Përdoruesi diskutim:Aeternus/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Aeternus/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Arkivi 1
16 Nëntor 2006 - 28 Janar 2009
Kategoritë
reegulli për emërimin e kategorive është trajta e pashquar shumës, dhe mos krijo kategori pa nevojë (a po ndoshta i mbush ti së shpejti ato), një kategori duhet të ketë së paku 3 artikuj. tung --bet_0 16 Nëntor 2006 22:08 (UTC)
- Problemi është se këtu kemi të bëjmë edhe me emra anglisht (nuk po mund të pavarësohemi nga kjo gjuhë). Vazhdo duke më ndihmuar. Unë jam duke i emituar kategorite e wikit angleze. Me kalimin e kohës do t'i krijoj edhe artikujt. Falemnderit për mirëkuptim. --Λeternus 16 Nëntor 2006 22:12 (UTC)
- në gjuhën shqipe nuk mund të përkthehet gjithçka nga wiki anglisht, pikë së pari ata kanë shumë më shumë artikuj dhe me këtë edhe kategori, dhe rregullat e wikit në gjuhën shqipe dhe të gjuhës shqipe janë të ndryshme. unë po mundohem ti korigjoj disa po ti ke nis me një tempo sa që nuk mundem të të ndjeki. Sa për fillim të kisha preferua krijo njëher artikuj e për kategori të reja shohim dhe gjejm një zgjidhje bashk por nëse e sheh të arsyeshme për kategori të re ki parasysh trajta e pashquar shumës. tung --bet_0 16 Nëntor 2006 22:24 (UTC)
- S'ka problem. Desha të të pyes edhe diçka: a ekziston këtu ndonjë WikiProject? Nëse po, të lutem dërgomi llinkat e tyre. Jam duke dashur ta filloj një projekt për muzikë, e po më duhet të bazohem sado pak diku. Nëse jo, s'ka problem. Do të mundohem vetë. Edhe diçka: Ku mund t'i shoh dallimet e rregullave të Wikipediave shqip dhe anglisht? --Λeternus 16 Nëntor 2006 22:28 (UTC)
- Atëherë më duhet që gjithsesi ta krijoj një WikiProjeck. Më trego se si ta emëroj: WikiProject apo WikiProjekt (kjo e dyta apo?). Do të më vinte shumë mirë që edhe ti të kontriboje pastaj aty. --Λeternus 16 Nëntor 2006 22:44 (UTC)
- Ne këtu i emërojm në përgjithësi projektet kështu: Wikipedia:Projekti pataj emri i projektit në këtë rast Wikipedia:Projekti Muzika do të ishte një titull i arsyeshëm. Sa për ndihmën teme unë ndihmoj gjithandej ku kam mundësi. tung —bet_0 16 Nëntor 2006 22:54 (UTC)
Nderhyrja tek llogaria e perdoruesit tjeter
I nderuar perdorues verejta se keni nderhyre ne hapesiren e nje perdoruesi tjeter duke ndryshuar shenimet tek pjesa e perdoruesit dhe pjesa e diskutimit te perdoruesit (i cili eshte i ri). Ju nuk e keni ate te drejt. As une as askush sepse e vetmja pjese personale dhe private e nje perdoruesi eshte pjesa e tije kurse sa i perket pjeses se diskutimit te perdoruesit ju keni te drejte (ashtu si une tek pjesa juaj e diskutimeve) vetem te postoni diskutim dhe asesi te e fshini ose ndryshoni ndonje te ndokujt cfardo gabimi qe te kete, keto mund ti pastroje poseduesi i asaj hapesire.
Falmenderit per mirkuptim. (Puntori 17 Nëntor 2006 09:05 (UTC))
- Këtë e kam bërë pasi që ai vetë ma ka kërkuar, sepse është ende i ri dhe në vend që ta shkruante prezantimin e tij në faqen e tij kryesore, ai e ka shkruar atë gabimisht në faqen e tij të diskutimeve. Ai është ndarë i kënaqur... --Λeternus 17 Nëntor 2006 09:24 (UTC)
Mbrojtja e faqes
Faqja e përdoruesit mundet të mbrohet, sa u përket vandalizmave ato janë të rralla në wiki shqip. Nëse e mbron krejtësisht faqen e përdorueit atëherë nuk mundesh ta redaktosh as ti, por nëse ke dëshirë mundem të ta mbroj faqen nga përdoruesit e paregjistruar vandalizma nga përdorues të regjistrua ka shum rrallë. Faqet e diskutimeve nuk munden të mbrohen. tung --bet_0 25 Nëntor 2006 20:30 (UTC)
- A mundesh pra të ma mbrosh faqen nga përdoruesit e paregjistruar, por që unë të mund të vazhdoj ta redaktoj atë? --Λeternus 25 Nëntor 2006 20:33 (UTC)
- E mbrojta nga përdoruesit e paregjistruar për redaktim dhe zhvendosje. tung --bet_0 25 Nëntor 2006 20:41 (UTC)
- Falemnderit shumë. Tregomë tash se a më nevojitet që ta largoj kërkesën për mbrojtje? --Λeternus 25 Nëntor 2006 20:44 (UTC)
- Ani pra largohe. --bet_0 25 Nëntor 2006 20:48 (UTC)
Translation Request
Greetings Aeternus!
Can you please help me translate these passages into the Albanian language?
- "Jesus Christ, the Word who became flesh, died on the cross for the redemption of sinners, resurrected on the third day and ascended to heaven. He is the only Saviour of mankind, the Creator of the heavens and earth, and the only true God".
- "The Holy Bible, consisting of the Old and New Testaments, is inspired by God, the only scriptural truth, and the standard for Christian living".
- "Salvation is given by the grace of God through faith. Believers rely on the Holy Spirit to pursue holiness, to honour God, and to love humanity".
- "The Lord's Second Coming will take place on the Last Day when He descends from heaven to judge the world: the righteous will receive eternal life, while the wicked will be eternally condemned".
Any help at all would be very gratefully appreciated, Thankyou very much.
From --Jose77 30 Nëntor 2006 08:44 (UTC)
- I will translate them all carefully. --Λeternus 30 Nëntor 2006 09:04 (UTC)
- "Jezu Krishti, Fjala që u bë mish, vdiq në kryq për shëlbimin e mëkatarëve, u ringjall në të tretën ditë dhe u ngrit në qiell. Ai është shpëtimtari i vetëm i njerëzimit, Krijuesi i qiellit dhe tokës, dhe Zoti i vetëm."
- "Bibla, që përmbanë Besëlidhjen e Vjetër dhe Besëlidhjen e Re, është e frymëzuar nga Zoti, e vërteta e vetme e shkruar, dhe standardi për jetën krishtere."
- "Shpëtimi është i dhënë nga mëshira e Zotit nëpërmjet besimit. Besimtarët mbështeten në Shpirtin e Shenjtë që ta ndjekin shenjtërimin, ta nderojnë Zotin dhe ta duan njerëzimin."
- "Ardhja e dytë e Zotit do të jetë në ditën e fundit kur Ai do të zbresë nga qielli për ta gjykuar botën: të drejtit do ta fitojnë jetën e pasosur, përderisa të ligët do të dënohen përjetësisht."
By Λeternus 30 Nëntor 2006 23:30 (UTC)
Gratitude
Thankyou so much Aeternus for your excellent translation effort!
I am very grateful. May you prosper!
(If you ever need any articles to be translated to the Chinese or Taiwanese language, then I would gladly help you).
Yours Sincerely, From --Jose77 1 Dhjetor 2006 01:31 (UTC)
- I am available for help at any time. Thank you for your gratitude. --Λeternus 1 Dhjetor 2006 17:41 (UTC)
Stampa per license
Ishte mire me be nje stampe, qe shtohet neper foto, qe te ipet licensa apo griset, tjere wikipedia-t e kane ashtu, mendoi se kjo eshte zgjidhja me e mire per kete problem, afatin me lene 2 jave. --Ko.S. (°diskuto°) 7 Dhjetor 2006 23:21 (UTC)
- Edhe unë për pak sa s'ta shkrova ty të njëjtën gjë. Jam i pajtimit me ty 100%. Të jetë një stampë e përgjithshme për fotot pa licensë, dhe afati i saj të jetë 2 javë. Nëse nuk priton, bëje këtë stampë menjëherë. Tung. --Λeternus 7 Dhjetor 2006 23:29 (UTC)
- Qe dy stampat: Vorlage:BLU dhe Template:No license, si te gjej kohen i boj edhe vete, po nese mundesh me perkthy, ishte kone mire. --Ko.S. (°diskuto°) 8 Dhjetor 2006 01:12 (UTC)
Ja shikoi stampat dhe faqet që i kam përkthyer dhe rregulluar:
Besoj se këto do të ndihmojnë maksimalisht në missionin tonë. Tung. --Λeternus 9 Dhjetor 2006 11:09 (UTC)
Problemi me të drejtat e autorit
Rregullat e reja duhet së pari të diskutohen në kuvend e pastaj të paralajmërohen përdoruesit për thyerjen e tyre. Ne nuk kemi pas deri tash një rregull të tillë, prandaj duhet së pari të shtrohet në kuvend dhe nëse kemi një votim pozitiv atëher duhet ta zbatojm dhe respektojm të gjithë. Edhe pse kjo rregull është përkthyer nga wiki anglisht unë mendoj se duhet së pari të diskutohet pastaj të zbatohet në wikin shqip. Mos u ngut me paralajmërimin e përdoruesve të tjerë njëherë, këtë e keni diskutuar vetëm ti dhe Ko.S për momentin e ne deri tash i kemi lejuar fotot edhe pa licencë në wikin shqip, kjo duhet shqyrtuar mirë, para se ti grisim fotot e deritashme. tung --bet_0 9 Dhjetor 2006 22:02 (UTC)
- S'ka problem. --Λeternus 9 Dhjetor 2006 22:05 (UTC)
- Po amo bet_0 mundet me na dal problem, pasoja eshte qe ndoshta e mbylin wikipedinë shqip, edhe ti vet ke thene se votimet ne moment nuk kane kuptim, qe marrin pjese jashte artikujve jane vec 4. Dhe si po thene ti edhe kjo nuk ka vlere: Veni Re! : Skedat e dhëna PA LICENSË ose PA PËRSHKRIM SE NGA JANË MARRË (BURIMI I SKEDËS) njihen si plagiaturë dhe do të GRISEN. Ju lutem vendosni informacionin e duhur. Deri tash nuk kemi pas problem, kjo nuk d.m.th. qe ne te ardhmen ka me qene si tash. IMHO. --Ko.S. (°diskuto°) 9 Dhjetor 2006 23:59 (UTC)
- A po e vazhdojmë këtë temë këtu apo në Kuvend? --Λeternus 10 Dhjetor 2006 12:33 (UTC)
Mbi kategorizimi
Tung Aeternus,
deshta te te them dicka mbi katergorizimet. Kategorit e fundit qe i grisa e qe i kishe krijuar ti ishin mbi kategorizim. Ne Wikipedia te tjera mund te qendrojne ato kategori por ne Wikipedia shqip tani nuk duhen (ndoshta duhen ne te ardhmen) tani personalitetet i kategorizojme ne kategori kryesore sepse eshte me leht te gjinden edhe jan te popullarizuara ato kategori, pra nje shfrytezues nese do te dij dicka viziton kategorin: Biografi atje ka nenkategori kryesore qe nuk jane shum te degezuara per shkak qe me leht te jet e mundur gjetja e informatave.
Flm . Per mirkuptim (Puntori 12 Dhjetor 2006 11:26 (UTC))
- Mirëpo duhet të më tregosh saktësisht se sa mund t'i zgjeroj kateogritë, që të di se si t'ia bëj herave të tjera. Tung. --Λeternus 12 Dhjetor 2006 16:50 (UTC)
- Po shihe edhe vet ti, nese mendon se ne nje te ardhe shum te afert do te ket shum artikuj ajo nen kategori qe po hap (shum spo e definoj por jo te mbetet me 1 apo 2) atehere hape nese ka kategori te ngjashme ku mund te mblidhen atehere mos e hap psh: pse te hapin Kategori rock grupe shqiptare kur kemi pak dhe mund te i bashkojme ne nje kategori: Category:Grupe muzike por mund te behet edhe Category:Grupe muzike shqiptarësh qe dmth se ne mos pacim shum grupe vendet tjera kan dhe nje seleksionim kombetare eshte i mire si psh: Category:Politikanë shqiptarë ose Category:Shkrimtarë shqiptarë por nuk eshte e nevojshme te hapet: Dramaturk shqiptare ose komedian shqiptare, ose poet sepse nje njeri do te gjendet ne shum kategori kot e kot dhe shum kategori do te jen me nga 5 , 6 persona dmth nje kategorizim qe me se paku me kohe te ket 100 persona (ose tjeter) qe ia mundeson shfrytezuesit me leht te gjej ate qe kerko.
- Si udhezim mund ta merresh kete: Category:!Kategori_kryesore.
- Shendet (Puntori 12 Dhjetor 2006 18:21 (UTC))
Grupe Muzikore
Rreth ceshtjes:
- Niveli 1
- Niveli 2
- Nieli 3
Ne kete rast kemi nivele te kategorive. Nje artikull nuk mund te jet ne 3 nivele te kategorive sepse atehere deshmohet se kot se jan krijuar kategorite. Kategorit kan rol te qartesimit dhe mos perseritjes. Perkunder kesaj nje artikull mund te jete ne disa kategori te nje niveli (sikur tek kategorite e nivelit 2) Sqarim: Nje artikull (si ky tani) qe ka kategori te veten personale Category:Dream Theater nuk ka nevoj te kategorizohet tek niveli 2 sepse kategoria e tij kategorizohet tek nilei 2.
Nje artikull qe nuk ka kategori te tijen atehere kategorizohet ne nivelin 2.
Ne nivelin 3 (eeshte shum i pergjithshem) nuk ka artikuj por vetem kategori. (Tani ka sepse akoma nuk jan perpunuar edhe se ne fillim per shkak te artikujve te paket kategorizimi eshte bere shum me i pergjithshem)
Shembull: Nje politikan shqiptar nuk ka nevoj te jet ne te dy kategorite: Category:Politikanë shqiptarë dhe Category:Politikanë sepse kategoria e pare eshte ne kategorine e dyte.
Shpresoj se me kuptove. Shendet (Puntori 18 Dhjetor 2006 10:46 (UTC))
- Po të kuptoj shumë mirë. Këtë tani e mësova nga ti. Falemnderit. --Λeternus 18 Dhjetor 2006 19:40 (UTC)
- Po atëherë "kategoria e vitit" a duhet të futet në Category:Dream Theater apo në artikullin Dream Theater? --Λeternus 18 Dhjetor 2006 19:49 (UTC)
- Nëse është kështu si thua ti, atëherë në artikullin Dream Theater duhet të jetë vetëm kategoria Category:Dream Theater, e pastaj në këtë kategori të gjitha kategoritë tjera, si Category:Grupe të viteve 1990 etj. Ndoshta prapë nuk jam duke kuptuar. Të lutem sqaroma prapë. Tung. --Λeternus 18 Dhjetor 2006 20:00 (UTC)
- Sapo shikova shumë artikuj të tjerë, dhe kategoritë e tyre binë në kundërshtim me nivelet e spjeguara nga ti. Këto gjëra duhet të sqarohen, dhe duhet të jenë të njëjta për të gjithë artikujt. Tung. --Λeternus 18 Dhjetor 2006 20:11 (UTC)
- Ato bin ne kundershtim sepse une te sqarova me siper.Artikujt nuk jane te kategorizuara mire dhe po punohet ne kete drejtim (edhe pre angazhimi akoma nuk eshte ne nivel te duhur). Sa i perket edhe kategorive tjera une jam qe tegjitha nen kategorit psh si eshte tek Dream Theater te vendohen tek Category:Dream Theater e jo tek artikulli.
- Kategorizimin e tanishem mos e merr 100% si shembull sepse akoma nuk eshte pastruar por eshte ne perpunim e siper. Po e them kete qe te mos besh 2 here pune sepse psh fillimisht tegjith personat kategorizoheshin tek: Category:Biografi kurse tani? tani jan qindra persona e artikuj qe duhet kategorizuar ne vete si: Category:Politikanë -> Category:Politikanë shqiptarë etj etj. ~(Puntori 19 Dhjetor 2006 09:41 (UTC))
- Tani këtë punë e kam të qartë 100%. Edhe unë jam i pajtimit që artikujt të kategorizohen në këtë mënyrë, dhe do ta ndihmoj këtë proces. Tung. --Λeternus 19 Dhjetor 2006 21:03 (UTC)
Hallo
Mendova te propozoj per admin, je aktiv, ke shkrua disa artikuj te mire, dhe je tu ndihmua dicka. Cka po thua? --Ko.S.y (°diskuto°) 25 Dhjetor 2006 23:05 (UTC)
- Do të më pëlqente ky titull. Felemnderit. --Λeternus 25 Dhjetor 2006 23:06 (UTC)
- Falemnderit shumë. --Λeternus 25 Dhjetor 2006 23:24 (UTC)
- Jo... Pse? --Λeternus 25 Dhjetor 2006 23:36 (UTC)
Tung
Petrit e kam një dëshirë, që po më duket se mundesh me ma plotësu. E kam fjalen për përkthimin e një këngë ashtu që edhe në anglisht me majt disa terme shqip. Shiko këngën Kënga e Halilit--Hipi Zhdripi 28 Mars 2007 19:54 (UTC)
- A mundesh ti ta përkthesh këtë këngë së pari në gjuhën letrare sepse më vjen shumë vështirë ta kuptoj, edhe pse gjasat për përkthim në anglisht janë shumë të vogla... --Λeternus 29 Mars 2007 10:50 (UTC)
- Hahahha Dan me te vertet e kam has nje keng si thua ti te perkther eshte audio nese me kujtohet nyja ta postoj eshte ajo "Prej nje shpati" disa fjal shqip e disa anglisht si thua ti. (Puntori 29 Mars 2007 10:57 (UTC))
Po ajo fjalë për fjalë nuk përkthehet. A din gjithë monë në ksi raste thuhet e përkthej dhe e përshtati. Nuk është largë gjuhës letrare por është premja e fjalëve, spo di si me të thanë relkama zgjatë disa sekonda por në tru zhvillohet filmi. Nëse e ke pa dramën Halili e Hajrija e ke shumë lehtë --Hipi Zhdripi 29 Mars 2007 23:18 (UTC)
Stampa infobox album
et voila: Stampa:Infobox album, mundet me pas probleme, por shpresoi qe jo. --Proud To Be Albanian (°diskuto°) 28 Prill 2007 20:25 (UTC)
- Falemnderit shumë! --Λeternus 29 Prill 2007 19:32 (UTC)
- Cfare problemi ki? Besoi se mundem me ndihmua. --Proud To Be Albanian (°diskuto°) 11 Maj 2007 12:47 (UTC)
Dream Theater
Tjeta Aeternus. Doja te dija nese do ishte me mire pa "seksionet e anetarve" sepse eshte present ne "infobox".
Domethene, sipas meje, do ishte me mire po te hiqesh Dream_Theater#Personeli (seksioni personeli) sepse emerohet ne collonen infobox, dhe perseritet. Mua me duket, pa te, edhe me e bukur nga ana stilistike. Thjesht opinion. --Eagleal 29 Qershor 2007 19:06 (UTC)
- Kështu kam menduar t'ia bëj edhe unë, mirëpo infobox-i pengohej me seksionin e historisë së bendit dhe me foton që gjendet në atë seksion. Përndryshe, nëse eliminohet ky problem, do të ishte mirë që të largohej seksioni i personelit. Falemnderit për interesim. --Λeternus 30 Qershor 2007 16:02 (UTC)
Edhe pse ndoshta për momentin nuk të pëlqen mendimi im, duke besu që e ke për qëllim thelbësorë e nuk e ke vetëm për sipërfaqe do të pëlqej me kalimin e kohës. E di që ke bërë punë të rëndë dhe vlersojë por duhet edhe më shumë punë. Sa për ta shpallur ne mund ta shpallim ajo nuk është problem por a do të ishe ti i kënaqurë me aq? Po mendojë në krahasim me shumicën ajë është përfektë, po besojë që dinë edhe më mirë.--Hipi Zhdripi 30 Qershor 2007 23:57 (UTC)
RE:DT
"Pse nuk e kandidoni kte grup per artikull perfekt? me duket i ebrè shum shum mire." Kam qen i pari qe do ta kisha propozua per artikull perfekt, por duhet te mbraroi te lezoi disa pjese, si kapitulli i Systematic Chaos, edhe pastaj do te votoj gati sigurisht PRO.--Lem31 1 Korrik 2007 08:07 (UTC)
Komunikim
Tjeta Aeternus!
Meqense je nje perdorues aktiv ketu ne Wikipedia ne Shqip, doja te te pyesja neqofte se do te lesh perdorimin e firmes tende per faqet tung.
Rroboti im, siç e dini, vendos "tung" ne faqet e perdoresve te rinj me firmen nga mbas. Tani ai mund te vendos edhe firma ne menyre te rastesishme. Po shpjegohem: ne faqen Wikipedia:Tung_log/User jane listuar firmat qe perdoren per ti çuar kur çohet stampa tung; rroboti i karikone ato dhe çdo perdoruesi te ri i çone (tung)+firmen, firem e rastesishme, njera pas tjetres ato qe jane te lista.
Kjo gje sherben per te ndihmuar perdoruesit e rinj te kene nje pike mbeshtetje kur kane nevoje.
Ju lutem, sepse u lodha duket pare gjithnje firmen time.
Nese je i interesuar te lutem te vendosesh firmen tende ketu (te kerkuesit)
kandidatura - flm
Tjeta Aeternus! Te falenderoj shume per kandidaturen. Je i madh! Faleminderit. --Eagleal 3 Korrik 2007 09:52 (UTC)
DT nje mendim
Ej Ae, nuk do te ishte me mire Dream_Theater#Karakteristikat_e_kompozimit se Dream_Theater#Karakteristikat_e_komponimit? Thjesht nje opinion. --Eagleal 31 Korrik 2007 20:52 (UTC)
- Mirë e ke. Kështu ka qenë, por s'di pse mua më është dukur se është gabim... Sapo e shikova në fjalor tani, dhe duket se ti e ke të drejtë. Thanx. --Λeternus 31 Korrik 2007 20:54 (UTC)
Stampat e datave
Stampat e datave mos i rrit me material sepse ato paraqiten ne faqen kryesore dhe e shkaterrojne pamjen e faqes kryesore. Materialet e ngjarjeve ne data i vendos ne datat peratese 1 gusht, 2 korrik, 15 dhjetor etj. (Puntori 15 Gusht 2007 10:58 (UTC))
- OK. --Λeternus 15 Gusht 2007 13:06 (UTC)
Hae
Thank u very much for ur help! --Goormari 28 Gusht 2007 13:34 (UTC)
Administrues
Petrit, të kam dhënë privilegjet e administruesit në bazë të votës. Po pate pyetje më thuaj (ose pyet ndonjë nga administruesit e tjerë nëse vonoj me përgjigjen). Punë të mbarë! Dori | Diskuto 5 Tetor 2007 20:50 (UTC)
- Ju falemnderit të gjithëve. --Λeternus 6 Tetor 2007 09:33 (UTC)
Tung!
Petrit,
Po e shoh se je zgjedhur administrator, e të uroj për këtë. Nuk kam fare dyshim se do ta kryesh punën si duhet.
Të lutem ndihmoji përdoruesit Zogu rreth redaktimeve të tij të artikullit mbi "Harry Potter-in". Artikulli tani është i mbrojtur për shkak të mosmarrëveshjeve të Zogut me dy administratorë, Puntorin dhe Ko.S.ystem.OV@. Është i ri në Wikipedia e nuk i njeh mirë procedurat, mirëpo shkruan hatashëm dhe pa gabime. Është autor që i nevojitet Wikipedias shqip dhe nuk guxojmë ta humbim.--Getoar 9 Tetor 2007 00:37 (UTC)
Notification of an unlicensed picture
Hello, Aeuturnus, nice to meet you. I am your colleague, sysop on Bulgarian Wikipedia. Recently a novice uploaded on BG WP a copy of the Figura:ErichKästner.jpg from here, an image licensed as CopyrightByWikimedia, which of course is incorrectly chosen license. I didn't know your local template for unlicensed pictures and i left the info in the edit summary, though this might have not been the most effective action ;-) So I decided to contact an admin here to handle the case. And I chose you. Can you determine the source/license of the image or delete it in case of copyright violation, and inform me of the result so that I take proper actions of BG WP? I'd be grateful if answering here, you just drop me a message on my talk page over there.
By the way, many congrats for the perfect musical taste! Perfect, I mean it! I love progressive rock/metal just like you! Cheers! --Spiritia 12 Tetor 2007 08:43 (UTC)
- It seems that Figura:ErichKästner.jpg was deleted by another administrator. I'm glad you like prog rock / metal so much! --Λeternus 12 Tetor 2007 15:37 (UTC)
- So'll do I, as well. Many thanks. Take care. ;-) --Spiritia 12 Tetor 2007 20:31 (UTC)
Suspicious Public domain images
Hello, Aeternus, me again, with an image licensing question again :-) I saw your local article about Tirana and I noticed that the images in the gallery are licensed as PD-self. However, they seem to be user-made photocopies of postcards, an act which of course does not generate a new copyright, so in all probability these are copyright violations and due to deletion. Can you please investigate the case, and the rest uploads by this user, I noticed other postcards too. I am concerned as long as these images, uploaded under a free license, may easily appear on Commons and other wikis... Thank you in advance! :-) --Spiritia, sysop on BG WP, 17 Nëntor 2007 15:19 (UTC)
Përshëndetje dhe faleminderit për mirëpritjen
Desha vetem të të faleminderoj për kontributin e palodhshëm që ke dhënë.
Remzie Osmani
Why did you cancel my little article on Remzie Osmani ? I like this singer and I am astonish not to see her in the Albanian Wikipedia. (Perchè avete scancellato il mio piccolo articolo su Remzie Osmani ? Amo questa cantante e sono confuso di non vederla nel Wikipedia Albanese.)
axrl0016@gmail.com Thank you for responding.
- Simply: The article didn't had any information about the singer, and it was poorly written. --Λeternus 30 Mars 2008 22:34 (UTC)
pyetje...
Njatjeta! 1. Artikulli mbi A. Mulliqin (në momentin kur klikohet mbi Lluka e Epëme a mos është ndoshta një kopje nga dikund tjetër dhe publikohet këtu si i tillë!? 2. Lluka e Epërmë është fshat e jo person (shih: Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.). 3. Me nderime
- Artikullin Llukë të Epërme e grisa, ndërsa tekstin që gjindej aty e zhvendosa tek artikulli Arif Molliqi. --Λeternus 6 Prill 2008 20:14 (UTC)
petriti
une dua qe librin SHPELLA E PIRATVE ta shkruani permbajtjen por jo shum gjat. Nese ma beni ket sherbim ju falenderoj
Hi
Miredita si je? Une kam bere dje disa redaktime, por verejta qe artikulli Daniel Gorea ishte fshire...
- Së pari, kur shkruan diçka në ndonjë faqe diskutimi, duhesh që pas komentit tënd ta lësh nënshkrimin (--~~~~). Kjo e bën më të lehtë identifikimin e komentuesit. Artikulli Daniel Gorea ka qenë tepër i shkurtë dhe nuk ka ofruar asnjë informatë. Kjo qe arsyeja e grisjes. Atë artikull mund ta krijosh përsëri, ama kësaj rradhe duhet ta plotësosh me më shumë të dhëna. Tung. --Λeternus 13 Gusht 2008 14:24 (CEST)
- P.s.: Duke t'i shikuar artikujt e vërejta se je duke i përdorur shumë rrallë shkronjat ë dhe ç. Mos harro se kjo është enciklopedi në gjuhë shqipe, prandaj rregullat e kësaj gjuhe duhet t'i respektosh. --Λeternus 13 Gusht 2008 14:55 (CEST)
Ckemi Aeternus, ok faleminderit per sugjerimet tuaja, por doja te dija se cfare eshte ky funksionit "redirect"? A keni ndonje adrese msn ku mund te komunikojme me shpesh?
deni22
Si mund te vendos nje foto ne material?...deni22
Spam?
Hello, I see that you're an English-speaking administrator here. I'm worried that the recent edits by Eriold about dentistry are spam - can you check this? Steorra 30 Gusht 2008 18:42 (CEST)
- Hi Steorra, thanks for reporting. I think it's spam, but we have to see if all active users agree. However Mirdita Dental seems a marketing page, and Pal Dodaj don't respect NPOV guidelines. Let's wait. -- eagleal 30 Gusht 2008 20:13 (CEST)
- Thanks, Eagleal, and all who dealt with this. Steorra 31 Gusht 2008 08:18 (CEST)
Ngarkimi i figurave
- Te kisha sugjeruar qe para qe te ngarkosh figura te kontrollosh nese ka figura ne commons e te cilat mundesojne sqarimin e artikullit, dmth berjen e tije multimedial. Personalisht mendoj se nuk eshte mire te ngarkojme figura te reja kur te ngjashme ka ne commons.
- Flm per mirkuptim. Puntori 18 Shtator 2008 13:19 (CEST)
Anonymous vandals; questions
Hi. First, I've come across two anonymous vandals who have been active recently. 213.163.118.65 has a history of vandalism and has been blocked twice before, and has been vandalizing again in the past few days. 84.22.40.1 has vandalized several things today.
Second, what should I do when I come across vandalism? Should I report it to an administrator, or just revert it myself and report it only if the vandal seems to be persistent?
Third, when I come across an article that doesn't use ë and ç correctly, is it useful for me to correct some of them even if I don't know enough to correct all of them? Should I just add the "shkronja" template? What would be most useful? Steorra 27 Shtator 2008 22:47 (CEST)
- You don't have to report every vandalism to an admin, you can just revert it for yourself. Yes, if the vandal seems to be persistent then you can report him. And about ë and ç, you can try to fix them, but if you feel that there are still grammar errors present, you can use the "shkronja" template. If you have further questions, please let me know. Thanks. --Λeternus 28 Shtator 2008 00:46 (CEST)
- Thanks. Steorra 28 Shtator 2008 01:12 (CEST)
Sellca (Tetovë)
ok, I found how to corret the problem.
--CUSENZA Mario 5 Tetor 2008 18:00 (CEST)
- Sorry for late reaction,
- All the multipicities have templates in which are collected all the liveing places includet by law. Templates are named same as the names of the multiplicities for example: Komuna e Kumanovës has the template {{Komuna e Kumanovës}} etc. Puntori 7 Tetor 2008 00:57 (CEST)
njoftim
Me kane thene qe nuk perdor shkronjen ë, dhe qe bej materiale ne dialekt qe eshte fare pa kuptim se une i shkruaj tamam.
te lutem me thuaj shkurtimisht me pika se cfare duhet te bej....Deni22 8 Tetor 2008 14:34 (CEST)Deni22
- Këtu i ke ndryshimet që i kam bërë në artikullin që e ke krijuar ti, Whitney Houston. Shikoji detajet me kujdes. Besoj se ÇDO GJË është e qartë aty, mirëpo nëse prap nuk kutpon, atëherë tregom dhe do të ta shpejgoj detajisht me pika. --Λeternus 9 Tetor 2008 00:01 (CEST)
Grisja e artikujve
Ndihme
Pershendetje,
Më vjen keq qe po ju flas pa llogari, por ajo është bllokuar nga disa administrator të Wikipedias angleze. Tani, besoj se ju jeni Shqipëtar, prandaj besoj se keni mësuar ne Histori se Pirro i Epirit ka qënë me prejardhje ilire. Por, në Wikipedian angleze vura re se atë e kishin përshkruar me prejardhje greke. Mendoj se ajo eshte e pasaktë dhe duhet korigjuar, por në këtë gjë nuk kam asnjë mbështetje dhe disa përdorues të tjerë grekë gjithmonë e rikthenin tekstin në gjëndjen e mëparshme. Ju lutem, më ndihmoni të korigjioj artikullin sepse më vjen shume keq që wikipedia ka informacione kaq te pavërteta, si dhe nuk dua që një personazh kaq i famshëm ilir të përshkruhet si grek. Faqja: http://en.wikipedia.org/wiki/Pyrrhus_of_Epirus
Ju faleminderit,
--84.20.83.42 24 Tetor 2008 20:02 (CEST)
- Së pari, llogarija që e ke në Wikipedia-n angleze nuk do të të kryente punë këtu, edhe nëse nuk do të ishte e bllokuar. A ke referenca ose burime të sigurta që dëshmojnë se Pirro i Epirit ka qenë ilir? Sepse historia që ne e shkruajmë dhe e mësojmë në përgjithësi nuk mbështetet askund, dhe përpos nesh askush nuk e merr si të saktë. Pra, nuk është burim i duhur. Nëse ke burime të tjera të sigurta, atëherë argumentin tënd duhet ta bazosh në ato burime dhe nuk do të kesh probleme. Nëse artikulli ka probleme me referenca, atëherë më trego. --Λeternus 24 Tetor 2008 20:10 (CEST)
- Me sa duket, mund ta përdor llogarime time këtu pa bllokimet angleze, këtë nuk e dija. Kam gjetur materiale për të vërtetuar faktin se Pirroja ishte ilir, por kam gjetur vetëm këto tekste http://antigonea.com/Documents/Pirro%20i%20Epirit.htm dhe http://www.aboutnames.ch/albanian.htm#gnPyrrhus
Materialet në internet janë shumë të pakta, sepse librat e shkruara në mbështetje të faktit se Pirro ishte ilir janë shkruar shumë vite më përpara... Do të doja të kisha më shumë. Gjithsesi ajo faqja si dhe faqet e tjera si psh faqet që thonë se Molosët(mbi të cilën gjeta vetëm këtë: http://www.freewebs.com/illyrian-albanian/history5.html) ishin grekë më shqetësojnë shumë sepse e di që shumë njerëz përdorin Wikipedian dhe marrin këto informacione të gabuara.--Emperordarius 24 Tetor 2008 20:50 (CEST)
- Llogaria që e ke hapur këtu nuk është e njëjtë me atë që e ke hapur në Wikipedian angleze. As datat e hapjeve nuk po përputhen. Sa i përket artikujve për të cilët më kërkove ndihmë, më vjen keq, por burimet që i ke gjetur janë të papranueshme në Wikipedia. Po ta gjeje ndonjë libër nga ndonjë autor i huaj i cili shkruan në mënyrë neutrale ku thotë se Pirro ishte Ilir, atëherë do ta kishe një argument të fortë. Fatkeqësisht, ne shqiptarët kemi tepër pak argumente rreth këndit tonë të vështrimit të historisë. Prandaj gjithmonë ballafaqohemi me këso lloji të problemeve. --Λeternus 24 Tetor 2008 21:51 (CEST)
- Mirëdita,
A mund ti shihni pak këto libra, të bëra nga autorë francezë, prandaj neutrale: http://translate.google.com/translate?hl=en&sl=fr&u=http://www.bibliomonde.com/livre/histoire-des-albanais-5784.html&sa=X&oi=translate&resnum=3&ct=result&prev=/search%3Fq%3Dserge%2Bmetais%26hl%3Den%26client%3Dfirefox-a%26rls%3Dorg.mozilla:en-US:official%26hs%3DJ4z%26sa%3DG dhe http://66.102.9.104/translate_c?hl=en&sl=fr&u=http://www.bibliomonde.com/livre/histoire-albanie-des-albanais-2773.html&prev=/search%3Fq%3Dserge%2Bmetais%26hl%3Den%26client%3Dfirefox-a%26rls%3Dorg.mozilla:en-US:official%26hs%3DJ4z%26sa%3DG&usg=ALkJrhhBqqg_8RqJ34nscDoQUTkOiB-pAQ Edhe ju lutem lexoni pak komentin tim në faqen e diskutimit: http://en.wikipedia.org/wiki/Talk:Pyrrhus_of_Epirus Jam munduar të tregoj se referencat janë jo neutrale dhe të papërshtatshme për një artikull enciklopedik.--84.20.83.42 25 Tetor 2008 12:25 (CEST)
- Në këto referenca që më ofrove nuk munda të shoh ndonjë vend ku shkruan se Pirro apo Molosët ishin fis ilir. As tek artikulli i fiseve ilire nuk gjenden molosët. Ndërsa grekët kanë argumente të forta në artikullin e Molosëve (shih referencat te ky artikull). Edhe unë në shkollë kam mësuar se Molosët ishin fis ilir, mirëpo shumë gjëra që kam mësuar aty kanë dalur të pavërteta, e sidomos në lëndën e historisë. Sidoqoftë, nëse ti je shumë i bindur dhe beson në këtë, atëherë vazhdo të kërkosh, dhe nëse gjatë rrugës të nevojitet ndihmë, unë jam këtu. Tung. --Λeternus 25 Tetor 2008 14:42 (CEST)
Valon Behrami
- Pse ke grisur artikullin Valon Behrami? Ti fillimisht para grisjes se artikujve duhesh te shikosh historikun e pastaj te grisesh. Puntori 30 Tetor 2008 23:23 (CET)
- Mirë që e ke vërejtur gabimin tim. Faleminderit për përmirësim. --Λeternus 31 Tetor 2008 15:08 (CET)
Ndihme rreth wikipedia
Nëse e merrë këtë porosi atëhere më duhet ndihma juaj shumë. Si mundem me kontaktu me direkt me ju?
Me duhet ndihme e juaja
- Aeternus ne kohen e fundit nuk eshte shume aktiv, a mundet me ndihmua dikush tjeter? --Proud To Be Albanian (°diskuto°) 5 Nëntor 2008 19:54 (CET)
- Vetëm trego me cilët artikuj ke probleme. --Λeternus 5 Nëntor 2008 22:07 (CET)
Tung (2)
Më që është hera e parë që merrem me faqen e wikipedias ju kisha lutur shumë që të më ndihmoni ngase kamë nevojë urgjente për ndihmen e juaj. Nëse ka mundësi të më përgjigjeni në këtë email adresë: rejvu@yahoo.com
Më duhet të mësoj si duhet të punoj në artikullin tim dhe a mundem dhe si të bëhen ndryshimet, pasi që kamë bërë disa ndryshime dhe ato nuk ruhen nga wikipedia.
Ju falemnderit --Lorik85 6 Nëntor 2008 09:02 (CET)
PO shpejt po i heq gjerat or lum miku. Mendoj se dueht te gezojne disa dite qe te shihen edhe nga te tjeret
nuk besoj se eshte rruga me mire vetem heqja e shpejte.
KE HEQUR TEJE MASE SHUME KOHET E FUNDIT. KUJDES!!!!!! JAHANES
- Për propozime mund të drejtohesh te Wikipedia:Kuvendi. Përndyshe, nëse mendon se ndonjë veprim i imi nuk përputhet me rregullat e Wikipedias, ke të drejtë absolute të ankohesh në Wikipedia:Ankesa. Tung. --Λeternus 2 Dhjetor 2008 19:29 (CET)
- Sapo e zbulova se ku qëndron problemi yt. Artikujt që i ke filluar janë të papranueshëm në Wikipedia. Nëse ke nevojë të dish më shumë në lidhje me krijimin e artikujve të ri, të lutem më trego. --Λeternus 2 Dhjetor 2008 19:35 (CET)
Kritike
E cmoj shume angazhimin tend si dhe te perkrah per kualitetin qe duhet permbajtur per cdo artikull ne shqip, sidoqofte wiki shqip ka nevoje per artikuj dhe ti po sillesh sikur jemi te ranguar ne top 5. une sot per shembull nisa artikullin tim te pare dhe te them te drejten u injorova shume kur pash qe wiki english nuk ka grisur artikullin tim ndersa ti paske grisur edhe pse erdha ta perkthej ne shqip onsite. Pse nuk lejon afat se paku disa ditor?...pse sillesh sikur te jesh themeluesi i Wikipedias?
BB
- A mund të më tregosh për cilin artikull e ke fjalën? IP-ja jote nuk po përputhet me asnjë redaktim tjetër përpos këtij këtu në faqen time të diskutimit. --Λeternus 5 Dhjetor 2008 00:59 (CET)
- Nese ndjehesh mire te perkthesh ne faqe pasi artikullin e caktuar te e kesh kopjuar nga wiki angleze ose tjeter gjuhe atehere perdore stampen {{inuse}}, keshtu dihet se aj artikull nuk eshte copy/paste, por eshte nje artikull ne perpunim e siper. Aeternus ka patur te drejte kur ka grisur nje artikull te stilit copy/paste sepse nuk je i vetmi ti qe ben "paste" ketu por ka plot te tjere qe brenda dite bejn kete keshtu ne nuk e dim se cili ka qellim te mire e cili vetem po argetohet me respektin qe ne po e bejme. Puntori 5 Dhjetor 2008 01:03 (CET)
- Ky eshte perdoruesi Aame-sslm dhe e ka fjalen per artikullin Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme. Me sa arrita te kuptoj nga historiku qe shikova. Puntori 5 Dhjetor 2008 01:11 (CET)
- flm puntori. ju kuptoj dhe sot kam perkthyer me sukses ate artikull. Poashtu kam mesuar disa gjera te reja dhe po familiarizohem me kete menyre te bajatshme te komunikimit. Nuk di si te perdori stampat ne pergjithsi si dhe dua te fus nje foto ne artikullin tim por nuk di si. ka mundesi qe ndokush nga ju te hedh drite ne kete? —Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 15:51 (CET)
- Shiko këtu. P.S.: artikulli Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme ka 11 lidhje me artikullin Lindja e Mesme. Kjo nuk është e nevojshme. --Λeternus 5 Dhjetor 2008 15:54 (CET)
- Flm per sqarimin rreth figurave ne Wikipedia. Do te pres 4 dite. Sa i perket, komentit tuaj se nuk eshte e nevojshme, shkurtimisht ky stil me pelqen mua dhe duket mire dhe nuk mendoj se eshte kunder rregullave. — Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 16:04 (CET)
- Dakord! Pash qe i paske modifikuar...une bera modifikimin e fundit dhe mendoj se eshte ne rregull tani.
Problem Perkthimi
I nderuar Aeternus:
Verej qe disa pjese te Vikipedias ne Shqip nuk jane akoma te perkthyer. Per shembull ne Shoqata Shqiptare në Lindjen e Mesme tek anetaret e listuar ne tabelen ne te djathte te dritares ka problem me frazen key-people qe ne anglisht po transformohet ne "Staff" ndersa ne shqip po shfaqet gabimisht. Dua qe ne Shqip te shfaqet si "Kryesia". A ke mundesi te permiresosh kete? Dhe nje gje, di ndonje fraze tjeter qe do te rezulton ne Board ne vend te Staff per pjesen anglisht? Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 16:12 (CET)
Poashtu ne portalet e disa popujve tjere, mesazhi per donacion nga Vikipedia eshte perkthyer. Ku mund te perkthejme kete pjese? Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 16:15 (CET)
- 1. E përmirësova stampën. Vetëm duhet të presësh pak derisa të aktivizohet ky ndryshim. 2. Pse jo board? 3. Për këtë gjë pyete Puntorin, unë nuk e di. --Λeternus 5 Dhjetor 2008 16:26 (CET)
- Flm.—Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 17:14 (CET)
- Poashtu shoh qe founded_date qe ne anglisht eshte 'Founded' ne shqip eshte perkthyer si 'E fonduar' qe nuk eshte fjale shqipe. Sygjeroj te modifikoni kete fraze ne 'Themeluar' ose 'Themeluar në' —Aame-sslm 5 Dhjetor 2008 17:14 (CET)
- U bë. --Λeternus 5 Dhjetor 2008 17:17 (CET)
Nuk e di nëse e keni zgjidhur por board mund të përkthehet Këshill ose Këshill drejtues --Cradel 5 Dhjetor 2008 20:17 (CET)
Faqet e grisura
Tjeta Aeternus, çne grisjet [1], [2], dhe te tjera? [1], [2], dhe disa te tjera nuk jane artikuj te keqinj. [1] kishte dhe 4 redaktime, plus interwiki nga te gjitha wikit. -- eagleal 7 Dhjetor 2008 13:53 (CET)
- Tjeta. Shiko këtu dhe këtu. Kërkoj falje nëse e kam bërë ndonjë gabim, mirëpo midis tërë atyre titujve, po bëhet shumë i vështirë gjykimi i kthjellët. Është punë paksa e lodhshme të bëhet vetëm nga dy persona. Mundësia për gabime është e madhe. Ndihma e përdoruesve të tjerë do të ishte e mirëseardhur. Tung. --Λeternus 7 Dhjetor 2008 16:48 (CET)
Kategoria
- Verejta se eshte pershtatur kodi ne shqip per kategorine (nuk e di kush e ka bere). Mire kishte qene te behej qe ne editim te shkruhej Kategoria dhe jo sic ishte tani Kategori. me e pranueshme eshte ashtu. Puntori 12 Dhjetor 2008 14:51 (CET)
- Do të ishte mirë të aktivizohej roboti i Bet_0 për këtë punë, sepse ka shumë kategori. Ai nuk është aktiv mirëpo mund ta kontaktojmë me e-mail. Si thua? --Λeternus 12 Dhjetor 2008 14:53 (CET)
- Rroboti ketu nuk ka pune fare. Duhet nderruar fjala te Betawiki (po e nderroj une). Ishte perkthyer automatikisht nga FazzyBot. -- eagleal 12 Dhjetor 2008 18:34 (CET)
- Puna e robotit u permend shkaku se gjer me tani kemi perdorur Category e tani kemi Kategoria, pra e para te zevendesohet me te dyten ne artikujt qe kemi krijuar. Puntori 15 Dhjetor 2008 23:00 (CET)
- Pse ende është Kategori e jo Kategoria? --Λeternus 16 Dhjetor 2008 23:25 (CET)
Te Betawiki thote qe do nga ca dite ne disa jave, ose dhe ne perditesimin e ri te softuerit. Une i nderrova variables (contribs, dhe u be dhe u applikuan [3]. -- eagleal 22 Dhjetor 2008 00:07 (CET)
Liberalizimi i vizave
Mendoj se pervoja e gajte epunes nuk duhet te te lejoje te behesh mendje madh. kap pershtypjen se sa here qe hyn prish cdo gje te sapo nisur. Jam i mendimit qe ne cdo fillim te nisur me ndrojtje ka nje doze gjenjaliteti. Nuk do te ishte keq te reflektoje pak brenda vetesh. Deri ne ate moment nuk po e placoj me tej liberalizimin e vzave. mendoj se do te duhet ta fusim me patjeter. Dhe do te futet me patjeter. Nuk do te ishte keq qe ta hapje ti si ze meqe ke nje pervoje me te gjate.Ate here mund te vazhdoja te mbushja. Nje aspekt i dyte qe kam vene re eshte mbushja dhe theksimi i zerave qe u sherbejne shume pak shqiptareve. Ju uroj festat e fund vitit J.
- Unë mendoj se përvoja e gjatë përkundrazi më ka familjarizuar më shumë me rregullat e Wikipedias. Po t'i njihje ti rregullat e wikipedias, nuk do të kisha nevojë të ndërhyja unë fare, ti vetë nuk do ta filloje atë artikull. Mendoj se së pari duhesh ta kuptosh çka është Wikipedia, apo më mirë, çka NUK është ajo. Këtu e ke shpjegimin në gjuhën angleze, në qoftë se ke problem me gjuhë, të lutem më trego, detyra ime këtu është t'ju ndihmoj përdoruesve të tjerë. Përndryshe, nëse kurdoherë mendon se jam duke e bërë ndonjë të padrejtë, ke të drejtë absolute të ankohesh këtu apo këtu. Edhe diçka: Wikipedia shqip është e shkruar në gjuhën shqipe, mirëpo pikëpamjen duhet ta ketë netrale. Konsideroje si Wikipedia të përkthyer në gjuhën shqipe, asgjë më shumë. Ky është problemi i zakonshëm me të cilin po ballafaqohen përdoruesit e rinj. Tung. --Λeternus 21 Dhjetor 2008 15:28 (CET)
I respektuar Aeternus,
nuk mendoj se pervoja eshte imunitet ndaj kendveshtrimit kritik ndja vetes.
Mendoj se dueht dhe ne cdo rast dueht nisur ai artikull. ( ne se Kosova si prioritet te sajin tani ka njohjen zyrtare boterore)
Shqiperia ka hapat e afrimit ndaj Europes, dhe hapi me i ndjeshem dhe me publik eshta liberalizimi.
Mendoj se po ben nje gje me padrejtesi eshte prishja e cdo filizi te sapo nisur. mendoj se do te duhej te ndihmoje me teper sesa te prisje me sopate.
Nuk ka me pikepamje neutrale se te mbroj interesat e kombit tim, pa shkelur te drejat nderkomebetare e pa cenuar te drejten e te tjereve.
Ne se Ju mendoni se kjo teme nuk duhet te pranohet ne wikipedia se ju keni nje status"X" qe nuk ju jep te drejten te mos vihet ne diskutim. atehere me thone de mun dta nis kete teme ne nje nga gjuhet e medha dhe pastaj do ta shihni se ne wikipedia-t e medha mund te kete nje shkalle liberalizmi te menduari ndryshe me te madhe.
Megjithate nje nga variantet ku mund te pajtoheshim dhe do te duej ta benim kete pune do te ishte te hapnim ne vend te faljes se artikullit ta hapim tek diskutimi ne falen me titullin liberalizimi i vizave. J 21 Dhjetor 2008 21:52 (CET)
- Nëse e bën një çasje më neutrale dhe e përkufizon mirë problemin, artikulli ndoshta edhe edhe mund të mbetet. Sidoqoftë, këtë çështje do ta shtroj edhe në kuvend. Aty shpresoj ta marrim vendimin e përbashkët se a i plotëson tema "Liberalizimi i vizave" kushtet që për të të shkruhet një artikull. Gjërat kryesore që duhet t'i kesh në mend janë: Wikipedia nuk është gazetë dhe ajo nuk toleron hulumtin vetjak. --Λeternus 21 Dhjetor 2008 22:48 (CET)
Masakra e Shahoviqit
- Pershendetje dhe flm per keshilla. te kisha lutë leshoja nji shikim , Masakra e Shahoviqit do ti pranoj verejtjet. Planeti 23 Dhjetor 2008 13:21 (CET)
- Sqarimet mund t'i gjesh në faqen e diskutimit të artikullit. Tung. --Λeternus 23 Dhjetor 2008 17:46 (CET)
Gjuha shqipe
Pasi që je këtu administratorë do të ishte mirë që të marrësh dhe të mësoshë rregullat në fuqi për shkrimit e emrave në gjuhën shqipe. Dhe të lutem gjejë një punë pakë më të mençur se sa plasim i shtampave për tërheqje vëmendje. Provo së paku të rregulloshë para se të humbësh kohë të plasoshë stampa anë e mbanë nëpër artikuj.--Hipi Zhdripi 28 Dhjetor 2008 22:34 (CET)
- Tregom për cilat "rregulla në fuqi" e ke fjalën. Për sa i përket çështjes së dytë, futja e stampave nuk kërkon shumë kohë. Duhet të dihet se cili artikull është i pranueshëm e cili jo. --Λeternus 28 Dhjetor 2008 22:38 (CET)
Më falë por tani unë nuk kamë kohë që të merrem me secilin që vije këtu në projekt. Më duket se e shkrova drejt dhe kjarrtë : rregullat në fuqi për shkrimit e emrave në gjuhën shqipe.--Hipi Zhdripi 28 Dhjetor 2008 23:17 (CET)
Të lutem shfleto fletat e arkivit të Kuvendit aty njëri nga përdoresit e ka sjellur edhe një kopje në të cilën janë të shkruara rregullat për disa lloj emrash. Kjo nuk ka rëndësi aq të madhe, rëndësia qëndronë që të mos harroshë që ky shtë projekt në gjuhën shqipe dhe të vetmet regulla të drejtshkrimit vijnë nga gjuha shqipe e librit shkollor në Shqipëri, Kosovë.--Hipi Zhdripi 28 Dhjetor 2008 23:20 (CET)
Emrat në shqip
Nëse mbledhë njohuri mund të i plasoshë diku këtu - me siguri do t'i përdori.--Hipi Zhdripi 28 Dhjetor 2008 23:37 (CET)
Alush Krushopeki
Tungatjeta zotri ju lutem une shkruajta artikullin Alush Krushopeki ju e griset a mundeni te me sqaroni pse dhe neqoftese ka ndonje menyre tjeter te futim ket artikull ne wiki.Ju lutem me kontaktoni ne email adresen we2together2win@live.se.
- Në bazë të çfarë kriteri mendon se artikulli Alush Krushopeki mund të qëndrojë në Wikipedia?
Aleksandër Xhuvani (universitet)
Ne amezen zyrtare nuk shkruan "Universiteti Aleksandër Xhuvani", por "Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani", kete mund ta shohesh ketu, zhvendosjet qe i bera une u bazova ne informatat e marra ne burime zyrtare. Puntori 21 Janar 2009 13:24 (CET)
- Ok. --Λeternus 21 Janar 2009 17:30 (CET)
Rreth drejtshkimit të shqipes
Të faleminderit që po ma jepë lejen të shprehem. Rreth drejtshkimit të gjuhës shqipe nuk ka nevojë të kuvendohet këtu (në këtë projekt). Emrat shkruhen sipas rregullave të gjuhës shqipe. Çdo devijim nga rregullat e drejtshkrimit të shqipes është gabim që duhet korrigjohet. Shiko rregullat bazë, aty shruhet se ky projekt është në gjuhen shqipe dhe për këtë edhe jam duke punuar në këtë projekt. Shkruaj si folë lexo si shkruanë. Tung.--Hipi Zhdripi 28 Janar 2009 20:31 (CET)
- Po e vazhdojmë në Kuvend. --Λeternus 28 Janar 2009 20:53 (CET)