Carl Johan Thyselius
Carl Johan Thyselius (8 qershor 1811 - 11 janar 1891) ishte politikan dhe zyrtar shtetëror suedez. Ai ishte këshilltar i drejtësisë në Gjykatën Supreme të Suedisë 1856–1860, Ministër i Çështjeve Kishtare (1860–1863), Ministër i Punëve Civile 1875–1880 dhe kryeministër 1883–1884.
Carl Johan Thyselius | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 13 qershor 1883 – 16 maj 1884 | |
Monarku | Oscar II |
Paraprirë nga | Arvid Posse |
Pasuar nga | Robert Themptander |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 8 qershor 1811 Österhaninge, Södermanland, Suedi |
Vdiq më | 11 janar 1891 (79 vjet) Stokholm, Suedi |
Partia politike | I pavarur konservativ |
Bashkëshortja/et | Charlotta Melart |
Shkollimi | Universiteti i Uppsalës |
Në moshën 72 vjeç dhe 5 ditë, Thyselius është personi më i vjetër që u bë kryeministër në historinë suedeze. Në vitin 1848, ai u martua me Charlotta Melart me të cilën pati një vajzë.