Gjuhë programimi

(Përcjellë nga Programming language)
This is the stable version, checked on 6 shtator 2023. 3 pending changes await review.

Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar domene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës. Përndryshe gjuha programuese është një gjuhë e shkruar e cila nuk flitet dhe që përmban nje bashkësi të rregullave e që shërben si vegël për komunikimin në mes të programuesëve, zhvilluesve dhe makinave intelegjente (zakonisht kompjuteri) apo gjësendi që është në gjendje të kuptojë atë gjuhë. Me ndihmen e tyre përpilohen vegla dhe programe informatike më të zhvilluara që luhen nga veglat elektronike të dirigjuara nga mikroprocesorët.

Për gjuhët programuse flite në rastet kur përdoret një bashkësi e përpiluar nga disa fjalë-urdhëresa e komanda (zakonisht me prejardhje nga anglishtja) dhe disa rregulla të përdorimit të tyre. Me ndihmën e kësaj bashkësie pregatite një program sipas të cilit vepron makina, sistemi operes i makinave intelegjente apo gjësend tjetër që ka aftësi të i lexoi programin e pregatitur.

Nivelet e gjuhës

Redakto

Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime. Varësisht nga sasia e rregullave, e udhëresave, e komandave dhe aftësit e kombinimit të tyre pra varësisht nga afërsia e tyre me gjuhën e makinës apo të njeriut, flite për gjuhë të nivelt të lartë dhe ultë makinore. Programet jane editori,kompajleri, linkeri,louderi,debageri Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha makinerike e cila përbëhet prej bitave (binary digits) , 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e veshtire për t´u kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që komandat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bita (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull:

if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:

nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh.: 101010101000.

Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet perpilues(ang. compiler-perpilues,perpunues). Perpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj...


Treguesi i përmbajtjes Lart # 0-9 A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V W X XH Y Z ZH Shiko edhe

Një program shëmbull në C++ që mbledh 2 numëra integer të kaluar nga input së përdoruesit.

/**
 * Program shembull qe mbledh 2 numera
 */
# include <iostream>

using namespace std;

int main ( )
{
	int a, b, c;

	cout << "\n Ky program mbledh 2 numera a + b, dhe jep c\n\n";
	cout << "\n vlera e a:";
	cin >> a;

	cout << "\n vlera e b:";
	cin >> b;

	c = a + b;

	cout << "\n\n Rizultati i mbledhjes, c = ";
	cout << c;
	cout << "\n\n";

	return 0;
}