Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) është një kusht i prezantuar nga Bashkimi Evropian për shtetasit e vendeve të liruara nga vizat që udhëtojnë drejt Zonës Schengen dhe Bullgarisë, Qipros dhe Rumanisë.[1]

Zona e ETIAS
Vendi evropian që kërkon ETIAS
Harta e Evropës
  Zona Schengen
  Zona Schengen (vetëm kufijtë ajror dhe detar)
  Vendet me kufij të hapur me zonën Schengen
  Anëtari i BE-së është i detyruar me traktat të bashkohet me zonën Schengen në të ardhmen
Politika eBashkimi Evropian
LlojiZona e sistemit elektronik të autorizimit të udhëtimit
Zbatimi i pritshëm2025
Faqja zyrtare e internetit e ETIAStravel-europe.europa.eu/etias
Vendet e aplikueshme

ETIAS është i ngjashëm me autorizime të tjera elektronike të udhëtimit, si ESTA në Shtetet e Bashkuara, si edhe me sistemet e zbatuara nga Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re dhe që është planifikuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Sistemi ETIAS pritet të bëhet funksional në vitin 2025. [2] Do të ketë periudhë tranzicioni dhe tolerimi prej gjashtë muajsh, përkatësisht, pas nisjes së sistemit. [3]

Historia

Redakto

Ideja e një sistemi elektronik për autorizim të udhëtimit u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian në vitin 2016.[4] ETIAS u themelua zyrtarisht me Rregulloren (BE) 2018/1240 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 12 shtator 2018. [5]

Shtrirja gjeografike

Redakto

Vendet evropiane që kërkojnë ETIAS

Redakto

30 vende evropiane do t’u kërkojnë udhëtarëve të liruar nga vizat të kenë një autorizim udhëtimi ETIAS. Këto vende janë[6]:

Kombësitë të cilave iu kërkohet ETIAS

Redakto

Shtetasit e vendeve jashtë BE-së që janë liruar nga vizat duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi ETIAS. Vendet të cilave iu nevojitet ETIAS janë:


Aplikimi për ETIAS

Redakto

Udhëtarët e liruar nga vizat duhet të plotësojnë një formular aplikimi në internet ose në faqen zyrtare të internetit të ETIAS (https://travel-europe.europa.eu/etias_en) ose aplikacionin zyrtar për celular.[7]

Aplikimi për një autorizim udhëtimi ETIAS do të kushtojë 7 euro. Aplikuesit që janë nën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç janë të liruar nga kjo pagesë. Anëtarët e familjes të qytetarëve të BE-së ose të qytetarëve jo të BE-së por që kanë të drejtën të lëvizin lirshëm nëpër Bashkimin Evropian janë gjithashtu të përjashtuar nga pagesa e aplikimit. [8].

Shumica e aplikimeve për ETIAS pritet të përpunohen brenda pak minutave. Në disa raste, procesi mund të zgjat më së shumti deri në 14 ditë nëse aplikuesit i kërkohet të japë informacion apo dokumentacion shtesë për aplikimin e tij ose deri në 30 ditë nëse ftohet në një intervistë.[9]

Një autorizim udhëtimi ETIAS do të jetë i lidhur me pasaportën e udhëtarit. Autorizimi është i vlefshëm për deri në 3 vjet ose derisa të skadojë pasaporta e përdorur në aplikim, cilado prej këtyre të vijë e para. Nëse udhëtari merr një pasaportë të re, atij do t’i duhet të marrë një autorizim të ri udhëtimi ETIAS[10].

Me një autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS, udhëtarët e liruar nga vizat mund të hyjnë në territorin e 30 vendeve evropiane sa herë të duan për qëndrime afatshkurtra - normalisht deri në 90 ditë në një periudhë 180-ditore. Por, kjo nuk garanton hyrjen ne BE. Kur mbërrin në kufi, një roje kufitare do të kërkojë të shohë pasaportën dhe dokumentet e tjera dhe të verifikojë që ata i plotësojnë kushtet për hyrje të përcaktuara në Kodin e Kufijve të zonës Schengen.[11]

Aplikuesit do të kenë të drejtën e apelimit nëse autorizimi i tyre ETIAS refuzohet, revokohet ose anulohet. Apelimet do të trajtohen nga autoritetet përkatëse të vendeve evropiane që kërkojnë ETIAS.[12]

BE-ja i ka paralajmëruar udhëtarët për faqet jozyrtare ETIAS në internet, duke deklaruar se derisa disa prej këtyre faqeve të internetit drejtohen nga subjekte legjitime biznesore, të tjerat mund të veprojnë në mënyrë të pandershme. [13]

Referime

Redakto
  1. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Vendet evropiane që kërkojnë ETIAS" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-04.
  2. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Çfarë është ETIAS?" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-20.
  3. ^ Portali i Zyrës së Publikimeve të BE-së, versioni më i fundit i konsoliduar (2018-09-19). "Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, L 236, 19.9.2018, Botimi në anglisht" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2021-05-20.
  4. ^ "Komunikatë nga Komisioni drejtuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit, Sisteme më të forta dhe më inteligjente të informacionit për kufijtë dhe sigurinë" (në anglisht). Komisioni Evropian. 2016-04-06. Marrë më 2021-05-20.
  5. ^ Portali i Zyrës së Publikimeve të BE-së, versioni më i fundit i konsoliduar (2018-09-19). "Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, L 236, 19.9.2018, Botimi në anglisht""" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2021-05-20.
  6. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Vendet evropiane që kërkojnë ETIAS" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-04.
  7. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Çfarë është ETIAS?" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-20.
  8. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropia. "Çfarë ju nevojitet për të aplikua" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-08-12.
  9. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Çfarë është ETIAS?" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-20.
  10. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Çfarë është ETIAS?" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-20.
  11. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian. "Çfarë është ETIAS?" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2024-06-20.
  12. ^ Portali i Zyrës së Publikimeve të BE-së, versioni më i fundit i konsoliduar (2018-09-19). "Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, L 236, 19.9.2018, Botimi në anglisht""" (në anglisht). Bashkimi Evropian. Marrë më 2021-05-20.
  13. ^ Faqja zyrtare e internetit e ETIAS e Bashkimit Evropian (2024-04-14). "Shfaqja e faqeve jozyrtare të internetit të ETIAS" (në anglisht). Bashkimi Evropian.

Linku i jashtëm

Redakto