Festivali Evropian i Këngës 2012 (Anglisht: Eurovision Song Contest 2012, Frëngjisht: Concours Eurovision de la chanson 2012) apo ndryshe Eurosong 2012 do jetë edicioni i 57-të i Eurovizionit. Festivali do mbahet në BakuAzerbajxhanit nga data 22 deri 26 maj të vitit 2012. Këtë vit, do të marrin pjesë gjithsej 43 shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria, të cilën do ta përfaqësoj këngëtarja kosovare Rona Nishliu. Maroko ishte rrugës për tu kthyer në festival, por që vendosi të mos kthehej.[1][2]. Gjithashtu Republika Çeke është duke u menduar të jetë pjesë e Eurosong-ut të këtij viti por që vendosi të jetë larg edhe për këtë vit [3], ata kanë marrë pjesë në këtë festival prej vitit 2007-2009, por u tërheqën për shkak të rezultateve "Të Tmerrshme", e quajtur kështu nga faqja e Eurosongut në internet, Republika Çeke ka falimentuar në këtë festival, ç'do vit, duke qenë e fundit për dy herë me radhë, dhe e para-fundit. Ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës, EBU ka lëshuar një artikull ku flet për këtë çështje. Sipas EBU, Kosova është përpjekur të marrë pjesë në Eurosong, prej vitit 2009, por ka falimentuar për shkak të kushteve financiare, gjithashtu edhe për shkak të kundërshtimeve nga Serbia, Rusia dhe Spanja (pjesë e Big 5) [4]. Kurse, krahas shteteve që nuk morrën pjesë edhe këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.[5] Gjithashtu arsya tjetër që Polonia u tërheq ishte për shkak që këtë vit do të organizojnë UEFA-në dhe vendosën të përqendrohen më shumë aty. Kurse, këtë vit Mali i Zi vendosi të kthehej në garë. Pas rezultateve të këqija viteve të fundit, televizioni malazez vendosi të rikthehej në festivalin më të madh evropian.[6]

Festivali Evropian i Këngës 2012

Gjysmëfinalja e parë 22 maj, 2012
Gjysmëfinalja e dytë 24 maj, 2012
Finalja 26 maj, 2012
Televizioni transmetues İTV
Vendi Crystal Hall
Baku, Azerbajxhan
Kënga fituese Suedia Suedia
Euphoria nga Loreen
Sistemi votues
Këtë vit, si vitet e fundit, do votohet prapë në mënyrën 50 % juri, 50 % publik, të gjithë votuesit nga publiku do të jenë gjysma e votave të një shteti, ndërsa pjesa tjetër do jetë juria profesionale që shteti votues zgjedh. Në fund pasi votat e publikut dhe jurisë të bashkohen, shtetet më të votuara do të marrin pikët nga 1-7, 8, 10 dhe 12.
Shqipëria
Këtë vit, shteti ynë do të prezantohet nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu me këngën "Suus" të shkruar nga vet Rona e të kompozuar nga kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku. Shqipëria do të prezantohet më 22 maj në Baku, në pjesën e parë të gjysëm finales.
Numri i pjesëmarrësve 42 (zyrtare)
Vendet e kthyera Mali i Zi Mali i Zi
Vendet e larguara Armenia Armenia
Polonia Polonia
Festivali Evropian i Këngës 2012
◄2011        2013►

Formati

Redakto

Këtë vit si ndryshim nga vitet e mëparshme, tele-votimi apo votimi i publikut do bëhet ndryshe, në vitin 2010 dhe 2011, publiku mund të votonte në fillim të spektaklit ndërsa tani sikur vitet e mëparshme, publiku mund të votoj vetëm pasi të gjithë shtetet të kenë performuar.[7]. Kështu që pasi publiku të votoj, votat e jurisë dhe publikut do mblidhen së bashku (50:50), duke bërë rezultatet përfundimtare nga 1 deri 12. Sipas EBU procedura e votimit (1-7, 8, 10 dhe 12), nuk do ndryshoj sepse sipas tyre pika e 12 apo në anglisht (The Twelve Points), është si simbol i vetë Eurosong-ut !.[8]

Shtetet pjesëmarrëse

Redakto

Gjysëm-Finalja e parë

Redakto
Rendi Shteti Gjuha Pjesmarrësi Kënga Përkthimi
1
  Mali i Zi Anglisht Rambo Amadeus "Euro Neuro"
2
  Islanda Anglisht Gréta Salóme dhe Jónsi "Mundu Eftir Mér" Më Kujto
3
  Greqia Anglisht Eleftheria Eleftheriou "Aphrodisiac" Përforcues
4
  Letonia Anglisht Anmary "Beautiful Song" Këngë e Bukur
5
  Shqipëria Shqip Rona Nishliu "Suus" Personale 1
6
  Rumania Anglisht, Spanjisht Mandinga "Zaleilah"
7
  Zvicra Anglisht Sinplus "Unbreakable" I pathyeshëm
8
  Belgjika Anglisht Iris "Would You" "A do të.."
9
  Finlanda Suedisht Pernilla Karlsson "När jag blundar" Kur mbyll sytë
10
  Izraeli Anglisht, Hebraisht Izabo "Time" Kohë
11
  San Marino Anglisht Valentina Monetta "The Social Network Song" Kënga e rrjeteve sociale
12
  Qipro Anglisht Ivi Adamou "La La Love" Da Da Dashuri
13
  Danimarka Anglisht Soluna Samay "Should've Known Better" Është dashur ta dije më mirë
14
  Rusia Udmurt, Anglisht Buranovskiye Babushki "Party for Everybody" Festë për të gjithë
15
  Hungaria Anglisht Compact Disco "Sound of our Hearts" Tingulli i Zemrave tona
16
  Austria Gjermanisht/Bavarisht Trackshittaz "Woki mit deim Popo" Dridhe by***
17
  Moldavia Anglisht Pasha Parfeny "Lăutar" Këngëtar popullorë Rumun
18
  Irlanda Anglisht Jedward "Waterline" Vijë lundrimi

1 Edhe pse e gjithë kënga është në gjuhën shqipe, titulli i këngës rrjedh nga gjuha latine, që do të thot "Personale".

Gjysëm finalja e dytë

Redakto
Rendi
Shteti Gjuha Pjesmarrësi Kënga Përkthimi
1
  Serbia Serbisht Željko Joksimović "Nije ljubav stvar" Dashuria nuk është send
2
  Maqedonia e Veriut Maqedonisht Kaliopi "Crno i belo" Bardh e Zi 2
3
  Holanda Anglisht Joan Franka "You and Me" Ti dhe Unë
4
  Malta Anglisht Kurt Calleja "This Is the Night" Kjo është nata
5
  Bjellorusia Anglisht Litesound "We are the Heroes" Ne jemi heronjtë
6
  Portugalia Portugalisht Filipa Sousa "Vida minha" Jeta ime
7
  Ukraina Anglisht Gaitana "Be My Guest" I ftuari im
8
  Bullgaria Bullgarisht Sofia Marinova "Love Unlimited" Dashuri pa kufi
9
  Sllovenia Sllovenisht Eva Boto "Verjamem" Besoj
10
  Kroacia Kroacisht Nina Badrić "Nebo" Qiell
11
  Suedia Anglisht Loreen "Euphoria" Eufori
12
  Gjeorgjia Anglisht Anri Jokhadze "I'm a Joker" Jam shakaxhi
13
  Turqia Anglisht Can Bonomo "Love Me Back" Më duaj 3
14
  Estonia Estonisht Ott Lepland "Kuula" Ndëgjo
15
  Sllovakia Anglisht Max Jason Mai "Don't Close your Eyes"
16
  Norvegjia Anglisht Tooji "Stay" Qëndro
17
  Lituania Anglisht Donny Montell "Love is Blind" Dashuria është e verbër
18
  Bosnja dhe Hercegovina Boshnjakisht MayaSar "Korake ti Znam" I di hapat e tu

2 Përkthimi i vertetë i këngës është "Zi dhe Bardhë" por për shkak të "e-së" fjalët ndryshojnë vendet. Gjithashtu, edhe sepse në gjuhën shqipe "Bardh e Zi" tingëllon më mirë.
3 Në fakt, kënga përkthehet "Më Duaj Mbrapa" por që në gjuhën shqipe nuk ka kuptim.

Finalistët

Redakto
Rendi Shteti Gjuha Pjesmarrësi Kënga Përkthimi Pikët Vendi
1
  Britania e Madhe Anglisht Engelbert Humperdinck "Love will set you Free" Dashuria të le të lirë 12 25
2
  Hungaria Anglisht Compact Disco "Sound of our Hearts" Tingulli i Zemrave tona 19 24
3
  Shqipëria Shqip Rona Nishliu "Suus" Personale 146 5
4
  Lituania Anglisht Donny Montell "Love is Blind" Dashuria është e verbër 70 14
5
  Bosnja dhe Hercegovina Boshnjakisht MayaSar "Korake ti Znam" I di hapat e tu 55 18
6
  Rusia Udmurt, Anglisht Buranovskiye Babushki "Party for Everybody" Festë për të gjithë 259 2
7
  Islanda Anglisht Gréta Salóme dhe Jónsi "Mundu Eftir Mér" Më Kujto 46 20
8
  Qipro Anglisht Ivi Adamou "La La Love" Da Da Dashuri 65 16
9
  Franca Frëngjisht, Anglisht Anggun "Echo (You and I)" Eho (Ti dhe Unë)" 21 23
10
  Italia Italisht Nina Zilli “L’Amore È Femmina” Dashuria është Femër 101 9
11
  Estonia Estonisht Ott Lepland "Kuula" Ndëgjo 120 6
12
  Norvegjia Anglisht Tooji "Stay" Qëndro 7 26
13
  Azerbajxhani
(Shteti organizatorë)
Anglisht Sabina Babayeva "When the Music Dies" Kur muzika vdes 150 4
14
  Rumania Anglisht, Spanjisht Mandinga "Zaleilah" 71 12
15
  Danimarka Anglisht Soluna Samay "Should've Known Better" Është dashur ta dije më mirë 21 22
16
  Greqia Anglisht Eleftheria Eleftheriou "Aphrodisiac" Përforcues 64 17
17
  Suedia Anglisht Loreen "Euphoria" Eufori 372 1
18
  Turqia Anglisht Can Bonomo "Love Me Back" Më duaj 112 7
19
  Spanja Spanjisht Pastora Soler Quédate conmigo Qëndro me mua 97 10
20
  Gjermania Anglisht Roman Lob "Standing Still" Ende në Këmbë 4 110 8
21
  Malta Anglisht Kurt Calleja "This Is the Night" Kjo është nata 41 21
22
  Maqedonia e Veriut Maqedonisht Kaliopi "Crno i belo" Bardh e Zi 71 13
23
  Irlanda Anglisht Jedward "Waterline" Vijë lundrimi 46 19
24
  Serbia Serbisht Željko Joksimović "Nije ljubav stvar" Dashuria nuk është send 214 3
25
  Ukraina Anglisht Gaitana "Be My Guest" I ftuari im 65 15
26
  Moldavia Anglisht Pasha Parfeny "Lăutar" Këngëtar popullorë Rumun 81 11

4 Bukfalisht, titulli i këngës përkthehet "Ende duke qëndruar" por për shkak të përshtatjes dhe kuptimit të vërtetë të këngës, titulli përkthehet si "Ende në Këmbë"

Referime

Redakto
  1. ^ Moroko mund të kthehet në Eurovizion ! (nga Oikotimes.com)[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Maroku do kthehet në Eurovizion ? (nga Escdaily.com". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Çekët dhe Sllovakët në Eurosong 2012?". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Artikulli për Kosovën në Eurosong 2012". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Polonia tërhiqet nga Eurovizioni!". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2012. Marrë më 22 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ 43 shtete në Eurovizion. Rikthehet Mali i Zi!
  7. ^ "EBU rikthen mënyrën e mëparshme të votimit nga publiku". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2011. Marrë më 6 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Ndryshime të vogla në votime të Eurosong-ut!". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2011. Marrë më 6 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Eurovision Song Contest 2012 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale