Artem Anatoliyovich Kravets (Ukrainisht: Артем Анатолійович Кравець; lindur më 3 qershor 1989) është një futbollist profesionsit ukrainas i cili luan si sulmues për klubin turk Kayserispor dhe kombëtaren ukrainase.

Artem Kravets
Të dhënat vetjake
Emri i plotëArtem Anatoliyovich Kravets
Datëlindja (1989-06-03) 3 qershor 1989 (35 vjeç)
VendlindjaDniprodzerzhynsk, Bashkimi Sovjetik
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Kayserispor
Numri11
Karriera me të rinjtë
2001–2002Nadia-Vahonmash Dniprodzerzhynsk
2003Inter Dnipropetrovsk
2004–2006YFS Dynamo Kyiv
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2017Dynamo Kyiv90(33)
2013Arsenal Kyiv (huazim)10(3)
2016VfB Stuttgart (huazim)15(1)
2016–2017Granada (huazim)26(5)
2018–Kayserispor24(5)
Karriera ndërkombëtare
2006Ukraina U177(1)
2006–2007Ukraina U187(4)
2006–2008Ukraina U1912(7)
2008–2011Ukraina U219(0)
2011–Ukraina21(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 9 shtator 2018

Kravets është një produkt i akademisë së Dynamo Kyiv,[1] dhe debutoi si profesionist në sezonin 2006–07.[1] Edhe pse ai la mbresa me talentin e tij, duke fituar edhe krahasimet me sulmuesin legjendar Andriy Shevchenko, sezonet e rradhës të Kravets u kushtëzuan nga dëmtime madhore që e lanë në hije.[2] Edhe pse u duk se Kravets kapi formën gjatë sezonit 2010–11, ai pësoi një tjetër dëmtim madhor që e la jashtë fushave për disa muaj, duke humbur mundësinë të debutonte edhe me ekipin kombëtar.[3]

Dëmtimet e Kravets vazhduan, dhe ai zhvilloi vetëm dy paraqitje në dy sezonet e ardhshme.[1] Në sezonin 2013–14, ai u huazua tek Arsenal Kyiv, por kjo periudhë ishte e shkurtër për shkak të falimentimit të klubit, duke bërë që Kravets të rikthehej.[4] Sezoni tjetër ishte më i miri për të, pasi përveç se rifitoi formën fizike, Kravets mundi edhe të shënojë rregullisht, duke rifituar kombëtaren pas katër vitesh.[5] 15 golat e tij ishin vendimtare për ekipin në fitimin e kampionatit për herë të parë pas pesë sezonesh. Pavarësisht se në shkurt 2015 rinovoi kontratën,[6] dy sezonet e ardhshme e panë atë në huazim në Gjermani dhe Spanjë, respektivisht tek VfB Stuttgart dhe Granada.[7][8] Në janar 2018, Kravets u largua përfundimisht nga klubi për të firmosur në Turqi me Kayserispor.[9]

Kravets ka luajtur me disa ekipe moshash të Ukrainës, përfshirë nivelin nën-19, me të cilin shënoi 7 gola në 12 paraqitje. Me ekipin nën-21, Kravets zhvilloi dy paraqitje në Kampionatin Evropian nën-21 në vitin 2011. Në të njëjtin vit, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e të rriturve.[10] Edhe pse ishte një element i rëndësishën i ekipit gjatë kualifikueseve të Euro 2016, ai u la jashtë finaleve të turnamentit.[11]

Karriera me klube

Redakto

Dynamo Kyiv

Redakto

2007–2009: Vitet e hershme

Redakto

Kravets luante rregullist për ekipin rezervë të Dynamos dhe Dynamo-2 Kyiv derisa ai ra në sy të trajnerit të ri Yuriy Semin, i cili e mori atë në ekipin e parë në sezonin 2007–08, duke vlerësuar potencialin e madh të tij. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 17 qershor 2007 në javën e fundit të kampionatit kundër Arsenal Kyiv, duke zëvëndësuar Balázs Farkas në fillim të pjesës së dytë.[1] Kjo ishte ndeshja e vetme që ai luajti gjatë atij sezoni që pa Dynamo Kyivin të fitonte kampionatin, duke shënuar kështu edhe trofeun e parë si profesionist të Kravets.[1]

Më 12 dhjetor 2007, në moshën 18 vjeç, Kravets bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve duke luajtur 33 minuta në disfatën 3–0 jashtë fushe ndaj Sporting CP në raundin e fundit të fazës së grupeveatij sezoni.[12] Dynamo Kyiv doli e fundit në grupin e saj duke humbur të gjitha ndeshjet.

Kravets shënoi golin e tij të parë për ekipin e parë të Dynamo Kyivit më 2 mars 2008 në një fitore 4–0 në shtëpi ndaj Dnipro Dnipropetrovsk.[13] Ai gjeti më shumë hapsira në sezonin e tij të dytë, duke shënuar tre gola në njëmbëdhjetë paraqitje.

Një nga paraqitjet e tij më të shquara ishte ndeshja e Kupës UEFA kundër Valencias e cila u mbyll në barazim 2–2 më 27 shkurt 2009, gjë që ndihmoi ekipin të avanconte më tej falë rregullit të golit jashtë fushe. Kravets shënoi dy golat për të tijët në minutat 34të dhe 73të.[14] Në korrik 2009, Kravets pësoi një dëmtim në kofshë që kërkonte operacion.[2] Ai u operua në Mynih dhe koha e rikuperimit do të ishte gjashtë javë.[15] Ai u rikuperua në fund të shtatorit dhe ishte pjesë e skuadrës që do të luante në ndeshjen e fazës së grupeveLigës së Kampioneve ndaj Barcelonës.[16]

Ai e përfundoi sezonin 2009–10 duke shënuar vetëm një herë në njëmbëdhjetë paraqitje. Ndeshja e fundit e sezonit për të, e luajtur më 6 mars 2010 ndaj Mariupol, ishte e 50ta për të gjithsej me Dynamo Kyivin.[17]

2010–2013: Sezonet e kushtëzuara nga dëmtimet

Redakto
 
Kravets duke luajtur Dynamo Kyiv në maj 2013

Kravets ishte një nga shënuesit më natyral të Dynamo Kyivit dhe shumë veta e panë atë si pasuesin natyral të sulmuesit legjendar Andriy Shevchenko, por që nga sezoni 2010–11 (kur ai ishte afër së qënit pjesë e ekipit kombëtar), Artem pati disa dëmtime serioze duke e detyruar që të humbiste pjesën më të madhe të tre sezoneve të ardhshme.[3]

Ai nuk luajti asnjë ndeshje gjatë sezonit 2011–12 që pa Dynamon ta përfundonte kampionatin në vendin e dytë mbrapa ekipit rival Shakhtar Donetsk. Ai, megjithatë, ishte për 12 ndeshje në stol si zëvëndësim i papërdorur. Ai gjithashtu u godit edhe nga një dëmtim tjetër madhor që e detyroi të qëndronte jashtë fushave për disa muaj të tjerë.[1] Në vjeshtën e vitit 2012, trajneri Oleh Blokhin vendosi që Kravets nuk do të stërvitej më me ekipin e parë.[18] Kravets më pas vazhdoi të luante dhe stërvitej me ekipin rezervë Dynamo-2 Kyiv.[19]

Blokhin vendosi që t'i jepte "një mundësi të fundit" duke e rikthyer atë në ekipin e parë në janar 2013.[19] Ai luajti ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në fund të majit, duke luajtur si titullar në ndeshjen e fundit të sezonit, një fitore 3–0 ndaj Metalurh Zaporizhya, ku Kravets shënoi një dopietë.[20]

2013–2014: Huazimi tek Arsenal Kyiv dhe paraqitjet e kufizuara

Redakto

Më 26 korrik 2013, Kravets u dërgua në huazim tek klubi tjetër elitar ukrainas Arsenal Kyiv deri në fund të vitit. Ai debutoi në ditën tjetër, duke luajtur 62 minuta në humbjen 2–0 jashtë fushe ndaj Karpaty Lviv.[21] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 14 shtator, duke realizuar në triumfin 2–1 ndaj Volyn Lutsk.[22] Në tetor 2013, Arsenal Kyiv u përjashtua nga kampionati pasi drejtori i përgjitshëm Viktor Holovko lajmëroi se klubi kishte falimentuar pasi nuk kishte financa të mjaftueshme për të vazhduar dhe se nuk po gjente dot sponsor.[4][23] Gjithsej, Kravets luajti 11 ndeshje, përfshirë 10 në ligë, dhe shënoi 3 gola.

Në tetor 2013, Kravets u rikthye tek Dynamo Kyiv pas huazimit të shkurtër tek Arsenal Kyiv, dhe u regjistrua tek ekipi B, duke shënuar 5 gola në 8 ndeshje.[24] Në dhjetor, ai u rikthye në ekipin e parë.[25] Ai zhvilloi vetëm një paraqitje deri në fund të sezonit 2013–14, duke hyrë në shtatë minutat e fundit të humbjes 2–0 në shtëpi ndaj Valencias në raundin e 32-tave të 2013–14 UEFA Ligës së Evropës.[26]

2014–2015: Shpërthimi

Redakto
 
Kravets pas përfundimit të një ndeshje të Ligës së Evropës ndaj Çelsit

Në korrik 2014, Kravets firmosi një kontratë të re një-vjeçare.[27] Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh me dëmtime, ai u rikthye në formë dhe filloi të shfalose pak nga potenciali i tij i dikurshëm në ekipin e parë të Dynamo Kyiv në fillim të sezonit 2014–15.[28] Ai e filloi sezonin e tij duke qënë në anën humbëse të ndeshjes së Superkupës Ukrainase ndaj rivalëve FC Shakhtar Donetsk.[29]

Ai luajti ndeshjen e parë si titullar pas një kohe të gjatë më 27 korrik në ndeshjen hapëse të kampionatit, një fitore 1–0 në shtëpi ndaj Vorskla Poltava.[30] Goli i parë i sezonit për të erdhi në javën e dytë të kampionatit kundër Metalist Kharkiv, duke shënuar golin e parë të ndeshjes që u mbyll me fitoren 2–1 në Kompleksin Sportiv Metalist Oblast.[31] Ishte goli i tij i parë për Dynamon që nga maji i 2013 dhe i 20ti gjithsej.[31] Më 17 gusht, Kravets shënoi tregolëshin e parë si profesionist, duke qëlluar në shenjë tre herë në triumfin 4–1 ndaj Mariupol duke ndihmuar Dynamon të marrë edhe kreun e klasifikimit.[32][33]

Më 13 shtator, Kravets zhvilloi paraqitjen e tij të 50të në Premier Ligën Ukrainase duke shënuar në barazimin 2–2 ndaj Zorya Luhansk.[34] Me këto tre gola ai shkoi në shifrën pesë gola në kampionat, duke vendosur një rekord të ri personal.[34] Pesë ditë më vonë, Kravets luajti si titullar në ndeshjen hapëse të ekipit në Grupit J2014–15 UEFA Ligës së Evropës kundër ekipit portugez Rio Ave; ai shënoi golin e tretë të ndeshjes me një gjuajtje me të majtën duke kontribuar në një sukses 3–0.[35] Kjo gjithashtu ishte rrjeta e tij e parë evropiane që nga viti 2009. Ai ishte në listën e shënuesve edhe në ndeshjen e dytë, një fitore 3–1 ndaj Steaua Bukureshti,[36] dhe luajti në ndeshjen e mbetura të grupit që u fitua nga Dynamo me pesë fitore dhe një humbje.[37]

Kravets arriti në kuotën dyshifrore për herë të parë në karrierë më 2 nëntor duke shënuar të tretin e fitores 3–0 ndaj Dnipro Dnipropetrovsk.[38] Më 3 shkurt 2015, paraqitjet e tij u shpërblyen me një kontratë të re tre-vjeçare e gjysëm.[6] Më vonë më 19 prill, Kravets shënoi golin e 10të në kampionat në fitoren 3–1 në Volyn Lutsk.[39]

Dynamo Kyiv u shpall kampione e Ukrainës duke e mbyllur sezonin si e pamposhtur, me Kravets i cili shënoi 15 gola në 25 paraqitje. Në kupë, ai luajti 5 ndeshje, përfshirë edhe 56 minuta në finale, dhe shënoi dy gola, me ekipin e cila fitoi trofeun pasi mposhti Shakhtar Donetsk nga gjuatjet e penalltive; ekipi kështu plotësoi dopietën.[40] Në Ligën e Evropës, ekipi u eliminua në çerek-finale nga italianët e Fiorentinës me rezultatin e përgjithshëm 3–1; gjithsej, ai luajti 10 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Kravets e konsideroi sezonin 2014–15 si më të mirën e karrierës së tij.[41]

2016–2017: Huazimet tek Stuttgart dhe Granada

Redakto

Më 4 janar 2016, Kravets u huazua tek klubi gjerman Stuttgart deri në fund të sezonit 2015–16.[7] Më 30 janar, në paraqitjen e tij të dytë për Stuttgartin, ai shënoi golin në Bundesligën gjermane, golin e fitores në fund ndaj Hamburger SV.[42]

Më 30 gusht 2016, Kravets u huazua në La Liga tek Granada për një vit.[8] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 11 shtator duke hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Eibarit, dhe shënoi golin e barazimit të përkohëshë në një humbje 1–2 në shtëpi.[43] Ai pësoi një tërheqje të kyçit të këmbës gjatë humbjes 3–0 në shtëpi ndaj Celta de Vigos më 17 prill 2017,[44] gjë që e detyroi të braktiste fushën e lojës në pjesën e parë, dhe përfundimisht të mbyllte edhe sezonin.[45] Kravets e shpenzoi sezonin e tij midis stolit dhe fushës së lojës por sërisht arriti të koleksiononte 25 paraqitje në La Liga dhe të shënonte 5 gola.[46]

2017–2018: Muajt e fundit dhe largimi

Redakto

Ai u rikthye tek Dynamo Kyiv në korrik 2017,[47] dhe luajti 15 ndeshje në të gjitha kompedicionet si dhe shënoi 5 gola.[48] Ai u shpall lojtari i muajit në tetor 2017 pasi shënoi një herë në ligë (në humbjen 2–1 ndaj Chornomorets Odesa)[49] dhe një dopietë në kupë (fitore 3–2 në kohën shtesë ndaj Oleksandriya).[50][51] Paraqitja e tij e fundit me klubin ndodhi më 2 nëntor në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës ndaj Young Boys; ai luajti në pjesën e dytë si një zëvëndësues i Tomasz Kędziora.[52]

Kayserispor

Redakto

Kravets u largua përgjithmonë nga klubi në janar 2018,[9] për t'ju bashkaur klubit të Süper Lig, Kayserispor.[53] Ai u prezantua më 16 janar, duke firmosur një kontratë e cila ishte e vlefshme deri në qershor 2021.[53] Kravets debutoi me ekipin e ri shtatë ditë më vonë duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 89të në barazimin 1–1 ndaj Göztepe.[54] Ai shënoi golin e parë me ekipin më 7 shkurt në një barazim 2–2 kundër Akhisar Belediyespor në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Turqisë.[55] Golat e parë të tij në kampionat erdhën më 11 mars 2018 kundër Kardemir Karabükspor, ku ai shënoi dy gola për të udhëhequr ekipin drejt një fitore 3–2.[56] Ai e përfundoi gjysmën e dytë të sezonit 2017–18 duke tre gola në 13 ndeshje në kampionat; në kupë, ai shënoi një gol në një paraqitje.[57]

Karriera ndërkombëtare

Redakto
 
Kravets duke hyrë në fushë para një ndeshje në tetor 2015

2008–2009: Debutimi i vonuar

Redakto

Karriera ndërkombëtare e Kravets me ekipin e të rriturve të Ukrainës filloi në mars 2008 kur ai mori një ftesë për ndeshjen miqësore ndaj Serbisë,[58] por debutimi i tij u vonua për shkak të një dëmtimi të pësuar pak para fillimit të ndeshjes.[59] Kravets u thirr më vonë për një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Anglisë më 1 prill 2009. Megjithatë, debutimi i tij u vonua sërisht për shkak të një tjetër dëmtimi, këtë herë në muskulin e kofshës, gjashtë ditë para fillimit të ndeshjes, dhe në fund u zëvëndësua nga Yevhen Seleznyov.[60]

2011: Ndeshja e parë dhe Kampionati Evropian nën-21

Redakto

Në janar 2011, Kravets u rikthye sërisht, këtë herë për turnamentin miqësor të Qipros,[10] ku ai më në fund arriti të luante ndeshjen e parë, duke u paraqitur në 20 minutat e fundit të barazimit 2–2 kundër Rumanisë.[61] Ai luajti si titullar në ndeshjen e rradhës kundër Suedisë; ai u paraqit në të gjithë takimin që u fitua nga Ukraina 5–4 pas gjuajtjeve të penalltive.[62]

Në qershor 2011, ai luajti për ekipin nën-21Kampionatin Evropian nën-21 të Futbollit.[63] Ai u paraqit në vetëm dy ndeshje gjatë turnamentit, përfshirë edhe në ndeshjen hapëse ndaj Republikës Çeke.[64] Ukraina u eliminua herët pasi doli e fundit në Grupin B, duke mbledhur vetëm një pikë.[65]

2015–2016: Rikthimi dhe fushata e UEFA Euro 2016

Redakto

Në mars 2015, pas një performancë pozitive në nivel klubesh, Kravets mori thirrjen e parë në kombëtare pas katër vitesh për ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Spanjës dhe miqësoren ndaj Letonisë.[5] Ai luajti në ndeshjen e parë ndaj Spanjës, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 32të në vend të të dëmtuarit Roman Zozulya dhe luajti deri në minutën e 91të deri sa u dëmtua vetë,[66] duke u zëvëndësuar nga Pylyp Budkivskiy.[67] Dy muaj më vonë, saktësisht më 9 qershor 2015, Kravets shënoi golin e parë ndërkombëtar në një fitore 2–1 në miqësoren ndaj Gjeorgjisë; ai shënoi 11 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës.[68][69] Pesë ditë më vonë, Kravets luajti ndeshjen e dytë kualifikuese, duke shënuar të parin e fitores 3–0 ndaj Luksemburgut.[70]

Kravets vazhdoi të ishte pjesë e ekipit edhe gjatë pjesës tjetër të kualifikueseve, duke shënuar edhe dy herë të tjera, respektivisht kundër Bjellorusisë më 5 shtator dhe Maqedonisë më 9 tetor.[71][72] Ukraina e përfundoi Grupin C në vendin e tretë duke siguruar një vend për në raundin play-off.[73][74] Kravets luajti në të dyja ndeshjet e raundit play-off, ku Ukraina u përball me Slloveninë, duke siguruar një fitore 2–0 në shtëpi dhe barazim 1–1 jashtë fushe, duke siguruar një biletë për finalen e turnamentit.[75]

Më 21 maj 2016, Kravets u emërua në listën paraprake prej 29 lojtarësh të UEFA Euro 2016,[11] por ishte një nga gjashtë lojtarët e përjashtuar nga lista përfundimtare e publikuar më 31 maj.[11]

2016–2018: Kualifikueset e Kupës së Botës 2018

Redakto

Ai u rikthye në ekipin kombëtar në tetor 2016 për raundin e dytë dhe të tretë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018 kundër Turqisë dhe Kosovës; ai shënoi në të dyja ndeshjet, duke arritur në shifrën e 6 golave me kombëtaren, me Ukrainën që koleksionoi 4 pikë.[76][77]

Kravets vazhdoi të paraqitej rregullisht edhe në pjesën e mbetur të fushatës kualifikuese, duke shënuar edhe golin e vetëm të sfidës ndaj Finlandës.[78] Ukraina, megjithatë, dështoi të kualifikohej për në finalet e turnamentit në Rusi pasi arriti vetëm një vend të tretë në Grupin I.[79]

Jeta personale

Redakto

Gruaja e tij Anna është ekonomiste. Ata u takuan në një klub bowlingu.[80] Në 25 nëntor 2017, ai u bë baba për herë të parë kur gruaja e tij lindi dy fëmijë djem binjakë.[81] Idhulli dhe futbollisti i tij i preferuar është ish mesfushori brazilian Kaká. Ai ishte arsyeja se pse Kravets vendosi që të luante me fanellën me numrin 22 dhe ti drejtonte gishtat drejt qiellit sa herë që shënonte gol.[80]

Statistikat e karrierës

Redakto
 
Kravets duke luajtur për Dynamo Kyiv.
Redaktuar më 24 shkurt 2019[82][83]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Dynamo Kyiv 2006–07 Premier Liga Ukrainase 1 0 0 0 1 0
2007–08 11 3 3 0 1[a] 0 15 3
2008–09 12 4 1 1 10[b] 2 23 7
2009–10 9 1 1 0 1[a] 0 11 1
2010–11 11 3 2 0 5[c] 0 18 3
2011–12 0 0 0 0 0 0 0 0
2012–13 1 2 0 0 1 2
2013–14 0 0 0 0 1[c] 0 1 0
2014–15 25 15 5 2 10[c] 2 1[d] 0 40 19
2015–16 12 2 1 1 4[a] 0 1[d] 0 18 3
2017–18 9 3 1 2 5[e] 0 15 5
Gjithsej 90 33 14 6 37 4 2 0 143 43
Arsenal Kyiv (huazim) 2013–14 Premier Liga Ukrainase 10 3 1 0 11 3
Stuttgart (huazim) 2015–16 Bundesliga 15 1 1 0 16 1
Granada (huazim) 2016–17 La Liga 26 5 0 0 26 5
Kayserispor 2017–18 Süper Lig 13 3 1 1 14 4
2018–19 12 2 4 3 16 5
Gjithsej 25 5 5 4 30 9
Gjithsej karriera 166 47 21 10 37 4 2 0 226 61
  1. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ a b Ndeshje në Superkupën e Ukrainës
  5. ^ Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Redakto

Burimi:[84][85]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Ukraina 2011 2 0
2015 10 4
2016 4 3
2017 4 0
2018 2 1
Gjithsej 22 8

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 23 mars 2018. Rezultatet e Ukrainës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Kravets.[85]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 9 qershor 2015 Linzer Stadion, Linz, Austri 5   Gjeorgjia 1–0 2–1 Ndeshje miqësore
2 14 qershor 2015 Arena Lviv, Lviv, Ukrainë 6   Luksemburgu 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
3 5 shtator 2015 7   Bjellorusia 1–0 3–1
4 9 tetor 2015 Philip II Arena, Shkup, Maqedoni 9   Maqedonia 2–0 2–0
5 6 tetor 2016 Stadiumi Konya Büyükşehir, Konya, Turqi 14   Turqia 2–0 2–2 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
6 9 tetor 2016 Stadiumi Marshal Józef Piłsudski, Kraków, Poloni 15   Kosova 1–0 3–0
7 12 nëntor 2016 Stadiumi Chornomorets, Odesa, Ukrainë 16   Finlanda 1–0 1–0
8 23 mars 2018 Estadio Municipal de Marbella, Marbella, Spanjë 21   Arabia Saudite 1–0 1–1 Ndeshje miqësore
FC Dynamo Kyiv[82]

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g "Artem Kravets profile" [Profili i Artem Kravets] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  2. ^ a b "Artem Kravets undergoes operation in Munich" [Artem Kravets do t'i nënshtrohet operacionit në Mynih] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 2 korrik 2009. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  3. ^ a b "Artem KRAVETS: "Andriy Shevchenko's tips are very important"" [Artem Kraves: "Këshillat e Andriy Shevchenko janë shumë të rëndësishme"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 20 maj 2016. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  4. ^ a b "Arsenal Kyiv director general says club out of all competitions, bankruptcy procedures launched" [Drejtori sportiv i Arsenal Kyiv thotë se klubi është jashtë kompedicioneve, procedurat e falimentimit fillojnë] (në anglisht). Interfax-Ukraine. 1 nëntor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  5. ^ a b "Fomenko announces Ukraine's squad for Spain and Latvia" [Fomenko lajmëron ekipin e Ukrainës për Spanjën dhe Letoninë] (në anglisht). FUF. 13 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  6. ^ a b "Artem KRAVETS prolongs his contract with Dynamo" [Artem Kravets zgjat kontratën e tij me Dynamon] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 3 shkurt 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  7. ^ a b "Artem Kravets move confirmed" [Kalimi i Artem Kravets konfirmohet]. vfb.de (në anglisht). VfB Stuttgart. 4 janar 2016. Marrë më 4 janar 2016.
  8. ^ a b "Kravets joins Granada CF on loan" [Kravets i bashkohet Granadës CF në huazim] (në anglisht). Granada CF. 30 gusht 2016. Marrë më 31 gusht 2016.
  9. ^ a b "Artem KRAVETS joins Kayserispor" [Artem Kravets i bashkohet Kayserispor] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 15 janar 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  10. ^ a b "Шовковский и Кравец вернулись в сборную" (në anglisht). Football.ua. 19 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2012. Marrë më 9 shkurt 2011.
  11. ^ a b c "Official: Ukraine presents squad for UEFA EURO 2016" [Zyrtare: Ukraina prezanton skuadrën për UEFA Euro 2016] (në anglisht). Unian.info. 31 maj 2016. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  12. ^ "Sporting CP vs. Dynamo Kyiv 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 27 shkurt 2009. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  13. ^ "Artem Kravets scores on debut" [Artem Kravets shënon në debutim] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 2 mars 2008. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  14. ^ "Valencia - Dynamo - 2:2. Line-ups and events" [Valencia - Dynamo - 2:2. Formacionet dhe ngjarjet] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 27 shkurt 2009. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  15. ^ "Artem Kravets – six weeks on crutches" [Artem Kravets – gjashtë javë me baterica] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 8 korrik 2009. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  16. ^ "Destination: Barcelona" [Destinacioni: Barcelona] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 28 shtator 2009. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  17. ^ "Mariupol' vs. Dynamo Kyiv 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 6 mars 2010. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  18. ^ "Справжня причина відходу Кравця з "Динамо"" [Arsyeja e vërtetë se pse Kravets po largohet ngaDynamo] (në anglisht). Football Ukraine. 22 tetor 2012. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  19. ^ a b "Artem KRAVETS: "I'm ready to struggle for regular starting spot"" [Artem Kravets: "Jam gati për të vuajtur për një vend në formacionin titullar] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 24 janar 2013. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  20. ^ "Dynamo Kyiv vs. Metalurh Zaporizhya 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  21. ^ "Karpaty vs. Arsenal Kyiv 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 27 korrik 2013. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  22. ^ "Arsenal Kyiv vs. Volyn 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 14 shtator 2013. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  23. ^ "FC Arsenal (Kyiv) starts bankruptcy procedure, drops out of competition, says director" [FC Arsenal (Kyiv) fillon procedurat e falimentimin, del nga kompedicioni, thot drejtori sportiv] (në anglisht). Interfax-Ukraine. 30 tetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  24. ^ "Динамо: Кравец и Богданов вернутся раньше срока" [Dynamo: Kravets dhe Bogdanov do të rikthehen herët] (në anglisht). Football.ua. 29 tetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  25. ^ "Artem KRAVETS returns to FC Dynamo Kyiv" [Artem Kravets rikthehet tek FC Dynamo Kyiv] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 17 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  26. ^ Miles Chambers (21 shkurt 2014). "Dynamo Kiev 0-2 Valencia: Vargas & Feghouli put los Che in driving seat with late strikes" [Dynamo Kyiv 0-2 Valencia: Vargas ?& Feghouli vendosin në los Che në komandë me gola në fund] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2018. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  27. ^ "Artem KRAVETS: "I feel that I can do a lot for Dynamo"" [Artem Kravets: "Ndihem se mund të bej shumë për Dynamon"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 30 maj 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  28. ^ "Ihor SURKIS: "I always believed in Kravets, he'll benefit the team"" [Ihor Surkis: "Kam besuar gjithmonë tek Kravets, ai do t'i përfitoj ekipit"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 15 shtator 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  29. ^ "Shakhtar Donestsk vs. Dynamo Kyiv 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 22 korrik 2014. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  30. ^ "Dynamo Kyiv vs. Vorskla 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 27 korrik 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  31. ^ a b "Artem KRAVETS: between past and future (+ VIDEO)" [Artem Kravets: Ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes (+ Video)] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 5 gusht 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  32. ^ "Mariupol' vs. Dynamo Kyiv 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 17 gusht 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  33. ^ "Artem KRAVETS: "I have chances in every match"" [Artem Kravets: "Unë kam shance në çdo ndeshje"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 18 gusht 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  34. ^ a b "New achievement for Artem KRAVETS!" [Arritje e re për Artem Kravets!] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 14 shtator 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  35. ^ "Rio Ave 0-3 Dynamo Kyiv" (në anglisht). Sky Sports. 18 shtator 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  36. ^ "Artem KRAVETS: "We analyzed Steaua play properly, everyone knew what to do"" [Artem Kravets: "Ne e analizuam lojën e Steauas siç duhet, të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 3 tetor 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  37. ^ "Europa League 2014/15 Standings" [Renditjet të Ligës së Evropës 2014/15] (në anglisht). Football Database. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  38. ^ "Artem KRAVETS comes out on top in UPL strikers list! (+ VIDEO)" [Artem Kravets del në krye të sulmuesve të PLU! (+ Video)] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 2 nëntor 2014. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  39. ^ "Volyn vs. Dynamo Kyiv 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 19 prill 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  40. ^ "Dynamo Kyiv vs. Shakhtar Donestsk 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 qershor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  41. ^ "Artem KRAVETS: "The best season!!! The next will be even better!"" [Artem Kravets: "Sezoni më i mirë!!! Tjetri do jetë më i mirë!"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 15 qershor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  42. ^ "VfB Stuttgart-Hamburger SV 2:1". kicker.de (në gjermanisht). kicker sportmagazin. 30 janar 2016. Marrë më 31 janar 2016.
  43. ^ "Granada vs. Eibar 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 16 prill 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  44. ^ "Granada vs. Celta de Vigo 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 16 prill 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  45. ^ "Granada CF train with Kravets, Saunier & Tabanou sidelined by injury" [Stërvitja e Granada CF me Kravets, Saunier & Tabanou jashtë me dëmtime] (në anglisht). Granada CF. 16 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  46. ^ "Games played by Artem Kravets in 2016/2017" [Ndeshje të luajtura nga Artem Kravets në 2016/2017] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  47. ^ "Artem KRAVETS: "Dynamo are my native club and I'm glad to be back"" [Artem Kravets: "Dynamo është klubi im nativ dhe jam i lumtur të rikthehem"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 19 korrik 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  48. ^ "Games played by Artem Kravets in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Artem Kravets në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  49. ^ "Chornomorets vs. Dynamo Kyiv 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 15 tetor 2017. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  50. ^ "Oleksandriya vs. Dynamo Kyiv 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 25 tetor 2017. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  51. ^ a b "Artem KRAVETS – Dynamo best player in October" [Artem Kravets – Lojtari më i mirë i Dynamos në tetor] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 1 nëntor 2017. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  52. ^ "Young Boys vs. Dynamo Kyiv 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 2 nëntor 2017. Marrë më 24 dhjetor 2018.
  53. ^ a b "Football: Artem Kravets joined Turkish "Kayserispor"" [Futboll: Artem Kravets i bashkohet turqëve të Kayserispor] (në anglisht). Seven Day News. 16 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  54. ^ "Göztepe vs. Kayserispor 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 27 janar 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  55. ^ "Kayserispor vs. Akhisar 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 7 shkurt 2018. Marrë më 11 shkurt 2019.
  56. ^ "Kayserispor vs. Kardemir Karabükspor 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 11 mars 2018. Marrë më 11 shkurt 2019.
  57. ^ "Games played by Artem Kravets in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Artem Kravets në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 11 shkurt 2019.
  58. ^ "Artem Kravets earns Ukraine selection" [Artem Kravets thirret tek Ukraina] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 17 mars 2008. Marrë më 26 dhjetor 2018.
  59. ^ "Alexei Mikhailichenko loses Shovkovsky, Kravets and Rotan" [Alexei Mikhailichenko humbet Shovkovsky, Kravets dhe Rotan] (në anglisht). News.sport-express.ru. Marrë më 26 dhjetor 2018.
  60. ^ "Ukraine's national team: Seleznyov replaced Kravets" [Ekipi kombëtar i Ukrainës: Seleznyov zëvëndëson Kravets] (në anglisht). ua-football.com. 26 mars 2009. Marrë më 26 mars 2009.
  61. ^ "Football MATCH: 08.02.2011 Romania v Ukraine" [Ndeshje futbolli 08.02.2011 Rumani v Ukrainë] (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  62. ^ Alex Dechnicz (10 shkurt 2011). "Ukraine wins Cyprus friendly tournament" [Ukraina fiton turnamentin miqësor të Qipros] (në anglisht). Ozeukes.com. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2020. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  63. ^ "Молодежная сборная Украины: без Лысенко, но с Парцванией" (në anglisht). ua-football.com. 1 qershor 2011. Marrë më 1 qershor 2011.
  64. ^ "Czech Republic vs. Ukraine 2 – 1" [Republika Çeke vs. Ukraina 2 – 1] (në anglisht). Soccerway. 12 qershor 2011. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  65. ^ "UEFA U21 Championship Group B" [Kampionati UEFA nën-21 Grupi B] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  66. ^ "Mykhailo Fomenko: "Kravets has suffered typical injury struggling for the ball"" [Mykhalio Fomenko: "Kravets ka pësuar dëntim tipik kur vuan për topin"] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 28 mars 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  67. ^ Graham Hunter (27 mars 2015). "Morata ensures Spain beat Ukraine" [Morata siguron që Spanja të mposht Ukrainën] (në anglisht). Sevilje: UEFA. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  68. ^ "Georgia 1-2 Ukraine" [Gjeorgjia 1–2 Ukraina] (në anglisht). Sky Sports. 9 qershor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  69. ^ "Football MATCH: 09.06.2015 Georgia v Ukraine" [Ndeshje futbolli: 09.06.2015 Gjeorgjia v Ukraina] (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  70. ^ "Ukraine rally to swat Luxembourg aside" (në anglisht). UEFA. 14 qershor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  71. ^ "Belarus win keeps Ukraine in Group C contention" [Fitorja në Bjellorusi e mban ende Ukrainën në garë në Grupi C] (në anglisht). UEFA. 5 shtator 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  72. ^ "Ukraine boost hopes with FYR Macedonia success" [Ukraina shton shpresat pas suksesit në Maqedoni] (në anglisht). UEFA. 9 tetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  73. ^ "Qualifying round Group C" [Raundi kualifikues Grupi C] (në anglisht). UEFA. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  74. ^ "Ukraine coach Zavarov wary of Slovenia in Euro play-off" [Trajneri i Ukrainës Zavarov i druhet Sllovenisë në play-offin e Euros] (në anglisht). beIN SPORTS. 18 tetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  75. ^ "Ukraine through to Euro 2016 as Slovenia manage only a draw" [Ukraina në Euro 2016 me Slloveninë që arrin vetëm një barazim] (në anglisht). The Guardian. 17 nëntor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  76. ^ "Football: Turkey fight back to salvage 2-2 draw with Ukraine" [Futboll: Turqia lufton për të shpëtuar një barazim 2–2 me Ukrainën] (në anglisht). The Straits Times. 6 tetor 2016. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  77. ^ "Ukraine end winless run with 3-0 victory over Kosovo" [Ukraina i jep fund ndeshjeve pa fitore me një fitore 3–0 ndaj Kosovës] (në anglisht). The Indian Express. 10 tetor 2016. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  78. ^ "Decider by Artem KRAVETS hands Ukraine victory against Finland!" [Goli vendimtar i Artem Kravets i jep Ukrainës fitoren ndaj Finaldës!] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 12 nëntor 2016. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  79. ^ "Group 1" [Grupi 1] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  80. ^ a b "Artem Kravets – Trivia" (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  81. ^ "Artem KRAVETS – father of twins" [Artem Kravets – baba i binjakëve] (në anglisht). FC Dynamo Kyiv. 25 nëntor 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  82. ^ a b "Artem Kravets" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  83. ^ "Artem Kravets" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  84. ^ "Artem Kravets" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  85. ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Artem Kravets" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 8 shkurt 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto