Historia e F.C. Internazionale Milano
Kjo eshte historia e klubit Italian F.C. Internazionale Milano qe njihet si Inter ose Internazionale.
- Artikulli kryesor: F.C. Internazionale Milano
Kjo natë e mrekullueshme do të na japë ne ngjyrat blu dhe të zezë: bluja për të simbolizuar qiellin dhe e zeza për të simbolizuar natën. Do të quhet Internazionale [Ndërkombëtarë], sepse ne jemi vëllezërit e botës –9 mars 1908, Milano
Historia
RedaktoKrijimi dhe vitet e para (1908-1922)
RedaktoKy klub u krijua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale Milano pas një percarje me Milan Cricket dhe Football Club që kishte 44 antarë. Grupi që krijoi Interin përbehej nga Italianë dhe Zvicerian. Disa nga antarët e klubit ishin: Giorgio Muggiani, Bossard, Lana, Bertoloni, De Olma, Enrico Hintermann, Arturo Hintermann, Carlo Hintermann, Pietro Dell'Oro, Hugo dhe Hans Rietmann, Voelkel, Maner, Wipf, dhe Carlo Ardussi. Këta njerëz ishin të pakënaqur nga dominimi që po bënte AC Milan në futbollin Italian dhe kështu vendosën të krijonin një klub rival në Milano. Fanellat e para të Interit, ishin me ngjyra të zezë dhe blu. Presidenti i parë ishte Giovanni Paramithiotti, ndërsa kapiteni i parë ishte Giovanni Paramithiotti, i cili ishte një nga themeluesit e Interit.
Klubi fitoi Scudetton (Kampionati) e parë në vitin 1910 dhe të dytin në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri i parë i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati që u vra në Luftën e parë Botërore.Klubi fituar 29 tofe kombëtar: 18 scudetton 6 Copppa Italia dhe 5 Supercoppa Italia Në nivelin ndërkomëtar ata kanë fituar 3 Champions Leauge në vitet 1963/64; 1964/65 dhe pastaj pas 45 viteve në vitin 2009/10 po ashtu në këtë vitë 2010 F.C Internazionale është shpallur kampion bote për klube duke e fituar FIFA Club Word Cup
Pas viteve të para (1922-1960)
RedaktoNë vitin 1922 Inter u vendos në Grupin B në CCI First Division ku përfundoi në vendin e fundit por arriti të shpëtoj për shkak se fitoi të 2 ndeshjet e Play-Off.
Në vitin 1928 gjatë kohës së Fascist, klubi i detyrua të bashkoheshe me Unione Sportiva Milanese dhe emri u bë Società Sportiva Ambrosiana.[1] Ata ndryshuan gjithashtu edhe fanellat duke e bërë të bardhe me një kryq të kuq në mes. Ky dezajn i fanellës u frymëzua nga flamuri dhe stema e qytetit. Presidenti i ri Oreste Simonotti vendosi të ndryshoj emrin në vitin 1929. Tifozët vazhdonin që të thirrnin skuadrën Inter. Në vitin 1931 Presidenti Oreste Simonotti e ndryshoi emrin nga Associazione Sportiva Ambrosiana në Associazione Sportiva Ambrosiana-Inter.
Inter fitoi për herë të parë Kupën e Italisë në sezonin 1938-1939 i udhëhequr nga legjenda Giuseppe Meazza. Më pas Inter fitoi edhe Kampionatin e pestë, edhe pse Meazza ishte i dëmtuar. Pas përfundimit të Luftës së Dyte Botërore, Inter e ndryshoi emrin duke e bërë FC Internazionale Milano. Pas luftës Inter fitoi Kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në vitin 1954.
Grande Inter (1960-1968)
RedaktoNë vitin 1960, trajneri Helenio Herrera hyri tek Inter nga FC Barcelona, dhe gjithashtu transferoi edhe mesfushorin Luis Suárez që kishte fituar trofeun European Footballer of the Year pasi me Barcelonën kishte fituar La Ligan dhe Fairs Cup. Luis Suárez e transformoi Interin në një nga skuadrat më të forta në Europë. Helenio Herrera e modifikoi formacionin e Interit duke e bërë 5-3-2 që njihej si Verrou. Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Sistemi Catenaccio u shpik nga një trajner austriak me emrin Karl Rappan. Sistemi kishte 4 mbrojtësa që secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një Play-Marker (Mesfushor Fantazist) në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes.
Inter përfundoi i treti në Serie A në sezonin e parë, në vendin e dytë në sezonin e dytë dhe në të tretin në sezonin e tretë. Më pas 2 vitet e tjera do te ishin fantastike për Interin e Helenio Herreras pasi do te fintonte Kupën Europiane (Champions League) në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullin ll Mago që nënkuptonte që ai ishte një magjistar. Disa nga yjet e formacionit të Heleno Herreras ishin: Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti në mbrojtje, Armando Picchi përpara mbrojtjes, Luis Suárez në qënder të mesfushes, Jair da Costa në sulm, Mario Corso mesfushor në anën e majtë dhe Sandro Mazzola që ishte mesfushor në anën e majtë.
Për të fituar për herë të parë Kupën Europiane, Interi eleminoi FK Partizan në çerek-finale, dhe Borussia Dortmund në gjysmë-finale. Në finale Inter u ndesh kundër Real Madrid CF që kishte marrë pjesë në 7 finale nga 9 që ishin luajtur në total. Legjenda e Interit Sandro Mazzola shënoi 2 Gola dhe Aurelio Milani shënoi 1 Gol për ti dhënë Interit fitoren 3-1 dhe trofeun e parë Europian. Sandro Mazzola shënoi 7 Gola në total duke u shpallur Golashënuesi më i mirë i turnamentit.
Inter fitoi Kupën Interkontinentale pasi mposhti me rezultatin e përgjithshem 3-0 Independienten.
Per të fituar për herë të dytë Kupën Europiane, Inter eleminoi në fazën e parë Dinamo Bucharest, në çerek-finale Rangers FC dhe në gjysmë-finale Liverpool FC. Në finale Inter u ndesh kundër SL Benfica ku fituan me rezultatin 1-0 me Golin e Jair në minutën e 42.
Inter fitoi Kupën Interkontinentale për herë të dytë në histori pasi mposhti sërisht Independienten me rezultatin e përgjithshem 2-1.
Në vitin 1967 filluan problemet pasi sulmuesi Jair u largua nga klubi, Luis Suárez u dëmtua dhe e humbi mundësinë për të luajtur në finale kundër Celtic. Penalltia e realizuar nga Sandro Mazzola nuk i mjaftoi Interit për të fituar Kupën Europiane për herë të tretë në histori.
Pas kohës së Heleno Herreras (1968–1990)
RedaktoPas kohës së artë të Heleno Herrerra, Inter arriti të fitonte Kampionatin në vitin 1971 dhe Kampionatin e tetë në vitin 1980. Gjatë kësaj kohe Inter arriti për herë të dytë në pesë vitet e fundit në finalen e Kupës Europiane por nuk arriti dot të fitonte përpara AFC Ajax të arte i udhëhequr nga Johan Cruijff i cili shënoi 2 Gola në finale. Gjatë kësaj kohe Inter arrti në finale të Kupës së Italisë në sezonin 1976-1977 por humbi kundër rivale të AC Milan.
Inter i udhëhequr nga dy Gjermanët Andreas Brehme dhe Lothar Matthäus dhe nga Argjentinasi Ramón Díaz që bënë që të riktheheshe tek trofetë. Inter fitoi Kupën e Italisë në sezonin 1981-1982 pasi mposhti në 2 finale me rezultatin e përgjithshem Torinon 2-1. Pas ketij trofeu Interit ju deshën 7 vjet për të fituar një tjetër trofe i cili ishte Serie A të cilën Inter e fitoi për herë të 13 në histori. 1 Vit më vonë Inter fitoi edhe SuperKupën Italiane pasi mposhti në finale Sampdorian me Golat e Cucchit dhe Serenas.
Kohët e errëta (1990–2004)
RedaktoViti 1990 ishte një periudhë zgënjimi për Interin. Rivalët e Interit, AC Milan dhe Juventus FC kishin sukses në Itali dhe në Europë, Inter kishte mbetur mbrapa duke marrë rezultate të këqija dhe duke mos plotësuar objektivat e sezonit. Gjëndja e keqë e Interit arriti deri sa në sezonin 1993-1994 Inter i shpëtoi rënies për në Serie B për vetëm 1 pikë. Megjithatë ate arritën disa suksese Europiane duke fituar 3 herë UEFA Cup në vitet 1991, 1994 dhe 1998.
Në vitin 1995, Massimo Moratti u bë presidenti i ri i Interit duke zëvëndësuar presidentin Ernesto Pellegrini. Massimo Moratti premtoi se Inter do të kishte sukses duke blerë lojtar të klasit botëror si Ronaldo dhe Christian Vieri. Inter e bleu Ronaldon nga FC Barcelona për 19.5 Milion £ dhe Christian Vierin për 31 Milion £ nga SS Lazio. Këto ishin dy nga blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit. Megjithatë edhe pse u bënë keto blerje dhe Inter fitoi disa trofe Europian, prap vitet 90' kanë qënë zhgënijm për Interin pasi nuk arriti dot të fitoj asnjë Kampionat Serie A. Tifozat e Interit e kishin të vështire për të gjetur fajtorin e këtyre viteve të vështira, deri sa çoi në prishjen e raporteve të presidentit, trajnerit dhe disa lojtarëve.
Presidenti i Interit Massimo Moratti u vu në sinjestër të tifozëve të Interit pasi Moratti shkarkoi trajnerin e shumëdashur nga tifozët e Interit Luigi Simoni pas vetëm disa ndeshjesh të luajtura në sezonin 1998-1999. Luigi Simoni ishte vlersuar si trajneri më i mirë Italian. Disa ditë më vonë Massimo Moratti vendosi ti japë fund kontratës së tij me Interin. Në këtë sezon, Inter dështoi të kualfikoheshe në ndonjë Kup Europiane pasi e përfundoi sezonin në vendin e tetë.
Në sezonin 1999-2000 Massimo Moratti bëri disa ndryshime të mëdha në klub. Për Interin erdhi një goditje e rëndë pasi ish-trajneri i Interit Marcelo Lippi nënshkroi një kontratë me Juventus FC. Edhe pse Inter kishte disa rezultate të këqija prap tifozët i qëndruan afër dhe vazhdonin të mbështesnin skuadrën në çdo ndeshje. Inter arriti në finale të Coppa Italia ku humbi përball SS Lazio me rezultatin e përgjithshem 2-1. Inter vazhdoi humbjet në finale duke humbur edhe në SuperKupën e Italisë kundër SS Lazio sërisht me rezultatin 4-3.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Inter pësoi disa humbje të rënda kundër AC Milan. AC Milan në atë kohë kishte sukses të madh në Europë. Një nga humbjet më të rënda në historinë e Interit është humbja 6-0 kundër rivalevë të AC Milan në sezonin 2001-2002. Interi e zëvëndësoi trajnerin Marcelo Lippi me trajnerin e ri Marco Tardelli. Lippi u shkarkua sepse nuk arriti dot të përmirsonte rezultatet e dobëta të skuadrës.
Në vitin 2002, Inter u eleminua në gjysmë-finale në UEFA Cup nga Hollndezët e Feyenoord me rezultatin e përgjithshem 3-2. Inter gjithashtu e humbi e Serie A për vetëm 45 minuta, pasi në pjesën e dytë vetëm duhet të ruanin avatazhin prej 1 Goli në Stadio Olimpico në Roma dhe humbi në ndeshjen e fundit kundër SS Lazio me rezultatin 4-2, kurse Juventus FC fitoi me rezultatin 2-0 kundër Udineses. Deri në minutën e 24, Inter kryesonte me rezultatin 2-1, por Lazio shënoi 3 Gola në pjesën e dytë.
Vendi i dytë i arrtiur në Serie A i shërbeu Interit për të luajtur në UEFA Champions League në sezonin 2002-2003. Inter arriti deri në gjysmë-finale ku u ndesh me rivalin AC Milan. Rezultati i përgjithshëm doli 1-1, por AC Milan shkoi në finale për shkak të Golave jasht fushe. Ky ishte një tjetër zhgënjim për Interin, por ata ishin në rrugën e duhur për tu rikthyuer tek trofetë.
Massimo Moratti bleu sulmuesin Argjentinas Hernán Crespo, të cilin e shiti pas vetëm një sezoni, dhe trajneri Hector Cuper u shkarkua vetëm pas disa ndeshjesh. Trajneri i ri ishte Alberto Zaccheroni i cili nuk arriti dot të sillte gjë të re në skuadër, por mori 2 fitore fantastike kundër Juventusit: 3-1 në Torino dhe 3-2 në San Siro. Inter u eleminua në mënyre të turpshme në UEFA Champions League pasi e përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, por në sezonin tjeter ata u rikthyen sërisht në UEFA Champions League pasi e përfunduan Kampionatin e Serie A në vendin e katërt, vetëm 1 pikë para Parmës. Inter në sezonin 2003-2004 bëri një merkato të mirë, pasi bleu lojtarin Serb Dejan Stanković dhe Sulmuesin Brazilian Adriano Leite Ribeiro. Këta 2 lojtarë Inter i bleu në janar, por shiti edhe Hernán Crespon dhe Clarence Seedorf.
Ringjallja & Rikthimi tek Trofetë (2004-2008)
RedaktoRingjallja & Epoka e Mancinit
RedaktoMë 1 korrik 2004, Inter lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet se kishin marr ish-trajnerin e SS Lazio Roberto Mancini si trajner të ri. Në sezonin e tij të parë me Interin, Mancini grumbulloi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe 2 humbje. Më 15 qershor 2005 Inter fitoi Kupën e Italisë për herë të katërt në histori pasi mposhti Romën në 2 finale me rezultatin e përgjithshem 3-0 (1-0 në Milano dhe 2-0 në Romë). Më 20 gusht 2005, Inter fitoi një tjetër trofe të rëndesishem i cili ishte SuperKupa Italiane e fituar kundër Juventus FC me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Inter për herë të fundit e fitonte këtë trofe në vitin 1989. Më 11 maj 2006, Inter e fitoi sërisht trofeun Kupën e Italisë pasi turpëroi Romën me rezultatin 4-1 në 2 finale (1-1 në Romë dhe 3-1 në San Siro).
Interit ju dha titulli i Serie A i sezonit 2005-2006 për shkak se Juventus FC dhe AC Milan u përfshine në Çalcopolit. Juventus dhe Milan ishin të përfshira në trukime ndeshjesh të vitit 2006. Dënimin më të rënde e mori Juventusi i cili zbriti një kategori më poshte. Më 14 korrik 2006, Komisioni Federal i Apelimit gjeti klube si: Juventus FC, AC Milan, SS Lazio, ACF Fiorentina dhe Reggina për trukim ndeshjesh dhe i akuzoi për fajtor. AC Milan ju zbritën 8 pikë për sezonin 2006-2007.
Gjatë sezonit 2006-2007, Inter vendosi një rekord botëror për numrin e fitoreve rradhazi. Inter fitoi plot 17 herë rradhazi nga java e 8 ku Inter mundi 4-1 Livornon e deri në javën e 24 ku Inter mundi Catanian me rezultatin 2-5. Inter më pas barazoi në San Siro 1-1 kundër Udineses. Inter gjithashtu vendosi një rekord pasi humbi vetëm 1 herë në 38 Ndeshje që u luajtën, dhe pikërisht humbja ishte kundër rivalëv të tyre Romës. Inter humbi me rezultatin 1-3 në San Siro. Më këtë rekord fitoresh, Inter theu rekordin e Real Madrid CF dhe FC Bayern München të cilat kishin arritur të fitonin 15 herë rradhazi. Inter u rendit i katërti për numrin e fitoreve rradhazi. Përpara Interit janë: PSV (22 Fitore), Celcit (25 Fitore) dhe (Benfica 29 Fitore). Inter gjithashtu vendosi edhe 2 rekorde të reja pasi u bë skuadra e parë që ishte në kyesim nga java e parë e deri ne javën e 38 duke mos e humbur asnjëherë kyresimin e Serie A, dhe rekordi tjetër ishte numri i pikëve i fituar nga Inter në një sezon i cili ishte 97 pikë. Ky rekord vazhdon të jetë i pathyeshëm në Serie A.
Më 22 prill 2007, Inter fitoi Kampionatin e Serie A për të dytën herë rradhazi - dhe të parën në fushë që nga viti 1989 - pasi mundi Sienën me rezultatin 2-1 me 2 Gola të Qërndër-Mbrojtësit Marco Materazzi në minutat 18 dhe 60 me penallti.
Inter në sezonin 2007-2008 do të fitonte sërisht Serie A duke lënë Romën 3 pikë mbrapa. Inter fitoi në javën e fundit kundër Parmës me rezultatin 2-0 me 2 Gola të Zlatan Ibrahimoviç në minutat 62 dhe 79. Inter humbi finalen e Kupës Italiane me rezultatin 2-1 kundër Romës, Golin e vetëm për Interin e shënoi Pelé në minutën e 61. Në UEFA Champions League, Inter e kaloi fazën e grupeve në vendin e parë me 15 pikë me 5 fitore dhe 1 humbje. Në raundin e parë me eleminum, Inter u eleminua nga Liverpool FC me rezultatin e përgjithshem 3-0
Pas përfundimit të këtij sezoni, drejtuesit e Interit shkarkuan Mancinin për shkak të eleminimit që në fazën e parë me eleminim kundër Liverpool FC.
Historia moderne, pushtimi i Europës dhe epoka e Mourinhos (2008-vazhdon)
RedaktoMë 2 qershor 2008, Inter lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet se kishte marrë ish-trajnerin e Chelsea FC, José Mourinho si trajner të ri, dhe Giuseppe Baresi si ndihmësin e tij. Kjo gjë e bëri José Mourinhon trajnerin e vetëm të huaj për sezonin 2008-2009. José Mourinho bleu vetëm tre lojtarë në merkaton e verës, ata ishin: Mancini, Sulley Muntari dhe Ricardo Quaresma.[2][3][4] Që në sezonin e parë të José Mourinhos si trajner i Interit, Zikaltrit fituan SupërKupën Italiane kundër Romës në gjuajtjet e penalltive 6-5, pasi koha e rregullt doli me rezultatin 2-2. Inter gjithashu fitoi edhe Kampionatin Serie A për herë të katërt rradhazi me 10 pikë avantazh kundër Juventusit. Në UEFA Champions League e përfundoi grupin B në vendin e dytë me 8 pikë. Inter u eleminua që në fazen e parë me eleminim nga Anglezet e Manchester United FC me rezultatin e përgjithshem 2-0 (0-0 në San Siro dhe 0-2 në Old Trafford).
Sezoni 2009-2010 Tripleta
RedaktoInter në merkaton verore bëri disa blerje fantastike si: Diego Milito, Goran Pandev, Wesley Sneijder, Lúcio dhe Samuel Eto'o që u kembye me Barcelonën për Zlatan Ibrahimoviç. Inter e nisi sezonin 2009-2010 me humbjen e SuperKupës Italiane kundër Lazios me rezultatin 2-1. Golin e vetëm të Interit e shënoi Samuel Eto'o në pjesën e dytë.
Inter e fitoi Kampionatin e Serie A vetëm në javën e fundit kundër Sienës me Golin e Diego Milito në minutën 57, i Assistuar nga Kapiteni Javier Zanetti. Në javën e fundit fitoi edhe AS Roma, e cila mundi Chievo Veronën me rezultatin 0-2. Inter e përfundoi Kampionatin e Serie A me 82 pikë, 2 pikë më shumë se AS Roma, me 24 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje.
Në UEFA Champions League, Inter e kaloi me sukses fazën e grupeve, pasi e përfundoi në vendin e dytë me 9 pikë. Inter mori fitoren e parë në fazen e grupeve vetëm në ndeshjen e katërt ku mundi në Ukrainë Dynamo Kyivin me rezultatin 2-1 me Golat e Diego Milito në minutën e 86 dhe Golin e Wesley Sneijder në minutën e 89. Inter arriti të siguroj vendin e dytë në grup vetëm në ndeshjen e fundit pasi mundi Rubin Kazan 2-0 në San Siro me Golat e Samuel Eto'o dhe Mario Balotelli.
Në raundin e 16, Inter u ndesh kundër ish-skuadres së José Mourinho, Chelsea FC. Inter fitoi në San Siro me rezultatin 2-1 me Golat e Diego Milito në minutën e 3 dhe Esteban Cambiasso në minutën e 56. Në raundin e dytë, falë pritjeve të Júlio César dhe Golit të Samuel Eto'o në minutën e 78, Inter fitoi me rezultatin 1-0 dhe u kualfikua.
Në çerek-finale, Inter u ndesh me Rusët e CSKA Moska. Në ndeshjen e parë në San Siro, Inter fitoi me rezultatin 1-0 me Golin e Diego Milito në minutën e 65. Pas ndeshjes Kapiten Javier Zanetti tha: Me rastet që patëm mund të fitonim 10-0. Në ndeshjen e kthimit, Inter fitoi me rezultatin 1-0 me Golin e Wesley Sneijder me goditje dënimi në minutën e 6.
Në gjysmë-finale, Inter u ndesh kundër FC Barcelona ku fitoi me rezultatin 3-1 në San Siro me Golat e Wesley Sneijder, Maicon dhe Diego Milito. Në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, Inter u kualifikua falë pritjeve fatastike të Júlio César. FC Barcelona fitoi fale një Goli te mbrojtësit Gerard Piqué.
Në finalen e madhe të Madridit, Inter u ndesh kundër Gjermanëve të FC Bayern München ku Inter fitoi me rezultatin 2-0 me 2 Gola të Diego Milito. Diego Milito u shpall Man of the Match dhe u bë Golashënuesi i dytë më i mirë në UEFA Champions League për sezonin 2009-2010 me 6 Gola. Gjithashtu në ndarjen e çmimeve, Júlio César u shpall portieri më i mirë, Maicon u shpall mbrojtësi me i mirë, Wesley Sneijder u shpall mesfushori më i mirë dhe Diego Milito u shpall lojtari dhe sulmuesi më i mirë.
Në Kupën e Italisë, Inter mposhi në raundin e 16 Livornon me rezultatin 1-0 me Golin e Wesley Sneijder në minutën e 60 në San Siro. Në çerek-finale, Inter mposhi me përmbysje rezultati Juventus FC. Inter përmbysi rezultatin në 18 minutat e fundit me Golat e Lúcio në minutën e 72 dhe Mario Balotelli në minutën e 89. Në gjysmë-finale, Inter mposhi me rezultatin e përgjithshem 2-0 Fiorentinen (1-0 në të dyja ndeshjet). Në finale, Inter mposhti Romën me rezultatin 1-0 me Golin e Diego Milito në minutën e 39.
Pas Tripletës: Fitimi i SuperKupës, Kupës Italiane dhe Botërorit të Klubeve (2010-2011)
RedaktoPas fitimit të Tripletës, José Mourinho u largua për tu bërë trajner i Real Madrid CF, dhe vendin e tij e zuri Rafael Benítez, i cili firmosi një kontratë dy vjeçare në qershor të vitit 2010.[5][6]
Inter e nisi sezonin e ri nën drejtimin e Benitez me fitimin e SuperKupës Italine kundër Romës me rezultatin 3-1. Ndeshja u luajt në San Siro më 21 gusht 2010. Golat e ndeshjes u shënuan nga Goran Pandev dhe Samuel Eto'o i cili shënoi 2 herë.
Në dhjetor të vitit 2010, Inter udhëtoi për Abu Dabi për të luajtur në Botërorin e Klubeve. Më 15 dhjetor 2010, Inter luajti ndeshjen e parë në gjysmë-finale kundër Seongnam Ilhwa Chunma, ku Inter fitoi me rezultatin 3-0 me Golat e Dejan Stanković, Javier Zanetti dhe Diego Milito. 3 dite me vonë, në finale, Inter u ndesh kundër Kongolezeve të TP Mazembe ku fitoi sërisht me rezultatin 3-0 me Golat e Goran Pandev Samuel Eto'o dhe Jonathan Biabiany. Inter e fitoi për herë të parë këtë trofe që nga viti 1965 ku trofeu quhej Kupa Interkontinentale.[7] Samuel Eto'o u shpall lojtari më i mirë i turnamentit duke fituar Golden Ball (Topi i Artë).
Pas kësaj fitore, gjatë performancave të keqija në Serie A, Inter kishte mbetur 13 pikë mbrapa vendit të parë që e kishte AC Milan (Inter kishte 2 Ndeshje më pak), gjë që solli shkarkimin e trajnerit Benitez. Më 23 dhjetor 2010 erdhi shkakimi i trajnerit Benitez i cili u zëvëndësua me ish-trajnerin e AC Milan Leonardo, i cili erdhi 1 ditë më vonë më 24 dhjetor 2010 [8][9]
Leonardo u prezantua tek Inter në Qëndrën Sportive Angelo Moratti sëbashku me presidentin Massimo Moratti. Leonardo firmosi nje kontrate deri me 30 qershor 2012.[10]
Inter e mbylli në vendin e dytë sezonin në Serie A me 76 pikë, 6 pikë më pak se AC Milan, që fitoi Kampionatin për herë të 18 në historine e saj.
Në UEFA Champions League, Inter u eleminua në çerek-finale nga Schalke 04 me rezultatin e përgjithshëm 7-3.
Inter arriti të fitoj Kupën Italiane pasi mundi në finale me rezultatin 3-1 Palermon me Golat e Samuel Eto'o (2 Gola) dhe Diego Milito. Për të arritur deri në finale, Inter eleminoi në raundin e 16 Genoan me rezultatin 3-2, në çerek-finale, Inter eleminoi nga penalltitë Napolin me rezultatin 5-4 (Koha e rregullt + shtesa dolën 0-0), në gjysmë-finale, Inter mundi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Romën (1-0 në Olimpico dhe 1-1 në San Siro.
Referime
Redakto- ^ "Storia" [Historia] (në italisht). FC Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2010. Marrë më 6 shtator 2007.
- ^ "Official: Inter sign Mancini" [Zyrtare: Inter firmos me Mancinin] (në anglisht). Goal.com. 20 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2018. Marrë më 20 korrik 2008.
- ^ "Official: Inter sign Muntari" [Zyrtare: Inter firmos me Muntarin] (në anglisht). Goal.com. 28 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2018. Marrë më 15 gusht 2008.
- ^ Adam Scime (1 shtator 2008). "Official: Quaresma Joins Inter" [Zyrtare: Quaresma i bashkohet Interit] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2008. Marrë më 1 shtator 2008.
- ^ "Mourinho unveiled as boss of Real" [Mourinho prezantohet si trajneri i Realit] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2010. Marrë më 31 maj 2010.
- ^ "Rafael Benitez, welcome to Inter!" [Rafael Benitez, mirësevjen te Interi!]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 10 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2010. Marrë më 10 qershor 2010.
- ^ "TP Mazembe 0–3 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
- ^ "Inter and Benitez separate by mutual agreement" [Inter dhe Benitez ndahen me dakortësi]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 4 korrik 2013.
- ^ "Welcome Leonardo! Inter's new coach" [Mirësevjen Leonardo! Trajneri i ri i Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2010. Marrë më 24 dhjetor 2010.
- ^ "Photos: welcome to Inter, Leonardo" [Fotot: mirësevjen te Interi, Leonardo]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2011. Marrë më 29 dhjetor 2010.