José Callejón

futbollist spanjoll
(Përcjellë nga José María Callejón)

José María Callejón Bueno (lindur më 11 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Granada.

Jose Maria Callejon

Callejón duke luajtur për Napolin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJose Callejon
Datëlindja11 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaMotril, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMesfushor/Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Granada
Numri9
Karriera me të rinjtë
Costa Tropical
2002–2006Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Real Madrid C4(0)
2007–2008Real Madrid B41(21)
2008–2011Espanyol97(10)
2011–2013Real Madrid55(8)
2013–2020Napoli255(64)
2020–2022Fiorentina50(1)
2022–Granada61(4)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Spanjë U214(1)
2014–2017Spanjë5(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 shkurt 2024

Callejón e nisi karrierën e tij si futbollist në akademinë e Real Madridit, duke luajtur me ekipet rezervë para se në vitin 2008 të transferohej te Espanyoli. Në vitin 2011, ai u rikthye te Reali, duke luajtur për dy sezone si zëvëndësues. Në korrik 2013, Callejón firmosi në Itali me Napolin, me të cilën luajti në shtatë vitet e ardhshme, duke fituar tre trofe dhe luajtur 349 ndeshje (82 gola).

Callejón debutoi me ekipin nën-21 të Spanjës në vitin 2008. Gjashtë vite më pas, ai debutoi me ekipin e parë të Spanjës, me të cilën u aktivizua në pesë ndeshje.

Karriera me klube

Redakto

Real Madrid

Redakto

José Callejón është një produkut si akademisë së Real Madridit.[2] Ai debutoi për ekipin B në maj 2007në Segunda División,[3] duke regjistruar pesë ndeshje në atë sezon.[4][5]

Në sezonin 2007–08 në Segunda División B, Callejón luajti 37 ndeshje dhe shënoi 21 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë i ekipit të tij.[6][7]

Espanyol

Redakto

Në përfundim të sezonit 2007–08, Callejón dhe vëllai i tij Juanmi firmosen sëbashku një kontratë katër-vjeçare me Espanyolin.[8][9] Callejón debutoi në La Liga më 20 shtator 2008 duke hyrë si zëvëndësues në barazimin 1–1 kundër Getafes.[10]

Callejón shënoi golin e tij të parë me Espanyolin në barazimin 3–3 në shtëpi kundër Majorkës.[11] Ai vazhdoi të ishte titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino në sezonet e ardhshëm, duke u aktivizuar zakonisht si anësor.[12]

Më 15 janar 2011, Callejón shënoi dy gola në fitoren 2–1 në transfertë kundër Seviljes.[13] Ai humbi vetëm një ndeshje në ligë dhe e përfundoi atë me gjashtë gola duke kontibuar për Pericos që ta përfundonin sezonin në vendin e 10të.[14]

Rikthimi te Real Madrid

Redakto

Më 23 maj 2011, Callejón firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Real Madrid. Shuma e transferimit u raportua të ishte 5.5 milion .[15] Më 16 korrik, Callejón debutoi me ekipin në fitoren 4–1 në miqësoren kundër klubit amerikan Los Angeles Galaxy, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 30të.[16]

Më 2 tetor, Callejón shënoi golin e tij të parë zyrtar për Real Madridin kundër ish klubit të tij Espanyolit pas asistit të Cristiano Ronaldos; ai nuk e festoi golin në shenjë respekti.[17]

Duke përfituar nga fakti që ekipi ishte kualifikuar për në fazën me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve, José Mourinho i dha mundësi atij që të luante në ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve. Ai e komfirmoi besimin e trajnerit pas dy golave të shënuar në fitoren 6–2 kundër Dinamo Zagreb.[18] Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë ndeshjen e fundit të grupit kundër Ajaxit.[19]

Duke luajtur si titullar, Callejón vazhdoi të bënte ndeshje shumë të mira dhe vazhdoi të shënonte rregullisht: më 17 dhjetor, Callejón shënoi një gol në fitoren 6–2 të Los Blancos kundër Seviljes,[20] kurse në Kupën e Mbretit shënoi tre gola në dy ndeshje në raundin e 32-tave kundër Ponferradinës; një në ndeshjen e parë (fitore 2–0) dhe dy në ndeshjen e dytë (fitore 5–1).[21][22]

Më 14 janar 2012, Callejón shënoi golin e fitores kundër Majorkës në minutën e 84të në fitoren 2–1 të Realit.[23] Pas kësaj, ai shënoi në suksesin 4–1 kundër Athletic BilbaoSantiago Bernabeu.[24]

Napoli

Redakto
 
Callejón në aksion me Napolin.

Më 9 korrik 2013, Napoli lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen me Real Madrid për të blerë José Callejón për 9 milion .[25][26] Dy ditë më vonë u konfirmua se Callejón kishte firmosur një kontratë katër vjeçare.[27] Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht 2013 në javën e parë të Serie A, ku shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Bolonjës.[28] Më 22 tetor, Callejón shënoi golin e parë evropian me klubin në fitoren 2–1 kundër Marsejës në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[29] Më 3 maj 2014, ai asistoi golin e Dries Mertens në fitoren 3–1 kundër Fiorentinës në finalen e kupës, duke fituar trofeun e parë në Itali.[30] Në ndeshjen e fundit të sezonit më 18 maj, Callejón shënoi golin e 100të sezonal të Napolit dhe të 20tin personal, në fitoren 5–1 kundër Veronës.[31]

Callejón e nisi sezonin 2014–15 duke shënuar në fitoren 2–1 kundër Genoas në javën e parë të Serie A.[32] Pas kësaj, ai shënoi në barazimin 3–3 kundër ekipit të sapongjitur Palermo.[33] Më 19 tetor, ai shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër InteritSan Siro; të katër golat e ndeshjes u shënuan në 11 minutat e fundit.[34] Callejón vazhdoi me formën pozitive në nisjen e sezonit, gjatë së cilës ai kishte shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit.[35] Më 22 dhjetor, Napoli fitoi Superkupën e Italisë 2014 kundër Juventusit pas gjuajtjeve të penalltive; Callejón ishte një nga tre lojtarët që gabuan penalltinë e tyre.[36] Ai e mbylli sezonin me 12 gola në të gjitha kompeticionet.

 
Callejón duke luajtur në Ligën e Evropës, 14 mars 2019.

Callejón shënoi golin e parë për sezonin 2015–16 më 17 shtator në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[37] Pas kësaj, ai shënoi sërisht në këtë kompeticion, këtë herë në fitoren 4–1 kundër Midtjylland.[38] Më 31 janar 2016, ai shënoi dopietën e parë sezonale në suksesin 5–1 në shtëpi kundër Empolit.[39] Callejón regjistroi 13 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Më 9 prill 2017, Callejón luajti ndeshjen e tij të 200të me Napolin në fitoren 3–0 kundër Lazios, duke shënuar golin e tij të 57të me klubin.[40] Në sezonin 2017–18, ai u bë golashënuesi më i mirë spanjoll në historinë e Serie A me 52 gola pas golit të shënuar në triumfin 3–1 ndaj Sassuolos.[41] Më 20 tetor 2018, Callejón luajti ndeshjen e parë si kapiten i Napolit në ndeshjen kundër Udineses në kampionat.[42] Më 29 prill 2019, ai luajti ndeshjen e 300të për Napolin në fitoren 2–0 në transfertë kundër Frosinones.[43]

Në përfundim të sezonit 2019–20, Callejón u largua zyrtarisht nga klubi pas shtatë vitesh, gjatë të cilës ai luajti 349 ndeshje dhe shënoi 82 gola në të gjitha kompeticionet.[44][45]

Fiorentina

Redakto

Më 5 tetor 2020, Callejón firmosi një kontratë dy-vjeçare me Fiorentinën.[46] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 28 tetor në kupë kundër Padovës.[47] Callejón e shpezoi sezonin e tij të parë te Fiorentina si lojtar rezervë, duke u aktivizuar në vetëm 22 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.[48]

Në sezonin e ardhshëm Callejón gjeti më shumë hapsira në formacionin 4–3–3 të trajnerit Vincenzo Italiano.[49] Ai shënoi golin e parë në Serie A për Fiorentinën më 30 nëntor 2021 në fitoren 3–1 kundër Sampdorias.[50]

Granada

Redakto

Më 25 korrik 2022, Callejón firmosi një kontratë një-vjeçare me Granadën me të mundësi rinovimi në bazë të performancës sportive.[51] Në sezonin e tij të parë me klubin ai fitoi titullin e Segunda División, duke u aktivizuar në të 42 ndeshjet.[52]

Karriera ndërkombëtare

Redakto
 
Callejón në aksion me Spanjën gjatë një ndeshje miqësore kundër Rusisë.

Callejón bëri debutimin e tij për kombetaren nën-21 të Spanjës më 25 mars 2008 kundër Kazakistanit për kualfikueset e UEFA Euro 2009. Ai hyri në minutën e 46të pasi zëvëndësoi Bojan Krkić dhe arriti të shënonte një gol në fitoren 5–0. Ai regjistroi katër ndeshje dhe një gol me ekipin nën-21.[53]

Më 7 nëntor 2014, Callejón u thirr në ekipin e parë për herë të parë nga trajneri Vicente del Bosque për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Gjermanisë.[54] Ai debutoi në fitoren 3–0 kundër Bjellorusisë në kualifikueset e Euro 2016, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Santi Cazorlës.[55]

Profili i lojtarit

Redakto

Callejón është një lojtar i shkathët, këmbëngulës dhe punëtor i cili është i aftë të luaj në çdo pozicion në sulm. Ai mund të luaj si sulmues qëndror,[56] anësor në të dyja krahët, mesfushor-sulmues si dhe sulmues i dytë.[57] Megjithatë, ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij duke luajtur si sulmues i dytë, pozicion në të cilën ai është dalluar për organizimin e lojës dhe kombinimet me shokët e ekipit.[58] Gjatë kohës që luante te Real Madridi, Callejón u aktivizua në role më të tërhequra nga Mourinho si mesfushor-qëndror ose mbrojtës krahu.[59]

Gjatë karrierës së tij, Callejón është dalluar për teknikën, krijueshmërinë dhe gjuajtjet, aftësi këto që i japin mundësi të shënojë dhe asistoj gola.[60] Ai gjithashtu dallohet për inkursionet dhe vrapimet drejtë zonës kundërshtare, me ose pa top, duke humbur mbrojtësit kundërshtar dhe duke krijuar mundësi për gol.[61] Ai është gjithashtu një lojtar i aftë në duelet ajërore, pavarësisht fizikut të shkurtër.

Jeta personale

Redakto

Vëllai i tij binjak Juanmi ishte gjithashtu futbollist profesionist. Të dy ishin produkt i akademisë së Real Madridit dhe kanë luajtur me Castillan.[62][63]

Më 19 qershor 2015, Callejón u martua me Marta Ponsati Romeron,[64] me të cilën ka tre vajza.[65] Më 6 nëntor 2020, ai doli pozitiv me COVID-19.[66]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 2 shtator 2023[67][68]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid B 2006–07 Segunda División 5 0 5 0
2007–08 Segunda División B 36 21 36 21
Gjithsej 41 21 41 21
Espanyol 2008–09 La Liga 24 2 6 2 30 4
2009–10 36 2 1 0 37 2
2010–11 37 6 2 0 39 6
Gjithsej 97 10 9 2 106 12
Real Madrid 2011–12 La Liga 25 5 5 3 5[a] 5 1[b] 0 36 13
2012–13 30 3 5 2 4[a] 2 2[b] 0 41 7
Gjithsej 55 8 10 5 9 7 3 0 77 20
Napoli 2013–14 Serie A 37 15 5 3 10[c] 2 52 20
2014–15 38 11 4 0 16[d] 1 1[e] 0 59 12
2015–16 38 7 2 1 7[f] 5 47 13
2016–17 37 14 4 2 8[a] 1 49 17
2017–18 38 10 2 0 10[g] 2 50 12
2018–19 34 3 2 0 11[h] 1 47 4
2019–20 33 4 5 0 7[a] 0 45 4
Gjithsej 255 64 24 6 69 12 1 0 349 82
Fiorentina 2020–21 Serie A 20 0 2 1 22 1
2021–22 30 1 3 0 33 1
Gjithsej 50 1 5 1 55 2
Granada 2022–23 Segunda División 42 4 2 0 44 4
2023–24 La Liga 4 0 0 0 4 0
Gjithsej 46 4 2 0 48 4
Gjithsej karriera 544 108 50 14 78 19 4 0 676 141
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  3. ^ Gjashtë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katërmbëdhjetë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
  6. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  7. ^ Tetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  8. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe një golnë UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [69]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2014 2 0
2015 0 0
2016 1 0
2017 2 0
Gjithsej 5 0
Real Madrid[67]
Napoli[67]
Granada[67]

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Josè Maria Callejon" (në italisht). S.S.C. Napoli. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2018. Marrë më 2 nëntor 2018.
  2. ^ "Castilla 2–1 Málaga" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2012. Marrë më 21 qershor 2008.
  3. ^ "Castilla 2–1 Málaga" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2012. Marrë më 21 qershor 2008.
  4. ^ Miguel Ángel Balderas (26 nëntor 2013). "La última plantilla que descendió con el Castilla. ¿Qué fue de ellos?" (në spanjisht). Vavel. Marrë më 20 janar 2020.
  5. ^ "Player file: Callejón" (në spanjisht). Liga Nacional de Fútbol Profesional. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2008. Marrë më 21 qershor 2008.
  6. ^ Fidel Ramírez (28 prill 2008). "El 'pichichi', José Callejón, rescató un punto en el descuento para el filial". Mundo Deportivo (në spanjisht). Marrë më 14 korrik 2018.
  7. ^ "Stats: José María Callejón Bueno" (në spanjisht). Real Madrid C.F. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2008. Marrë më 21 qershor 2008.
  8. ^ "Real Madrid and Espanyol reach an agreement for the transfer of Castilla's José Callejón" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 20 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
  9. ^ "Espanyol sign Real Madrid B striker Callejón" (në anglisht). Reuters. 18 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2012. Marrë më 18 qershor 2008.
  10. ^ "El Espanyol reacciona a tiempo para guardar el liderato" [Espanyol react on time to retain first place]. El Confidencial (në spanjisht). 20 shtator 2008. Marrë më 3 maj 2018.
  11. ^ "3–3. El Espanyol más épico de la temporada se queda sin premio ante el Mallorca". Público (në spanjisht). 15 mars 2009. Marrë më 3 maj 2018.
  12. ^ "Callejón: "El gol me deja más tranquilo"". Sport (në spanjisht). 15 shkurt 2010. Marrë më 3 maj 2018.
  13. ^ "Callejon nets brace" [Callejon shënon dopiet] (në anglisht). ESPN FC. 15 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2011. Marrë më 1 mars 2011.
  14. ^ "El Espanyol cambia dinero por goles". Mundo Deportivo (në spanjisht). 4 shtator 2011. Marrë më 3 maj 2018.
  15. ^ "Jose Callejon to play for Real Madrid" (në anglisht). Real Madrid C.F. 23 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2011. Marrë më 23 maj 2011.
  16. ^ "LA Galaxy 1–4 Real Madrid" (në anglisht). Major League Soccer. 16 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 17 korrik 2011.
  17. ^ "Higuain gives Mourinho plenty to ponder" (në anglisht). ESPN FC. 2 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2011. Marrë më 2 tetor 2011.
  18. ^ Paul Bryan (22 nëntor 2011). "Perfect Madrid put six past Dinamo" (në anglisht). UEFA. Marrë më 22 nëntor 2011.
  19. ^ Derek Brookman (7 dhjetor 2011). "Ajax shattered as Madrid complete perfect set" (në anglisht). UEFA. Marrë më 7 dhjetor 2011.
  20. ^ "Real rout Sevilla" (në anglisht). ESPN FC. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 21 dhjetor 2011.
  21. ^ Sergio Friede (13 dhjetor 2011). "Un chupito revitalizante" [Invigorating shot]. Marca (në spanjisht). Marrë më 21 dhjetor 2011.
  22. ^ Sergio Friede (20 dhjetor 2011). "El Madrid ficha hacia octavos" [Madrid sign last-16]. Marca (në spanjisht). Marrë më 21 dhjetor 2011.
  23. ^ "Real survive scare to go clear" (në anglisht). ESPN FC. 14 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 20 janar 2012.
  24. ^ "Real Madrid spot on" (në anglisht). ESPN FC. 22 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2012. Marrë më 24 janar 2012.
  25. ^ "Real Madrid attacker Callejon set to join Napoli" [Sulmuesi i Real Madrid gati për tju bashkuar Napolit] (në anglisht). Goal.com. 9 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  26. ^ "Visite mediche per l'attaccante spagnolo" [Vizitat mjeksore për sulmuesin spanjoll] (në italisht). S.S.C. Napoli. 10 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  27. ^ "Napoli snap up Callejon" [Napoli rrëmben Callejon] (në anglisht). Goal.com. 11 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  28. ^ Gennaro Bozza (25 gusht 2013). "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon starts it, then double by super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 11 dhjetor 2013.
  29. ^ Chris Burke (22 tetor 2013). "Napoli make their mark in Marseille" (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 tetor 2014.
  30. ^ "Coppa Italia final: Rafael Benitez's Napoli beat Fiorentina 3–1" (në anglisht). BBC Sport. 3 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
  31. ^ "Five-star finish for Napoli" (në anglisht). Sky Sports. 18 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
  32. ^ "Genoa 1–2 Napoli" (në anglisht). ESPN FC. 31 gusht 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
  33. ^ "Napoli 3–3 Palermo" (në anglisht). ESPN FC. 24 shtator 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
  34. ^ "Hernanes header helps Inter Milan to a 2–2 draw with Napoli" (në anglisht). ESPN FC. 19 tetor 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
  35. ^ "Napoli, Il Mattino celebra Callejon: "Sette gol e capocannoniere in A"" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. 27 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
  36. ^ Emanuele Gamba (23 dhjetor 2014). "Napoli, incredibile finale la Juve si deve piegare Supercoppa dopo 18 rigori" (në italisht). La Repubblica. fq. 48.
  37. ^ "Sparkly Napoli flatten Club Brugge" (në anglisht). UEFA. 17 shtator 2015. Marrë më 23 tetor 2015.
  38. ^ "Sparkling Napoli finishes flatten Midtjylland" (në anglisht). UEFA. 22 tetor 2015. Marrë më 23 tetor 2015.
  39. ^ "Napoli-Empoli 5-1, Higuain-Insigne-Callejon: Sarri resta a +2 sulla Juve" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 31 janar 2016. Marrë më 31 janar 2016.
  40. ^ Susan Campanale (10 prill 2017). "Serie A Week 31: Did You Know?" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 20 prill 2017.
  41. ^ "Napoli beats Sassuolo 3-1 to move 3 points clear in Serie A" (në anglisht). USA Today. 29 tetor 2017. Marrë më 20 prill 2023.
  42. ^ "Udinese vs Napoli 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2018. Marrë më 18 mars 2024.
  43. ^ Susy Campanale (28 prill 2019). "Napoli fans reject Callejon shirt" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 28 prill 2019.
  44. ^ Susy Campanale (9 gusht 2020). "Napoli bid farewell to Callejon" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 2 qershor 2023.
  45. ^ Pasquale Tina (2 gusht 2020). "Il Napoli chiude bene Lazio ko" (në italisht). La Repubblica. fq. 10. Marrë më 1 dhjetor 2021.
  46. ^ "Callejon completes Fiorentina move" (në anglisht). ACF Fiorentina. 5 tetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2020. Marrë më 6 nëntor 2020.
  47. ^ "Calcio: Coppa Italia; Fiorentina-Padova 2–1" (në italisht). Agenzia Nazionale Stampa Associata. 28 tetor 2020. Marrë më 26 korrik 2022.
  48. ^ Benedetto Ferrara (30 dhjetor 2020). "Le pagelle del 2020" (në italisht). La Repubblica. fq. 13. Marrë më 1 dhjetor 2021.
  49. ^ "La rinascita di Callejon: l'arma in più di Italiano" (në italisht). Viola News. Marrë më 1 dhjetor 2022.
  50. ^ Giacomo Luchini (30 nëntor 2021). "Fiorentina-Sampdoria 3–1: Callejon, Vlahovic e Sottil ribaltano i blucerchiati". La Repubblica (në italisht). Marrë më 26 korrik 2022.
  51. ^ "Comunicado oficial | José Callejón, nuevo jugador del Granada CF" (në spanjisht). Granada CF. 25 korrik 2022. Marrë më 25 korrik 2022.
  52. ^ Jorge Azcoytia (5 korrik 2023). "Callejón, el hijo pródigo que ha cumplido la misión" (në spanjisht). Granada en Juego. Marrë më 5 shtator 2023.
  53. ^ "UEFA European U-21 C'ship – Match Report – Spain 5 – 0 Kazakhstan" [UEFA Kampionati Evropian nën-21 - Raporti i ndeshjes - Spanjë 5-0 Kazakistani] (në anglisht). UEFA. 25 mars 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
  54. ^ "Official: 23-man squad for the matches against Belarus and Germany" (në anglisht). Federata Spanjolle e Futbollit. 7 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  55. ^ Graham Hunter (15 nëntor 2014). "Much-changed Spain dominate Belarus" (në anglisht). UEFA. Marrë më 15 nëntor 2014.
  56. ^ Susy Campanale (26 shtator 2017). "Callejon: 'I'll play centre-forward'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 6 janar 2018.
  57. ^ Giovanni Battista Terenziani (14 tetor 2013). "Iturbe, Callejon, Gervinho: le tre migliori sorprese della Serie A" (në italisht). Calcio Mercato. Marrë më 20 prill 2015.
  58. ^ "Three key Partenopei men to watch out for" (në anglisht). Juventus F.C. 22 maj 2015. Marrë më 6 janar 2018.
  59. ^ Pasquale Salvione (1 korrik 2013). "Napoli, ecco Callejon: il pupillo di Mourinho". Corriere dello Sport (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2016. Marrë më 20 prill 2015.
  60. ^ Roberto Pinna (27 nëntor 2015). "Napoli, lo strano caso Callejon: per Sarri indispensabile, inutile al fantacalcio". La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 17 tetor 2017.
  61. ^ Alessandro Bocci (1 janar 2017). "Da Candreva a Mertens fino a Ljajic Così gli esterni spostano gli equilibri". Corriere della Sera (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2017. Marrë më 24 korrik 2017.
  62. ^ "Los gemelos Callejón, hermanos pero rivales en el terreno de juego" (në spanjisht). Join Futbol. 22 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  63. ^ José Vicente Catalán (6 dhjetor 2007). "José y Juanmi Callejón, dos gemelos y diez goles". Diario AS (në spanjisht). Marrë më 13 nëntor 2020.
  64. ^ "Napoli. Callejon sposa la sua Marta, festa azzurra a Madrid" (në italisht). Il Mattino. Marrë më 26 gusht 2020.
  65. ^ "Callejon papà per la terza volta: José dà il benvenuto a Chloe". msn.com (në italisht). Marrë më 19 maj 2022.
  66. ^ "Medical report: Callejon" (në anglisht). ACF Fiorentina. 6 nëntor 2020. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2020. Marrë më 6 nëntor 2020.
  67. ^ a b c d "José Callejón". Soccerway (në anglisht). Marrë më 20 mars 2024.
  68. ^ "José Callejón". World Football (në anglisht). Marrë më 20 mars 2024.
  69. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "José Callejón" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 27 janar 2019.
  70. ^ Iván Molero (21 shtator 2010). "Callejón debutará en el Bernabéu en su tercer 'intento'". Diario AS (në spanjisht). Marrë më 13 nëntor 2020.
  71. ^ Roberto Di Maggio; Davide Rota (4 qershor 2015). "Italy – Coppa Italia Top Scorers" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
  72. ^ "Statistics" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 maj 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto