Migjen Xhevat Basha (lindur më 5 janar 1987) është një futbollistë shqiptar i cili luan me klubin grek të Aris Selaniku dhe me kombëtaren shqiptare si mesfushor.

Migjen Basha
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMigjen Xhevat Basha
Datëlindja (1987-01-05) 5 janar 1987 (37 vjeç)
VendlindjaLausanne, Zvicër
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Aris Selaniku
Numri4
Karriera me të rinjtë
–2004Team Vaud
2004Lausanne
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2005Lausanne36(4)
2006–2007Lucchese13(0)
2007Viareggio15(1)
2008–2009Rimini52(3)
2009–2010Frosinone38(3)
2010–2012Atalanta23(0)
2011–2012Torino (huazim)36(2)
2012–Torino51(2)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Zvicra U–171(0)
2006–2007Zvicra U–1913(1)
2007–2008Zvicra U–211(0)
2013–Shqipëria9(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 maj 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 qershor2015

Migjeni është vëllai më i madhë i Vullnetit, i cili është gjithashtu futbollist dhe luan si mesfushor me klubin polonoz të Wisla Krakovia dhe gjithashtu ka luajtur edhe një ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Jeta e hershme Redakto

Basha ka lindur në Lausanne nga prindër kosovaro-shqiptar të cilët ishin nga Theranda.[1] Ai shkoi në Theranda për herë të parë në fëmijërinë e hershme për të mësuar gjuhën shqipe duke shkuar në shkollë ku qëndroi për dis avite para se të rikthehej te Lausanne para fillimit të Luftës së Kosovës. Gjatë luftës, Theranda u dogj dhe xhaxhai i tij u vra.[1] Këto ngjarje lënë një shenjë të thellë në jetën e tij.[1]

Karriera me klube Redakto

Lausanne Redakto

Basha filloi karrierën e tij të hershme te klubi amator Team Vaud dhe në vitin 2004 kaloi te Lausanne. Në vitin e tij të parë te Lausanne, Basha hyri në skuadrën e parë. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në moshën 18 vjeçare, saktësisht më 16 korrik 2005 në ndeshjen e sezonit 2005–06 kundër Winterthur, e cila u mbyll me fitoren 5–4, me Bashën që u paraqit si zëvëndësues në vend të Patrick Isabellës. Ai shënoi golin e parë në paraqitjen e tij të tretë dy javë më vonë, më 30 korrik 2005, në fitoren 4–1 kundër Luzernit ku Basha u paraqit sërisht si zëvëndësues në vend të Isabellës në minutën e 68të, duke e shënuar golin e rezultatin momental 3–1 20të minuta më vonë.

Lucchese Redakto

Basha kaloi në Itali në pjesën e dytë të sezonit 2005–06 te A.S. Lucchese-LibertasSerie C1. Ai luajti vetëm pjesë ndeshje deri në fund të sezonit. Gjatë sezonit të ardhshëm ai u paraqit në tetë ndeshje.

Viareggio Redakto

Në vitin 2007, Basha kaloi te ViareggioSerie C2. Ai zhvlloi gjithsej 15 ndeshje dhe shënoi një gol, i cili ishte i vetmi për të duke e shënuar në pjesën e parë të sezonit 2007–08.

Rimini Redakto

Në pjesën e dytë të sezonit 2007–08 ai kaloi te Rimini. Basha luajti 12 ndeshje gjatë pjesës së mbetur të sezonit, duke debutuar më 2 shkurt 2008 në fitoren 0–1 jashtë fushe kundër Barit, duke hyrë si zëvëndësues në minutë e 77të.

Ai e filloi sezonin 2008–09 më 17 gusht 2008 me një gol kundër RavennasCoppa Italia. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3–3 kurse në gjuajtjet e penalltive Basha e humbi penalltinë e tij me Riminin që u eleminua me rezultatin 5–7. Ai gjithashtu debutoi me gol në Serie B, duke shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Parmës.[2] Ai arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë në muajin shkurt, në barazimin 2–2 kundër Trevisos,[3] dhe në fitoren 2–1 kundër Anconas më 28 shkurt.[4] Ai e mbylli sezonin 2008–09 me 38 paraqitje dhe 3 gola, duke luajtur gjithashtu në përballjen vajtje-ardhshje kundër Ancorës, me ndeshjen e parë që u mbyll në barazim 1–1,[5] kurse ndeshja e dytë u mbyll me humbjen 1–0, duke i shkaktuar Riminit rënjen nga liga.[6]

Frosinone Redakto

Pas rënjes së Riminit, Basha qëndroi në Serie B duke u transferuar te Frosinone Calcio. Ai debutoi me klubin më 21 gusht 2009 kundër Salernitanës, ku ai shënoi një gol duke kontribuar në fitoren 1–2.[7] Basha zhvilloi 38 paraqitje duke shënuar edhe tre herë. Ai gjithashtu ndihmoi skuadrën të arrinte në randin e katërt të Coppa Italia duke shënuar edhe kundër Vareses.

Atalanta Redakto

Në qershor 2010, Atalanta, e cila sapo kishte rënë nga Serie A, fitoi shërbimet e tij nga Frosinone.[8] Basha debutoi me Atalantën më 21 gusht 2010 kundër Vicenzës duke luajtur 90 minuta, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2–0.[9] Ai e mbylli sezonin 2010–11 me 23 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku vetëm 7 prej tyre i luajti si titullar.

Torino Redakto

Për sezonin 2011–12, Basha u transferua në formën e huazimit te klubi tjetër i Serie B, Torino.[10]

Sezoni 2011–12 Redakto

Ai debutoi me klubin më 27 gusht 2011 kundër Ascolit në fitoren 1–2.[11] Basha shënoi golin e parë me Granadat më 10 dhjetor 2011 kundër Pescarës, duke shënuar golin e parë në fitoren 4–2.[12] Basha zhvilloi gjithsej 36 paraqitje me Torinon, duke shënuar dy gola në Serie B. Torino siguroi vendin e dytë, duke siguruar ngjitjen në Serie A. Në korrik 2012, Torino e ktheu huazimin e tij në një blerje përfundimtare.

Sezoni 2012–13 Redakto

Basha bëri debutimin e tij në Serie A më 26 gusht 2012 në barazim pa gola kundër Sienës duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 76të në vend të Giuseppe Vives.[13] Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 28 tetor 2012 në ndeshjen kundër Parmës, e cila u mbyll me humbjen 1–3.[14] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 21 paraqitje dhe 1 gol.

Sezoni 2013–14 Redakto

Basha filloi sezonin 2013–14 kundër Sassuolos më 25 gusht 2013, e cila u mbyll me fitoren 2–0, me Bashën që assistoi golin e dytë të Alessio Cercit në minutën e 63të.[15] Sezoni i tij u u mbyll pesë javë kohe pas një dëmtimi të pësuar në këmbënm e tij të majtë më 13 prill 2014 gjatë ndeshjes kundër Genoas në minutën e 57të, që solli një ndërhyrje kirurgjikale.[16] Ai e mbylli sezonin me 24 paraqitje në ligë me Torinon që e mbylli sezonin në vendin e shtatë me 57 pikë, një pikë më pak se Parma e cila ishte skuadra që siguroi vendin e fundit për në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm,[17] një vend të cilin Torino e humbi vetëm në javën e fundit pas barazimit 2–2 kundër Fiorentinës ku Alessio Cerci humbi një penallti vendimtare në minutën e tretë të kohës shtesë,[18] kurse Parma fitoi 2–0 kundër Livornos.[19] Por kjo nuk ishte mbyllur këtu, pasi më 29 maj 2014 Basha dhe Torino do të merrin një lajm të mirë, pasi Torino do të merrte vendin e Parmës në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm, pasi kjo e fundit u përjashtua nga UEFA pasi nuk kishte garantuar liçensën e UEFA-s, gjë që detyroi Parmën ta çonte çëshjen në gjykatën e lartë sportive. Parma e humbi këtë gjygj duke u gjykuar se kishin mbajtur një shifër nën 300.000 në tatimin mbi të ardhurat.[20]

Gjatë merkatos verore, qarkullonin zëra se Basha do të largohej nga Torino për shkak të rrezikut të humbjes së vendit në formacionin titullar, pasi Torino kërkonte mesfushorin e Milanit, Antonio Nocerino.[21]

Sezoni 2014–15 Redakto

Më 6 janar 2015, Basha u rikthye te Torino në ndeshjen kundër Chievo Veronës pas një dëmtimi të rëndë nëntë mujor.[22] Pas një periudhë të gjatë jashtë fushave, Basha ishte rikuperuar, por pranoi se ai nuk ishte ende në formën më të mirë për të luajtur.[23][24] Ai u rikthye sërisht në skuadrën e parë më 22 shkurt 2015 për ndeshjen kundër Fiorentinës, por ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë gjithë ndeshjes.[25] Më 1 mars, ai u rikthye në fushat e lojës duke luajtur në kohën shtesë të ndeshjes kundër Napolit, e fituar 1–0 Torino,[26] dhe luajti ndeshjen e parë si titullar më 16 mars kundër Lazios, duke qënë kapiten i skuadrës për herë të parë.[27]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Zvicra Redakto

Basha ka përfaqsuar Zvicrën me skuadrat e të rinjëve duke luajtur me kombëtaret U–17, U–19 dhe U–21. Më 14 tetor 2008, ai debutoi me kombëtaren U–21 në ndeshjen kundër Spanjës për kualifikueset e Kampionatit Europian 2009.

Shqipëria Redakto

Pavarësisht se kishte luajtur me të rinjtë e Zvicrës, Basha deklaroi se ai dëshironte të luante me Shqipërinë.[28] Në korrik 2010, ai aplikoi për pasaportë shqiptare me qëllimin për të luajtur me Kuq e Zinjtë,[29] por Federata Zvicerane e Futbollit nuk ishte dakort që Basha të luante me një kombëtare tjetër. Pasi Basha deklaroi publikisht se ai nuk do të luante kurrë me Zvicrën, por vetëm me Shqipërinë,[30] ai filloi proçedurat për amrrjen e pasaportës shqiptare më 30 korrik 2012, gjë që do ta lejonte të luante me Shqipërinë.[31] Më 21 gusht 2012, u raportua se Basha kishte marrë shtetësinë shqiptare, por FIFA nuk e lejoi ende të luante me kombëtaren.[32] FIFA njëherë kishte përjashtuar ndryshimin e kombësisë nga jashtë vendit të tij të lindjes (ose vendi i lindjes së prindërve dhe gjyshërve), megjithatë kishte hapur derën për irlandezt nga Irlanda e Veriut për të përfaqësuar Republikën e Irlandës, të cilat mund të aplikonin.

Basha u thirr për herë të parë në kombëtare më 15 mars 2013 për ndeshjen kundër Norvegjisë.[33] Vetëm katër ditë më vonë, Basha dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) morën e lejen nga FIFA që ai të luante me Shqipërinë.[34] Ai debutoi me kombëtaren më 22 mars në fitoren 0–1 kundër Norvegjisë në Oslo, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014.[35][36] Basha shënoi golin e parë me kombëtaren më 26 mars 2013 në fitoren 4–1 në Qemal Stafa kundër Lituanisë.[37] Mjaftuan vetëm dy ndeshje të luajtura me kombëtaren që Basha të cilësohej nga mediat shqiptare si pasuesi i Altin Lalës, për shkak të aftësivë dhe pozicionit.[38] Goli i tij i dytë me kombëtaren erdhi një vit më vonë në ndeshjen e parë të vitit më 5 mars kundër Maltës, duke shënuar golin e parë të ndeshjes me kokë në minutën e 26të me Shqipërinë që fitoi 2–0.[39]

Saktësisht një viti pas golit të tij të dytë dhe majde thirrjes së tij të fundit, pas rikthimit të tij te Torino dhe formës së tij impresionuese në ndeshjen e parë si titullar kundër Lazios ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, Basha u rikthye në kombëtare duke marrë një thirrje nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen e katëërt kualifikuese të Euro 2016 kundër Armenisë më 29 mars 2015. Më 18 mars, trajneri kishte publikuar një paralistë me 17 lojtarë dhe më pas Basha u bë lojtari i 18të.

Golat me kombëtaren Redakto

Lista e ndeshjeve dhe golave me kombëtaren shqiptare.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 26 Mars 2013 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri   Lituania 3–0 4–1 Ndeshje Miqësore
2 5 Mars 2014 Stadiumi Niko Dovana, Durrës, Shqipëri   Malta 1–0 2–0 Ndeshje Miqësore

Statistikat Redakto

Klubet Redakto

Redaktuar më 25 qershor 2015[40][41][42]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Lausanne 2004–05 22 3 0 0 22 3
2005–06 14 1 0 0 14 1
Total 36 4 0 0 0 0 0 0 36 4
Lucchese 2005–06 5 0 0 0 5 0
2006–07 8 0 0 0 8 0
Total 13 0 0 0 0 0 0 0 13 0
Viareggio 2007–08 15 1 0 0 15 1
Rimini 2007–08 12 0 0 0 12 0
2008–09 40 3 0 0 40 3
Total 52 3 0 0 0 0 0 0 52 3
Frosinone 2009–10 38 3 3 1 41 4
Atalanta 2010–11 23 0 2 0 25 0
Torino 2011–12 36 2 1 0 37 2
2012–13 21 1 0 0 21 1
2013–14 24 0 1 0 25 0
2014–15 6 1 0 0 0 0 6 1
Total 87 4 2 0 0 0 0 0 89 4
Karriera në total 264 15 7 0 0 0 0 0 271 15

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 25 qershor 2015[42][43]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2013 7 1
2014 1 1
2015 1 0
Total 9 1

Trofe Redakto

Klubet Redakto

Atalanta
Torino

Referime Redakto

  1. ^ a b c L'Eco di Bergamo (3 gusht 2010). "Basha tells about himself". L'Eco di Bergamo. Marrë më 16 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Parma 1–1 Rimini". Soccerway. 29 gusht 2008. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Rimini 2–2 Treviso". Soccerway. 7 shkurt 2009. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Rimini 2–1 Ancora". Soccerway. 28 shkurt 2009. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ancora 1–1 Rimini". Soccerway. 6 qershor 2009. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Rimini 0–1 Ancora". Soccerway. 13 qershor 2009. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Salernitana 1–2 Frosinone". Soccerway. 21 gusht 2009. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "MERCATO, BASHA ALL'ALATALANTA E TROIANIELLO AL SIENA". Frosinone Calcio. 25 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 25 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Atalanta 2–0 Vicenza". Soccerway. 21 gusht 2010. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Migjen Basha huazohet te Torino". Sportnet express. 14 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ascoli 1–2 Torino". Soccerway. 27 gusht 2011. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Torino 4–2 Pescara". Soccerway. 10 dhjetor 2011. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Siena 0–0 Torino". Soccerway. 26 gusht 2012. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Torino 1–3 Parma". Soccerway. 28 tetor 2012. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Torino 2–0 Sassuolo". Soccerway. 25 gusht 2013. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Shqiperia pa Bashën në miqësore". aSport.info. 13 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Summary - Serie A - Italy - Results, fixtures, tables and news - Soccerway
  18. ^ "Fiorentina 2–2 Torino". Soccerway. 18 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Parma 2–0 Torino". Soccerway. 18 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Torino take Parma's Europa League place" [Torino merr vendin e Parmës në Ligën e Europës]. Goal.com. 29 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Migjen Basha, "sirena" zvicerane". Panorama Sport. 30 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ ""Rilindja" pas 9 muajsh, Basha merr dhuratën më të bukur për ditëlindje!". Sport Ekspres. 6 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Basha grumbullohet për ndeshjen kundër Kievos". Sport Ekspres. 6 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Torino 0–0 Chievo". Soccerway. 6 janar 2015. Marrë më 24 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Fiorentina 1–1 Torino". Soccerway. 22 shkurt 2015. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ ""Mendova lamtumirën, dua të rikthehem kuqezi"". Panorama Sport. 11 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  27. ^ "Pas 11 muajsh, Basha rikthehet titullar dhe madje si kapiten". Rajoni Press. 16 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Kuzhe kërkon talentin kosovar Migjen Basha në Kombëtare". Gazeta Start. 5 maj 2010. Marrë më 20 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Migjen Basha, "pasaporta" në tryezën e Topit". Sporti Shqiptar. 15 korrik 2010. Marrë më 20 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  30. ^ Dardanoz Zhilivoda (19 janar 2011). "Ne Fokus / Zvicra antishqiptare, vendi krimit dhe korrupsionit". Albaniasoccer. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2012. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Rosso, Stefano (30 korrik 2012). "Basha verso De Biasi: Toro news: Attivate le pratiche per ottenere passaporto albanese". Toro news. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2016. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "FIFA mban "peng" Bashën". Panorama Sport. 21 gusht 2012. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Karaj, Leonard (15 mars 2013). "Basha: Të hënën vishem kuq e zi". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2013. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Sport, A (19 mars 2013). "FIFA: Basha mund të luaj me Shqipërinë". ASport. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Shqipëria mposht 1-0 Norvegjinë". Res Publica. 22 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Shqipëria mposht me meritë Norvegjinë". Kosovain.eu. 22 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Shqipëria fitoi miqësoren me Lituaninë, 4–1". Gazeta Panorama. 26 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2013. Marrë më 28 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "De Biazi: Paradoks, tashmë nuk mjafton as vendi i tretë…". Panorama Sport. 26 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  39. ^ "Futboll: Shqipëria mposht Maltën dhe Austrinë". Malesia.org. 6 mars 2014. Marrë më 25 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Albania - M. Basha - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Migjen Basha (Torino)". FlashScore.com. Marrë më 17 qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ a b Migjen Basha te National-Football-Teams.com
  43. ^ Migjen Basha - national football team player EU-Football.info

Lidhje të jashtme Redakto