Jeta e një toke
Jeta e një toke është seriali i parë i pasluftës në Kosovë. Jeta e një toke është prodhuar nga "The Association of Culture and Art Development in Balkans – ACADB" dhe është shfaqur në KTV në vitin 2001 - 2002. Projekti ështe financuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë. Ka 15 seri me 15 tema që shoqëria kosovare ballafaqohet pas luftës në Kosovë me zhanër edukativo-arsimor me nuancë artistike dhe argëtuese, moto e të cilit është zhvillimi i shoqërisë civile dhe demokratike. Çdo seri e këtij seriali është punuar me BETA SP dhe ka kohëzgjatje nga 30 deri në 50 minuta. Ka të involvuar 14 regjisorë, 10 skenaristë dhe 104 aktorë profesionistë (duke mos përfshirë statistët).
Të dhëna mbi serialin
RedaktoAfër 4000 amerikanë e kanë parë këtë serial. Seriali Jeta e një toke është prezantuar deri më tani në : American University in Bulgaria, Oklahoma University, Oklahoma Central University, Loyola University, Nichols State University, Norman Collage , Columbus University si dhe në Emerson University në Boston. Është shfaqur po ashtu në : Konferencën mbi filmin e Evropës Jug - Lindore.
Seriali: Jeta e një toke
RedaktoSeria 1 : Njeriu në Rrota
Redakto- Producent : Avni Abazi
- Regjia : Ismet Sijarina
- Skenari : Jeton Neziraj
- Kamera : Sahit Kokolli
- Montazhi : Fatos Kadiu
- Interpretuan : Shpend Hajdini, Ilire Vinca, Ylber Ballata, Dibran Tahiri, Arben Zharku, Kushtrim Sheremeti dhe Emine Toska, Besim Ajeti, Teuta Sadiku etj.
- Përmbajtja : Beni, një i ri kosovar që ka mbetur invalid i luftës proteston dhe kërkon përkrahje. Ai kundërshton shpenzimin e fondeve nga qeveritarët në destinacione të gabuara. Besa, gazetare e re dhe e dashura e Benit bashkë me invalide të tjera protestojnë dhe i vijnë në ndihmë Benit. Investimet pas protestës i drejtohen invalidëve të luftës.
Seria 2 : Piktura
Redakto- Producent : Avni Abazi
- Regjia : Agim Sopi
- Skenari :Mrike Krasniqi
- Kamera : Sahit Kokolli
- Montazhi : Fatos Kadiu
- Skenografia : Shqipe Kastrati
- Interpretuan : Avni Abazi, Blerta Syla, Arben Kastrati, Igballe Qena, Anisa Ismaili, Vjosa Abazi, Selman Lokaj, Artor Osmani, dhe si mysafir Istref Begolli dhe Xhevat Qena.
- Përmbajtja : Ndërtimi pa leje i një objekti, rrezikon nënën e Agronit duke e plagosur shumë rendë, Agroni pasi kërkon drejtësi para organeve të drejtësisë vendos të mbroje të drejtën e tij. Policia e arreston ndertuesin pa leje.
Seria 3 : Gjykimi
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Jeton Ahmetaj
- Skenari: Jeton Neziraj
- Kamera: Sahit Kokolli
- Montazhi: Fatos Kadiu
- Skenografia: Mirsat Lushtaku
- Interpretuan: Blerta Syla, Avni Abazi, Astrit Kabashi, Smail Rama, Anisa Ismaili, Igballe Qena, Beslim Muqaj, Luan Kryeziu, Sylejman Jusufi, Arben Kastrati etj
- Përmbajtja: I burgosuri lirohet përmes ryshfetit nga burgu dhe i hakmerret Agronit duke e therur atë. Agroni kërkon dretësi por ish i burgosuri korrupton edhe gjykatësin kryesor. E vërteta del në sheh pasi zbulohet kaseta e një kalimtari të rastit i cili kishte xhiruar rastësisht hakmarrjen e ish të burgosurit.
Seria 4 : Kindapimi
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Artur Tahiraj
- Skenari: Astrit Kabashi
- Kamera: Sahit Kokolli
- Montazhi: Fatos Kadiu
- Interpretuan: Blerta Syla, Astrit Kabashi, Avni Abazi, Adrian Morina, Fitore Berisha, Anisa Ismaili, Luan Kryeziu, Imer Kutllovci, Ernest Malazogu etj
- Përmbajtja: Besa, gazetare ka një informacion mbi kidnapimin e Tinës. Ajo jep informatën tek organet përkatëse por jo edhe burimin e kësaj informate. Agroni, i dashuri i Tinës bashkë me Besën në bashkëpunim me policinë shpëtojnë të kindapuarën.
Seria 5 : Nga rruga në rrugë
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: 2lber 3pça, Scot Sansom
- Skenari: Virtyt Kelmendi
- Kamera: Sahit Kokolli
- Montazha: Fatos Kadiu
- Interpretuan: Avni Abazi, Astrit Kabashi, Blerta Syla, Artan Geca, Arjeta Ajeti, Naim Dashaj, Igballe Qena, Basri Lushtaku, Ramadan Malaj, Aida Alidemi,
- Përmbajtja: Një telefonues anonim i thotë Tinës se ka pasur seks të mirë me të kur e ka kidnapuar. Agroni largohet nga Tina dhe nga familja. Ai fillon të marrë drogë dhe të tregtoj me të. Tina me ndihmën e policisë e zbulon rrjetin, ndërsa Agroni kthehet në shtëpi mirëpo Tina nuk i kthehet atij për shkak të tradhtisë ndaj saj në kohën kur është marrë me drogë.
Seria 6 : Gratë
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Berbuqe Berisha, Afeida Boriqi
- Skenari: Blerta Zeqiri
- Kamera: Sahit Kokolli
- Montazha: Fatos Kadiu
- Grimi: Meli Shatri
- Interpretuan: Vlora Merovci, Dibran Tahiri, Avni Abazi, Xhejlane Godanci, Teuta Sadiku, Ylber Ballata, Astrit Kabashi, Besim Ajeti, Sadri Abazi etj
- Përmbajtja: Motra e Tinës kandidohet për deputete në parlamentin e Kosovës. Ajo akuzohet se nuk mund të kandidohet sepse motra e saj ka qenë prostitute. Agroni në bashkëpunim me policinë zbulon se njeri nga të kandiduarit meshkuj nga partia tjetër e ka bërë akuzën. Kundërkandidati burgoset. Agroni shkon tek Tina në Francë.
Seria 7 : Pacienti im
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Jeton Budima
- Skenari: Bekim Grajqevci
- Grimi: Meli Shatri
- Interpretuan: Artan Geca, Drita Krasniqi, Hazir Myftari, Ilire Vinca, Gresa Pallaska, Vedat Haxhiislami, Mehmet Shukolli, Luan Kryeziu, Sunaj Raça
- Përmbajtja: Kreshniku sëmuhet keq, nga moskujdesia e organeve spitalore. Takimi i rastësishëm me Besën e shpëton nga vdekja për faktin se ajo e paraqet korrupsionin në spital para organeve gjygjsore dhe në bashkëpunim me udhëheqësin e spitalit e ndalin korrupsionin ndërsa të korruptuarin e largojnë nga puna.
Seria 8 : Shtepia prej qelqit
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Jeton Budima
- Skenari: Bekim Grajqevci
- Interpretuan: Artan Gaca, Drita Krasniqi, Hadi Shehu, Ilire Vinca, Teuta Krasniqi, Gentian Grezda, Bekim Qela, Kushtrim Sheremeti
- Përmbajtja: Familja e Kreshnikut jeton në një tendë. Kreshniku bashkë me nënën e tij e paraqet problemin ekzistencial për të pasur një strehë në kuvendin e qytetit. Kuvendi e neglizhon kërkesën e Kreshnikut. Ai i drejtohet një qytetari për ndihmë dhe me ndihmën e Nitës, Kreshniku bashkë me nënën e tij vendosen në një banesë të sigurtë.
Seria 9 : Trokitje në Kohë
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Emin Halili
- Skenari: Zymber Kelmedi
- Interpretuan: Teuta Krasniai, Artan Geca, Fatime Sefaj, Hadi Shehu, Drita Krasniqi, Imer Kutllovci, Vedat Haxhiislami, me mysafir special Leze Qena dhe Xhevat Qena.
- Përmbajtja: Nita, 19 vjeçare e deklaron dashurinë e saj tek prindërit, për një moshatar të saj që merr drogë. Prindërit e ndjekin nga familja me arsytimin se ajo ka qenë e fejuar që nga lindja. Në mes vajzës dhe familjes ndërhyn një kapo kompanie industriale i cili më vonë do ta dhunojë atë. Vajzën e shpëton i dashuri i saj.
Seria 10 : Kosovarët
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Emin Halili
- Skenari: Avni Abazi
- Montazhi: Agim Avdiu
- Interpretuan: Vlora Merovci, Artan Gaca, Teuta Krasniqi, Drita Krasniqi, Ilire Vinca, Imer Kutllovci, dhe Gjevat Qorraj.
- Përmbajtja: Një donator i huaj zgjon polemika tek qytetarët rreth ndërtimit të një ujësjellësi. Qytetarët nuk duan që donatori të ndërtoj ujësjellësin në tokën e tyre pasi që në atë tokë ka qenë e paraparë të ndërtohen varrezat e dëshmorëve të luftës në Kosovë. Qytetarët vendosin që për të mirën e tyre dhe të gjallëve ta lirojnë tokën.
Seria 11 : Studentat
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Luan Daka
- Skenari: Jeton Neziraj
- Montazhi: Agim Avdiu
- Interpretuan: Teuta Krasniqi, Artan Geca, Hadi Shehu, Drita Krasniqi, Sefedin Nuredini, Lirak Qelaj, Luan Kryeziu, Resul Sinani, Edona Rashitaj, Shingyl Ismaili etj.
- Përmbajtja: Nita nuk e kalon për të tretën herë një provim. Profesori kërkon nga ajo që t'i ipet nëse dëshiron ta kalojë provimin. Profesori i korruptuar merr dënimin pasi Nita me ndihmën e Besës (gazetarës) dhe ndihmën e studentëve të tjerë dëshmojnë për keqpërdorim në Universitetin e Prishtinës. Besa publikisht shfaq gjithë atë që ndodh në Universitetin e Prishtinës.
Seria 12 : Heshtja
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Tomor Misini
- Skenari: Jeton Neziraj, Visar Krusha
- Montazhi: Agim Avdiu
- Interpretuan: Mentor Zymberaj, Ilire Vinca, Luan Jaha, Teuta Krasniqi, Hadi Shehu, Drita Krasniqi, Avdi Gervalla etj.
- Përmbajtja: Besa duke marrë një prononcim nga një pronar i një kompanie zbulon se pronari largon në mënyrë të padrejtë një punëtor nga puna për ta vrarë aksidentalisht më vonë. Pronari i televizionit ku Besa punon nuk dëshiron që ta padisë dhe ta publikojë vrasjën për shkak të interesit që ka ndaj tij. Besa me ndihmën e Nitës dhe Kreshnikut arrin që ta burgosin vrasësin.
Seria 13 : Dyshimi
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Eol Çashku
- Skenari: Jeton Neziraj
- Montazhi: Agim Avdiu
- Interpretuan: Ilire Vinca, Artan Gaca, Mentor Zymberaj, Luan Jaha, Drita Krasniqi, Teuta Krasniqi, Hadi Shehu etj.
- Përmbajtja: Vrasësi nga burgu kërcënon pronarin e televizionit që ta largojë nga puna Besën. Besa pasi largohet nga puna realizon programin e saj të fundit mbi papunësinë në Kosovë. Programi i saj pëlqehet nga shikuesit dhe me kërkesën e tyre dhe me ndihmën e Nitës pronari detyrohet që t'i përgjigjet me Jo vrasësit ne Burg dhe ta kthejë Besën në punë.
Seria 14 : Aroma e Qytetit
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Skender Nimani
- Skenari: Zymber Kelmendi
- Realizimi: Produksioni ARENA
- Interpretuan: Nentor Fetiu, Artan Gaca, Drita Krasniqi, Ilire Vinca, Teuta Krasniqi, Hadi Shehu, Xhejlane Godanci, Basri Lushtaku etj.
- Përmbajtja: Nita e kushtëzon Kreshnikun se në qoftë se Kuvendi i Kosovës nuk miraton ligjin kundër abuzuesve dhe hedhësve të mbeturinave në vend e pa vend nuk do të ketë martesë. Pastrimin e qytetit e bën vetëm Sala (nëntor Fetiu) një i marrë që çmendurinë e ka arritur pikërisht nga moskujdesi ndaj hedhurinave. Ligji miratohet dhe Nita e Kreshniku fejohen.
Seria 15 : Jeta e një toke
Redakto- Producent: Avni Abazi
- Regjia: Sunaj Raça
- Skenari: Zymber Kelmendi
- Realizimi: Produksioni ARENA
- Interpretuan: Artan Gaca, Drita Krasniqi, Ilire Vinca, Teuta Krasniqi, Hadi Shehu, Basri Lushtaku, Avni Dalipi, Veton Osmani etj.
- Përmbajtja: Nita bëhet gati për t'u martuar, gjatë kohës sa rregullon flokët ndalet rryma, gjatë rrugës për në komunë ku do të kurorëzohet, kidnapohet nga hajdutët. Pas shumë vuajtjeve Nita mbërrin në dasmë e hypur në kamion që shërben për rregullimin e semaforëve. Kjo episod përfshin të gjitha dukuritë e Kosovës dhe në fund mbyllet me dasmën e Kreshnikut dhe Nitës.