2016–17 UEFA Liga e Kampioneve
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
UEFA Liga e Kampionëve 2016–17 ishte edicioni i 62-të i kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve evropiane i organizuar nga UEFA, si dhe edicioni i 25-të që kur ky turne u riemërua nga "Kupa e klubeve kampione të Evropës" në "UEFA Liga e Kampionëve".
Detajet | |
---|---|
Datat | Kualifikueset: 28 qershor – 24 gusht 2016 Nga faza e grupeve: 13 shtator 2016 – 3 qershor 2017 |
Skuadrat | Nga faza e grupeve: 32 Gjithsej: 78 (nga 53 shoqata) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | Real Madrid (titulli i 12th) |
Vendi i dytë | Juventus |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 125 |
Gola të shënuar | 380 (3,04 për ndeshje) |
Pjesëmarrja | 5.399.802 (43.198 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | Cristiano Ronaldo (12 gola) |
Lojtari më i mirë |
|
Finalja u luajt midis Juventusit dhe Real Madridit në stadiumin Millennium në Kardif të Uellsit.[1][2] Kjo ishte hera e dytë që këto dy ekipe do të përballeshin në një ndeshje vendimtare të këtij kompeticioni, hera e parë ishte në finalen e vitit 1998. Real Madridi, kampioni në fuqi, mundi Juventusin me rezultatin 4–1 për të fituar titullin e 12-të në histori, duke rritur rekordin. Me këtë fitore, Real Madridi u bë ekipi i parë që e mbrojti titullin në mënyrë të suksesshme në epokën e Ligës së Kampionëve, dhe i pari ekip që mbrojti një Kupë Evropiane pas Milanit në vitin 1990.
Si fituesi i këtij kompeticioni, Real Madridi u kualifikua si përfaqsues i UEFA-s në FIFA Kupën e Botës për Klube 2017 në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe fitoi të drejtën të luante në ndeshjen e UEFA Superkupës 2017 kundër fituesit të UEFA Ligës së Evropës, Manchester United, përfundimisht duke triumfuar në të dyja garat.
Ndarja e ekipeve dhe shoqatave
RedaktoGjithsej 78 skuadra nga 53 nga 55 shoqatat anëtare të UEFA -s pritej të merrnin pjesë në UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17 (përjashtim bën Lihtenshtajni, i cili nuk organizoi një ligë vendase dhe Kosova, pjesëmarrja e së cilës nuk u pranua në përpjekjen e parë të tyre si anëtarë të UEFA-s). Renditja e shoqatave bazuar në koeficientët e vendeve të UEFA -s është përdorur për të përcaktuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse për secilën shoqatë.[3]
- Shoqatat 1–3 secila kishin katër skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 4–6 secila kishin tre skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 7–15 secila kishin dy skuadra të kualifikuara.
- Shoqatat 16–54 (përveç Lihtenshtajnit) secila kishte një skuadër të kualifikuar.
- Fituesve të 2015-16 UEFA Ligës së Kampionëve dhe 2015-16 UEFA Ligës së Evropës, secilit iu dha një hyrje shtesë nëse nuk kualifikoheshin për UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17 përmes ligës së tyre vendase. Për shkak se maksimum pesë skuadra nga një shoqatë mund të hyjnë në Ligën e Kampionëve, nëse të dy titullarët e Ligës së Kampionëve dhe titullarët e Ligës së Evropës ishin nga e njëjta shoqatë e renditur në tri të parat (në ranglistën e UEFA-s) dhe përfundojnë jashtë katërshes së parë të ligës së tyre vendase, skuadra e katërt e shoqatës së tyre do të transferohej në Ligën e Evropës.[4] Për këtë sezon:
- Fituesit e 2015-16 UEFA Ligës së Kampionëve, Real Madrid, u kualifikuan përmes ligës së tyre vendase, që do të thotë se hyrja shtesë për titullarët e Ligës së Kampionëve nuk ishte e nevojshme.
- Fituesit e 2015-16 UEFA Ligës së Evropës, Sevilla, nuk u kualifikuan përmes ligës së tyre vendase, që do të thotë se hyrja shtesë për titullarët e Ligës së Evropës ishte e nevojshme.
Renditja e federatave
RedaktoPër UEFA Ligën e Kampionëve 2016–17, shoqatave iu ndanë vendet sipas koeficientëve të tyre të vendeve të UEFA-s 2015, të cilat morën parasysh performancën e tyre në garat evropiane nga 2010–11 deri në 2014–15.[5]
Përveç ndarjes bazuar në koeficientët e vendit, shoqatat mund të kenë ekipe shtesë që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, siç theksohet më poshtë:
(EL) – Vend shtesë për titullarët e Ligës së Evropës
|
|
Shënime
Redakto^ Kosova (KOS): Kosova u bë anëtare e UEFA-s më 3 maj 2016. UEFA vendosi që kampionët e tyre vendas mund të marrin pjesë në UEFA Champions League 2016–17 vetëm nëse mund të përmbushin kriteret e licencimit sipas nenit 15 të Rregullores së UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe rregullores së Fair Play-it Financiar, të cilat do të konfirmoheshin pas vlerësimit të bërë nga administrata e UEFA-s brenda afatit të 31 majit 2016. Megjithatë, hyrja e Kosovës, Feronikeli (si kampion i Superligës së Futbollit të Kosovës 2015–16), u refuzua nga UEFA në qershor, për shkak të dështimit të përmbushjes së kërkesave për licencim nga klubi, dhe gjithashtu për shkak se klubi nuk mund të siguronte një stadium të përshtatshëm dhe UEFA nuk i lejoi ata të luanin ndeshjet e tyre (në shtëpi) në një vend të huaj.
Shpërndarja
Redakto
Referime
Redakto- ^ "Champions League: Cardiff's Millennium Stadium to host 2017 final" [Liga e Kampioneve: Stadiumi Millennium i Kardifit do të presi finalen e 2017] (në anglisht). BBC Sport. 30 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2015.
- ^ "Cardiff to host 2017 Champions League final" [Kardif do të presi finalen e Ligës së Kampioneve 2017] (në anglisht). UEFA. 30 qershor 2015. Marrë më 30 qershor 2015.
- ^ "Regulations of the UEFA Champions League 2016/17 Season" [Rregullorja e sezonit 2016/17 të UEFA Ligës së Kampionëve] (PDF). UEFA.com (në anglisht). Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit. 4 mars 2016.
- ^ "How the Europa League winners will enter the Champions League" [Si do të hyjnë fituesit e Ligës së Evropës në Ligën e Kampionëve]. UEFA.com (në anglisht). Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit. 27 shkurt 2015.
- ^ "UEFA Country Ranking 2015" [Renditja e vendeve të UEFA-s 2015]. kassiesa.net (në anglisht). Bert Kassies.