Çamët
Çamët (greqisht: Τσάμηδες Tsámides) janë shqiptarë, banorët vendas të krahinës së Çamërisë, që gjendet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çamët kanë një identitet kulturor të veçantë, i cili është një përzierje e ndikimeve shqiptare dhe greke, si dhe shumë elementeve të veçanta çame.[4] Një sërë çamësh kontribuan në identitetin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e rilindjes së kulturës shqiptare në shekullin e 19-të. Çamët flasin dialektin e tyre të gjuhës shqipe, dialektin e shqipes çame, i cili është një dialekt i toskërishtes jugore dhe një nga dy më konservatorët; tjetri është dialektin arvanitas.
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
170,000–440,000[1] | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Shqipëria | 120,000–250,000[1] |
Greqia | 44[2]–40,000[1][3] |
Turqia | 80,000–100,000 |
Shtetet e Bashkuara | 50,000–70,000[1] |
Gjuhët | |
Shqipa | |
Fetë | |
Islami (shumica) Kisha Ortodokse Lindore (pakica) | |
Në Mesjetë, popullsia ishte etnikisht e përzier dhe komplekse, informacioni mbi përbërjen etnike të rajonit gjatë shekujve mungon pothuajse plotësisht, me gjasa të mëdha që nuk u përshtatet standardeve "modele kombëtare", të krijuara nga lëvizjet nacionaliste të Shekullit XIX. Në regjistrimet greke, vetëm çamët myslimanë të rajonit numëroheshin si shqiptarë. Sipas regjistrimit grek të vitit 1913, 25.000 çam mysliman jetonin në atë kohë në rajonin e Çamërisë ndërsa çamët e krishterë llogariteshin me kombësi greke me qëllim asimilimin e tyre, nga një popullsi totale prej rreth 60.000 banorësh, në regjistrimin grek të vitit 1923 kishte 20.319 çam mysliman, në regjistrimin grek të vitit 1928, ishin 17.008 çam myslimanë. Regjistrimi i vetëm që ka numëruar popullsinë e krishterë shqiptare etnike në rajon ishte regjistrimi fashist italian i vitit 1941. Ky regjistrim zbuloi se në rajon jetonin 54,000 çam , nga të cilët 28,000 çam mysliman dhe 26,000 çam të krishterë dhe 20,000 banor të etnive të tjera. Pas luftës, genocidit Grek kundër shqiptarëve të Çamërisë sipas regjistrimeve greke që përfshinin grupet etniko-gjuhësore, në 1947 kishte 113 çam myslimanë dhe 127 çam mysliman në 1951. Në ditët e sotme në Shqipëri llogariten të jenë të paktën 250,000 çam pasardhës të çamëve që u larguan nga Çamëria në 1944 për ti shpëtuar genocidit grek kundër shqiptarëve në Çamëri.
Sipas nacionalistët grek, pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, çamët u bënë një mjet i spikatur propagandistik për italianët dhe elementët irredentistë mes tyre u bënë më të zëshëm. Si rrjedhojë, në prag të Luftës Greko-Italiane, autoritetet greke deportuan popullsinë e rritur mashkullore çame në kampet e internimit. Pas pushtimit të Greqisë, një pjesë e madhe e popullsisë myslimane çame bashkëpunoi me forcat italiane dhe gjermane.[5][6][7][8] Kjo ngjalli pakënaqësi tek popullsia vendase greke dhe pas Luftës së Dytë Botërore e gjithë popullsia çame myslimane duhej të ikte në Shqipëri. Shumica e çamëve u vendosën në Shqipëri, ndërsa të tjerët formuan komunitete émigré në Turqi dhe SHBA, dhe sot pasardhësit e tyre vazhdojnë të jetojnë në këto vende. Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, çamët kanë bërë fushatë për të drejtën e kthimit në Greqi dhe rikthimin e pronave të konfiskuara.
Emri
RedaktoEmri Çam, së bashku me atë të rajonit, Çamëri, është nga një sllavisht e zhdukur vendase *čamŭ, vetë nga hidronimi vendas grek Thiamis (Θύαμις në greqisht, Kalamas në shqip).[9][10] Një etimologji popullore ia atribuon emrin turqishtes cami (greqisht tzami), fjalë për fjalë, 'shkuarës i xhamisë, frekuentues i xhamisë' që me sa duket është përdorur nga të krishterët ortodoksë për pasardhësit e të konvertuarve myslimanë. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa pasi kuptimi më i gjerë etnografik dhe dialektor i fjalës përfshin të gjithë popullsinë shqipfolëse të njësive rajonale të Thesprotisë dhe Prevezës të Epirit grek, si popullsinë myslimane ashtu edhe atë të krishterë.[11]
Çamët përbëjnë pjesën më të madhe të pakicës së dikurshme të konsiderueshme shqiptare në zonën më të gjerë të rajonit të Epirit; jashtë Çamërisë janë vetëm dy fshatra shqipfolëse më në verilindje (afër Konicës në njësinë rajonale të Janinës), banorët e të cilëve i përkasin një nëngrupi tjetër shqiptar, atij të Labëve.[12] Sot, në kontekstin grek, përdorimi i termit është bërë kryesisht i lidhur me ish pakicën myslimane.[12]
Emërtimet etnike
RedaktoPërpara vitit 1944, burimet greke shpesh i referoheshin çamëve si albanofone (greqisht: Αλβανόφωνοι) ose thjesht si shqiptarë të Epirit.[13]
Në Greqi, çamët myslimanë përmendeshin me një sërë emrash nga autorë të ndryshëm. Ata quheshin "Albanoçamë" (Αλβανοτσάμηδες Alvanotsamides), dhe Turko-Shqiptarët (Τουρκαλβανοί Tourkalvanoi)[14] ose "Turkoçamët" (Τουρκοτσάμηδες Tourkotsamides). Megjithatë, nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, termi turk dhe nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e në vazhdim, terma derivatorë si Turkalvanoi janë përdorur si term, frazë dhe ose shprehje poshtëruese për popullsitë shqiptare myslimane nga popujt jomyslimanë të Ballkanit. Midis popullatës më të gjerë greqishtfolëse deri në periudhën e ndërmjetme, termi Arvanitis (shumës: Arvanites) përdorej për të përshkruar një shqipfolës pavarësisht nga përkatësitë e tyre fetare. Në Epir sot, termi arvanitas përdoret ende për një shqipfolës pavarësisht nga shtetësia dhe feja e tyre.
Në të njëjtën kohë, popullsia shqipfolëse në Thesproti, e cila shumë rrallë karakterizohet si çamë e krishterë, shpesh përmendet nga grekët si arvanitas (Αρβανίτες), që i referohet kryesisht grekëve albanofonë të Greqisë së Jugut, por përdoret zakonisht si për të gjithë qytetarët grek shqipfolës. Popullsia vendase greke i quan ata gjithashtu greko-çamë (Ελληνοτσάμηδες Elinotsamides), ndërsa shqiptarët myslimanë ndonjëherë i quajnë Kaur, që do të thotë "të pafe" dhe i referohet fesë së tyre. Ky term është përdorur nga shqiptarët myslimanë për jomyslimanët gjatë Perandorisë Osmane. Çamët ortodoksë përdorin emërtimin "Shqiptarët" për veten e tyre.[3] Çamët në Turqi njihen me emrin Arnautë (Arnavutlar), që vlen për të gjithë shqiptarët etnikë në Turqi.
Referime
Redakto- ^ a b c d Vickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now? (PDF) (në anglisht). Defence Academy of the United Kingdom. Marrë më 3 gusht 2017.
- ^ Ktistakis, 1992: p. 9 (citing Krapsitis V., 1986: Οι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Θεσπρωτίας (The Muslim Chams of Thesprotia), Athens, 1986, p. 181.
- ^ a b Banfi, Emanuele (6 qershor 1994). Minorités linguistiques en Grèce: Langues cachées, idéologie nationale, religion (në frëngjisht). Paris: Mercator Program Seminar. fq. 27.
- ^ See Hasluk, 'Christianity and Islam under the Sultans', London, 1927.
- ^ Meyer, Hermann Frank (2008). Blutiges Edelweiß: Die 1. Gebirgs-division im zweiten Weltkrieg [Bloodstained Edelweiss. The 1st Mountain-Division in WWII] (në gjermanisht). Ch. Links Verlag. fq. 705. ISBN 978-3-86153-447-1.
The Albanian minority of the Chams collaborated in large parts with the Italians and the Germans.
- ^ Russell King, Nicola Mai, Stephanie Schwandner-Sievers, The New Albanian Migration, Sussex Academic Press, 2005, ISBN 9781903900789, p. 67.
- ^ M. Mazower (ed.), After The War Was Over: Reconstructing the Family, Nation and State in Greece, 1943–1960, Princeton University Press, 1960, ISBN 9780691058412, p. 25.
- ^ Victor Roudometof; Roland Robertson (2001). Nationalism, Globalization, and Orthodoxy: The Social Origins of Ethnic Conflict in the Balkans (në anglisht). Westport, Conn. [u.a.]: Greenwood Publishing Group. fq. 190–. ISBN 978-0-313-31949-5. "During World War II, the majority of Chams sided with the Axis forces..."
- ^ Galanti, Arturo (1901). L'Albania: notizie geografiche, etnografiche e storiche (PDF) (në italisht). Rome: Societa' Ed. Dante Alighieri. fq. 38.
- ^ Vladimir Orel, Albanian Etymological Dictionary, s.v. "çam" (Leiden: Brill, 1998), 49–50.
- ^ Xhufi, Pëllumb (shkurt 2006). "Çamët ortodoks". Studime Historike. Albanian Academy of Sciences. 38 (2).
- ^ a b Euromosaic project (2006). "L'arvanite/albanais en Grèce" (në frëngjisht). Brussels: Komisioni Evropian. Marrë më 16 mars 2009.
- ^ Pallis, A. A. (qershor 1929). "The Greek census of 1928". The Geographical Journal (në anglisht). 73 (6): 543–548. doi:10.2307/1785338. JSTOR 1785338.
- ^ Babiniotis, George (2002). Lexicon of the Modern Greek Language (në greqisht) (bot. 2nd). Athens: Lexicology Centre. ISBN 9789608619012.