Thorbjörn Fälldin
Nils Olof Thorbjörn Fälldin (24 prill 1926 - 23 korrik 2016[1]) ishte një politikan suedez. Ai ishte kryeministër i Suedisë nga viti 1976 deri më 1982, dhe kryetar i Centerpartiet nga viti 1971 deri më 1985.
Thorbjörn Fälldin | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 12 tetor 1979 – 8 tetor 1982 | |
Monarku | Carl XVI Gustaf |
Zëvendës | Ingemar Mundebo Ola Ullsten |
Paraprirë nga | Ola Ullsten |
Pasuar nga | Olof Palme |
Në detyrë 8 tetor 1976 – 18 tetor 1978 | |
Monarku | Carl XVI Gustaf |
Zëvendës | Per Ahlmark Ingemar Mundebo |
Paraprirë nga | Olof Palme |
Pasuar nga | Ola Ullsten |
Kryetar i Centerpartiet | |
Në detyrë qershor 1971 – 5 dhjetor 1985 | |
Paraprirë nga | Gunnar Hedlund |
Pasuar nga | Karin Söder (përkohësisht) |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Nils Olof Thorbjörn Fälldin 24 prill 1926 Västby, Famullia Högsjö, Suedi |
Vdiq më | 23 korrik 2016 (90 vjet) Ås, Suedi |
Partia politike | Centerpartiet |
Bashkëshortja/et | Solveig Fälldin (m. 1956) |
Fëmijët | 3 |
Nënshkrimi | |
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1973, Thorbjörn Fälldin dhe Centerpartiet morën 25.1 përqind të votave, një rritje prej pak më shumë se pesë pikë përqindje nga zgjedhjet e mëparshme. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1976, partia mori 24.1 përqind të votave, gjë që i dha mundësi Fälldin të formonte një koalicion qeverisës borgjez. Thorbjörn Fälldin u bë kryeministri i parë borgjez i Suedisë që nga Axel Pehrsson-Bramstorp më 1936, duke thyer kështu mandatin 40-vjeçar të Socialdemokratëve të pushtetit qeveritar dhe postin e kryeministrit.
Referime
Redakto- ^ TT/Metro (2016-07-24). "Tidigare statsministern Thorbjörn Fälldin är död" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-07-25. Marrë më 2016-07-24.