Valter Birsa
Valter Birsa (lindur më 7 gusht 1986) është një futbollist profesionist slloven i cili luan si mesfushor për klubin italian Cagliari.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Valter Birsa | ||
Datëlindja | 7 gusht 1986 (38 vjeç) | ||
Vendlindja | Šempeter pri Gorici, Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Cagliari | ||
Numri | 14 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1991–2003 | Bilje | ||
2003–2004 | Primorje | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003 | Primorje | 1 | (0) |
2004 | Bilje | 7 | (6) |
2004–2006 | Gorica | 61 | (26) |
2006–2009 | Sochaux | 66 | (8) |
2009 | → Auxerre (huazim) | 15 | (1) |
2009–2011 | Auxerre | 68 | (8) |
2011–2013 | Genoa | 9 | (0) |
2012–2013 | → Torino (huazim) | 17 | (2) |
2013–2015 | Milan | 15 | (2) |
2014–2015 | → Chievo (huazim) | 35 | (0) |
2015–2019 | Chievo | 122 | (18) |
2019– | Cagliari | 15 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2001 | Slovenia U15 | 7 | (1) |
2004 | Sllovenia U19 | 1 | (0) |
2004–2005 | Sllovenia U20 | 2 | (0) |
2004–2006 | Sllovenia U21 | 12 | (5) |
2006 | Sllovenia B | 1 | (0) |
2006–2018 | Sllovenia | 90 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 shtator 2013 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 shtator 2013 |
Në periudhën 2006–2018, Birsa ishte pjesë e kombëtares sllovene, me të cilën zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 7 gola, si dhe luajti në FIFA Kupën e Botës 2010.
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoLindur në Šempeter pri Gorici, Birsa e shpenzoi fëmirinë e tij në Nova Gorica, Slloveni. Karriera e Birsës filloi në moshën pesë vjeçare, ku ai filloi të luante me ND Bilje, një klub nga fshati pranë Nova Goricës. Ndërsa ai ishte një lojtar i talentuar, shpejt u transferua te Primorje dhe më pas tek Gorcia në moshën 17 vjeçare. Në sezonin e dytë të tij te Gorica, ai ishte tashmë sulmuesi i dytë më i mirë dhe një nga më të mirët në ligën sllovene, duke shënuar 29 gola për shkuadrën e shtëpisë së tij, një rekord i shquar për një mesfushor golashënues.
Sochaux
RedaktoMë 10 korrik 2006, ai u transferua te klubi francez Sochaux që luante në elitën e futbollit francez, Ligue 1, duke firmosur një kontratë katër vjeçare. Ai bëri debutimin e tij më 5 gusht në një fitore kundër Saint-Étienne, dhe një javë më vonë shënoi golin e tij të parë në barazimin 1–1 kundër AJ Auxerre. Ai e përfundoi sezonin e parë me 31 ndeshje dhe tre gola të shënuar, kurse Sochaux e përfundoi ligën në vendin e shtatë. Më 28 korrik, ai shënoi golin e avantazhit kundër Lyon në finalen e Superkupës Franceze, më vonë skuadra e tij e humbi ndeshjen me rezultatin 2–1.
Gjithsej, Birsa luajti 80 ndeshje me Sochaux duke shënuar 9 gola. Ai arriti të fitojë Kupën e Francës në sezonin 2006–06, pasi skuadra e tij mundi në finale me penallti Olympique de Marseille, Birsa shënoi penalltinë e dytë. Ai u deklarua si lojtari slloven më i mirë i viteve 2006–2008 nga faqja e internetit e futbollit slloven.[1]
Auxerre
RedaktoDitën e fundit të merkatos dimërore, ai u transferua në Francë te AJ Auxerre më 2 shkurt 2009 dhe katër ditë më vonë ai bëri debutimin e tij duke hyrë në minutën e 90 në fitoren 2–0 kundër AS Nancy.[2]
Më 29 maj 2009, Auxerre bleu përfundimisht kartonin e tij dhe firmosi një kontratë dy vjeçare me lojtarin slloven. Në sezonin 2009–10 në Ligue 1, ai luajti 35 ndeshje duke shënuar tre gola, me klubin e tij që arriti vendin e tretë dhe vendin për fazën play–off të Ligës së Kampioneve.
Më 23 dhjetor 2009, ai u bë protagonistë të një veprimi FairPlay sëbashku me Bakari Koné, ky i fundit u akuzua nga gjyqtari se e kishte goditur me bërryl sllovenin dhe u përjashtua nga loja. Birsa i tregoi gjyqtarit se veprimi i Konés ishte i pavullnetshëm, duke bërë që gjyqtari të tërhiqte kartonin e kuq.
Ai debutoi në kompedicionet europiane më 17 gusht 2010 kundër Zenit Saint Petersburg, dhe më 25 gusht ai ishte protagonist i ndeshjes së kthimit në fitoren 2–0. Më 11 tetor, në fazën e grupeve, ai shënoi golin e parë në humbjen 1–2 kundër AFC Ajax.[3] Më 2 shkurt 2011, duke qënë jashtë kontratës, ai nënshkroi një marrëveshje paraprake me Genoën, e cila e mori si lojtarë të lirë më 30 qershor 2011.
Birsa gjithsej luajti 97 ndeshje dhe shënoi 10 gola me Auxerre.
Genoa
RedaktoMë 30 qershor 2011, Genoa njoftoi transferimin e Birsës në një marrëveshje katër-vjeçare.[4] Nën drejtimin e Alberto Malesani, ai bëri debutimin e tij më 11 shtator 2011 në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Atalantas. Ai luajti gjithsej nëntë ndeshje në Serie A, tre ndeshje në Kupën e Italisë dhe shënoi dy gola kundër Barit dhe Interit.
Torino
RedaktoMë 31 gusht 2012, në ditën e fundit të merkatos verore, Birsa kaloi te Torino në formë huazimi me drejtë blerje. Më 28 tetor, ai bëri debutimin e tij në humbjen 1–3 kundër Parmës, dhe më 25 nëntor shënoi golin e parë në Serie A kundër Fiorentinës. Më 17 Shkurt 2013, ai shënoi një gol në minutën e 87të në fitoren 2–1 kundër Atalantës.
Birsa gjithsej me Torinon luajti 17 ndeshje dhe shënoi dy gola, por pas përfundimit të sezonit u rikthye te Genoa.
Milan
RedaktoMë 31 gusht 2013, ai u transferua te Milan si lojtar i lirë pas marrëveshjes së transferimit të Luca Antoninit te Genoa. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2016 dhe mori fanellën me numrin 14. Ai bëri debutimin e tij në Stadio Olimpico kundër ish–skuadrës së tij Torinos në barazimin 2–2. Më 28 shtator, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 1–0 në San Siro kundër Sampdorias.
Karrieara ndërkombëtare
RedaktoAi ka luajtur me Slloveninë që nga viti 2005, që kur ka qënë në moshën 18 vjeçare. Ai shënoi Golin e parë me kombëtaren më 9 shtator 2009 në një fitore 3–0 kundër Polonisë për kualifikueset e Botërorit 2010. Në Botërorë, ai shënoi Golin e rezultatin 2–0 momental kundër Shba–së, më pas ndeshje përfundoi me rezultatin 2–2.
Jeta personale
RedaktoBirsa ka lindur në Šempeter pri Gorici të Sllovenisë. Ai është shoku i fëmirisë së tre futbollistëve profesionistë, Etien Velikonja, Tim Matavž dhe Goran Cvijanović, që gjithashtu kanë jetuar në të njëjtin qytet.[5][6]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Primorje | 2003–04 | 1. SNL | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
Gorica | 2004–05 | 1. SNL | 26 | 7 | 4 | 0 | 2 | 0 | 32 | 7 |
2005–06 | 35 | 19 | 4 | 0 | 2 | 1 | 41 | 20 | ||
Gjithsej | 61 | 26 | 8 | 0 | 4 | 1 | 73 | 27 | ||
Sochaux | 2006–07 | Ligue 1 | 31 | 3 | 0 | 0 | — | 31 | 3 | |
2007–08 | 22 | 3 | 0 | 0 | 2 | 0 | 24 | 3 | ||
2008–09 | 28 | 3 | 3 | 0 | — | 31 | 3 | |||
Gjithsej | 81 | 9 | 3 | 0 | 2 | 0 | 86 | 9 | ||
Auxerre | 2009–10 | Ligue 1 | 35 | 3 | 4 | 0 | — | 39 | 3 | |
2010–11 | 33 | 5 | 2 | 0 | 7 | 1 | 42 | 6 | ||
Gjithsej | 68 | 8 | 6 | 0 | 7 | 1 | 81 | 9 | ||
Genoa | 2011–12 | Serie A | 9 | 0 | 3 | 2 | — | 12 | 2 | |
Torino | 2012–13 | Serie A | 17 | 2 | 1 | 0 | — | 18 | 2 | |
Milan | 2013–14 | Serie A | 15 | 2 | 2 | 0 | 4 | 0 | 21 | 2 |
Chievo | 2014–15 | Serie A | 35 | 0 | 1 | 0 | — | 36 | 0 | |
2015–16 | 35 | 6 | 1 | 0 | — | 36 | 6 | |||
2016–17 | 35 | 7 | 2 | 0 | — | 37 | 7 | |||
2017–18 | 35 | 3 | 1 | 1 | — | 36 | 4 | |||
2018–19 | 17 | 2 | 1 | 0 | — | 18 | 2 | |||
Gjithsej | 157 | 18 | 6 | 1 | — | 163 | 19 | |||
Cagliari | 2018–19 | Serie A | 12 | 0 | 1 | 0 | — | 13 | 0 | |
2019–20 | 3 | 0 | 2 | 0 | — | 5 | 0 | |||
Gjithsej | 15 | 0 | 3 | 0 | — | 18 | 0 | |||
Gjithsej karriera | 424 | 65 | 32 | 3 | 17 | 2 | 473 | 70 |
Kombëtarja
RedaktoBurimi: [9]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Sllovenia | 2006 | 7 | 0 |
2007 | 10 | 0 | |
2008 | 7 | 0 | |
2009 | 8 | 2 | |
2010 | 11 | 1 | |
2011 | 9 | 0 | |
2012 | 5 | 0 | |
2013 | 8 | 2 | |
2014 | 5 | 0 | |
2015 | 8 | 1 | |
2016 | 6 | 0 | |
2017 | 4 | 1 | |
2018 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 90 | 7 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren sllovene.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 9 shtator 2009 | Ljudski vrt, Maribor, Slloveni | Polonia | 3–0 | 3–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
2 | 10 tetor 2009 | Tehelné pole, Bratislava, Sllovaki | Sllovakia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
3 | 18 qershor 2010 | Ellis Park Stadium, Johannesburg, Afrikë e Jugut | Shtetet e Bashkuara | 1–0 | 2–2 | Kupa e Botës 2010 |
4 | 7 qershor 2013 | Laugardalsvöllur, Reykjavík, Islandë | Islanda | 2–2 | 4–2 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
Trofe
RedaktoND Gorica
RedaktoFC Sochaux-Montbéliard
RedaktoReferime
Redakto- ^ nogomania.com
- ^ "Valter Birsa prêté à Auxerre" (në frëngjisht). FC Sochaux-Montbéliard. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2009. Marrë më 31 janar 2009.
- ^ "Prolongation pour Stéphane Grichting et Benoît Pedretti, Valter Birsa auxerrois". aja.tm.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2008. Marrë më 9 tetor 2013.
- ^ "Birsa štiri leta v Genovi". nogomania.com (në sllovenisht). Marrë më 3 shkurt 2011.
- ^ "Bratranca z golgeterskimi geni". dnevnik.si (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 2 shkurt 2011.
- ^ "Do imena iz mamine knjige" (në sllovenisht). NK Maribor. Marrë më 12 korrik 2012.
- ^ "Valter Birsa" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 korrik 2020.
- ^ "Valter Birsa" (në anglisht). World Football. Marrë më 25 korrik 2020.
- ^ "Valter Birsa" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 25 korrik 2020.
Lidhje të jashtme
Redakto- Player profile at Transfermarkt
- Player profile tek NZS Stampa:Sl icon
- Player profile tek LFP