Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës (serbisht: Влада Косова Vlada Kosova) ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.
Faqja zyrtare | https://www.rks-gov.net |
---|
Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria udhëhiqet nga Kryeministri/ja, ai ose ajo zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.
Qeveria merr vendime në pajtim me këtë Kushtetutë dhe me ligje, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo. Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.
Ministrat nominohen nga kryeministri dhe pastaj votohen nga kuvendi. Avdullah Hoti ishte Kryeministër aktual i Kosovës dhe udhëheqës i qeverisë. Avdullah Hoti u zgjodh më 3 qershorë 2020. Qeveria e tij përbëhet kryesisht nga shqiptarët, por gjithashtu ka ministra nga minoritetet e Kosovës, si boshnjakët, serbët dhe turqit.
- Qeveria ka këto kompetenca
- propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
- mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
- propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
- merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
- propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
- udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
- udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
- i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
- propozon amendamentimin e Kushtetutës;
- mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
- ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.
Përbërja e qeverisë
RedaktoKabineti i qeverisë përbëhet nga [1]
Kryeministër Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i dytë Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre e tretë Emilija Rexhepi
Ministritë dhe Ministrat e Republikës së Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Donika Gërvalla - Guxo
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu - LVV
Ministria e Financave – Hekuran Murati - LVV
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit – Artane Rizvanolli - LVV
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia - LVV
Ministria e Punëve të Brendshme – Xhelal Sveqla - LVV
Ministria e Mbrojtjes – Armend Mehaj LVV
Ministria e Infrastrukturës – Liburn Aliu - LVV
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arbërie Nagavci - LVV
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Faton Peci - Guxo
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport – Hajrullah Çeku - LVV
Ministria për Kthim dhe Komunitete – Goran Rakiq - Lista Serbe
Ministria për Zhvillim Rajonal – Fikrim Damka ‐ PDTK
Ministria e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi - IRDK
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Rozeta Hajdari - LVV.
Shënime
RedaktoPavarësia e Republikës së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008, por Serbia vazhdon duke pretenduar se Kosova dhe Metohia është pjesë e saj. Të dyja shtete filluan një delegacion Beograd-Prishtinë në vitin 2013 si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Deri më tani 108 shtete të OKB-së që e kanë njohur Kosovën.
Shiko edhe
Redakto Stema e shtetit |
|
- ^ "Qeveria Hoti me 16 mininistri dokument".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]