Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (shkurt: Jugosllavia), ka qenë shteti jugosllav në Evropën Juglindore që ekzistoi prej themelimit të vet pas Luftës së Dytë Botërore deri në shpërbërjen e vet më 1992 përmes Luftërave Jugosllave.
1945–1992 | |||||||||||||||||||
Parimi: Bratstvo i jedinstvo Братство и јединство "Vëllazëria dhe uniteti" | |||||||||||||||||||
Himni: "Hej, Slaveni" Хеј, Словени "Hej, Sllavët" | |||||||||||||||||||
![]() Harta e Evropës në 1989, duke treguar Jugosllavinë të theksuar me gjelbër | |||||||||||||||||||
Kryeqyteti | Beogradi | ||||||||||||||||||
Qyteti më i madh | Belgrade | ||||||||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Serbokroacisht Sllovenisht Maqedonisht | ||||||||||||||||||
Nofka | Yugoslav Yugoslavian | ||||||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Federalizm, Marksizëm–Leninizmi, shtet socialist (1945–1948) Federalilzm, Titoizm, Shtet socialist (1948–1990) Federalizm, parlamentarë, shtet socialist (1990–1992) | ||||||||||||||||||
Presidenti | |||||||||||||||||||
• 1945–1953 (i pari) | Ivan Ribar | ||||||||||||||||||
• 1953–1980 | Josip Broz Tito | ||||||||||||||||||
• 1991 (i funit) | Stjepan Mesić | ||||||||||||||||||
Kryeministri | |||||||||||||||||||
• 1945–1963 (i pari) | Josip Broz Tito | ||||||||||||||||||
• 1989–1991 (i funit) | Ante Marković | ||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm | |||||||||||||||||||
• 1945–1980 (i pari) | Josip Broz Tito | ||||||||||||||||||
• 1989–1990 (i funit) | Milan Pančevski | ||||||||||||||||||
Kuvendi | Asamble Federale | ||||||||||||||||||
Dhoma e Republikave | |||||||||||||||||||
Dhoma Federale | |||||||||||||||||||
Epoka historike | Lufta e ftohtë | ||||||||||||||||||
• AVNOJ | 26 Nëntor 1942 | ||||||||||||||||||
• Shpallja | 29 Nëntor 1945 | ||||||||||||||||||
31 Janar 1946 | |||||||||||||||||||
1948 | |||||||||||||||||||
• Vdekja e Josip Broz Tito | 4 Maj 1980 | ||||||||||||||||||
27 Prill 1992 | |||||||||||||||||||
Sipërfaqja | |||||||||||||||||||
• Gjithsej | 255,804 km2 (98,766 sq mi) | ||||||||||||||||||
Popullsia | |||||||||||||||||||
• Përllogaritje 1991 | 23,229,846 | ||||||||||||||||||
Ekonomia | |||||||||||||||||||
Monedha | Dinari jugosllavë (YUD) | ||||||||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||||||||
IZHNJ (1990) | ![]() shumë i lartë | ||||||||||||||||||
Zona kohore | UTC+1 (Central European Time (CET)) | ||||||||||||||||||
• Verës | UTC+2 (CEST) | ||||||||||||||||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||||||||||||||||
Prefiksi telefonik | 38 | ||||||||||||||||||
Kodi i internetit TLD | .yu | ||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||
Sot pjesë e | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
HistoriaRedakto
Ka qenë një shtet socialist, i qeverisur nga Lidhja e Komunistëve Jugosllavë e përbërë nga gjashtë republika socialiste: Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia me Beogradin si kryeqytet. Duke shtuar edhe dy krahina autonome përbrenda Serbisë: Kosova dhe Vojvodina.
Me vdekjen e Josip Broz Titos (4 maj 1980) dhe me demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 në Kosovë u shfaqen shenjat e para të fillimit të shthurjes së federatës jugosllave. Serbia me ndihmën e organeve federale shtypi me zjarr e hekur çdo dëshirë të shqiptarëve dhe të Kosovës për pavarësi. Republikat e tjera të Jugosllavisë në fillim nuk e kuptuan qëllimin e Serbisë për krijimin e një shteti unitar, ku do të sundonin serbët në emër të Jugosllavisë. Në një situatë ku gjithnjë e më shumë acaroheshin raportet mes republikës së Serbisë, në njërën anë, dhe të republikave jugosllave, në anën tjetër, këto të fundit vendosën të shkëputen nga Federata dhe të shpallin pavarsinë e tyre. Më 1990, Kosova, edhe pse e okupuar, shpalli Deklaratën e Pavarsisë. Më 1991, u shkëputën Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa, më 1992, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Më 1992, Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Kështu, midis Serbisë dhe republikave të tjera shpërtheu lufta. Luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Kështu, u shpërbë Federata jugosllave.[2]
GjeografiaRedakto
Duke mbuluar një sipërfaqe prej 255,804 kilometrash katrorë, Republika Jugosllave kufizohej me Italinë në perëndim, Austrinë e Hungarinë në veri, Rumaninë e Bullgarinë në lindje dhe Greqinë e Shqipërinë në jug.
EkonomiaRedakto
PolitikaRedakto
Njësitë federativeRedakto
Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë përbëhej nga 6 republika dhe 2 krahina:
- Republikat
- Republika Socialiste e Serbisë - tani:Serbia , shtet i pavarur
- Republika Socialiste e Kroacisë - tani:Kroacia , shtet i pavarur
- Republika Socialiste e Sllovenisë - tani:Sllovenia , shtet i pavarur
- Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës - tani:Bosnja dhe Hercegovina , shtet i pavarur
- Republika Socialiste e Maqedonisë - tani:Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, shtet i pavarur
- Republika Socialiste e Malit të Zi - tani:Mali i Zi , shtet i pavarur
- Krahinat
- Krahina Socialiste Autonome e Kosovës - tani: Kosova, shtet i pavarur
- Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës
KufijtëRedakto
Ajo u kufizohej me 1:Shqiperin 2:Greqin 3:Bullgarin 4:Rumunin 5:Hungarin 6:Austrin 7:Italin
GjuhaRedakto
Në RSFJ gjuhë kryesore ka qenë Serbokroatishtja, ndërsa gjuhë të tjera të cilat janë folur janë: në territorin e Sllovenisë është folur gjuha Sllovene, në Kroaci gjuha Kroate, në Bosnje dhe Hercegovinë gjuhët Boshnjake, Serbe, Kroate dhe ngapak Sllovene, në Serbi gjuha Serbe, në Maqedoni gjuha Maqedone, dhe në Kosovë gjuha Shqipe.
ReferimeRedakto
- ^ "Human Development Report 1990" (PDF). HDRO (Human Development Report Office) United Nations Development Programme. fq. 111. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 7 shkurt 2019. Marrë më 8 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rexhepi, Fehmi. Historia 9 (bot. 1). Prishtinë: Libri Shkollor. ISBN 978-9951-07-850-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |