Shtetësi e shumëfishtë, shumështetësia është situata ku një person njihet njëkohësisht si shtetas i ligjshëm i më shumë se një shteti. Shtetësia e shumëfishtë ekziston pasi shtete të ndryshme përdorin përkufizime të ndryshme të shtetësisë që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Paçka shprehjes "të kesh dy (disa) shtetësi", nga ana ligjore janë shtetet që deklarojnë (njohin) personat si shtetas. Rrjedhimisht një njeri mund të jetë shtetas i një, shumë ose asnjë shteti.

Shtetësi të ndryshme

Redakto

Çdo shtet sovran ka të drejtë të vendosë kushtet dhe politikat si për ta marrë shtetësinë e tij, ashtu dhe për ta mbajtur. Meqenëse zakonisht nuk ka institucione që t'i bashkërendojë ligjet e vendeve sovrane mbi shtetësinë, një person mund të fitojë një shtetësi pa humbur shtetësinë e mëparshme, ose t'u përmbahet përkufizimeve të më shumë se një shteti, duke përfituar njëkohësisht më shumë se një shtetësi. Disa nga arsyet më të zakonshme janë :

  • Jus Sanguinis - të paktën njëri nga prindërit është shtetas. Shumica e anëtarëve të OKB njohin jus sanguinis si kusht të mjaftueshëm për shtetësi automatike edhe vetëm nga njëri prind.
  • Jus Soli - lindja në territorin e shtetit. Kjo praktikë është e zakonshme në kontinentin amerikan, por shumë e rrallë tjetërkund(vetëm Pakistani, Lesoto, Fixhi dhe Tuvalu e praktikojnë jashtë amerikave).
  • Jus Matrimonii - martesa me një shtetas. Zakonisht martesa thjesht shkurton kohën e natyralizimit, por në disa raste jep shtetësi të menjëhershme. Ky është rasti në disa shtete islamike; kur një grua martohet, merr shtetësinë e burrit automatikisht (p.sh. në Iran).
  • Natyralizimi - ligjet dhe kërkesat mund të ndryshojnë shumë (p.sh. 3 vjet rezidencë në Belgjikëm 30 vjet në San Marino).
  • Adoptim - persona nën 18 që adoptohen nga shtetas.
  • Merita - disa shtete japin shtetësi të menjëhershme për disa profesione (p.sh. Austri për profesorë universitarë të thirrur nga universitetet Austriake). E përhapur është edhe praktika e dhënies së shtetësisë honorare për kontribute ndaj njerëzimit.
  • Investim - Disa shtete garantojnë shtetësi të menjëhershme nëse bëhet një investim i rëndësishëm në favor të shtetit (zakonisht shuma të mëdha)
  • Fe - Ligji i KthimitIzrael u jep shtetësinë gjithë hebrejve që mund të vërtetojnë përkatësinë etnike ose fenë e tyre dhe emigrojnë në Izrael.
  • Jus Oficii - Ky është një rast i veçantë (dhe tejet i rrallë) ku shtetësia "caktohet" për këdo zhvillon një funksion të përcaktuar. Zakonisht edhe tërhiqet sapo mbaron marrëdhënia punësore. Shembull tipik i kësaj praktike është Vatikani, që u jep shtetësi të gjithë atyre që punëson brenda shtetit (0.44 km²). Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me Bashkë-Princat e Andorrës: Presidenti francez dhe Peshkopi i Urgjellit, Spanjë.

Jo të gjitha shtetet japin mundësinë të heqësh dorë nga shtetësia e tyre. Shtetet që vendosin si kusht për natyralizim dorëheqjen nga shtetësitë e mëparshme, mund të kërkojnë një dorëheqje zyrtare. Kur individi i natyralizuar vjen nga një shtet që nuk parashikon dorëheqjen e shtetësisë, i mban dyja pavarësisht zgjedhjes së tij për ta lënë të parën.
Në rastet kur shtete të ndryshme kanë pretendime sovraniteti për të njëjtin territor, banorët e atij territori zakonisht konsiderohen shtetas të të dyja subjekteve. Tajvani dhe Kina, duke mos njohur autoritetin e qeverisë së ndërsjellët, trajtojnë ligjërisht të gjithë kinezët si shtetas të secilës (megjithatë, Tajvani nuk u jep të drejtë të zhvendosen në shtet banorëve të Republikës Popullore për arsye logjistike). Qeveria e Qipros konsideron shtetas banorët e gjithë ishullit, por gjyma veriore (me shumicë etnike turke) ka shpallur pavarësinë dhe u jep qytetarëve të vet një shtetësi më vete. Meqenëse shtetësia vlen vetëm kur njihet sovraniteti i një shteti, në këtë rast kjo shtetësi njihet vetëm nga Turqia. Këto situata janë analoge në disa aspekte me atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në këtë rast Kosovën e njohin më shumë se 100 shtete të ndryshme[1] anëtare të OKB. Republika e Irlandës njeh si shtetas të saj gjithë banorët e ishullit, pra edhe ata të Irlandës së Veriut që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Një person i lindur në Irlandën e Veriut ka automatikisht të drejtë për të dyja shtetësitë.

Vende që shmangin shtetësinë e shumëfishtë

Redakto

Disa vende nuk e shohin si të dëshirueshme shtësinë e shumëfishtë për arsye të ndryshme. Duke qenë se kanë pushtet vetëm mbi shtetësinë e tyre, mund të marrin masa për të hequr këtë shtetësi kur personi i prekur ka shtetësi të tjera. Disa mënyra për të vënë në veprim këto politika janë :

  • Humbje automatike e shtetësisë me marrjen e një shtetësie tjetër
  • Humbje e mundshme e shtetësisë nëse fitohet një tjetër
  • Humbje e mundshme e shtetësisë kur persona me shtetësi të shumëfishtë nuk heqin dorë nga shtetësitë e tjera kur arrijnë moshën madhore
  • Mohim i shtetësisë prej lindjes kur personi e ka një shtetësi tjetër
  • Kërkesa e dorëheqjes nga shtetësitë e tjera si pjesë e procesit të natyralizimit

Ligje të ndërlikuara për shtetësi të dyfishtë

Redakto

Disa shtete nuk e lejojnë ose ndalojnë hapur shumështetësinë, por kanë ligje e rregulla që e bëjnë këtë gjendje të padëshirueshme:

  • Në disa vende, të drejtat e qytetarëve me shtetësi të huaj janë të kufizuara. Kështu në Egjipt ose Australi nuk mund të kandidohen në zgjedhjet parlamentare.
  • Gjermania dhe Austria nuk e lejojnë përgjithësisht shumështetësinë. Përjashtim bëjnë rastet kur një person i përfiton shtetësitë e ndryshme prej lindjes. Kur një shtetas gjerman apo austriak përfiton një shtetësi tjetër, zakonisht humbet të parën. Megjithatë mund të kërkojnë një leje të veçantë për ta mbajtur shtetësinë e tyre përpara se të bëjnë kërkesën për natyralizim në një vend tjetër.
  • Spanja ka traktate dypalëshe me shumicën e shteteve të Amerikës Latine për dyshtetësi. Me përjashtim të shteteve latinoamerikane, Filipineve, Guinesë Ekuatoriale, Portugalisë dhe Andorrës, shtetësia spanjolle humbet me përfitimin e një shtetësie tjetër.
  • Turqia i kërkon çdo turku që merr një shtetësi të re, t'ia komunikojë zyrtarëve turq më të afërt (ambasadë, konsullatë) dhe të paraqesë certifikatën e natyralizimit, certifikatën e lindjes, një dokument që vërteton plotësimin e shërbimit ushtarak dhe, kur ekziston, certifikatën e martesës.
  • Pakistani lejon dyshtetësinë vetëm me një numër të kufizuar vendesh.

Politikat e shtetësisë së BE dhe zonës Shengen

Redakto

Secili shtet i BE apo Shengen mund të vendosë ligje mbi shtetësinë në mënyrë të pavarur. I vetmi kufizim është që çdo person me shtetësinë e një shteti Shengen mund të jetojë dhe punojë në të gjithë shtetet e tjera pjesëmarrëse në marrëveshje.

Shtetësi e pjesëshme

Redakto

Shumë shtete u japin të huajve rezidentë ose ish-shtetasve disa të drejta shtetësie, por jo të gjitha :

  • Polonia dhe Turqia japin karta identiteti të veçanta ish shtetasve ose të huajve me përkatësi etnike/origjinë nga vendi. Kjo bën të mundur hyrjen pa vizë, të drejtën e punësimit, arsimimit dhe shëndetësisë, por jo të drejtën e votës apo atë të punësimit në administratë.
  • India nuk njeh dyshtetësinë, por krijoi në 2005 Shtetësinë e Jashtme, që u jep ish-shtetasve indianë të drejta të ngjashme me ato të sipërpërmendura.

Shumështetësia nuk njihet

Redakto

Ky pohim ka kuptim të vagët dhe nuk mund të përshkruhet me saktësi. Si rast tipik i përdorimit mund të merret Rregulla e Kombësisë Parësore. Kjo thotë se, kur një person me shtetësinë e shtetit A dhe shtetësi të tjera, kur ndodhet në shtetin A nuk mund të gëzojë të drejtat e shtetësive të tjera (përfaqësim konsullor, të drejtën e ekstradimit, etj).

Shtetësi "e fjetur"

Redakto

Koncepti i "shtetësisë së fjetur" përkufizohet si një shtetësi që nuk ka forcë/nuk është aktive, për sa kohë personi nuk jeton rregullisht brenda shtetit. Kjo shtetësi, me gjithë të drejtat e lidhura, ripërtërihet sapo shtetasi e zhvendos rezidencën e tij brenda territorit të shtetit. Spanja zbaton këtë parim na lidhje me qytetarët spanjollë që banojnë në Amerikën Latine.
Më tej mund të thuhet se portorikanët kanë një shtetësi amerikane "të fjetur", pasi nuk kanë të drejtën e votës në Kongresin Amerikan apo në zgjedhjet presidenciale për sa kohë kanë rezidencën në Porto Riko, por sapo vendosen në një shtet të SHBA fitojnë menjëherë këto të drejta.

Shtete të ndryshme (ndër të cilët Izraeli dhe disa ish-Republika Socialiste Sovjetike) zbatojnë ndonjë formë "Ligji të kthimit", nëpërmjet të cilit i japin të drejtë shtetësie çdo personi me lidhje fetare/etnike/farefisnore me "trungun e kombit". Kjo zakonisht ndërlidhet me identitetin kombëtar të shteteve-kombe.

Shtetësia e shumëfishtë inkurajohet

Redakto

Disa vende janë më të hapura ndaj shtetësisë së shumëfishtë sesa të tjera, pasi mund t'i ndihmojë vendasit të udhëtojnë dhe punojnë nëpër botë. Disa shtete kanë bërë hapa drejt liberalizimit të shumështetësisë rishtazi, p.sh. Zvicra dhe Australia. Në kohë të shkuara vendet latinoamerikane dhe Kanadaja reklamonin politikat e tyre mbi shtetësinë për të tërhequr emigrantë.

Shumështetësi sipas rajoneve

Redakto

Shtetësi nënshtetërore

Redakto
  • Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çdo qytetar amerikan është shtetas i SHBA dhe i shtetit ku banon. Kështu, të drejtat e garantuara nga SHBA u njihen të gjithë qytetarëve, ato të garantuara nga shteti i federuar varen nga legjislacioni i këtij të fundit.
  • Zvicra ka një shtetësi me tri "brezore": konfederatë, kanton, komunë (ose bashki).
  • Megjithëse gjithë banorët e Ishujve të Kanalit dhe Ishullit te Man janë shtetas britanikë, në këto ishuj a ligje të veçanta që kufizojnë disa të drejta vetëm për shtetasit që kanë "status vendas". Nga ana tjetër shtetësia e tyre u jep të drejta të plota brenda Mbretërisë së Bashkuar por jo në vende të tjera (nuk kanë shtetësi europiane dhe as të drejtat e qytetarëve europianë).
  • Norfolk Island është varësi e Australisë, por kufizon hyrjet në ishull për ata që nuk kanë "status vendas". Banorët e ishullit janë qytetarë australianë.
  • Hong Kong dhe Makao janë pjesë e Republikës Popullore Kineze, por kanë status të jashtëzakonshëm falë të kaluarës së tyre koloniale. Kështu një qytetar kinez kë të drejta të ndryshme nëse jeton në pjesën kontinentale të Kinës apo në njërën nga këto territore Administrative Speciale.
  • Åland është një ishull me shumicë gjuhësore suedeze dhe ka status autonom brenda Finlandës. Vetëm personat me shtetësi nga Åland mund të blejnë prona dhe të hapin biznese në ishull. Një finlandez mer shtetësinë e Åland pasi jeton aty për pesë vjet; ålandasit e humbasin nënshtetësinë e tyre pas pesë vjetësh banim të rregullt jashtë sihulit.
  • Megjithëse nuk është shtet i federuar, Porto Riko jep një shtetësi të vetën në mënyrë të ngjashme me 50 shtetet e tjera të SHBA.
  • Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës mbajnë edhe shtetësinë e trevës ku banojnë, pra Republika Srpska ose Federata e Bosnjes dhe Hercegovinës.
  • Përpara se të zhbëheshin, kjo praktikë ndiqej edhe në Çekosllovaki dhe Jugosllavi.

Shtetësi mbishtetërore

Redakto
  • Në Bashkimin Evropian, shtetasit e një vendi anëtar mbajnë edhe shtetësinë evropiane. Kjo jep te drejtë për të jetuar dhe punuar kudo në Bashkim, për të gëzuar mbrojtjen diplomatike të përfaqësive konsullorë të çfarëdo shteti anëtar kur ndodhet jashtë BE, për t'u kandiduar në institucionet komunitare dhe për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
  • Komonuelthi i kombeve ka shtetësinë e Komonuelthit për shtetasit e anëtarëve të saj. Në disa anëtarë (p.sh. Mbretëria e Bashkuar) mjafton kjo shtetësi për të votuar, nëse banon në ishujt britanikë. Gjithashtu kjo shpesh lehtëson procedurat për marrjen e vizave, natyralizim etj.
  • Bashkësia e Shteteve të Pavarura është një komunitet formuar nga ish republika sovjetike që u njohin shtetasve të njëra-tjetrës privilegje për lëvizjen e lirë, natyralizim të përshpejtuar etj.

Problematika

Redakto

Identiteti kombëtar

Redakto

Shumë shtete kanë një përkufizim etnik të "kombit". Kjo mund të bëjë problematik natyralizimin në numra të mëdha pasi "tret" bazën etnike. Nga ana tjetër, kombe si SHBA përkufizohen "komb civik". Pjesëtarët e këtij lloj kombi nuk i lidh etnia por besnikëria ndaj vlerave demokratike dhe ligjeve. Në këto vende asimilimi është jo vetëm i dëshirueshëm, por i domosdoshëm.
Trajtimi i imigracionit përgjithësisht njeh tri modele:

  • Dallimor-përjashtues - ku imigrantët konceptohen si "punëtorë të përkohshëm" dhe mund të mirëpriten si të tillë, por rregullat për natyralizim janë shumë shtrënguese. Japonia, Kina, Tajvani dhe shtetet e Lindjes së Mesme kryesisht ndjekin këtë model.
  • Asimilues - pranohet që imigrantët të natyralizohen, me kusht që të heqin dorë nga një pjesë e traditave ose kulturës së tyre për të adoptuar ato të vendit pritës. Shembulli kryesor i këtij modeli janë SHBA.
  • Multikulturor - imigrantëve u jepet shtetësia pa u kërkuar të heqin dorë nga traditat kulturore dhe gjuhësore. Kjo praktikë zbatohet në Kanada, Australi dhe shumë shtete europiane, megjithëse këto të fundit po lëvizin drejt modelit asimilues.

Taksimi

Redakto

Në disa raste shumështetësia mund të rrisë barrën e taksave që një person duhet të paguajë. Shumica e shteteve taksojnë të ardhurat sipas burimit dhe vendbanimit, por në dy raste jo:

  • Vendbanim: mund të taksohen ata që banojnë brenda territorit të shtetit, pavarësisht nga burimi i të ardhurave apo shtetësia e personit.
  • Burimi: mund të taksohen të ardhurat e fituara brenda shtetit, pavarësisht nga shtetësia e personit apo vendbanimi i tij.
  • Shtetësia: mund të taksohen shtetasit pavarësisht nga vendbanimi apo burimi i të ardhurave. SHBA dhe Eritrea janë të vetmet vende që përdorin jetë sistem. Në disa shtete, në raste të veçanta shtetësia mund të ndikojë në taksim: Finlandë, Francë, Hungari, Itali, Spanjë.

Udhëtimi ndërkombëtar

Redakto

Shumë shtet, edhe nëse e njohin shumështetësinë, nuk e pohojnë haptazi në ligje. Personat trajtohen ose si shtetas, ose si të huaj, pa e marrë parasysh shtetësinë e vendeve të treta. Rregulla e Kombësisë Parësore kufizon të drejtën e një personi të kërkojë privilegje konsullore nga vendet e tjera që e njohin si shtetas.
Gjithashtu, mund të kërkohet që një shtetas të përdorë dokumentet e atij shteti për të herë dhe dalë nga vendi. Shembuj janë SHBA dhe Afrika e Jugut.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Shtete që njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës
  2. ^ a b vetëm me lindje ose martesë
  3. ^ nga 1 tetori 2013 shtetësia e dyfishtë me atë Letoneze lejohet për shtetas të BE, NATO, Schengen; qytetarët e Australisë, Venezuelës, Brazilit, Zelandës së Re
  4. ^ sipas artikullit 12 të Kushtetutës së Lituanisë vetëm, raste të veçanta të lejuara nga ligji japin të drejtë për shtetësi të shumëfishtë

Lidhje të jashtme

Redakto
Ndërkombëtare
Council of Europe