Kranja

fshat në Maqedoni
(Përcjellë nga Kranjë)

Kranjё, (maqedonisht: Крани/Krani) ёshtё fshat nё komunën e Resnjës, Maqedoni.

Kranjё
Крани
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej416
Emri i banorëveKranjar

Gjeografia

Redakto

Fshati Kranjё ndodhet në Prespën juglindore. Fshati Kranjё nё veri kufizohet me majёn Gavran tё malit Baba nё jug, me fshatin Shtërbovё nё lindje me majёn Muza, dhe gjithashtu tё Malit Baba dhe fshatin Arvat ndёrsa ne perëndim me Liqenin e Prepës.

Demografia

Redakto

Nё Kranjë jetojnë rreth 416 banorё (regjistrimi i vitit 2002) prej se cilëve rreth 305 janё Shqiptarё, 103 Maqedonas, 1 Serb dhe 7 tё tjerё.[1] Nё vitet e fundit vërehet rёnie e popullatës tё fshatit për shkak te emigrimeve ne SHBA, Kanadë, Australi, vendet Skandinave, etj.

Ekonomia

Redakto

Sa i përket ekonomisë, e zhvilluar këtu ёshtё bujqёsia. Nё stinën e vjeshtës nё këtë vend prodhohet një sasi e madhe e mollëve që nё njё farё mënyre ёshtё puna kryesore e njerëzve. Gjithashtu ёshtё e zhvilluar vreshtaria dhe degë tё tjera tё bujqёsisё.

Nё ditёt e sotme fshati Kranjë po rindërtohet masovikisht. Po ndërtohen shtëpi te bukura tё larta dhe tё mёdha prej se cilave mё tё lartat arrijnë gjatësinë prej 4 katёve. Banorёt merren edhe me aktivitete tё tjera. Gjatë dimrit fshati ndihet i vetmuar i mbuluar nga bora dhe i heshtur. Ndërsa gjatë verës valon nga zërat e njerëzve dhe makinave. Nё daljen perëndimore tё fshatit ndodhet pushimore ku gjatë verës vijnë pushues.Ketu ndodhet liqeni,restoranti si dhe fusha sportive tё ndryshme.Gjithashtu ndodhet edhe hoteli SVR hoteli i policёve.

Kultura

Redakto

Kranja ka njё kulturë tё njohur dhe tё lashtё. Këtu janë tё ndërtuara shumë shtepi tё lashta dhe mjaft tё bukura. Shkolla e fshatit ka qenё Fikri Kranja me vonë u zëvendësua me emrin Boris Kidriç. Nё këtë shkollë numrin i nxënëseve ka arritur deri ne 500. Nё këtë shkollë mësohej nё gjuhë shqipe dhe maqedonase. Përveç nga fshati Kranjë këtu arsimoheshin edhe nxënësit nga Arvati, Nakoleci, Slimnica, Shtёrbova dhe fshatrat e tjera përreth. Për herë tё parё këtu u ngrit flamuri shqiptar nё Prespë. Popullata shqiptare çdo 28 nëntor festen e pavarsisë tё Shqipërisë e kremton nё shkollën e saj tё sotme. Sa i përket objekteve fetare ndodhen Xhamia e fshatit Kranjë-Arvat (e rindërtuar nё vitin 2000) për besimtarёt myslimanë si dhe kisha dhe disa manastire te besimtarёve ortodoksë.

Historia

Redakto
 
Xhamia e re të Kranjës afër lumit Sharë

Historia e fshatit ёshtё shumë e lashtё qe ne vitin 1897. Ka shumë burime rreth emrit tё fshatit Kranjё. Disa nga burimet tregojnë se fshati e ka marrë emrin nga lumi i ashtuquajtur Krani (ne ditët e sotme ky lumё quhet Shara) ose si disa burime tё tjera qe thonë se e ka marrë emrin nga fjala sllave (Крал=mbret) qe mendohet se nё kohen e lashtё ka jetuar ndonjë mbret nё këto vise. Ka edhe shume burime tё tjera rreth fshatit. Rreth prejardhjes e banorёve te fshatit dihet se popullata shqiptare e ka prejardhjen nga rrethi i Korçës, i Vlorës dhe një pjesë janë nga Prespa e vogël e Greqisë, në të cilën jetojnë shumë shqiptarë. Ndërsa për popullatën Maqedonase thuhet se e ka prejardhen nga Mariova.

Shih edhe

Redakto
  • Ali Aliu - shkrimtar dhe letrar kritik, akademik
  • Musa Kranja ose Kranji (1905-1951) – toger në ushtrisë shqiptare, atdhetar dhe i mirënjohur aktivist të Balli Kombëtarit në Prespë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Burimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto