–20 | Serie A | 3 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | – | 4 | 0 | |
2021–22 | 32 | 2 | 2 | 0 | 7[b] | 0 | 1[c] | 0 | 42 | 2 | ||
2022–23 | 33 | 4 | 5 | 1 | 11[b] | 0 | 1[c] | 1 | 50 | 6 | ||
2023–24 | 7 | 1 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 0 | 0 | 9 | 1 | ||
Gjithsej | 76 | 7 | 8 | 1 | 21 | 0 | 2 | 1 | 107 | 9 | ||
Parma (huazim) | 2018–19 | Serie A | 13 | 1 | 1 | 0 | – | – | 14 | 1 | ||
Hellas Verona (huazim) | 2019–20 | Serie A | 13 | 0 | 0 | 0 | – | – | 13 | 0 | ||
2020–21 | 35 | 5 | 2 | 0 | – | – | 37 | 5 | ||||
Gjithsej | 48 | 5 | 2 | 0 | – | – | 50 | 5 | ||||
Gjithsej karriera | 173 | 12 | 12 | 1 | 22 | 0 | 2 | 1 | 209 | 15 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 12 shtator 2023[80]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2022 | 8 | 1 |
2023 | 4 | 1 | |
Gjithsej | 12 | 2 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dimarco.[80]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 26 shtator 2022 | Puskás Aréna, Budapest, Hungari | 6 | Hungaria | 2–0 | 2–0 | UEFA Liga e Kombeve A 2022–23 |
2 | 18 qershor 2023 | De Grolsch Veste, Enschede, Netherlands | 10 | Holanda | 1–0 | 3–2 | Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Internazionale[78]
- Coppa Italia: 2021–22, 2022–23
- Supercoppa Italiana: 2021, 2022
- UEFA Liga e Kampioneve finalist: 2022–23
Kombëtarja
Redakto- Italia U17[78]
- Italia U19[78]
- Italia U20[78]
- FIFA Kupa e Botës nën-20: 2017
- Italia
- UEFA Liga e Kombeve vendi i tretë: 2021–22,[81] 2022–23[82]
Personale
Redakto- Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampioneve: 2022–23[44]
Referime
Redakto- ^ "Federico Dimarco". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2022. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ "Federico Dimarco" (në anglisht). UEFA Europa League. 15 dhjetor 2014. Marrë më 7 janar 2015.
- ^ "Qarabağ hold Inter but fall short" (në anglisht). UEFA. 11 dhjetor 2014. Marrë më 11 prill 2015.
- ^ Francesco Carci (1 shkurt 2015). "Sassuolo-Inter 3-1, gli emiliani sfatano il tabù e mandano i nerazzurri in crisi" [Sassuolo 3-1 Inter, the Emilians break the taboo and send the Nerazzurri into crisis] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 11 prill 2015.
- ^ "Inter, Mancini è di parola: esordio per Federico Dimarco, il piccolo Alaba" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 qershor 2015.
- ^ "Federico Dimarco all'Ascoli". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2019. Marrë më 28 korrik 2017.
- ^ "Ascoli vs. Latina 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 6 shkurt 2016. Marrë më 28 tetor 2017.
- ^ "Federico Dimarco all'Empoli". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2019. Marrë më 28 tetor 2018.
- ^ "Udinese vs. Empoli 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 28 gusht 2016. Marrë më 28 tetor 2017.
- ^ "Federico Dimarco, il ragazzo prodigio di Calvairate che farà parlare di sé" (në italisht). Zona Calcio. 11 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2023. Marrë më 6 tetor 2023.
- ^ "Federico Dimarco al Sion". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2019. Marrë më 28 tetor 2017.
- ^ "Nota Integrativa". F.C. Internazionale Milano S.p.A. bilancio al 2017-06-30 (statutory filing) (në italisht). Milano: Italian C.C.I.A.A. dhjetor 2017. fq. 29.
- ^ Sabine Bertagna (25 korrik 2017). "Dimarco, inizia male l'avventura al Sion: infortunio e frattura del piede". fcinter1908.it (në italisht). Bologna: RCS MediaGroup. Marrë më 28 tetor 2017.
- ^ Lorenzo Pierini (1 mars 2018). "Dg Sion: "Dimarco ha 2 doti e un margine di crescita notevole"". inter-news.it (në italisht).
- ^ "Calciomercato" (në italisht). Lega Serie A. Marrë më 27 korrik 2017.
- ^ "UFFICIALE: Parma, tris d'acquisti dall'Inter: Biabiany, Dimarco e Bastoni" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 7 gusht 2018.
- ^ "Il Parma fa il colpo a San Siro: l'ex Dimarco affonda l'Inter" (në italisht). La Repubblica. 15 shtator 2018.
- ^ a b c "Dimarco è il terzino con più stile in Italia" (në italisht). L'Ultimo Uomo. 13 janar 2021. Marrë më 11 gusht 2021.
- ^ "Parma vs. Genoa 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 tetor 2023.
- ^ "Le pagelle di Torino-Inter 0-3: Lukaku devastante, de Vrij e Brozovic tra i migliori" (në italisht). Eurosport. 23 nëntor 2019. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Inter-Cagliari 4-1, due gol di Lukaku. Conte vola ai quarti di Coppa Italia" (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Federico Dimarco all'Hellas Verona". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 31 janar 2020.
- ^ "Ufficiale: dall'Inter arriva in prestito Dimarco con diritto di opzione" (në italisht). Hellas Verona F.C. 31 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2020.
- ^ "Hellas Verona vs. Juventus 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 8 shkurt 2020. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Federico Dimarco » Serie A 2019/2020". World Football (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Federico Dimarco to Hellas Verona". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 shtator 2020. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Il super gol al volo di Dimarco in Torino-Verona: ricorda Van Basten. VIDEO e FOTO" (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 7 janar 2021.
- ^ "Verona-Crotone 2-1: Kalinic e Dimarco mandano l'Hellas sempre più in alto" (në italisht). La Repubblica. 10 janar 2021. Marrë më 11 gusht 2021.
- ^ a b "Dimarco: "C'è tanta voglia di ricominciare, qui per me è sempre speciale"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 12 korrik 2021. Marrë më 11 gusht 2021.
- ^ "Edin Dzeko on target as champions Inter Milan impress in opening day win over Genoa". The Independent (në anglisht). 21 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2021. Marrë më 22 gusht 2021.
- ^ "Dimarco e Lautaro gol super, ma la Sampdoria ferma l'Inter: 2-2". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 13 shtator 2021.
- ^ "Real Madrid's Rodrygo strikes late to beat Inter Milan in Champions League" (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2021. Marrë më 8 tetor 2023.
- ^ "Inter back to winning ways with comfortable victory at Empoli" (në anglisht). ESPN FC. 27 tetor 2021. Marrë më 8 tetor 2023.
- ^ Susy Campanale (23 dhjetor 2021). "'Lifelong Inter fan' Dimarco extends contract". Football Italia (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2021.
- ^ "Inter Milan vs. Juventus score: Alexis Sanchez's last-minute winner gives Inter the Supercoppa trophy" [Inter vs. Juventus: Goli i fitores në minutën e fundit i Alexis Sánchez i jep Interit trofeun e Superkupës]. CBSSports.com (në anglisht). Marrë më 13 janar 2022.
- ^ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022. Marrë më 8 tetor 2023.
- ^ "Inter, a sinistra è... una poltrona per due: Dimarco titolare, ma Gosens spinge" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 3 janar 2023.
- ^ "Dimarco, piedi fatati e cuore Inter. La fascia sinitra ora è tutta sua. Inzaghi ha capito come valorizzarlo di più" (në italisht). Eurosport. 10 nëntor 2022. Marrë më 3 janar 2023.
- ^ "Inter-Bologna 6-1: Dimarco e Calhanoglu show, è riscossa nerazzurra" (në italisht). Corriere dello Sport. 9 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2022. Marrë më 9 nëntor 2022.
- ^ "Festa Inter in Supercoppa: Milan travolto 3-0 con le magie di Dzeko e Lautaro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 18 janar 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Inter, la finale è tua! Contro una brutta Juve basta un guizzo di Dimarco" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 27 prill 2023.
- ^ "Lautaro mostruoso, Fiorentina ribaltata: la Coppa Italia è dell'Inter!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 2023.
- ^ "Inter, che peccato! Gioca alla pari col City, ma la Champions è di Guardiola" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 qershor 2023.
- ^ a b "2022/23 UEFA Champions League Team of the Season" (në italisht). UEFA. 1 korrik 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Photo – Inter Milan Wingback Federico Dimarco Celebrates Win Vs Cagliari & 100th Nerazzurri Appearance" (në anglisht). Sempre Inter. 29 gusht 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Serie A | Empoli 0-1 Inter: Dimarco keeps perfect start going" (në anglisht). Football Italia. 24 shtator 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Dimarco stunner helps Inter beat Frosinone and return to Serie A summit" (në anglisht). Reuters. 13 nëntor 2023. Marrë më 13 nëntor 2023.
- ^ "Dimarco and Inter's story together continues". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 dhjetor 2023. Marrë më 2 janar 2024.
- ^ "Mitryushkin the hero as Russia claim U17 title" (në anglisht). UEFA. 17 maj 2013. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Italy U17 vs. Mexico U17 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 tetor 2013. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "France cruise past Italy to win European Under-19 final" (në anglisht). ESPN FC. 24 korrik 2016. Marrë më 27 dhjetor 2017.
- ^ "Under 19, parla Dimarco, il terzino che segna più di tutti: "È per mio fratello"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 korrik 2016. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Match report – Quarter-final – Italy v Zambia" (PDF). FIFA.com (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association. 5 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2019.
- ^ "Match report – Match for third place – Uruguay v Italy" (PDF). FIFA.com (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association. 11 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2019.
- ^ "Match report – Semi-final – Italy v England" (PDF). FIFA.com (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association. 8 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2019.
- ^ "U21, Italia-Norvegia 1-1: Vido salva la prima di Evani" (në italisht). La Repubblica. 22 mars 2018.
- ^ Vincenzo D'Angelo (11 shtator 2018). "U21, Italia-Albania 3-1. Apre Dimarco, la chiudono Murgia e Parigini nel finale" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Europei Under 21, i 23 convocati del c.t. Di Biagio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 6 qershor 2019.
- ^ "Federico Dimarco » U21 EURO 2019 Italien/San Marino". World Football (në anglisht). Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ "Forfait di Pessina, convocato Dimarco. Donnarumma: "Emozionato di tornare a Milano"". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 4 tetor 2021. Marrë më 4 tetor 2021.
- ^ "A Bologna l'Italia rialza la testa, l'1-1 con la Germania è un'iniezione di fiducia per il futuro". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 4 qershor 2022. Marrë më 5 qershor 2022.
- ^ "Raspadori e Dimarco gol, poi è Donnarumma show: l'Italia batte 2-0 l'Ungheria e vola alla Final Four". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 shtator 2022. Marrë më 27 shtator 2022.
- ^ "Ecco l'Italia per la Nations League: Mancini punta sul blocco Inter, convocati Acerbi, Bastoni, Darmian, Dimarco e Barella". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 qershor 2023. Marrë më 9 qershor 2023.
- ^ "La Nations League si chiude con una vittoria: Dimarco, Frattesi e Chiesa decidono il match contro i Paesi Bassi, Azzurri terzi". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 18 qershor 2023. Marrë më 19 qershor 2023.
- ^ "Dimarco, una famiglia di terzini all'Inter: Federico si congratula con il fratello". fcinter1908.it (në italisht). 23 korrik 2018.
- ^ Lorenzo Pierini (8 gusht 2018). "Parma, Dimarco: "All'Inter da esterno a terzino. Ora ho tre obiettivi"". inter-news.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2018. Marrë më 19 shtator 2018.
- ^ Luca Taidelli (24 gusht 2021). "L'arma Dzeko e nuovi inneschi: l'Inter di Inzaghi va a testa alta" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 25 gusht 2021.
- ^ Marco Calabresi (22 korrik 2016). "Under 19, parla Dimarco, il terzino che segna più di tutti: "È per mio fratello"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Fabio Balaudo (23 korrik 2016). "Il talento della settimana di UEFA.com: Federico Dimarco" (në italisht). UEFA. Marrë më 16 shkurt 2017.
- ^ "Inter, Mancini è di parola: esordio per Federico Dimarco, il piccolo Alaba" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 4 qershor 2015. Marrë më 1 maj 2020.
- ^ "Caccia ai bonus in difesa: Ospina sicurezza, ok Rui Patricio. Mancini e Rrahmani da schierare" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 26 tetor 2021. Marrë më 28 tetor 2021.
- ^ a b Emmet Gates (10 maj 2023). "Inter's Federico Dimarco Has Quietly Morphed Into Serie A's Best Left-Back" (në anglisht). Forbes. Marrë më 23 shtator 2023.
- ^ Domenico Marchese; Franco Vanni (23 dhjetor 2022). "Kean una certezza, Lukaku ritrova l'Inter e il gol" (në italisht). La Repubblica. fq. 42. Marrë më 3 janar 2023.
- ^ "Serie A, Inter La storia di Federico Dimarco, ragazzo milanese tornato nella squadra del cuore dopo tanta gavetta" (në italisht). Eurosport. 18 shtator 2021. Marrë më 20 shtator 2021.
- ^ Kyle Bonn (6 qershor 2023). "Who are Inter Milan best players? Stars who can lead Italian club to 2023 Champions League final glory". sportingnews.com (në anglisht). Marrë më 23 shtator 2023.
- ^ ""Mi manda mio fratello": la storia di Christian Dimarco" (në italisht). Gianluca Di Marzio.com. 8 qershor 2022. Marrë më 20 qershor 2022.
- ^ "Dopo Bastoni, anche Dimarco si sposa in Puglia: a Savelletri le nozze con la sua Giulia" (në italisht). Corriere della Sera. 24 qershor 2023. Marrë më 25 qershor 2023.
- ^ a b c d e "Federico Dimarco" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 tetor 2023.
- ^ "Federico Dimarco". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2016. Marrë më 3 qershor 2015.
- ^ a b "Federico Dimarco". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
- ^ "Italy 2-1 Belgium: Azzurri secure third place at Nations League finals" (në anglisht). UEFA. 10 tetor 2021. Marrë më 11 tetor 2021.
- ^ "Netherlands 2-3 Italy: Azzurri claim third place with thrilling win" (në anglisht). UEFA. 18 qershor 2023. Marrë më 18 qershor 2023.
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili Arkivuar 3 dhjetor 2022 tek Wayback Machine te uebfaqja zyrtare e Interit
- Federico Dimarco te Transfermarkt