Drenica është një trevë dhe tërësi gjeografike, morfologjike, etnografike, historike, demografike, etj. në kuadër të Kosovës, që ka pozitë qendrore në mes të fushëgropës së Dukagjinit në perëndim dhe të Kosovës në lindje.[1] Nga fushëgropa e Dukagjinit e ndajnë mali Drenica dhe Kosmaçi, ndërsa nga fushëgropa e Kosovës malet e Çyçavicës dhe Goleshit. Drenica ka një shtrirje gati meridionale, duke filluar nga Mali i Thatë (në Komunën e Burimit) dhe Kërligata (në kufi më Komunën e Zubin Potokutt) në veri dhe deri te mali i Carralevës në jug. [2]

Rajoni i Drenicës në hartën e Kosovës
Veshja tradicionale e burrave nga Drenica
Pozita gjeografike e hapësirës së Drenicës

Sipas traditës, kjo pjesë e Kosovës ndahet në Drenicën e Epërme ose Drenicën e Kuqe në veri dhe Drenicën e Poshtme ose Drenicën e Bardhë në jug. Sipas ndarjes administrative zona e Drenicës ndahet në dy qendra të mëdha administrative, në atë të Komunës së Skenderajit më 53 fshatra dhe atë të Drenasit me 38 fshatra. Në aspektin administrativ, vendbanimet e trevës së Drenicës iu takojnë komunave të Drenasit, Skenderajit, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Malishevës. Ne Komunën e Zubin Potokut fshati Kërligatë historikisht i përket këtij rajonit. Vendbanimet më të njohura janë Prekazi dhe Komorani. Drenica ka një sipërfaqe prej rreth 665 km2.[3] Kjo krahine ka qene vazhdimisht burim frymëzimi per të gjithë popullin shqiptar ne lufte per liri. [4] [5]

Relievi i rajonit të Drenicës është kodrinoro - malor. Pjesa jugore pjerrësohet në drejtim të veriut, në drejtim të rrjedhjes së lumit Drenica, ndërsa pjesa veriore në drejtim të jugut, në drejtim të rrjedhës së lumit të Verbocit. Lartësia mbidetare sillet nga 550-700 m. Pjesët e ulëta, fushore, janë të ndërtuara nga shkëmbinjtë e pliocen-kuaternarit, të cilat përfaqësohen nga argjilat, rërat dhe zhavorri, me shtresa të holla të qymyrit (linjit), ndërsa pjesët anësore nga formacionet flishore. Në aspektin gjeografik, Drenica ndahet në atë veriore (e epërme) dhe jugore (e ulët). Drenica e epërme karakterizohet me reliev me kontraste të vogla, me lartësinë më të madhe në malin Çyçavica, ndërsa Drenica e ulët karakterizohet me kontraste morfologjike më të shprehura. Nëpër fundin e fushëgropës rrjedh lumi Drenica, i cili e ka thelluar luginën e tij në shkëmbinjtë e rinj në gjatësi rreth 25 km. Ky rajon dikur quhej me emrin e vjetër, Koritniku. [1]

Koritniku

Redakto

Në të kaluarën Drenica është quajtur Koritniku, në bazë të vendndodhjes gjeografike ku shtrihet si në një koritë uji e përshkuar me dy lumenj, lumi Gllobar dhe lumi i Shirave. Me tharjen graduale të këtij bazeni të madh të rrethuar më vargmalet e Çyçavicës në Veri dhe ato të Kozmaçit në përendim kjo luginë u pagëzua më emrin Drenicë, ngase ishte drenuar me anën e lumit Drenica. [6] [7]

Personalitete të shquara

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 526–527. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 354. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  3. ^ Baku, Pasho, red. (2011). Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 254–255. OCLC 734077163. OL 25081974M.
  4. ^ Human Right Watch: Drenica Region
  5. ^ Heike Krieger (2001):The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974-1999, Cambridge University Press, p. 93. ISBN 0-521-80071-4, ISBN 978-0-521-80071-6
  6. ^ Robert Elsie (2004):Historical Dictionary of Kosova, Scarecrow Press, p. 54 - 55, ISBN 0-8108-5309-4, ISBN 978-0-8108-5309-6
  7. ^ Ramiz Lushaj (1998): Nga Dodona tek Drenica, Dardania