Stefan de Vrij
Stefan de Vrij (Holandisht: [ˈsteːfɑn də ˈvrɛi̯]; lindur më 5 shkurt 1992) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren holandeze.
De Vrij duke luajtur për Lazion në 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Stefan de Vrij[1] | ||
Datëlindja | 5 shkurt 1992 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Ouderkerk aan den IJssel, Holandë | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 6 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1997–2002 | VV Spirit | ||
2002–2009 | Feyenoord | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2014 | Feyenoord | 135 | (7) |
2014–2018 | Lazio | 95 | (8) |
2018– | Internazionale | 23 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007–2008 | Holanda U16 | 3 | (0) |
2008–2009 | Holanda U17 | 18 | (0) |
2010–2011 | Holanda U19 | 9 | (0) |
2012 | Holanda U20 | 1 | (0) |
2011–2013 | Holanda U21 | 12 | (0) |
2012– | Holanda | 37 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 mars 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2018 |
Ai e filloi karrierën e tij me klubin lokal VV Spirit, kurse si profesionist debutoi me Feyenoordin në moshën 17 vjeç. Ai shpenzoi pesë vite me klubin Eredivisie, ku për pak kohë shërbeu edhe si kapiten, para se në korrik 2014 të bashkohej me Lazion.
Një lojtar i kombëtares holandeze që nga viti 2012, De Vrij ka zhvilluar më shumë se 30 paraqitje me ekipin. Ai ishte pjesë në Kupën e Botës 2014 ku Holanda përfundoi e treta, si dhe u zgjodh në ekipin e turnamentit nga Castrol Performance Index.
Jeta e hershme
RedaktoDe Vrij u rrit në Ouderkerk aan den IJssel, në jug të Holandës. Ai është djali më i ri i Jan de Vrij, i cili luajti për klubin lokal VV Spirit, ku Stefan filloi karrierën e futbollit. Vëllezërit e tij më të mëdhenj Niels dhe Eric luajtën futboll të vegjël, por ndoqën rrugë të ndryshme.[3]
Karriera me klube
RedaktoFeyenoord
RedaktoDe Vrij filloi karrierën e tij si futbollist me VV Spirit, një klub lokal i qytetit të tij të lindjes Ouderkerk aan den IJssel; ai shpenzoi atje pesë sezone. Në moshën 10 vjeç, ai mori pjesën në ditën e talenteve të Feyenoord. Pas disa seancave stërvitore dhe një ndeshje miqësore kundër ARC, De Vrij iu kërkua që të bashkohej me sektorin e të rinjëve të klubit.[3] Te vv Spirit, De Vrij luante shpesh si mesfushor qëndror, por më pas u kthye në mbrojtës pasi kaloi te Feyenoord. Ai pati një zhvillim të shpjetë në klub. Pasi luajti me ekipin nën-15, De Vrij kërceu direkt në ekipin nën-17, duke mos luajtur fare me nën-16.[3]
Më 17 korrik 2009, De Vrij firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2012, e cila ishte e para për të si profesionist.[4] Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 24 shtator 2009 në një ndeshje të KNVB Cup si vizitor kundër Harkemase Boys; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 58të vend të Kelvin Leerdam dhe kontriboi në fitoren 5–0.[5] Më 6 dhjetor 2009, ai debutoi në kampionat në një ndeshje në shtëpi ndaj FC Groningen; ai zëvëndësoi të njëjtin lojtar, këtë herë në minutën e 89të, me ndeshje që u mbyll me fitoren 3–1 të Feyenoord.[6] Ai ishte 18 vjeç në kohën kur sezoni i tij i parë si profesionist përfundoi; ai zhvilloi 21 paraqitje, 17 prej të cilave në kampionat.
Gjatë sezonit 2012–13, De Vrij zëvëndësoi Ron Vlaar si kapiten. Megjithatë, pas një vargu paraqitjesh negative në sezonin e ardhshëm, atij j'u hoq shiriti deh në fillim i kaloi sulmuesit italian Graziano Pellè dhe më pas zëvëndës-kapitenit Jordy Clasie pasi Pellè pati probleme disiplinore.[7][8]
Lazio
RedaktoMë 30 korrik 2014, De Vrij u bashkua me klubin e Serie A Lazio për një shifër të pacaktuar.[9] Duke folur rreth kësaj lëvizje, De Vrij tha: "Lazio e vërtetoi që më donte vërtet dhe jam shumë i lumtur që e kreva këtë lëvizje. Shpresoj të bëhem mbrojtësi më i kompletuar në Itali."[9] Mediat besonin se ai do t'i bashkohej trajnerit Louis van Gaal, i cili drejtoi Holandën, te klubi anglez Manchester United.[9]
Ai debutoi zyrtarisht për klubin më 24 gusht në ndeshjen e raundit të tretë të Coppa Italias kundër ekipit të divizionit të tretë Bassano Virtus. De Vrij la shenjën e tij duke shënuar golin e tretë të fitores 3–0.[10] Një javë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë në Serie A me Lazion që e nisi kampionatin me një disfatë 3–1 ndaj Milanit në San Siro.[11] Më 21 shtator, ai doli me karton të kuq në minutën e 85të të ndeshjes ndaj Genoa të cilën Lazio e kishte dominuar; kjo gjë rezultoi fatale pasi Genoa shënoi dy minuta më vonë me anë të sulmuesit Mauricio Pinilla.[12] Lazio arriti deri në finalen e kupës, ku u përballën me Juventusin; ai luajti vetëm 45 minuta dhe u zëvëndësua nga Keita Baldé me ekipin që humbi ndeshjen 1–2.[13]
De Vrij e nisi sezonin e tij të dytë me klubin kryeqytetas duke luajtur në ndeshjen e Supercoppa Italiana 2015; ai luajti 90 minuta të plota por Lazio humbi ndeshjen 2–0 në Pekin të Kinës.[14] Në shtator 2015, De Vrij dëmtoi gjurin gjatë një ndeshje me Holandën, por u konsiderua i shëndetshëm për të luajtur edhe një ndeshje tjetër, çka acaroi stafin mjekësor të Lazios.[15] Ai nuk u rikuperua mjaftueshëm dhe operacioni ishte i nevojshëm; operacioni u planifikua për muajin e ardhshëm.[16] Në nëntor, u zyrtarizua se De Vrij do të qëndronte jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë muaj.[17]
Më 11 shtator 2016, De Vrij shënoi golin e tij të parë në elitën e futbollit italian, duke i dhënë ekipit të tij një barazim ndaj Chievos.[18]
Në mars 2018, drejtoi sportiv Igli Tare konfirmoi se De Vrij do të largohej nga klubi pas përfundimit të sezonit me parametër zero.[19]
Internazionale
RedaktoPas disa muajsh spekullime, më 28 maj 2018, De Vrij lajmëroi se ai do të bashkohej me Interin duke nisur nga 1 korriku.[20][21] Ai u prezantua dhjetë ditë më vonë ku firmosi një kontratë deri në qershor 2023.[22] De Vrij mori fanellën me numrin 6 dhe debutoi në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Sassuolos më 19 gusht.[23] Ai shënoi golin e parë një javë më vonë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Interit 2–0 përball Torinos në shtëpi në një barazim 2–2.[24] Në shtator 2018, De Vrij luajti ndeshjen e tij të 100të në Serie A në triumfin 2–1 në shtëpi ndaj Fiorentinës.[25][26] Ai gjithashtu zhvilloi paraqitjen e parë sezonale në Ligën e Kampioneve në javën e parë të fazës së grupeve kundër Tottenham Hotspur; De Vrij asistoi me kokë golin e fitores të Matías Vecinos në minutën e 92të.[27] Ai luajti 5 nga 6 ndeshjet në fazën e grupeve, me Interin që u eliminua pasi e mbylli Grupin B në vendin e tretë; pavarësisht se kishte pikë (8) dhe golavarazh (–1) të barabartë me Tottenhamin, klubi anglez u kualifikua për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.[28] Zikaltrit u transferuan në fazën me eliminim direkt të Ligës së Evropës, ku në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave më 14 mars 2019, gabimi i De Vrij në kontrollin e topit i kushtoi Interit eliminimin nga gjermanët e Eintracht Frankfurt, që u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 1–0.[29] Tre ditë më vonë, De Vrij shënoi në ndeshjen e Derby della Madonnina kundër rivalëve të Milanit, duke ndihmuar ekipin e tij të fitoj 3–2,[30] të rimarr vendin e tretë në kampionat,[31] dhe të fitoj dy herë brënda një sezoni në kampionat që nga sezoni 2011–12.[32]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoZhvillimi i shpejt i De Vrij te Feyenoord ra në sy, dhe ai shpejt u bë pjesë e ekipeve të të rinjëve.[3] Më 21 nëntor 2007, Holanda nën-16 fitoi një ndeshje miqësore me Ukrainën; De Vrij luajti për 90 minuta të plota duke debutuar.[33]
Ai gjithashtu luajti në UEFA Kampionatin Evropian nën-17 2009 në Gjermani. Ekipi holandez, i mbëshetur edhe nga kontigjenti i fortë prej shtatë lojtarësh nga Feyenoordi, arriti deri në finale ku u mposht nga vendi mikpritës me rezultatin 2–1.[34] Ai ishte në pozicionin e qëndër-mbrojtësit sëbashku me Dico Koppers,[35] dhe luajti në çdo ndeshje të Holandës në turnament pa u zëvëndësuar asnjëherë, duke dhënë një kontribut të shquar.[3] Me vendin e dytë të arritur në Evropian, Holanda nën-17 siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës 2009 në Nigeri.
Ekipi i parë
RedaktoMë 7 maj 2012, De Vrij ishte në listën paraprake prej 36 lojtarësh të Holandës për UEFA Euro 2012, si dhe një nga nëntë lojtarët pa luajtur ende asnjë ndeshje me ekipin e parë. Megjithatë, trajneri Bert van Marwijk nuk e përfshiu në listën përfundimtare. Më 15 gusht, De Vrij debutoi zyrtarisht nën drejtimin e trajnerit Louis van Gaal në distafën 4–2 nga Belgjika në një ndeshje miqësore.[36]
Ai ishte një nga katër mbrojtësit e Feyenoord që u thirr nga Van Gaal për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[37] Në ndeshjen e parë të Holandës në turnament, kundër Spanjës më 13 qershor, De Vrij shkaktoi një penallti të diskutueshme në minutën e 26të pasi Diego Costa goditi këmbën e tij dhe u rrëzua.[38] Xabi Alonso shënoi për t'i dhënë avantazhin Spanjës. Megjithatë, holandezët kthyen gjithçka, me De Vrij që shënoi golin e tretë të tyre, goli i tij i parë ndërkombëtar, duke kontribuar në një fitore 5–1.[39] Ai luajti në çdo ndeshje të Holandës në turnament; tulipanët arritën një vend të tretë. Ai, sëbashku me Arjen Robben, ishin të vetmit lojtarë nga Holanda që u zgjodhën në ekipin e turnamentit.[40]
Në ndeshjen e parë të Holandës për kualifikueset e UEFA Euro 2016 kundër Republikës Çeke më 9 shtator 2014, De Vrij shënoi golin e barazimit momental me një gjuajtje me kokë por holandezët në fund u mposhtën 2–1.[41] De Vrij luajti ndeshjen e parë si kapiten gjatë një ndeshje miqësore kundër Spanjës më 31 mars 2015, ku ai e mori shirin pas zëvëndësimit të Wesley Sneijder si dhe shënoi një nga golat e fitores 2–0 në Amsterdam ArenA.[42]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Feyenoord | 2009–10 | Eredivisie | 17 | 1 | 5 | 0 | — | — | 22 | 1 | ||
2010–11 | 30 | 1 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | — | 33 | 1 | |||
2011–12 | 30 | 1 | 2 | 0 | — | — | 32 | 1 | ||||
2012–13 | 26 | 0 | 3 | 0 | 3[b] | 0 | — | 32 | 0 | |||
2013–14 | 32 | 4 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | — | 35 | 4 | |||
Gjithsej | 135 | 7 | 12 | 0 | 7 | 0 | — | 154 | 7 | |||
Lazio | 2014–15 | Serie A | 30 | 0 | 5 | 1 | — | — | 35 | 1 | ||
2015–16 | 2 | 0 | 0 | 0 | 2[c] | 0 | 1[d] | 0 | 5 | 0 | ||
2016–17 | 27 | 2 | 4 | 0 | — | — | 31 | 2 | ||||
2017–18 | 36 | 6 | 3 | 0 | 7[a] | 1 | 1[d] | 0 | 47 | 7 | ||
Gjithsej | 95 | 8 | 12 | 1 | 9 | 1 | 2 | 0 | 118 | 10 | ||
Internazionale | 2018–19 | Serie A | 23 | 2 | 0 | 0 | 8[e] | 0 | — | 31 | 2 | |
Gjithsej karriera | 252 | 17 | 24 | 1 | 24 | 1 | 2 | 0 | 302 | 19 |
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet UEFA Ligën e Evropës
- ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 31 maj 2018[45]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Holanda | 2012 | 2 | 0 |
2013 | 7 | 0 | |
2014 | 16 | 2 | |
2015 | 5 | 1 | |
2016 | 0 | 0 | |
2017 | 3 | 0 | |
2018 | 4 | 0 | |
Gjithsej | 37 | 3 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Rezultatet e Holandës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga De Vrij.[45]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompetitioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 13 qershor 2014 | Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil | 13 | Spanja | 3–1 | 5–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
2 | 9 shtator 2014 | Generali Arena, Pragë, Republika Çeke | 21 | Republika Çeke | 1–1 | 1–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
3 | 31 mars 2015 | Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë | 27 | Spanja | 1–0 | 2–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
RedaktoKlube
RedaktoLazio
- Supercoppa Italiana: 2017
- Coppa Italia: ndjekës 2014–15, 2016–17
Kombëtarja
RedaktoHolanda U17
Holanda
- FIFA Kupa e Botës: vendi i tretë 2014[46]
Referime
Redakto- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 25. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 gusht 2017. Marrë më 11 qershor 2014.
- ^ "Stefan de Vrij". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2021. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ a b c d e "Dromen van doorbraak: Stefan de Vrij (16) ontwikkelt zich bij Feyenoord en Oranje sterk" [Ëndërra për të shpërthyer: Stefan de Vrij (16) zhvillohet fuqimisht te Feyenoord dhe Oranje]. AD (në holandisht). 3 shkurt 2009. Marrë më 30 shtator 2009.
- ^ "De Vrij tekent eerste profcontract" [De Vrij firmosi kontratën e parë si profesionist]. Feyenoord.nl (në holandisht). 17 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2012. Marrë më 30 shtator 2009.
- ^ "Feyenoord boekt onberispelijke zege in Friesland" [Fitore e përkryer e Feyenoord në Friesland]. Feyenoord.nl (në holandisht). 21 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 30 shtator 2009.
- ^ "Feyenoord via uitstekende tweede helft langs FC Groningen" [Feyenoord fiton ndaj FC Groningen falë një pjese të dytë të shkëlqyer]. Feyenoord.nl (në holandisht). 6 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2009. Marrë më 6 dhjetor 2009.
- ^ "A host of Premier League clubs are chasing Dutch international Stefan De Vrij" [Disa klube të Premier Ligës po ndjekin lojtarin e kombëtares holandeze Stefan de Vrij] (në anglisht). Sky Sports. 18 dhjetor 2012. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Pelle accuses "Ajax" supporter" [Pelle akuzon mbështetësin e "Ajax"] (në anglisht). Fox Sports. 2 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ a b c "Stefan de Vrij: Netherlands defender signs for Lazio" [Stefan de Vrij: Mbrojtësi i Holandës firmos për Lazion] (në anglisht). BBC Sport. 30 korrik 2014. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Coppa Italia, Lazio a valanga. Udinese, Di Natale show" [Coppa Italia, Lazio ortek. Udinese, shfaqja e Di Natales] (në italisht). Sky Italia. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
- ^ "AC Milan 3–1 Lazio: Inzaghi era starts with a bang" [AC Milan 3–1 Lazio: Epoka Inzaghi fillon me një goditje] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
- ^ "Match report from Genoa v Lazio" [Raporti i ndeshjes Genoa v Lazio] (në anglisht). Sky Sports. 21 shtator 2014. Marrë më 9 nëntor 2014.
- ^ "Juventus 2–1 Lazio" (në anglisht). BBC Sport. 20 maj 2015. Marrë më 21 maj 2015.
- ^ "Juventus 2–0 Lazio: Mario Mandzukic and Paulo Dybala hand Juve win as new strikers seal Italian Super Cup for Serie A champions" [Juventus 2–0 Lazio: Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala i japin Juves fitoren me sulmuesit e rinjë që vulosin Superkupën Italiane për kampionët e Serie A] (në anglisht). Daily Mail. 8 gusht 2015. Marrë më 8 gusht 2015.
- ^ Ben Gladwell (9 shtator 2015). "Lazio hit out at Netherlands doctors over Stefan De Vrij injury" [Lazio akuzon doktorët e Holandës për dëmtimin e Stefan De Vrij] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Uche Amako (30 tetor 2015). "Manchester United rocked as defensive target needs surgery on knee injury" [Manchester United tronditet pasi objektivi i mbrojtjes ka nevoj të operohet në gju] (në anglisht). Daily Express. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Jamie Anderson (4 nëntor 2015). "Man United News: Shock six-month injury blow, £70m winger urged to join, Guardiola warning" (në anglisht). Daily Star. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2015. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ "Stefan De Vrij grabs point for Lazio" [Stefan De Vrij kap një pikë për Lazion] (në anglisht). ESPN FC. 11 shtator 2016. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Dorëzohet Tare: De Vrij largohet nga Lazio në qershor!". Indeksi Online. 20 shkurt 2018. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Inter "djeg" konkurencën, De Vrij firmos për 5 vite si zikaltër". Ora News. 25 mars 2018. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "De Vrij, "mollë sherri" në Serie A midis Lazios e Interit". Top-Channel.tv. 11 maj 2018. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Interi prezanton Stefan de Vrij, holandezi jep intervistën e parë si lojtar i zikaltërve". Panorama Sport. 11 korrik 2018. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ Adi Metaliu (19 gusht 2018). "Çfarë zhgënjimi nga Interi, e mposht Sassuolo që në start". Supersport.al. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ "Inter me dy fytyra, Torino barazon 2-2 në "San Siro"". Gazeta Shqip. 26 gusht 2018. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter 2-1 Fiorentina, all you need to know" [Inter 2-1 Fiorentina, gjithçka që duhet të dini]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 26 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2019. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Mposht Fiorentinën, Inter nis të funksionojë". Konica.al. 25 shtator 2018. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Tripletë e Messit, përmbysje e bukur e Interit". Konica.al. 18 shtator 2018. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Champions/ Interi bën vetëvrasje, Liverpool e Tottenham në 1/8". Shqiptarja.com. 12 dhjetor 2018. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter turpërohet dhe eliminohet nga Europa Ligë". Indeksi Online. 14 mars 2019. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ Sotir Kora (18 mars 2019). "Milani ndalet tek më e bukura, derbi ngjyroset zikaltër!". Supersport.al. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter e 'pushton' San Siron, mposht Milanin në një ndeshje dramatike". Lajmi.net. 17 mars 2019. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter starting to dominate the #DerbyMilano" [Inter fillon të dominoj #DerbyMilano]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 18 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2019. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Onder 16 wint eerste oefenduel" [Nën 16 fitojnë miqësoren e parë]. KNVB (në holandisht). 24 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2009. Marrë më 26 shtator 2009.
- ^ "Germany secure maiden U17 crown" [Gjermania siguron fronin e parë nën-17] (në anglisht). UEFA. 18 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2009. Marrë më 26 shtator 2009.
- ^ "Captain's guide: Netherlands" [Guida e kapitenit: Holanda] (në anglisht). UEFA. 17 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2009. Marrë më 30 shtator 2009.
- ^ Kim McCauley (15 gusht 2012). "Belgium Vs. Netherlands 2012: Final Score, Dries Mertens Dominates In 4-2 Win" [Belgjika vs. Holanda 2012: Rezultati përfundimtar, Dries Mertens dominon në fitoren 4-2] (në anglisht). SBNation.com. Marrë më 21 mars 2019.
- ^ "23 emrat, ja lista përfundimtare e Holandës për Botërorin". Panorama Sport. 31 maj 2014. Marrë më 21 mars 2019.
- ^ "Spain earns first goal after questionable penalty call" [Spanja shënon golin e parë pas një penalltie të diskutueshme] (në anglisht). USA TODAY SPORTS. 13 qershor 2014. Marrë më 21 mars 2019.
- ^ ""Brazil 2014", Holanda shkatërron kampionët". Top-Channel.tv. 13 qershor 2014. Marrë më 3 dhjetor 2018.
- ^ "World Cup 2014: Castrol Index Top 11" [Kupa e Botës 2011: Njëmbëdhjetshja e Castrol Index] (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
- ^ "Czech Rep. 2–1 Netherlands" [Rep. Çeke 2–1 Holanda] (në anglisht). BBC Sport. 9 shtator 2014. Marrë më 9 shtator 2014.
- ^ "Italia dhe Anglia barazojnë në miqësore, Holanda mposht Spanjën". Top-Channel.tv. 1 prill 2015. Marrë më 21 mars 2019.
- ^ "Cookies op VI.nl". www.vi.nl (në holandisht).
- ^ "Stefan de Vrij" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 mars 2019.
- ^ a b "Stefan de Vrij". European Football (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2018.
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: Brazil-Netherlands" [2014 FIFA Kupa e Botës: Brazil-Holandë] (në anglisht). FIFA. 12 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
Lidhje të jashtme
Redakto- Stefan de Vrij te Voetbal International
- Stefan de Vrij – Rekordi në kompedicionet e FIFA-s