Protektorati italian mbi Shqipëri
Protektorati italian mbi Shqipëri u krijua nga Mbretëria e Italisë gjatë Luftës së Parë Botërore në një përpjekje për të siguruar një Shqipëri de jure të pavarur nën kontrollin italian. Ka ekzistuar nga 23 qershori 1917 deri në verën e vitit 1920.
Republika Shqiptare | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1917–1920 | |||||||||
Flamuri | |||||||||
Parimi: Atdheu mbi te gjitha | |||||||||
Himni: Himni i Flamurit | |||||||||
Gjendja | Protektoriat i Mbretërisë së Italisë | ||||||||
Kryeqyteti | Vlora | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Epoka historike | Periudha mes dy luftërave botërore | ||||||||
• Themeluar | 23 qershor 1917 | ||||||||
• Shpërbërë | 2 gusht 1920 | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Historia
RedaktoMbretëria e Italisë pushtoi portin e Vlorës në dhjetor 1914, por iu desh të tërhiqej pas pushtimit austro-hungarez në fund të 1915 - fillim 1916 dhe rënies së Durrësit më 27 shkurt 1916. Në maj 1916, Korpusi XVI italian, rreth 100,000 burra nën komandën e gjeneralit Settimio Piacentini, u kthye dhe pushtoi rajonin e Shqipërisë së Jugut deri në vjeshtën e vitit 1916,[1] ndërsa ushtria franceze pushtoi Korçën dhe zonat përreth më 29 nëntor 1916. Forcat italiane (në Gjirokastër) dhe ato franceze (në Korçë), kryesisht sipas zhvillimit të teatrit ballkanik, hynë në zonën e ish-Republikës Autonome të Vorio Epirit (të kontrolluar nga minoriteti grek) në vjeshtën e vitit 1916, pas miratimit nga forcat e Antantës.
Krijimi i Republikës Autonome Shqiptare të Korçës u bë më 10 dhjetor 1916 nga autoritetet franceze me një protokoll, sipas të cilit do të krijohej një krahinë autonome në territoret e Korçës, Bilishtit, Kolonjës, Oparit dhe Gorës në Shqipërinë Lindore.
Më 12 dhjetor 1916, Italia kërkoi shpjegime nga Quai d'Orsay, nëpërmjet ambasadorit të saj, sepse krijimi i Republikës Autonome Shqiptare të Korçës shkelte Traktatin e Londrës.[2] Austro-Hungaria përdori precedentin francez në Korçë për të justifikuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nën protektoratin e saj më 3 janar 1917 në Shkodër.
Të njëjtën gjë bëri edhe Mbretëria e Italisë kur shpalli pavarësinë e Shqipërisë nën protektoratin e saj më 23 qershor 1917 në Gjirokastër.[3] Gjenerali Ferrero shpalli atë ditë Protektoratin Italian dhe javët e ardhshme pushtoi Janinën në Epir.[4] As Britania e Madhe dhe as Franca nuk ishin konsultuar më parë dhe nuk i dhanë asnjë njohje zyrtare Protektoratit Italian.[5]
Kjo republikë shqiptare nën drejtimin e Turhan Përmetit, e mbrojtur nga 100.000 ushtarë të Ushtrisë Italiane, miratoi zyrtarisht një flamur të kuq me shqiponjën e zezë në mes, por ngriti një stuhi protestash edhe në Parlamentin italian [6]
Në vjeshtën e vitit 1918, italianët zgjeruan Protektoratin e tyre (pa i shtuar asgjë zyrtarisht Shqipërisë) në zonat e Greqisë veriore (rreth Kosturit) dhe Maqedonisë perëndimore (rreth Manastirit), të pushtuara nga bullgarët dhe osmanët. Më 25 shtator Divizioni 35 italian arriti dhe pushtoi Krushevën thellë brenda Maqedonisë perëndimore.
Në tetor 1918, Corpo d' Armata XVI italiane (afërsisht katër divizione, edhe 2 batalione vullnetarësh shqiptarë) pushtoi gjithë Shqipërinë veri-qendrore nga austriakët: më 14 tetor Durrësin, të nesërmen Tiranën dhe më 31 tetor Shkodrën; në fund më 3 nëntor edhe Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi.
Në nëntor 1918, kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, pothuajse e gjithë Shqipëria e sotme ishte nën protektoratin italian, pas tërheqjes së ekspeditës franceze nga zona e Korçës (Franca i dha fund "zyrtarisht" Republikës Autonome Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor 1918).
Që atëherë dhe për gati dy vjet deri në verën e vitit 1920, protektorati italian mbi Shqipërinë administrohej nga qeveria italiane: në një vend që i mungonte pothuajse gjithçka pas sundimit disa shekullor osman, u ndërtuan 546 km rrugë të reja, 110 km hekurudha të reja, 3000 km linja telegrafike, 9 teleferikë, pak spitale dhe disa ndërtesa moderne administrative.
Pas Luftës së Parë Botërore
RedaktoNjë delegacion i dërguar nga Asambleja Kombëtare Shqiptare e pasluftës që u mblodh në Durrës në dhjetor 1918 mbrojti interesat shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, por konferenca i mohoi Shqipërisë përfaqësimin zyrtar. Asambleja Kombëtare, në ankth për të mbajtur Shqipërinë të paprekur, shprehu gatishmërinë për të pranuar mbrojtjen italiane dhe madje një princ italian si sundimtar për aq kohë sa kjo do të thoshte që Shqipëria të mos humbiste territor.
Por në janar të vitit 1920, në Konferencën e Paqes në Paris, negociatorët nga Franca, Britania, Italia dhe Greqia ranë dakord të ndanin Shqipërinë midis Jugosllavisë, Italisë dhe Greqisë si një mjet diplomatik që synonte gjetjen e një kompromisi për konfliktin territorial midis Italisë dhe Jugosllavisë. Marrëveshja i dha Italisë territorin e Vlorës dhe zonat e Shqipërisë jug-qendrore.
Kjo marrëveshje krijoi pakënaqësi të madhe anti-italiane midis shumë shqiptarëve dhe në maj 1920 italianët (edhe për shkak të çmobilizimit të trupave të tyre pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore) u tërhoqën në disa qytete të rëndësishme (Durrës, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Tepelenë dhe Këlcyrë) dhe zonat përreth tyre: u detyruan të luftojnë luftën e Vlorës. Lëvizjet revolucionare [7] në Itali e bënë të pamundur praninë e 20.000 ushtarëve të fundit të Ushtrisë Italiane në Shqipëri.
Më 2 gusht 1920 u nënshkrua protokolli shqiptaro-italian, me të cilin Italia u tërhoq nga Shqipëria (duke ruajtur vetëm ishullin Sazan). Kjo i dha fund pretendimeve italiane për Vlorën dhe për një mandat mbi Shqipërinë, duke shpëtuar territorin e shtetit shqiptar nga ndarja e mëtejshme.[8]
Dëshira për të kompensuar për këtë tërheqje do të ishte një nga motivet kryesore të Benito Musolinit në pushtimin e Shqipërisë në vitin 1939.[9]
Referime
Redakto- ^ Thomas, Nigel (25 korrik 2001). Armies in the Balkans 1914-18. ISBN 9781841761947. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Popescu, Stefan. "Les français et la république de Kortcha (1916-1920)". France: Cairn info. doi:10.3917/gmcc.213.0077. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2011. Marrë më 17 janar 2011.
La signature de ce Protocole contrevient aux stipulations du traité de Londres ...Par conséquent, l'Italie demanda des explications au quai d'Orsay, par l'intermédiaire de son ambassadeur, le 12 décembre 1916.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jaume Ollé (15 korrik 1996). "Republic of Korçë (1917-1918)". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 12 janar 2011.
On 23 June 1917, Italy proclaimed the independence of Albania under her protectorate, justifying this with the French precedent in Korçë. Austria-Hungary had done it before on 3 January 1917.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PRIMA GUERRA MONDIALE - LA STORIA CON I BOLLETTINI UFFICIALI". Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Southern Albania, 1912-1923. ISBN 9780804761710. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Southern Albania, 1912-1923. ISBN 9780804761710. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gli Italiani si ritirano dall'Albania". Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania - Albania's Reemergence after World War I". Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History. ISBN 9781845110130. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)