Rickard Sandler
Rickard Johannes Sandler (29 janar 1884 - 12 nëntor 1964) ishte një politikan suedez socialdemokrat. Ai shërbeu si Ministër i Financave nga 1 korrik 1920 deri më 27 tetor 1920, Ministër i Tregtisë nga 14 tetor 1924 deri më 24 janar 1925, kryeministër nga 24 janar 1925 deri më 7 qershor 1926, dhe si Ministër i Punëve të Jashtme nga 24 shtator 1932 deri më 19 qershor 1936 dhe përsëri nga 28 shtator 1936 deri më 13 dhjetor 1939.
Rickard Sandler | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 24 janar 1925 – 7 qershor 1926 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Hjalmar Branting |
Pasuar nga | Carl Gustaf Ekman |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 28 shtator 1936 – 13 dhjetor 1939 | |
Kryeministri | Per-Albin Hansson |
Paraprirë nga | Karl Gustaf Westman |
Pasuar nga | Christian Günther |
Në detyrë 24 shtator 1932 – 19 qershor 1936 | |
Kryeministri | Per-Albin Hansson |
Paraprirë nga | Fredrik Ramel |
Pasuar nga | Karl Gustaf Westman |
Ministër i Financave | |
Në detyrë 30 qershor 1920 – 27 tetor 1920 | |
Kryeministri | Hjalmar Branting |
Paraprirë nga | Fredrik Thorsson |
Pasuar nga | Henric Tamm |
Ministër i Tregtisë | |
Në detyrë 14 tetor 1924 – 24 janar 1925 | |
Kryeministri | Ernst Trygger Hjalmar Branting |
Paraprirë nga | Frederik Thorsson |
Pasuar nga | Henric Tamm |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 29 janar 1884 Torsåker, Qarku Västernorrland, Suedi |
Vdiq më | 12 nëntor 1964 (80 vjet) Stokholm, Suedi |
Partia politike | Partia Social Demokrate Suedeze |
Bashkëshortja/et | Maria Lindberg |
Shkollimi | Universiteti i Uppsalës |
Sandler është i vetmi kryeministër social demokrat i cili nuk mbajti edhe postin e kryetarit të partisë. Ai është gjithashtu kryeministri i dytë më i ri i Suedisë, 41 vjeç kur mori detyrën.
Jeta e hershnme dhe karriera
RedaktoRickard Sandler lindi në famullinë Torsåker, Qarku Västernorrland. Babai i tij Johan Sandler ishte një drejtor në një shkollë të mesme popullore dhe më vonë anëtar i parlamentit. Pasi mori një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti i Uppsalës, Rickard Sandler u bë mësues në një shkollë të mesme popullore në Kramfors (ku babai i tij ishte drejtor) dhe një tjetër në Brunnsvik. Karriera politike e Sandler filloi në SSU. Nga mosha 26 vjeç ai i përkiste bordit të partisë, ku u ul gjatë viteve 1911 dhe 1952. Ai kishte marrë një diplomë të licencuar në filozofi dhe gjeografi kulturore nga Universiteti i Göteborgut më 1911. Ai u bë kryeredaktor i revistës Ny Tid në Göteborg në vitin 1917.
Ngritja në politikë
RedaktoNë vitin 1918, në qeverinë e kryeministrit Nils Edén, Sandler u bë Sekretar i Shtetit i Ministrit të Financave, Fredrik Thorsson. Ai vazhdoi në të njëjtin cilësi kur Hjalmar Branting u bë kryeministër më 1920. Në vitin 1921 kur Thorsson vazhdoi të fillonte ministrinë e re të tregtisë, Sandler zuri vendin e tij si Ministër i Financave, një kapacitet që e mbajti deri në vitin 1923. Në qeverinë e dytë të´Branting, Sandler ishte Ministër pa Portofol (1921 - 1923), dhe në të tretin Ministër i Tregtisë. Ai mori pozicionin e fundit pas një bindjeje, pasi ai kishte ndërmend të merrte një punë si drejtori i shkollës së mesme popullore në Brunnsvik.
Si kryeminisër
RedaktoKur Hjalmar Branting u sëmur dhe u largua nga zyra para vdekjes së tij në shkurt 1925, dhe Fredrik Thorsson i cili ishte një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Branting si kryeministër gjithashtu u sëmur dhe vdiq, Sandler u emërua kryeministër, në moshën 41 vjeç.
Si kryeministër, Sandler duhej të merrej me çështjen e zvogëlimit të ushtrisë suedeze, siç ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Ai u mbështet nga Partia Popullore e Lirë në atë që u bë çarmatosja më e madhe në Suedi. Pas çarmatimit, çështja e papunësisë u vu në qendër të vëmendjes kur qeveria anulloi një vendim nga Komisioni i Papunësisë (arbetslöshetskommissionen) për të mohuar pagesën për punëtorët në minierën e Stripa të cilët ishin në grevë. Partitë liberale dhe konservatore, të cilët mbajtën vendet me shumicë në Riksdag, nuk u pajtuan me qeverinë, kërkuan një votë mosbesimi dhe mundën qeverinë. Zgjedhjet e vitit 1928 panë Arvid Lindman të Lidhjes së Përgjithshme Zgjedhore konservatore që u bë kryeministër.
Si Ministër i Punëve të Jashtme
RedaktoSandler u kthye në qeveri në vitin 1932 si Ministër i Punëve të Jashtme, një post që ai mbajti (përveç një periudhe të shkurtër në vitin 1936) deri në vitin 1939. Sandler u largua nga qeveria për një mosmarrëveshje me kryeministrin në lidhje me Luftën e Dimrit. Sandler donte që Suedia të ndihmonte në mënyrë aktive Finlandën pasi Bashkimi Sovjetik e kishte sulmuar atë më 30 nëntor 1939, një qëndrim që kryeministri nuk e mbajti.
Tani anëtar i parlamentit, Sandler vazhdoi të ishte me ndikim në politikën e jashtme suedeze. Në vitin 1940 ai u bë anëtar i Komitetit të Përhershëm të Punëve të Jashtme (utrikesutskottet), dhe kryetar nga viti 1946 deri më 1964. Ai ishte gjithashtu një delegat i Kombeve të Bashkuara (1947-1960).