Javier "Javi" Martínez Aginaga (lindur më 2 shtator 1988) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin gjerman Bayern München dhe kombëtaren spanjolle. Pozicioni i tij i zakonshëm është mesfushor i tërhequr, por mund të luaj edhe në qëndër ose edhe si qëndër-mbrojtës.

Javi Martínez

Martínez përpara një ndeshje me Spanjën U–21
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJavier Martínez Aginaga
Datëlindja2 shtator 1988 (36 vjeç)
VendlindjaEstella, Spanjë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
Numri8
Karriera me të rinjtë
1993–1995Berceo
1995–1997Logroñés
1997–2000CD Arenas
2000Izarra
2001–2005Osasuna
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2006Osasuna B32(3)
2006–2012Athletic Bilbao201(22)
2012–Bayern München116(6)
Karriera ndërkombëtare
2005Spanja U175(0)
2006–2007Spanja U195(0)
2007–2011Spanja U2124(1)
2012Spanja U234(1)
2010–Spanja18(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 nëntor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 qershor 2014

Ai u bashkua me Athletic Bilbao në vitin 2006 përpara ditëlindjes së tij të 18të duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të klubit duke luajtur 251 ndeshje zyrtare gjatë gjashtë sezoneve në La Liga, duke shënuar edhe 26 gola. Ai u transferua te Bayern München për 40 milion , dhe që në sezonin e parë fitoi Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe DFB–Pokal duke realizuar "Tripletën" e parë në karrerën e tij dhe në historinë e Bayernit.

Ai është një lojtar i kombëtares spanjolle që nga viti 2010, ai gjithashtu ka qënë pjestar i skuadrës në fitimin e Kupës së Botës 2010 dhe Euro 2012.

Karriera me klube

Redakto

Athletic Bilbao

Redakto

Martínez ka lindur në Estella-Lizarra, Navarre. Athletic Bilbao e bleu atë që në moshën 17 vjeçare në verën e vitit 2006 për 6 milion nga skuadra e Osasunas.[1] Ai nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë

Më 27 gusht 2007, Martínez bëri debutimin e tij me klubin në barazimin 1–1 kundër Real SociedadStadiumin San Mamés. Martínez më pas u bë një lojtar i formacionit të parë që në sezonin e debutimit të tij duke treguar një shumë të mirë. Më 16 dhjetor 2006, Martínez shënoi dy gola në fitoren 2–0 kundër Deportivo la Coruña, duke shënuar golat e parë me skuadrën e Athletic Bilbao. Ai e përfundoi sezonin e parë me 35 ndeshje dhe tre gola në La Liga, gjithashtu ai luajti edhe një ndeshje në Copa del Rey.

sezonin 2009–10, Martínez ishte motorri i mesfushës së Athletic Bilbao duke luajtur 46 ndeshje dhe duke shënuar 9 gola. Ai vendosi një rekord personal duke e kaluar numrin e golave të shënuar sezonin 2008–09 (5). Në atë sezon, Athletic Bilbao siguroi edhe kualifikimin në UEFA Europa League. Në sezonin 2011–12, trajneri i ri, Marcelo Bielsa e zhvendosi në qëndër të mbrojtjes.[2] Paraqitjet e mira të tij në sezonin 2009–10 bënë që klube si Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona të tregonin interes për të.

Bayern München

Redakto

Më 29 gusht 2012, pasi Bayern München pagoi klauzolën e lirimit të kontratës për 40 milion , Martínez nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman.[3] Ai ishte transferimi më i shtrejntë në historinë 50 vjeçare të Bundesligës.[4]

Ai bëri debutimin e tij zyrtarë më 2 shtator - ditën e 24 vjetorit të lindjes së tij – duke zëvëndësuar Bastian Schweinsteiger në minutën e 77të në fitoren e Bayernit 6–1 kundër VfB Stuttgart.[5] Më 24 nëntor, ai shënoi golin e tij të parë me Bayernin me një rrofeshatë në fitoren 5–0 kundër Hannover 96.[6]

Martínez shënoi golin e dytë me Bayernin në fitoren 6–1 kundër Werder Bremen më 23 shkurt 2013; goli erdhi pas një goditje dënimi të krosuar nga Arjen Robben, ai e gjuajti topin me kokë duke vendosur rezultatin 2–0 pas 30 minutave lojë.[7] Pas fitores fantastike kundër Barcelonës me rezultatin 4–0 në gjysmë-finalen e Ligës së Kampioneve më 23 prill; ai u lavdërua nga shumë ekpertë futbolli si njeriu kyç në prishjen e lojës tiki–taka të Xavit dhe Andrés Iniestës.[8] Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ai shënoi edhe golin e tretë në fitoren 3–4 me përmbysje kundër Borussia Mönchengladbach.[9]

Më 30 gusht 2013, Martínez shënoi një gol vendimtar në minutën e 120të në finalen e Superkupës së Europës kundër Çelsit;[10] ai shënoi pas një krosimi të Alabës dhe pas një ngatërrimi në fushën e lojës për ti dhënë Bayernit barazimin 2–2. Bayerni fitoi 5–4 me penallti dhe gjithashtu ishte trofeu i parë në historinë e klubit.[11]

Më 13 gusht 2014, në ndeshjen e parë të sezonit për DFL-Supercup kundër Borussia Dortmund, Martínez luajti ndeshjen si titullar për 31 minuta përpara se të zëvëndësohej me mbrojtësin Dante për shkak të një dëmtimi, megjithatë, Bayerni humbi ndeshjen me rezultatin 2–0 Dortmund duke humbur kështu superkupën për vitin e dytë rresht.[12] Pas ekzaminimeve të bëra, u konfirmua se Martínez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth shtatë muaj.[13]

Më 24 shtator 2020, Martínez shënoi golin e fitores së ekipit të tij në fitoren 2–1 kundër SeviljesUEFA Super Kupë; ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshje në këtë kompeticion.[14]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Që në moshën 19 vjeçare, Martínez ka luajtur me kombëtaren Spanjolle U–21, ku ai ishte pjesë në 2009 Kampionatin Europian që u zhvillua në Suedi, Spanja U–21 u eleminua që në fazën e grupeve.

Më 20 maj 2010, ai ishte një nga 23 lojtarët e zgjedhur nga trajneri Del Bosque për të luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës 2010Afrikën e Jugut.[15] Më 29 maj, ai bëri debutimin e tij zyrtarë në një ndeshje miqësore të fituar me rezultatin 3–2 kundër Arabisë Suadite, ai hyri në minutën e 81të duke zëvëndësuar mesfushorin e Barcelonës, Xavi. Më 3 qershor, ai luajti një tjetër ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut, ai hyri sërisht si zëvëndësim me David Silvën duke luajtur dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Ai luajti sërish një ndeshje tjetër miqësore, këtë herë kundër Kilit më 25 qershor, ai hyri sërisht si zëvëndësim në minutën e 70 në vend të Xabi Alonsos që u dëmtua.[16] Ai u rikthye që të luante me kombëtaren U–212011 Kampionatin Europian ku Spanja U–21 fitoi në finale me Zvicrën U–21 me rezultatin 2–0, Javi Martínez ishte kapiten i skuadrës dhe një nga lojtarët më të mirë të turnamentit dhe u zgjodh edhe në formacionin më të mirë.

Javi Martínez ishte një nga 23 lojtarët që u zgjodhën nga Del Bosque për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai luajti vetëm një ndeshje në Grupin C kundër Irlandës së Veriut ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0.[17] Spanja u shpall fituese ku në finale mposhti Italinë me rezultatin 4–0. Del Bosque e ka përshkruar atë si një "lojtar i kompletuar" dhe gjithashtu e ka krahasuar me Patrick Vieira.[18]

Jeta personale

Redakto

Vëllai më i madhë i Martínez, Álvaro, është gjithashtu futbollist, ai luan në mbrojtje. Ai ka luajtur zakonnisht në kampionatet e niveleve të ulëta. Ai ka luajtur me Barakaldon për tre vite, dhe në vitin 2011 deklaroi pensionimin nga futbolli.[19][20]

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Redaktuar më 30 gusht 2013 [21]

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Athletic Bilbao
2006–07 35 3 1 0 - - 36 3
2007–08 34 0 2 0 - - 36 0
2008–09 32 5 9 1 - - 41 6
2009–10 34 6 1 1 11 2 46 9
2010–11 35 4 3 0 - - 38 4
2011–12 31 4 9 0 14 0 54 4
Bayern München 2012–13 27 3 5 0 11 0 43 3
2013–14 1 0 1 0 1 1 3 1
Total 229 25 31 2 37 3 297 30

Kombëtarja

Redakto

Redaktuar më 18 korrik 2014 [22]

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2010 3 0
2011 4 0
2012 2 0
2013 5 0
2014 4 0
Total 18 0
 
Martínez me trofeun e Euro 2012.

Skuadra

Redakto
  Athletic Bilbao
  Bayern München

Shteti

Redakto
Spanja U21
Spanja U19

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Athletic spend big on starlet" [Athletic shpenzon shumë për një yll]. Sky Sports. 2 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2010. Marrë më 16 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Javi Martínez sueña con volver al centro del campo pero Bielsa le quiere de central" [Javi Martínez ëndërron të rikthehet në mesfushë por Bielsa e kërkon atë si ndalues] (në spanjisht). El Confidencial. 22 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2012. Marrë më 24 janar 2012.
  3. ^ "Bayern's record signing Spain international Martinez: I'm very happy". FC Bayern München. 29 gusht 2012. Marrë më 29 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Javi Martinez bashkohet me Bayern Munich". ESPN Soccernet. 29 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2012. Marrë më 29 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Bayern Munich 6–1 VfB Stuttgart". ESPN Soccernet. 2 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2012. Marrë më 3 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Bayern hammer Hannover". ESPN Soccernet. 24 nëntor 2012. Marrë më 24 nëntor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Gomez stakes claim in Bayern rout". ESPN FC. 23 shkurt 2013. Marrë më 18 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Cox, Michael (23 prill 2013). "Javi Martínez the key weapon as Bayern cut Barcelona down to size". The Guardian. Marrë më 18 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Borussia Monchengladbach 3–4 Bayern Munich". ESPN FC. 18 maj 2013. Marrë më 18 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Bayern mund Chelsean me peanllti në Superkupën e Europës". UEFA.com. 30 gusht 2013. Marrë më 31 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Bayern tackle Chelsea in Prague Super Cup". UEFA.com. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Bajerni mposhtet 2-0, triumfon Dortmundi". Panorama Sport. 14 gusht 2014. Marrë më 14 gusht 2014.
  13. ^ "Bajerni, Havi Martinez do mungojë disa muaj". Panorama Sport. 14 gusht 2014. Marrë më 14 gusht 2014.
  14. ^ "VIDEO/ Futbolli është një lojë që zgjat edhe 120 minuta, por në fund fiton gjithmonë…BAJERNI!". Sport Ekspres. 25 shtator 2020. Marrë më 1 tetor 2020.
  15. ^ "Spain omit Marcos Senna from 2010 World Cup squad". BBC Sport. 20 maj 2010. Marrë më 20 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Chile 1–2 Spain". BBC Sport. 25 qershor 2010. Marrë më 3 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Spain turn on style to eliminate Ireland". UEFA.com. 14 qershor 2012. Marrë më 3 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Del Bosque confident Bayern Munich will have 'plenty of fun' with Martinez". Goal.com. 18 gusht 2012. Marrë më 4 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Javi Martínez, a Suráfrica" [Javi Martínez, në Afrikën e Jugut] (në spanjisht). Diario de Navarra. 21 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2010. Marrë më 16 gusht 2012.
  20. ^ "Ya veras cómo pagas tú la cena" [Ti do paguash drekën kjo është e sigurtë] (në spanjisht). Deia. 23 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 16 gusht 2012.
  21. ^ "Javi Martínez Player Profile". ESPN FC. Marrë më 19 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Javi Martínez". European Football. Marrë më 18 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto