Historiografia serbe (serbokroatisht: Српска историографија/Srpska istoriografija, serbisht: Српска историографија/Srpska istoriografija) i referohet historiografisë (metodologjisë së studimeve të historisë) të popullit serb që prej themelimit të shtetit serb. Zhvillimi mund të ndahet në katër faza kryesore: historiografia tradicionale, shkolla kritike e Ruvaracit, trashëgimia marksiste-komuniste dhe lëzja kombëtare serbe e ripërtërirë.[1]

250pxKont Gjorgje Brankoviq (v. 1711), shkrimtari i Slavo-Serbian Chronicles

Historiografia moderne serbe Redakto

Jovan Rajiç (1726-1801) ishte pararendësi i historiografisë moderne serbe,[2] për nga rëndësia i krahasueshëm me Nikolaj Karamzinin e historiografisë ruse.[3] Themelet e historiografisë kishtare serbe u hodhën nga peshkopi Nikodim Milash (1845-1915). Ilarion Ruvarac (1832-1905) konsiderohet themeluesi i shkollës kritike të historiografisë serbe.[4][5] Shkolla e Ruvaracit u përplas me atë të Panta Sreqkoviqit (1834-1903). [6] 

Historiografia kishtare serbe ka koinciduar me perspektivat nacionaliste të përfshira në historiografinë sekulare serbe.[7] Tradita e kishës ortodokse dhe historiografia e hershme serbe përmes poezisë popullore të bazuar në Betejën e Kosovës ndihmuan në kapërcimin e boshllëqeve dhe lidhjen e shtetit të vjetër serb dhe shtetit të ri.[8][9] Kombi dhe feja ishin të lidhura ngushtë brenda historisë nacionaliste serbe në fillim të shekullit të 19-të. [10] Historiografia patriotike i konsideronte serbët çlirimtarë të vëllezërve sllavë të jugut në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Nacionalistët serbë pohojnë se në historiografinë komuniste, serbët u shndërruan në shtypës, çetnikët e Luftës së Dytë Botërore u quajtën kolaboracionistë si ustashët, dhe masakrat ndaj serbëve u minimizuan.[11] Në Jugosllavinë pas Luftës së Dytë Botërore, historianët serbë pohonin se historitë e popujve të veçantë pas bashkimit nuk ekzistonin më, për dallim prej historianëve sllovenë dhe kroatë që pretendonin ndryshe.[12] Nga vitet e 50-ta e tutje, aktivitetet intelektuale kontrolloheshin më pak nga shteti dhe nga vitet e 60-ta u rishfaqën debatet mbi Luftën e Dytë Botërore duke kulminuar me më shumë vepra në vitet '80. [13]

Historiografia post-komuniste serbe (1980-sot) Redakto

Përgjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë, megjithëse Tito denoncoi ndjenjat nacionaliste në historiografi, këto tendenca i vazhduan akademikët kroatë dhe serbë, duke akuzuar njëri tjetrin për paraqitjen e gabuar të historive të njëri-tjetrit, veçanërisht në lidhje me aleancën kroate-naziste.[14] Në vitet '80 historiografia komuniste u vu në dyshim dhe filloi rehabilitimi i nacionalizmit serb nga historianët serbë.[15] Historianët dhe anëtarët e tjerë të inteligjencës që ishin pjesë e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU- Srpska Akademija Nauka i Umetnosti) dhe Shoqatës së Shkrimtarëve luajtën një rol të rëndësishëm në shpjegimin e narrativës së re historike.[16] [17] Procesi i shkrimit të një "historie të re serbe" u zhvillua paralelisht me mobilizimin etno-nacionalist të serbëve me qëllim të riorganizimit të Federatës Jugosllave. Katër nga faktorët dhe burimet që influencuan "historinë e re" janë:

  1. Ideologjia etno-nacionaliste serbe
  2. Nacionalizmi me origjinë nga historiografia e Kishës dhe nga Kisha Ortodokse
  3. Propaganda dhe mitet e emigrantëve serbë
  4. Studimet mbi gjenocidin dhe Holokaustin (për shkak të barazimit të serbëve me hebrenjtë, krimet kundër serbëve u panë si të barasvlefshme me Holokaustin)

Duke përdorur ide dhe koncepte nga historiografia e holokaustit, historianët serbë së bashku me krerët e kishës e aplikuan atë në Jugosllavinë e Luftës së Dytë Botërore duke barazuar serbët me hebrenjtë kurse kroatët me nazistët gjermanë.[18] Gjatë periudhës së Milosheviqit, regjimi i tij dhe historianët serbë i shihnin si të rëndësishëme viktimat serbe të Luftës së Dytë Botërore, për të siguruar mbështetje nga individë dhe organizata të shquara të hebrenjve jugosllavë, lidhur me idenë martirizimit të përbashkët serbo-hebre.[19] Kësodore disa hebrenj jugosllavë dhanë mbështetjen e tyre për historiografinë e re serbe. Në vitet '80, historianët serbë shkruan shumë vepra për konvertimin e dhunshëm të serbëve në katolicizëm në Kroacinë Ustashe përgjatë Luftës së Dytë Botërore.[20] Këto debate midis historianëve u bënë haptazi nacionaliste dhe depërtuan në mediat më të gjera.[21] Historianët në Beograd, të cilët gjatë viteve '80 kishin lidhje të ngushta me qeverinë, shpesh shkuan nëpër televizione gjatë mbrëmjeve për të diskutuar detajet e shpikura apo të vërteta rreth gjenocidit Ustash të kryer ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto diskutime patën efektin e deduksioneve teorike që shërbenin si pararendës për inxhinieringun etno-demografik që u zhvillua në Kroaci. [22] Gjatë kësaj kohe disa historianë të njohur serbë si Vasilije Krestiq dhe Milorad Ekmeçiq ishin në pararojë të lëvizjes nacionaliste. Në vitin 1986, Vasilije Krestiq, së bashku me historianin Radovan Samarxhiç ishin anëtarë të një komisioni që më vonë hartoi Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i cili fliste për një "gjenocid" që po kryej ndaj serbëve nga shqiptarët dhe kroatët në Jugosllavi.[23][24]

Gjatë viteve '80 dhe '90, fokusi kryesor i historisë nacionaliste ishte Kosova. Akademikët serbë si Dushan Batakoviç gjetën mbështetje bujare për botimin e veprave nacionaliste të cilat përktheheshin në gjuhë të huaja. Historianë të tjerë serbë si Dimitrije Bogdanoviq, Radovan Samarxhiq dhe Atanasije Urosheviq gjithashtu krijuan vepra të ngjashme mbi Kosovën. Megjithëse disa historianë serbë nuk përhapën pikëpamje nacionaliste, praktika e historisë brenda Serbisë është ndikuar nga kufizimet e vendosura mbi të nga nacionalizmi i sponsorizuar nga shteti. Fokusi i hulumtimit për historianët serbë është kufizuar në jetën e serbëve nën "Turqi" dhe vetëm disa historianë serbë mund të lexojnë dokumente osmane.[25] Kësodore, dokumentet e Habsburgëve janë përdorur ndonëse historianët serbë anashkalojnë korpusin e dëshmive lokale dhe të rëndësishme të bazuara në dokumentet osmane kur përpilojnë historinë kombëtare.[26]

Veprat e historianëve e etnografëve serbë që nga aspekti akademik ishin të vjetërsuara dhe politikisht të anshme, synimi i të cilave ishte justifikimi i ekspansionizmit serb, u ribotuan pas një shekulli. Këto vepra u lavdëruan nga historianët serbë, sepse i konsideronin ato pothuajse si burime primare për shkak të stilit të tyre arkaik dhe afërsisë me ngjarjet e përshkruara dhe kështu mbështetën ribotimin e tyre gjatë viteve '90.[27] Veprat dhe idetë e këtyre historianëve nacionalistë serbë të shekullit 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të u zgjeruan nga shkrimtarët në skenën letrare serbe gjatë viteve '90.[28] Kur shpërthyen luftërat në Jugosllavi, pjesa më e madhe e historianëve serbë u fokusuan në vuajtjet që serbët kishin pësuar në konfliktet e mëparshme për të theksuar persekutimin e tyre në të shkuarën, spastrimin etnik të serbëve dhe sulmet seksuale ndaj grave serbe.[29] Historianët serbë i justifikuan veprimet e regjimit të Millosheviqit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.[30]

Pak studiues serbë janë marrë në mënyrë kritike me literaturën e historiografisë serbe e cila bazohet në masë të madhe në mite.[31] Historiani Miodrag Popoviq, deklaroi se historia serbe në Perandorinë Osmane është e ndarë nga mitet që gjenden në poezinë popullore serbe, të cilat kanë shumë pikëpamje anti-islame dhe anti-turke.[32] Historiografia serbe në kohët e sotme ende mbetet politikisht sensitive.[33] Rënia e regjimit të Millosheviqit (2000) paralajmëroi përçarjet brenda inteligjencës lidhur me përballjen me të kaluarën, luftën e fundit dhe përgjegjësinë morale në Serbi. Midis historianëve liberalë, përpjekjet e tyre janë përqendruar në hedhjen poshtë të diskurseve nacionaliste të cilat janë të pranishme në media dhe në pikëpamjet e publikut. Pikëpamjet e tyre për shpërbërjen e Jugosllavisë bazohen në polarizimin e gjerë dhe në debatin masiv të përfshirë në debatin publik serb në lidhje me të kaluarën dhe si përgjigje ndaj fjalimeve nacionaliste të historianëve të lidhur me grupin nacional-patriotik. [34]

Temat Redakto

Historiografia serbe (shekulli i 19-të - sot) përmes historianëve serbë ka zhvilluar pozicione të ndryshme histriografike, pikëpamje dhe përfundime mbi tema që kanë të bëjnë me studimin e historisë dhe popullit serb. Prej tyre janë:

Periudha mesjetare dhe para pavarësisë Redakto

Në historiografinë serbe ka një divergjencë qëndrimesh në lidhje me ndikimin kulturor bizantin në Serbi, me disa historianë serbë që mbështesin pikëpamjen se ka pasur ndikim dhe të tjerë që e shohin atë si minimal.[35] Historianët serbë kanë pretenduar se vllehëtDalmaci gjatë Mesjetës së hershme ishin plotësisht të sllavishtizuar dhe si të tillë realisht ishin serbë.[36] Rivaliteti mes Princit Branimir (879-887) i cili zgjodhi Romën katolike para Konstandinopojës ortodokse, dhe Dukës Sedesllav (878-879), i cili favorizoi Konstandinopojën, përfundoi në ekzekutimin e këtij të fundit nga i pari. Në historiografinë e kishës serbe, Sedesllavi shihet si martir i kishës ortodokse dhe ngjitja e Branimit në pushtet interpretohet si katastrofike, e cila ndau dy popuj sllavë të cilët deri në atë kohë anonin drejt kishës ortodokse. Mbreti Zvonimir (1075-1089), një figurë që fuqizoi katolicizmin dhe përjashtoi ortodoksinë në Kroaci, shihet nga historianët e Kishës serbe si armik i fesë ortodokse.[37] Historianët serbë pohojnë se Kisha mesjetare boshnjake nuk ishte heretike por pjesë e kishës ortodokse.[38]

Historia serbe thekson një origjinë ortodokse serbe për boshnjakët të cilët interpretohet se kanë shkëputur lidhjet me atë trashëgimi etno-fetare pas konvertimit në islam dhe më vonë e kanë mohuar atë duke refuzuar pranimin e një identiteti serb.[39] [40] Ndërsa Beteja e Kosovës (1389) kundër forcave osmane muslimane është nxjerrë jashtë kontekstit të saj brenda historiografisë serbe. Kjo ngjarje është përdorur duke e vendosur atë në objektivin më të gjerë politik të Serbisë për të demonizuar boshnjakët myslimanë duke e asocuar kthimin e tyre në Islam me identitetin e pushtuesit osman.[41] Muslimanët boshnjakë brenda pjesës më të madhe të historiografisë nacionaliste serbe paraqiten si pasardhës të të sëmurëve mendorë, dembelë, skllevër, pronarë lakmitarë tokash, të burgosur, hajdutë, të dëbuar ose si serbë të hutuar dhe të mundur të cilët zgjodhën të ndiqnin fenë armike.[42] Historia serbe e mitologjizoi shfaqjen e Islamit brenda Ballkanit si rezultat i koercionit dhe devshirmes, në vend të të qenurit një fenomen i sinqertë dhe kompleks.[43] [44]

Historia serbe shpesh thekson se Patriarkana e Pejës u rivendos në vitin 1557 nga Mehmed Pashë Sokoloviqi, një vezir i madh nga Bosnja, i cili me origjinë ishte nga trashëgimia e krishterë orthodhokse dhe kështu në historinë serbe deklarohet serb, ndërsa një kushëri i tij u bë patriarku i parë.[45] Historianët serbë në historiografinë e tyre, për të demonstruar karakterin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë cituar se rajoni, pas nënshtrimit të tij ndaj Patriarkanës Ortodokse Serbe, pjesa më e madhe e tij u serbizua.[46] Në ndonjë historiografi serbe, kleri ortodoks i atribuohet sikur ka luajtur një rol udhëheqës ushtarak dhe ideologjik gjatë Kryengritjes së Parë Serbe (1804-1813).[47] Historia serbe i sheh serbët si pararojë të mbrojtjes së të krishterëve të Ballkanit. Kurora e Maleve, një poemë e shekullit të 19-të e shkruar nga Petar Petrović Njegoš, e cila përmban një tregim për muslimanët sllavë që refuzonin të konvertoheshin në krishterim e shoqëruar me masakrën e tyre, shihen brenda historiografisë serbe si pjesë e ideologjisë së çlirimit kombëtar nga sundimi osman.[48] Historiografia kritike serbe e sheh ngjarjen si mit pasi zakonet fisnore të Malit të Zi nuk lejonin që anëtarët e fisit të vriteshin. [49]

Pavarësia, Lufta e Parë Botërore dhe Jugosllavia mes dy luftërave Redakto

Që nga Kryengritja e Parë Serbe (1804), historianët serbë e kanë parë Ballkanin si një rajon me konflikte etnike të përhershme, kurse sipas tyre popujt e Ballkanit kanë qenë për shekuj me radhë kundër serbëve.[50] Në historiografinë serbe, "pakicat" janë paraqitur si të dyshimta, me prirje "natyrore" për rebelim, tradhti dhe mashtrim.[51] Në historiografinë serbe u bënë referenca për tradhtinë e myslimanëve dhe irredentizmin shqiptar që përkonte me fushata të reja për t'i dëbuar njerëzit nga Maqedonia dhe Kosova për në Turqi.[52]

Sipas historiografisë serbe, rusët dhe serbët kanë një marrëdhënie të veçantë të shprehur përmes sllavofilizmit dhe pan-sllavizmit dhe të dy popujt janë pjesë e një "vëllazërie" sllave. Në fillim të shekullit të 20-të, historiografia serbe në tekstet gjeografike kishte tendencën për t'i shërbyer qëllimit politik të Serbisë së Madhe duke konsideruar pjesën më të madhe të tokave ballkanike sllave si të banuara nga serbët, derisa ideja e jugosllavizmit gradualisht i mënjanoi këto pikëpamje.[53] Historiografia patriotike serbe i portretizon serbët gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918) si çlirimtarë të vëllezërve sllavë të jugut nga shtypja e huaj.[54] Historianët serbë i kanë parë Luftërat Ballkanike (1912-1913) kryesisht si një rast i ekspansionit të shtetit serb.[55] Lidhur me bashkimin e Malit të Zi me Serbinë pas Luftës së Dytë Botërore, historianët serbë krahas atyre malazezë u përpoqën të analizonin në mënyrë kritike ngjarjet megjithëse u penguan nga shqetësimet politike dhe paragjykimet ideologjike të epokës jugosllave. Vetëm kohëve të fundit disa historianë serbë dhe malazezë me më pak bagazhe ideologjike janë përpjekur të ballafaqohen me këto ngjarje.[56] Historianët serbë pohojnë se gjatë periudhës së Luftërave Ballkanike nuk ekzistonte një komb maqedon kurse sllavët lokalë ishin serbë ose bullgarë.[57] [58]

Vrasësi Gavrillo Princip i cili në Sarajevë (1914) vrau arqidukën Franz Ferdinand nga historianët serbë shihet si hero.[59] Shumica e historianëve serbë e shohin Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë (Fuqitë Qendrore) si nxitëse të Luftës së Parë Botërore ndërsa veprimet e Mlada Bosnës paraqiten si autonome dhe jo të varura nga qarqet qeveritare serbe. Roli i Perandorisë Ruse dhe qëndrimi që mori në prag të luftës portretizohet në mënyrë të favorshme brenda historiografisë serbe. [60]

Disa historianë serbë janë të mendimit se ideologjia e jugosllavizmit dhe krijimi i banovinave dobësoi identitetin serb. Të tjerë historianë serbë kanë pohuar të kundërtën, se banovinat e forconin Jugosllavinë duke i bërë serbët grupin dominues në gjashtë prej tyre.[61] Veprimet e serbëve në Jugosllavinë e midis dy luftërave portretizohen në historiografinë nacionaliste serbe se kishin natyrë mbrojtëse dhe kishin qëllim për të mbrojtur shtetin nga separatizmi kroat i cili fajësohet për sistemin parlamentar të paqëndrueshëm në mes dy luftërave.[62]

Lufta e Dytë Botërore Redakto

Çetnikët së bashku me Ustashët u demonizuan nga historiografia e epokës së Titos. Në vitet '80, historianët serbë filluan procesin e rishqyrtimit të narrativës si u tregua Lufta e Dytë Botërore në Jugosllavi, dhe kjo u shoqërua me rehabilitimin e udhëheqësit çetnik Drazha Mihailoviq.[63] [64] Monografitë mbi Mihailoviqin dhe lëvizjen çetnike u shkruan në fund të viteve '90 nga disa historianë të rinj të cilët ishin ideologjikisht të afërt me ta.[65] Duke qenë të preokupuar me epokën, historianët serbë kanë kërkuar që të përligjin historinë çetnike duke portretizuar çetnikët si luftëtarë të drejtë të lirisë të cilët luftonin nazistët. Por në të njëjtën kohë hiqeshin nga librat e historisë aleancat e paqarta të çetnikëve me italianët dhe gjermanët.[66] [67] [68] [69] Ndërsa krimet e kryera nga çetnikët ndaj kroatëve dhe muslimanëve, historiografia serbe i "mbuluon në heshtje". Gjatë epokës së Millosheviqit, historia serbe u falsifikua për të errësuar rolin që kolaboracionistët serbë Milan Nediq dhe Dimitrije Ljotiç luajtën në spastrimin e bashkësisë hebraike të Serbisë, duke i vrarë ata brenda vendit ose duke i dëbuar ata në kampet e përqendrimit të Europës Lindore.[19]

Çështja e viktimave serbe të Luftës së Dytë Botërore është debatuar fort që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Për historiografinë serbe, dokumentimi i krimeve naziste dhe ustashe kundër romëve, hebrenjve dhe serbëve kishte prioritet.[70] Për historianët serbë, Shteti i Pavarur i Kroacisë («Nezavisna Država Hrvatska») ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra serbëve nëpër zonat rurale dhe në kampet e përqendrimit si ai i Jasenovacit.[71] [72] Gjatë viteve '80 dhe '90, çështja e viktimave civile të Luftës së Dytë Botërore u bë subjekt i grindjeve dhe manipulimit nga kroatët dhe serbët.[73] Historianët dhe politikanët serbë, shpesh i ekzagjeruan shifrat e të vrarëve në Jasenovac për të përhapur frikë në masat e popullatës serbe gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.[74]

Historiografia në kohën e Jugosllavisë së Titos kishte paraqitur Shtetin e Pavarur të Kroacisë (NDH) si një imponim të pushtuesve nazistë dhe një devijim brenda historisë së kroatëve. Nga mesi i viteve '80 ky portretizëm u sfidua nga historianët serbë. Ata pretenduan se Shteti i Pavarur i Kroacisë ishte një entitet i mirëorganizuar që kreu gjenocid ndaj serbëve, i cili kishte qenë duke u përgatitur në Kroaci prej disa shekujsh. Gjatë viteve '80, Vatikani u bë fokus i historiografisë serbe. Papët u përshkruan si anti-serbë, si thelbësorë në rënien e Jugosllavisë mbretërore dhe si pjesëmarrës në gjenocidin ndaj serbëve që u krye brenda Shtetit të Pavarur të Kroacisë. Historiografia e re serbe e viteve '80, në të cilën kontribuan historianët laikë dhe të kishës, theksonte rolin e fesë si burim kryesor i armiqësive serbo-kroate. Kisha Katolike Romake u portretizua si bartëse kryesore e urrejtjes që frymëzoi idenë e gjenocidit ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.[15] Në veprat e historianëve serbë, Vatikani lidhet me një komplot të përsëritur kroat për të shkatërruar Serbinë.[13] Duke përdorur analogji nga roli historik i Vatikanit në Ballkan, historianët serbë pohuan se Vatikani nuk i kuptoi implikimet e zgjimit të shqiptaro-mysliman në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Jugosllavisë. [75]

Midis historianëve serbë që fokusohen në Luftën e Dytë Botërore, ata e interpretojnë lëvizjen balliste shqiptare si "anti-jugosllave" ose "kundër revolucionare". Ndërsa Konferenca e Bujanit (1943) konsiderohet si kundërvënie ndaj luftës antifashiste për shkak të këmbënguljes së komunistëve shqiptarë në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në përfundimin e luftës. [76] Ndonëse Tito ishte kundër një bashkimi të tillë, në vitet '80 historianët serbë ia zinin Titos për të madhe Bujanin. [77] Brenda Jugosllavisë deri në vitet '90, historiografia serbe lartësoi ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë nga Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore.[78]

Kosova Redakto

Në historiografinë serbe Car Llazari, një figurë që bashkoi forcat serbe në Betejën e Kosovës (1389) për të luftuar osmanët, portretizohet si martir i bekuar.[79] Në përvjetorin e Betejës së Kosovës në fund të viteve '80, dy historianë serbë pas një analize kritike hisotriografike, arritën në mënyrë të pavarur në të njëjtin përundim se Vuk Brankoviqi gjatë betejës në Kosovë nuk kishte qenë tradhtar, zbulim ky që konsiderohet gur kilometrik i rëndësishëm për historiografinë serbe.[80] Nga historianët serbë që kanë pranuar mitologjinë serbe, Beteja e Kosovës shihet si beteja kryesore që i tejkalon të gjitha betejat e tjera dhe për disa prej tyre është parë si një ide historike e cila ndihmon kombin të lidhet me një të kaluar reale historike.[81] [82] [83] Historianët serbë deri në fund të viteve '40 ende e portretizonin Betejën e Kosovës si një "fitore" të serbëve mbi turqit osmanë.[84] Historia serbe pohon se që nga Beteja e Kosovës e tutje, serbët kanë përjetuar shekuj të shtypjes nga Perandoria muslimano-osmane dhe ata kanë luftuar për ta rikthyer perandorinë mesjetare serbe.[85] Miti i Kosovës ka ende ndikim në historiografinë serbe, meqenëse theksohet martirizimi dhe vuajtja serbe krahas konfliktit dhe papajtueshmërisë midis krishtërimit dhe islamit. Për historiografinë serbe, Beteja e Kosovës është ngjarja historike që legjitimon pretendimin e tyre mbi karakterin serb të Kosovës.[86]

 
Serbët duke kaluar lumin për në Austri, 1690.

Disa historianë serbë mohojnë se një dokument i lëshuar më 6 prill 1690 nga perandori austriak i referohej një "ftese" për serbët që të vendoseshin në Hungari.[87] Vendosja e serbëve në fushën e Panonisë shihet nga historiografia serbe si rezultat i një eksodi kataklizmik nga Kosova i ndodhur në vitin 1690, i quajtur Migrimi i Madh (Velika Seoba), pasi serbët e Kosovës u rebeluan dhe iu bashkuan forcave Habsburge që luftonin osmanët.[88] Historianët serbë konsiderojnë se migrimi serb ka ndodhur në një shkallë gjigante.[89]

Historianët serbë shpesh kanë trajtuar historinë shqiptare në një qasje të ngushtë nacionaliste.[90] Historianët serbë kundërshtojnë idenë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë dhe janë vendosur në rajon para sllavëve, ndërsa pretendojnë se prania e shqiptarëve në Ballkan fillon nga shekulli i 11-të.[91] Shumica e historiografisë bashkëkohore serbe paraqet një situatë të marrëdhënieve konfliktuale mes serbëve dhe shqiptarëve pasi këta të fundit u konvertuan në Islam.[92] Studimet mbi Kosovën kanë përfshirë gjithashtu defterët osmanë të cilët kanë zbuluar përbërjen etnike të disa vendbanimevetë Kosovës në shekullin 15, megjithatë si homologët e tyre shqiptarë, historianët serbë duke përdorur këto shënime kanë provuar pak. [93]

Historiografia serbe nuk e mbështet argumentin shqiptar se paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës ishin autoktonë në Kosovë. Në vend të kësaj, historianët nacionalistë serbë, praninë e shqiptarëve të Kosovës dhe mbizotërimin e tyre në rajon ia atribuojnë një numri shkaqesh si: ardhja e tyre nga Shqipëria në Kosovë pas pushtimit osman, Lufta austro-osmane që çoi në migrimin e serbëve drejt veriut më 1690 dhe mbushjen e Kosovës me shqiptarë, asimilimi i serbëve lokalë në shqiptarë etj.[94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] Historia kombëtare serbe e sheh praninë e shqiptarëve në Kosovë, jo vetëm si emigrantë të vonshëm por edhe si prani e cila mbështeti fuqishëm dhe e përforcoi sundimin osman me qëllim që të shfaroste serbët dhe të impononte kontrollin musliman.[102]

Shumë historianë serbë nuk pranojnë që gjatë periudhës osmane familjet shqiptare kanë ndihmuar për të ruajtur manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë. Në vend të kësaj, ata pretendojnë se shqiptarët mbanin poste ushtarake dhe administrative në Perandorinë Osmane dhe duhet të fajësohen po aq sa turqit për trazirat që i detyruan serbët të shpërnguleshin drejt veriut më 1690 dhe më 1734.[103]

Serbia e pavarur Redakto

Historiografia serbe mban qëndrimin se fuqitë perëndimore gjithmonë kanë pasur Serbinë cak për sulm.[104]

Shih edhe Redakto

  • Enciklopedia e Historiografisë Serbe (1997)
  • Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve

Leximi më tej Redakto

Librat

Referime Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Woolf 2014, f. 825.
  2. ^ Lucian Boia (1 janar 1989). Great Historians from Antiquity to 1800: An International Dictionary. Greenwood Press. fq. 343. ISBN 978-0-313-24517-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ University of Colorado (1956). Journal of Central European Affairs. Vëll. 16. Boulder, Colorado: University of Colorado. fq. 23. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Serbian Studies. Vëll. 45. North American Society for Serbian Studies. 1986. fq. 180. Among these historians he points out the significance of Jovan Rajic (1726–1801) and Ilarion Ruvarac (1832–1905). The former indeed "stood on the threshold between the enlightenment and the age of romanticism" and later, as the principal representative and founder of the critical school of Serbian historiography, took "the first relatively objective look at ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Matthew Anthony Fitzsimons; Alfred George Pundt; Charles E. Nowell (1967). The development of historiography. Kennikat Press. fq. 348. Ruvarac (1832–1905) belonged to the rigidly scientific, relentlessly analytic school of historiography which held that the sources must be ... the school of Ruvarac triumphed in the end, and by the early 1880's Serbian historiography was definitely founded in ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Philip Lawrence Harriman; Massimo Salvadori (1953). Contemporary Social Science. Stackpole Company. fq. 255. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Perica 2002, p. 72.
  8. ^ Velikonja, Mitja (2003). Religious separation and political intolerance in Bosnia-Herzegovina. Texas A&M University Press. fq. 95. ISBN 978-1-60344-724-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Bennett, Matthew (2004). "The Kosovo Liberation Army". përmbledhur nga Bennett, Matthew; Latawski, Paul (red.). Exile armies. Springer. fq. 160. ISBN 978-0-230-52245-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Deringil, Selim (2012). Conversion and apostasy in the late Ottoman Empire. Cambridge University Press. fq. 6. ISBN 978-1-139-51048-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ A. Pavkovic (8 janar 2016). The Fragmentation of Yugoslavia: Nationalism and War in the Balkans. Springer. fq. 88–. ISBN 978-0-230-28584-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Klemenčič, Matjaž; Žagar, Mitja (2004). The former Yugoslavia's diverse peoples: A reference sourcebook. Abc-Clio. fq. 99. ISBN 978-1-57607-294-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b Cox, John K. (2002). The history of Serbia. Greenwood Publishing Group. fq. 118. ISBN 978-0-313-31290-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kolander, Patricia (1999). ""Malevolent Partnership of Blatant Opportunism?" Croat-German Relations, 1919–1941". përmbledhur nga Bullivant, Keith; Giles, Geoffrey J.; Pape, Walter (red.). Germany and Eastern Europe: Cultural identities and cultural differences. Rodopi. fq. 267. ISBN 978-90-420-0678-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b Perica 2002, p. 147.
  16. ^ Ramet 2002, p. 19.
  17. ^ Ramet, Sabrina P. (2006). The three Yugoslavias: State-building and legitimation, 1918–2005. Indiana University Press. fq. 322. ISBN 978-0-253-34656-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Perica 2002, p. 150.
  19. ^ a b Perica 2002, p. 151.
  20. ^ Aleksov 2007, p. 106.
  21. ^ Brunnbauer, Ulf (2011). "Historical Writing in the Balkans". përmbledhur nga Woolf, Daniel; Schneider, Axel (red.). The Oxford History of Historical Writing: Volume 5: Historical Writing Since 1945. Oxford University Press. fq. 364. ISBN 978-0-19-922599-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Stojanović 2011, p. 221.
  23. ^ Armour, Ian D. (2014). Apple of Discord: The" Hungarian Factor" in Austro-Serbian Relations, 1867–1881. Purdue University Press. fq. xvii. ISBN 978-1-55753-683-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Ramet 2002, pp. 19–20.
  25. ^ Anscombe 2006, p. 761. "Even if some Serbian historians have not promoted a consciously nationalistic view, history as practised in Serbia has observed the constraints imposed by state-sponsored nationalism. As suggested in Part I, nation-building states in former Ottoman territories have used their influence over education, support for and dissemination of research, and the media to draw implicit, and sometimes explicit, boundaries for acceptable historical interpretation. Minor variations on the established narrative may be allowed, but even less overtly ideological historians remain chroniclers of the nation. As in most other post-Ottoman states, few historians in Serbia are able to read Ottoman texts: the focus of their research is confined to Serbs and Serbian lands under 'the Turks'. In the 1980s and 1990s, overtly nationalist Serbian scholars such as Dušan Bataković received the most generous support for the publication of their work. [2] The focus of much of such nationalist history was Kosovo. Footnote: [2] Bataković wrote a series of nationalist works on Kosovo, of which several (The Kosovo Chronicles [Belgrade, 1992] and Kosovo, la spirals de la haine [Paris, 1993]) have been translated into other languages. Many similar works have not been translated: e.g., Kosovo i Metohija u srpskoj istoriji, ed. R. Samardžic (Belgrade, 1989); D. Bogdanović, Knjiga o Kosovu (Belgrade, 1985); and A. Urošević, Etnički procesi na Kosovu tokom turske vladavine (Belgrade, 1987)."
  26. ^ Anscombe 2006, p. 771. "Malcolm, like the historians of Serbia and Yugoslavia who ignore his findings, overlooks the most valuable indigenous evidence. Unwillingness to consider Ottoman evidence when constructing national history is exemplified by the Serbian historians who commemorated the three-hundredth anniversary of the great migration by compiling a compendium of previously unpublished references to Serbs in contemporary documents, all of them Habsburg in origin and none of them Ottoman."
  27. ^ Aleksov 2007, p. 96. "The works of these historians and ethnographers, while scholarly obsolete and politically biased in their aim to justify Serbian expansionism, have nevertheless been revived almost a century later, and many of them went to a second edition in the 1990s. Serbian historians who praised them and advocated their reprinting in the 1990s treated them as if they were almost primary sources because of their archaic style and alleged proximity to events they described."
  28. ^ Hašimbegović, Elma; Gavrilović, Darko (2011). "Ethnogensis Myths". përmbledhur nga Bosković, Aleksandar; Dević, Ana; Hašimbegović, Elma; Ljubojević, Ana; Velikonja, Mitja (red.). Political Myths in the Former Yugoslavia and Successor States. Institute for Historical Justice and Reconciliation. fq. 21. ISBN 978-90-8979-067-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  29. ^ Bokovoy, Melissa (2012). "Gender and Reframing of World War I in Serbia during the 1980s and 1990s". përmbledhur nga Regulska, Joanna; Smith, Bonnie G. (red.). Women and gender in postwar Europe: From cold war to European Union. Routledge. fq. 183. ISBN 978-1-136-45480-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Bieber & Galijaš 2016, p. 117
  31. ^ Karić 2011, p. 739. "In all fairness, it should be mentioned that there are a few Serbian scholars who have unmasked those works of Serbian historiography that relied heavily upon myth."
  32. ^ Karić 2011, p. 739.
  33. ^ Feldman, Matthew; Turda, Marius (2008). "'Clerical Fascism' in Interwar Europe: An introduction". përmbledhur nga Feldman, Matthew; Turda, Marius; Georgescu, Tudor (red.). Clerical fascism in interwar Europe. Routledge. fq. 36. ISBN 978-1-317-96899-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Bieber & Galijaš 2016, p. 120.
  35. ^ Mishkova, Diana (2015). "The afterlife of a Commonwealth: Narratives of Byzantium in the National Historiographies of Greece, Bulgaria, Serbia and Romania". përmbledhur nga Daskalov, Roumen; Vezenkov, Alexander (red.). Entangled Histories of the Balkans-Volume Three: Shared Pasts, Disputed Legacies. Brill. fq. 200. ISBN 978-90-04-29036-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Judah, Tim (2000). The Serbs: History, myth, and the destruction of Yugoslavia. Yale University Press. fq. 11. ISBN 978-0-300-08507-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Perica 2002, p. 65.
  38. ^ Bringa, Tone (1995). Being Muslim the Bosnian way: Identity and community in a central Bosnian village. Princeton University Press. fq. 15. ISBN 978-0-691-00175-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Bieber, Florian (2006). Post-War Bosnia: Ethnicity, Inequality and Public Sector Governance. Palgrave Macmillan. fq. 5. ISBN 978-0-230-50137-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Mekić, Sejad (2016). A Muslim Reformist in Communist Yugoslavia: The Life and Thought of Husein Đozo. Routledge. fq. 17. ISBN 978-0-230-50137-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Keles, Fethi (2008). "Bridging the macro with the micro in conflict analysis: Structural simplification as a heuristic device". përmbledhur nga Fleishman, Rachel; O'Leary, Rosemary; Gerard, Catherine (red.). Pushing the Boundaries: New Frontiers in Conflict Resolution and Collaboration. Emerald Group Publishing. fq. 65. ISBN 978-1-84855-291-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Alibašić, Ahmet (2014). "Bosnia and Herzegovina". përmbledhur nga Cesari, Jocelyne (red.). The Oxford Handbook of European Islam. Oxford: Oxford University Press. fq. 431. ISBN 978-0-19-102640-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Ingrao, Charles W. (2009). Confronting the Yugoslav Controversies: A Scholars' Initiative. Purdue University Press. fq. 110. ISBN 978-1-55753-533-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Aleksov 2007, p. 100.
  45. ^ Anscombe 2006, p. 765. "Serbian history makes much of the fact that the re-establishment of the patriarchate of Peć in 1557 was attributable to Sokollu Mehmed Pasha, by origin an Orthodox Christian from Bosnia (and thus claimed as a member of the nation in Serbian history), and grand vizier late in the reign of Sultan Suleyman I ('The Magnificent') and early in that of his successor, Selim II. One of Mehmed's relatives became the first patriarch."
  46. ^ Guibal, Barbara; Hulak, Florence (2004). "La Bosnie-Herzégovine Et Ses Frontières". Cités. 2 (18): 166. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Lampe, John R. (1995). "Nationalism in Former Yugoslavia". përmbledhur nga Latawski, Paul (red.). Contemporary Nationalism in East Central Europe. St Martin's Press. fq. 147. ISBN 978-1-349-23809-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Karpat, Kemal H. (2001). The politicization of Islam: Reconstructing identity, state, faith, and community in the late Ottoman state. Oxford University Press. fq. 179. ISBN 978-0-19-513618-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Vujačić, Veljko (2015). Nationalism, Myth, and the State in Russia and Serbia. Cambridge University Press. fq. 135. ISBN 978-1-107-07408-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Karić 2011, p. 738.
  51. ^ Blumi, Isa (2012). Foundations of Modernity: Human Agency and the Imperial State. Routledge. fq. 190. ISBN 978-0-415-88464-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Blumi, Isa (2013). Ottoman refugees, 1878–1939: Migration in a Post-Imperial World. A&C Black. fq. 230. ISBN 978-1-4725-1538-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Segesten, Anamaria Dutceac (2011). Myth, identity, and conflict: A comparative analysis of Romanian and Serbian textbooks. Lexington Books. fq. 48. ISBN 978-1-109-19838-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  54. ^ Pavković, Aleksandar (2000). The fragmentation of Yugoslavia: Nationalism and war in the Balkans. Palgrave Macmillan. fq. 88. ISBN 978-0-230-28584-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Troch, Pieter (2015). Nationalism and Yugoslavia: Education, Yugoslavism and the Balkans before World War II. Pieter Troch. fq. 91. ISBN 978-0-85773-768-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ Pavlović, Srdja (2008). Balkan Anschluss: The annexation of Montenegro and the creation of the common South Slavic state. Purdue University Press. fq. 13. ISBN 978-1-55753-465-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ Despot, Igor (2012). The Balkan Wars in the Eyes of the Warring Parties: Perceptions and Interpretations. iUniverse. fq. 243. ISBN 978-1-4759-4703-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Detrez, Raymond (2003). "The right to self determination and Secession in Yugoslavia: A Hornets Nest of Inconsistencies". përmbledhur nga Coppieters, Bruno; Sakwa, Richard (red.). Contextualizing secession: Normative studies in comparative perspective. Oxford University Press. fq. 125. ISBN 978-0-19-925871-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Stojanović 2011, p. 230.
  60. ^ Petrovskaya, Oksana (2015). "The origins of the First World War in the modern historiography of Post Communist Eastern Europe". përmbledhur nga Biagini, Antonello; Motta, Giovanna (red.). The First World War: Analysis and Interpretation, Volume 1. Cambridge Scholars Publishing. fq. 37. ISBN 978-1-4438-8186-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Nielsen, Christian Axboe (2014). Making Yugoslavs: Identity in King Aleksandar's Yugoslavia. University of Toronto Press. fq. 107. ISBN 978-1-4426-2750-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ Biondich, Mark (2008). "The historical legacy: The evolution of interwar Yugoslav Politics, 1918–1941". përmbledhur nga Cohen, Lenard J.; Dragović-Soso, Jasna (red.). State collapse in South-Eastern Europe: New perspectives on Yugoslavia's disintegration. Purdue University Press. fq. 45. ISBN 978-1-55753-460-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ Emmert, Thomas; Ingrao, Charles (2013). Conflict in Southeastern Europe at the End of the Twentieth Century: A" Scholars' Initiative" Assesses Some of the Controversies. Routledge. fq. 42. ISBN 978-1-317-97016-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ Drapac, Vesna (2014). "Catholic resistance and collaboration in the Second World War: From Master Narrative to Practical Application". përmbledhur nga Rutar, Sabine (red.). Beyond the Balkans: Towards an Inclusive History of Southeastern Europe. LIT Verlag. fq. 282. ISBN 978-3-643-10658-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Stojanović, Dubravka (2011). Ramet, Sabrina; Listhaug, Ole (red.). Serbia and the Serbs in World War Two. Springer. fq. 249. ISBN 978-0-230-34781-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ MacDonald, David Bruce (2003). Balkan Holocausts?: Serbian and Croatian victim centred propaganda and the war in Yugoslavia. Manchester University Press. fq. 138. ISBN 978-0-7190-6467-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ Ramet, Sabrina P. (2005). Serbia since 1989: Politics and Society under Milopevic and After. University of Washington Press. fq. 129. ISBN 978-0-295-80207-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ Subotic, Jelena (2015). "The Mythologizing of Communist Violence". përmbledhur nga Stan, Lavinia; Nedelsky, Nadya (red.). Post-communist Transitional Justice: Lessons from Twenty-five Years of Experience. Cambridge University Press. fq. 201. ISBN 978-1-107-06556-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ Finney, Patrick (2010). "Land of Ghosts: Memories of War in the Balkans". përmbledhur nga Buckley, John; Kassimeris, George (red.). The Ashgate research companion to modern warfare. Routledge. fq. 353. ISBN 978-1-4094-9953-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ Bećirević 2014, p. 46.
  71. ^ Tomasevich, Jozo (2001). War and Revolution in Yugoslavia: 1941–1945. Stanford University Press. fq. 718. ISBN 978-0-8047-7924-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ Watson, Rubie S. (1999). Memory, History and Opposition: Under State Socialism. James Currey Publishers. fq. 177. ISBN 978-0-85255-902-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ Lukic, Reneo; Lynch, Allen (1996). Europe from the Balkans to the Urals: The disintegration of Yugoslavia and the Soviet Union. Oxford University Press. fq. 35. ISBN 978-0-19-829200-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ Stone, Dan (2010). "Genocide and Memory". përmbledhur nga Bloxham, Donald; Moses, A. Dirk (red.). The Oxford handbook of Genocide Studies. Oxford University Press. fq. 109. ISBN 978-0-19-161361-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ Perica, Vjekoslav (2006). "The politics of ambivalence: Europeanization and the Serbian Orthodox Church". përmbledhur nga Byrnes, Timothy A.; Katzenstein, Peter J. (red.). Religion in an expanding Europe. Cambridge University Press. fq. 181. ISBN 978-1-139-45094-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ Ramet, Sabrina P. (2001). Buckley, Mary; Cummings, Sally (red.). Kosovo: Perceptions of war and its aftermath. A&C Black. fq. 32. ISBN 978-0-8264-5669-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ Lampe, John R. (2000). Yugoslavia as history: Twice there was a country. Cambridge University Press. fq. 228. ISBN 978-0-521-77401-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ Çeku, Ethem (2015). Kosovo and Diplomacy since World War II: Yugoslavia, Albania and the Path to Kosovan Independence. I.B.Tauris. fq. 42. ISBN 978-0-85773-953-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ Galbreath, David J. (2007). The organization for security and co-operation in Europe (OSCE). Routledge. fq. 83. ISBN 978-1-134-13353-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ Popov, Nebojša (2000). The road to war in Serbia: Trauma and catharsis. Central European University Press. fq. 205. ISBN 978-963-9116-56-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ Karić 2011, p. 739. "While for the Ottoman the battle of Kosovo was one among many battles, for Serbian historians who accepted Serbian mythology, this battle is the key battle, the battle of all battles."
  82. ^ Daskalovski, Židas (2003). "Claims to Kosovo: Nationalism and Self-determination". përmbledhur nga Bieber, Florian; Daskalovski, Židas (red.). Understanding the war in Kosovo. Psychology Press. fq. 13. ISBN 978-0-7146-5391-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ Fleming, Colin M. (2016). Clausewitz's Timeless Trinity: A Framework For Modern War. Routledge. fq. 87. ISBN 978-1-317-16522-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ Ramet, Sabrina P. (1998). Eastern Europe: Politics, culture, and society since 1939. Indiana University Press. fq. 173. ISBN 978-0-253-21256-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  85. ^ Gort, Jerald D.; Jansen, Henry; Vroom, Hendrik M. (2002). Religion, conflict and reconciliation: Multifaith ideals and realities. Rodopi. fq. 345. ISBN 978-90-420-1166-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  86. ^ Hjärpe, Jan (2013). "Historiography and Islamic Vocabulary in War and Peace: A Memento for conflict resolution in the Muslim World". përmbledhur nga Fry, Douglas P.; Björkqvist, Kaj (red.). Cultural variation in conflict resolution: Alternatives to violence. Psychology Press. fq. 116. ISBN 978-1-135-80883-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  87. ^ Ramet, Sabrina P. (2005). Thinking about Yugoslavia: Scholarly debates about the Yugoslav breakup and the wars in Bosnia and Kosovo. Cambridge University Press. fq. 206. ISBN 978-0-521-61690-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ Anzulovic, Branimir (1999). Heavenly Serbia: From myth to genocide. NYU Press. fq. 70. ISBN 978-0-8147-0671-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  89. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo: A short history. London: Macmillan. fq. 140. ISBN 978-0-333-66612-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ Magaš, Branka (1993). The destruction of Yugoslavia: Tracking the break-up 1980–92. Verso. fq. 47. ISBN 978-0-86091-593-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  91. ^ Muhić, Maja (2011). "The paradox of the Solution: The impact of the Kosovo question on Macedonia". përmbledhur nga Hudson, Robert; Bowman, Glenn (red.). After Yugoslavia: Identities and politics within the successor states. Palgrave Macmillan. fq. 81. ISBN 978-0-230-20131-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  92. ^ Duijzings, Gerlachlus (2000). Religion and the politics of identity in Kosovo. Hurst & Company. fq. 8–9. ISBN 978-1-85065-431-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  93. ^ Anscombe 2006, p. 785. "While the ethnic roots of some settlements can be determined from the Ottoman records, Serbian and Albanian historians have at times read too much into them in their running dispute over the ethnic history of early Ottoman Kosovo. Their attempts to use early Ottoman provincial surveys (tahrir defterleri) to gauge the ethnic make-up of the population in the fifteenth century have proved little."
  94. ^ Banac, Ivo (1988). The national question in Yugoslavia: Origins, history, politics. Cornell University Press. fq. 294–295. ISBN 978-0-8014-9493-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  95. ^ Winnifrith, Tom (1992). Perspectives on Albania. Springer. fq. 8. ISBN 978-1-349-22050-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ Pavlakovic, Vjeran; Ramet, Sabrina Petra (2004). "Albanian and Serb rivalry in Kosovo: Realist and universalist perspectives on sovereignty". përmbledhur nga Bahcheli, Tozun; Bartmann, Barry; Srebrnik, Henry (red.). De facto states: The quest for sovereignty. Routledge. fq. 79. ISBN 978-1-135-77121-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ Bideleux, Robert; Jeffries, Ian (2007). The Balkans: a post-communist history. Routledge. fq. 516. ISBN 978-1-134-58328-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  98. ^ Janssens, Jelle (2015). State-building in Kosovo. A plural policing perspective. Maklu. fq. 50. ISBN 978-90-466-0749-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  99. ^ Schwartz, Stephen (2000). Kosovo: Background to a war. Anthem Press. fq. 45. ISBN 978-1-898855-56-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  100. ^ Janjetović, Zoran (2000). "From Foe to Friend and back. Albanians in Serbian History Textbooks 1918–2000". Balkanologie. 4 (1/2). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) para. 7.
  101. ^ Malcolm, Noel (2006). "Is it true that Albanians in Kosova are not Albanians, but descendants from Albanianized Serbs?". përmbledhur nga Di Lellio, Anna (red.). The case for Kosova: Passage to independence. Anthem Press. fq. 20. ISBN 978-0-85728-712-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  102. ^ Anscombe 2006, pp. 769–770. "According to Serbian national history, Kosovo's Serbs rose up to join the advancing Habsburgs in the struggle to drive out the Ottomans. When the Habsburg army withdrew, 37,000 Serbian families left with them, or fled ahead of the reconquering Ottoman horde, in answer to an 'invitation' from the Emperor Leopold I to settle in Hungary. Their places in Kosovo were taken by Albanians, deported or encouraged to migrate from northern Albania by the Ottomans to ensure the permanent displacement of the rebellious Serbs. Catholics among the Albanians soon converted to Islam and the settlers became staunch supporters of the Ottoman regime. Thus, Kosovo's Albanians are relatively recent immigrants, settled by the state to displace Serbs and to buttress Muslim rule."
  103. ^ Udovički, Jasminka (2000). "The bonds and the fault lines". përmbledhur nga Udovički, Jasminka; Ridgeway, James (red.). Burn this house: The making and unmaking of Yugoslavia. Duke University Press. fq. 29. ISBN 978-0-8223-2590-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  104. ^ Gilberg, Trond (2000). ""Yugoslav" Nationalism at the End of the Twentieth Century". përmbledhur nga Suryadinata, Leo (red.). Nationalism and globalization: East and West. Institute of Southeast Asian Studies. fq. 7. ISBN 978-981-230-073-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)