• ... se vendi më i goditur në botë nga rrufeja është Liqeni Maracaibe në Venezuelë , pikërisht në vendin ku takohet lumi Catatumbo me Liqenin , i goditur 28herë në minutë
  • ... se vendi ku bien më së shumti të reshura në Afrikë është Kepiun Debunsha ( Kamerun ) 10 290 mm
  • ... se Zeqir Bajrami nga Tupalla, pas mbarimit të medresesë,studijoi FSHMN në Zagreb, dega e Gjeogrfaisë, dhe diplomoi në vitin 1942, dhe ishte profesori i I-rë i Gjeografisë. [1]
  • ...se numri i përgjithshëm i mysafirëve të huaj të cilët kanë shkuar nga vendi i tyre dhe kanë qëndruar sëpaku një natë në vitin 2009 ka arritur shfirën 898 milion, çka do të thotë se ka pasur rritje qënga viti 2008 për 6.2%.
  • ...se forma më e saktë e Tokës ëshë apioide ( në formë dardhe) - me ndihmën e satelitëve artificialë, të atyre gjeodetë, është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njejtë. Është konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë e njejtë. Sipas këtyre të dhënave, forma e vërtëtë e Tokës i ngjan dardhës-apioide ose formës së zemrës-kardioide.
  • ... se robërit e parë nga Afrika janë sjell në SHBA në vitin 1619 me një anije të holandezëve.
  • ....Biçikleta e parë, e cila është konstruktuar në vitin 1817 nga Baron Von Drais nuk ka pasur pedale. Njerëzit thjeshtë e drejtonin këtë biçikletë duke ecur.
  • .... Ujëvara më e lartë në botë është Angel, 979 m, në lumin ÇurumVenezuelë.
  • .....Se në vitin 1807 filluan, për herë të parë në historinë e botës , të qarkullojë anija me avull ’’ Clermont” e Fultonit, në lumin Hadson, i cili lidhte Nju Jorkun me qytetin Albani. Anija “ Savannah” prej 300 BRT, e SHBA-ve , kalon, më 1819, Atlantikun, e shtyrë nga motorrë me avull dhe me vela, kur kishte erëra që frynin në drejtim të Evropës, kurse anija “ Curaçao”, është anija e parë në botë që ka filluar, në vitin 1827, të shfrytëzojë vetëm avullin. Në vitin 1838 anija, Gret Western” kaloi Atlantikun për 12 ditë e 10 orë, në drejtim të perëndimit .
  • ....më 21 dhjetor do të jetë ndoshta dita më e errët në 372 vjetët e fundit. Në fakt, kjo ditë në kalendar shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dita më e shkurtër e vitit. Përveç kësaj, dita më e shkurtër e vitit do të errësohet nga eklipsi i plotë hënor, që do të jetë i dukshëm në perëndim, shkruan “Fox News”.


  • .... Regjistrimi i tërmeteve në territorin e ish Jugosllavisë , ka filluar në kohën e Austro-Hungarisë me instalimin e seizmometrit të parë në opservatiumin seizmologjik në Sarajevë në vitin 1905.
  • .... Evropa është kontinenti i vetëm i cili nuk fillon me shkronjën A.
  • ....Komuna me numër më të madh të vendbanimeve në Kosovë është Gjakova me 88 vendbanime, ndërsa komuna me numër më të vogël të vendbanimeve është Mamusha me vetëm 1 vendbanim.
  • ....Ptolemeu ka qenë ndër gjeografët më të përmendur të kohës antike, tek i cili hasim shënimet e para që kanë të bëjnë me truallin e Kosovës.
  • ... se Božo Bonifačić(1538.-1592.) është autor i një numri të madhë të punimeve shkencore për krahinat ilire, posaqërisht të hartave regjionale ( p.sh. Zarae et Sebenici descriptio, 1575.. etj.), duke i publikuar në atllaset Bertel, Camoc, Pinargent, Rosaccia, Franc dhe Ortelius.
  • .... Deutsche Bank ka më shumë të punësuar në Londër se sa në Franfurt.
  • .... se Brazili dhe SHBA kanë firmosur marrëveshjen për shlyerjen e borxhit amerikan prej 21 milionë dollarëve këtij vendi latino-amerikan dhe përdorimin e këtyre mjeteve për ruajtjen e ekosistemeve.
  • .... se një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë kanë gjetur në Arktik disa shkëmbinj për të cilët besohet se i takojnë periudhës së krijimit të Tokës.
  • .... Vullkani islandez Eyjafjallajoekull që nga 10 maji 2010 nxirrte rreth 50 tonë hi në sekondë, ndërsa të enjten e kaluar nxirrte nga 400 tonë në sekondë kur dhe kishte forcuar aktivitetin, ka thënë një gjeolog i Universitetit të Rejkjavikut
  • .... më 22 maj të viti 1910,u shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.
  • .... se fjala Himalajegjuhën sanskrite do të thot vendbanim i borës.
  • ... se Piramida e Keopsit kur është ndërtuar ka qenë e lartë 147 m, por pas uljes së terrenit tash lartësia e sajë është 137 m.
  • ..... Amerikanët Riçard Berd dhe Flojd Benet janë të parët të cilët fluturuan mbi Polin e Veriut më 9 maj të vitit 1926.
  • ..... në ditën e sotme të vitit 1919 në konferencën e Paqes në Paris , 32 shtete përkrahën paktin për krijimin e Ligës së Kombeve.
  • .... më 26 prill të viti 1907 - gazeta "Kombi" shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.
  • ....Shteti Federal më i vogel i ShBA është Rhode Island- më një madhësi prej 4.002 km².
  • ....Deti i Vdekur ka gjasa që shumë shpejt të shndërrohet në një moçal, para zhdukjes së tërësishme.

Niveli i këtij deti zvogëlohet çdo vit për një metër, kanë bërë të ditur ekspertët. Ata thonë se për shkak të mungesës së kujdesit njerëzor, Deti i Vdekur mund të thahet deri në vitin 2050. “Kjo është shumë serioze dhe askush nuk është duke bërë asgjë për ta shpëtuar këtë det”, edhe për shkak të konfliktit izraelito – palestinez, ka deklaruar hidrologu Dureid Muahsneh.

  • ...se temperatura më e ulët e matur në Afrikë ka arritë -24ºC në Ifrane në Marok.
  • ..... "Gjeografija është element skeletor i kulturës së përgjithshme, ndërsa njohuritë gjeografike janë më se të nevojshme në jetën e përditshme "

Josip Rogliq


Arkivi

Redakto
  • Ka pasur shumë shkolla, isnstutucione etj. me emrin e patriotëve shqiptar, por vetem dy qytete kanë bartur emrat e patriotëve. (Deri në vitin 1999 këta ishin Skënderbeu dhe Bajram Curri)
  • Ka shumë fenomene natyrore në botë në aspektin hidrografik, por dy janë karakteriatike për Kosovën. Njëri është fenomeni i dytë në botë, e tjetri i vetmi në Ballkan e këto janë : Bifurkacioni i Nerodimes dhe Kyçi hidrografik i Gadishullit Ballaknik.
  • Vetëm në komunën e Podgoricës janë: 22 vendbanime etnike shqiptare dhe 28 të përziera, nga 94 sa i ka gjithësej.
  • Kinë në çdo dy sekonda lind nga një foshnje, ndërsa në çdo 2,5 sekonda vdes nga një njeri.
  • Qyteti më i ftohët në botë është Ojmjakon me -72 °C.
  • ... Damasku qytet i Sirisë është qyteti më i vjetër në botë i cili ka qenë pa ndërpre i banuar .
  • ... në Antarktik ka më shum se 70 liqene të cilat shtrihen me mija metra nën akull.
  • ...Lugina e Vdekjes (Death Valley) është depresioni më i thellë , e cila shtrihet në Amerikën Veriore në teritorin e shtetit federal të Kalifornisë.
  • ... pika më perëmdimore e evropës është rt Roka në Portugali, 40 km nga Lisbona (38°47′ gj.gj.v. 9°30′ zgj.gj.p.).
  • ... emrin Evropa mban ujdhesa në mes Afrikes dhe Madagaskarit.
  • ... maja më e lartë në Holandë arrinë 322,7 m.


  • ... Njerzit për të cilët artikulli kryesor ushqimor është orizi , gjatë një dite hanë përafërsisht 80 kg oriz të zier.
  • ...Finlanda quhet " vend i mijërave liqeneve".
  • ...Tulipani ka arritë në Holandë në vitet e 1640-ta nga Turqia.
  • ... Shpejtësia më e madhe e erës së Tornados (450 km/h) është shënuar në vitin 1958 në Wichita Falls, Texas.
  • ... Sikurse e tërë masa e akullt në Tokë të shëdrrohet në ujë, niveli i detit botëror do te ngrihej me 78,9 m!


  • .. se kufiri tokësor i Shqipërisë është më i gjatë se kufiri i Kosovës për vetëm 15 km.(Kosova - 702 km, Shqipëria 717 km).
  • ... se popullsia e Zvicrrës(mosha mesatare e pop. 40,7) është për 11.2 vjet më e vjetër se ajo e Shqipërisë ( 29.5).
  • ... se Prof. Ahmet Gashi ishte anëtarë nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike të Amerikës nga viti 1936.
  • ... se në misionin NASA, e quajtur "Astro 2" i viti 1995, udhtim zbulues në hapsirë që zgjati 17 ditë , i cili misioni më i gjatë kohor astronomik në histori, ishte edhe shqiptaro-amerikani William G. Gregory.


  • .. se kufiri tokësor i Shqipërisë është më i gjatë se kufiri i Kosovës për vetëm 15 km.(Kosova - 702 km, Shqipëria 717 km).


                                                 Gjeografia

Kosova shtrihet në Evropën jug-lindore, në pjesën qendrore te gadishullit Ballkanik. Në jug-perëndim kufizohet me Shqipërinë, në veri-perëndim me Malin e Zi, në veri me Serbinë dhe në lindje dhe jug-perëndim me Maqedoninë. Territori shtrihet brenda gjatesive gjeografike 41° 50’ 58’’ dhe 43° 15’ 42’’ dhe brenda gjeresise gjeografike 20° 01’ 30’’ dhe 21° 48’ 02’’ Kosova ze nje siperfaqe afersisht 10,900 km² dhe eshte i karakterizuar nga nje lartesi mesatare 800 m mbi nivelin e detit, po duke treguar ndryshime vertikale te relievit dhe morfologjise. Keto ndryshime morfologjike jane si pasoje e ndertimit gjeologjik. Pika me e ulet e Kosoves ndodhet ne luginen e lumit Drini i Bardhe, ne kufi me Shqiperine dhe arrin lartesine 297 m mbi nivelin e detit. Pika me e larte ndodhet ne jug te Kosoves – në Gjeravicë – 2 565 m e larte.



Nga pikepamja gjeografike, Kosova është e ndarë në dy njësi të mëdha të sheshta rajonale sipas ÇAVOLLI – t: Pjesa veri – lindore eshte quajtur si “Rrafshi i Kosovës”, pjesa jug – perendimore është quajtur “Rrafshi i Dikagjinit. Ato janë të karakterizuara nga kushte të veçanta klimatike – gjeografike. Për shëmbull, shumë nën njësi si Drenica, Novobërda dhe Gollaku, Fusha e Kosovës, Fusha e Moravës, Podujevës etj janë të dalluara nga të tjerat. Kufiri midis Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës formon sipërfaqen e ndarjes midis pellgut të detit Adriatik në njërën anë dhe në anën tjetër pellgu i Detit te Zi dhe i detit Egje. Kosova është e rrethuar nga shumë vargje malore të lartë. Pjesa veriore është e zënë nga malet e Kopaonikut (mbi 2000 m), që janë karakterizuar nga një veprimtari abrazive, lumore dhe akullnajore. Në pjesët jugore dhe jug – perëndimore të Kosovës në kufi me Maqedoninë ndodhen Malet e Sharrit (mbi 2500 m). Pjesa perëndimore e Kosovës (kufiri me Shqiperinë) përfshin pjesët e Alpeve Shqiptare si dhe Malet e Mokrës (kufiri me Malin e Zi). Këto zona jenë të karakterizuara nga materiale shkëmbore, Male të lartë dhe gryka të thella.



Në pjesën qëndrore të Kosovës, në perëndim dhe jugperëndim të Prishtinës, ndodhen vargjet malore të Bjeshkëve të Çiçavicës, të Goleshit, Carralevës dhe Milanovces te cilet janë të karakterizuara nga forma karstike, lumore dhe akullnajore duke u ngritur me lartësi mbi 1000 m. Pjesa e Kosovës, që është e karakterizuar nga sipërfaqe të rrafshta, zë një siperfaqe afërsisht 36 % të territorit të vendit. Keto pellgje janë të karakterizuara nga lartësi midis 400 dhe 700 m mbi nivelin e detit.


Burimi

Redakto
  1. ^ Presheva , Bujanoci dhe Medvegja, dje dhe sot, Prisahtinë 2015, faqe 191