Shkodran Mustafi
Shkodran Mustafi (lindur më 17 prill 1992) është një futbollist gjerman me origjinë shqiptare i cili luan klubin anglez Arsenal në English Premier League dhe me kombëtaren gjermane si mbrojtës.[1]
Mustafi 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 17 prill 1992 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Bad Hersfeld, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Arsenal | ||
Numri | 20 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1. FV Bebra | |||
SV Rotenburg | |||
2006–2009 | Hamburger SV | ||
2009–2011 | Everton | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2012 | Everton | 0 | (0) |
2012–2014 | Sampdoria | 49 | (1) |
2014–2016 | Valencia | 64 | (6) |
2016– | Arsenal | 73 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Gjermania U16 | 5 | (0) |
2007–2009 | Gjermania U17 | 24 | (5) |
2009–2010 | Gjermania U18 | 6 | (1) |
2010–2011 | Gjermania U19 | 9 | (2) |
2011–2013 | Gjermania U20 | 10 | (3) |
2013– | Gjermania U21 | 7 | (0) |
2014– | Gjermania | 20 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 4 shtator 2018 |
Karriera me klube
RedaktoKarriera e hershme
RedaktoMustafi ka lindur në Bad Hersfeld, Gjermani, nga një familje shqiptare, më saktë nga Gostivari.[2] Ai e filloi karrierën me sistemin e të rinjëve të FV Bebra dhe më vonë të SV Rotenburg. Nga 2006 në 2009, Mustafi luajti për Hamburger SV përpara se të bashkohej me Everton.
Everton
RedaktoMustafi bëri debutimin e tij zyrtar me Evertonin kundër BATE Borisov në dhjetor 2009 në Ligën e Europës duke hyrë në fushë si zëvëndësues në minutën e 76 në vend të Tony Hibbert.[3] Kjo ishte paraqitja e parë dhe e fundit me skuadrën e parë përpara se në janar 2012 të transferohej te klub i Serie A, Sampdoria si transferim i lirë.[4]
Sampdoria
RedaktoMë 3 janar 2012, ai erdhi te Sampdoria si transferim i lirë dhe firmosi një kontratë deri në qershor 2016.[5][6]
Ai bëri debutimin e tij me Sampdorian më 26 Maj 2012 në humbjen 3–1 kundër Vareses në Serie B.[7]
Më 11 nëntor 2012, Mustafi bëri debutimin e tij në Serie A në humbjen 2–0 kundër Palermos, duke u përdorur nga trajneri Ciro Ferrara si mbrojtës i djathtë. Ai e mbylli sezonin e tij të parë me Sampdorian me 17 paraqitje, përfshirë 12 si titullar.
Në sezonin 2013–14, Mustafi ishte titullar i padiskutueshëm duke luajtur plot 33 ndeshje në Serie A dhe 2 në Kupën e Italisë, duke bërë që të thirrej në kombëtare. Ai shënoi golin e tij të parë me Sampdorian më 26 tetor 2013 në fitoren 1–0 kundër Atalantës.[8]
Valencia
RedaktoMë 7 gusht 2014, Mustafi nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin spanjoll Valencia CF, për një tarifë të pazbuluar,[9] që thuhet të jetë 8 milionë euro.[10] Ai bëri debutimin më 25 shtator kundër Córdoba CF.[11] Një muaj më vonë, Mustafi shënoi golin e parë për skuadrën në ndeshjen 3-1 kundër Eiche CF.[12] Më 2 nëntor ishte ndeshja e Valenciës kundër Villareal CF, ku Mustafi shënoi golë për ta vendosur ekipin e tij në vendin e dytë në ligë.[13]
Më 3 mars 2016, Mustafi morri kartën e kuqe në pjesën e parë të ndeshjes kundër Barcelonës, pasi pranoi një penallti me një faull në Lionel Messi. Pas ndeshjes, Mustafi u deklarua për faljen e ekipit nga mbështetësit e Che.[14]
Arsenal
RedaktoMë 30 gusht 2016, Mustafi u bashkua me klubin anglez Arsenal për një tarifë të pazbuluar, që raportohet të jetë mbi 35 milionë funte.[15][16] Ai bëri debutimin e tij në fitoren 2-1 kundër Southampton në stadiumin Emirates më 10 shtator.[17] Mustafi mundi rekordin e Bacary Sagna për 17 ndeshje në klub në barazimin 3-3 kundër Bournemouth me ndeshjen e tij të 18-të pa disfatë.[18] Më 22 janar 2017, ai shënoi golin e tij të parë për klubin në një fitore 2-1 kundë Burnley.[19] Për shkak të sëmundjes, ai humbi ndeshjen e Arsenalit ndaj Chelsea më 27 maj.[20][21] Më 18 nëntor 2017, Mustafi shënoi një gol të diskutueshëm në një fitore 2-0 kundër rivalëve Tottenham Hotspur.[22]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoDuke qënë se është me origjinë nga Gostivari, Mustafi kishte të drejtë të luante për Gjermaninë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në një intervistë në vitin 2009, Mustafi tha se ai kishte shumë dëshirë për të luajtur me Shqipërinë, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk e kishte thirrur për të luajtur. Ai gjithashtu tregoi se Maqedonia i kishte bërë ftesë për të luajtur me t'a por Mustafi kishte refuzuar.[23]
Mustafi ka luajtur 49 ndeshje me nivelet e të rinjëve të kombëtares Gjermane duke shënuar gjithsej edhe 10 gola.
Në Maj 2009, Mustafi u thirr nga kombëtarja U–17 për të luajtur në 2009 Kampionatin Europian U–17 të Futbollit. Ai luajti pesë ndeshje dhe shënoi një gol për të ndihmuar kombëtaren të fitonte turneun pasi mundi Hollandën 2–1 në finale.[24] Mustafi shënoi golin e vetëm në fitoren 3–1 në fazën e grupeve kundër Turqisë.[25]
Ai u thirr gjithashtu me kombëtaren U–17 për të luajtur në 2009 Kupën e Botës. Ai luajti katër ndeshje dhe shënoi një gol kundër vendasve të Nigerisë në ndeshjen hapëse të turmanetit që përfundoi 3–3.[26] Megjithatë, Gjermania u eleminua në raundin e 16 kundër Zvicrës me rezultatin 4–3 në kohën shtesë.[27]
Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren U–18 për ndeshjen miqësore më 19 gusht 2009 kundër Arabisë Saudite ku Mustafi debutoi dhe kontriboi në fitoren 3–0. Mustafi debutoi me kombëtaren U–19 më 31 gusht 2011 në fitoren 4–2 kundër Polonisë, ku ai mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Më 18 Mars 2013, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren U–21,[28] që do të luante një ndeshje miqësore në Tel Aviv më 24 Mars kundër Izraelit. Mustafi hyri në fushën e lojës në minutën e 82 në vend të Lasse Sobiech. Ai u thirr nga trajneri Rainer Adrion në listën e lojtarëve që do të luanin në 2013 Kampionatin Europian U–21 të Futbollit.[29]
Kombëtarja e parë
RedaktoMë 28 shkurt 2014, ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë nga trajneri Joachim Löw për ndeshjen miqësore kundër Kilit e cila do të luheshe më 5 Mars në Stuttgart.[30] Megjithatë Mustafi nuk bëri dot debutimin e tij në fitoren e Gjermanisë 1–0.[31]
Mustafi ishte në listën paraprake të 30 lojtarëve të thirrur nga Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014 në Brazil.[32] Pas kësaj, Mustafi arriti të bënte debutimin e tij më 13 Maj 2014 në barazimin 0–0 kundër Polonisë.[33] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta. Më qershor 2014, Mustafi u la jashtë listës përfundimtare të 23 lojtarëve nga trajneri Löw,[34] por pesë ditë më vonë, pas dëmtimit të Marco Reus në fitoren 6–1 në miqësoren kundër Armenisë, ai u thirr si zëvëndëuesi i Reus.[35][36]
Mustafi bëri debutimin e tij në Kupën e Botës më 16 qershor në ndeshjen e parë të Grupit G kundër Portugalisë ku Gjermania fitoi me rezultatin shkatërrimtar 4–0,[37] Mustafi hyri në fushë në minutën e 73 në vend të mbrojtësit Mats Hummels i cili më herët kishte shënuar golin e dytë për skuadrën e tij. Mustafi luajti ndeshjen e dytë në Kupën e Botës duke zëvëndësuar Jérôme Boateng në fillimin e pjesës së dytë në barazimin 2–2 kundër Ganës.[38] Më pas, në ndeshjen e raundit të 16 kundër Algjerisë, Mustafi e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti për 68 minuta duke u zëvëndësuar nga Sami Khedira për shkak të një dëmtimi, Gjermania fitoi ndeshjen 2–1 pas kohës shtesë duke u kualifikuar për në çerek–finale.[39] Pas ekzaminimeve, u konfirmua se Musfari humbi pjesën e mbetur të Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi në muskul.[40] Gjermania arriti deri në finale duke eleminuar në gjysmë–finale me rezultatin shkatërrimtar 7–1 favoritët e turnamentit Brazilin.[41] Në finale, Gjermania fitoi me rezultatin 1–0 kundër Argjentinës pas Golit të mesfushorit Mario Götze në minutën e 113të në kohën shtesë.[42] Mustafi u bë shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës.
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 9 qershor 2014[43]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Everton | 2009–10 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 1 | 0 |
2010–11 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | |
Gjithsej | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 1 | 0 | |
Sampdoria | 2011–12 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
2012–13 | 17 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 17 | 0 | |
2013–14 | 31 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 33 | 1 | |
Gjithsej | 49 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 51 | 1 | |
Valencia | 2014–15 | 7 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 3 |
Gjithsej karriera | 56 | 4 | 2 | 0 | 1 | 0 | 59 | 4 |
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 8 tetor 2017[44]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | |||
2014 | 6 | 0 | |
2015 | 3 | 0 | |
2016 | 6 | 1 | |
2018 | 5 | 1 | |
Gjithsej | 20 | 2 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 19 qershor 2017. Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Mustafi.[44]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 12 qershor 2016 | Stade Pierre-Mauroy, Lille, Francë | 11 | Ukraina | 1–0 | 2–0 | UEFA Euro 2016 |
2 | 10 qershor 2017 | Stadion Nürnberg, Nuremberg, Gjermani | 16 | San Marino | 5–0 | 7–0 | Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës |
Trofe
RedaktoKombëtarja
RedaktoGjermania U–17
Gjermania
Referime
Redakto- ^ David Kent. "Official Sampdoria website player profile" [Profili i lojtarit në Uebfaqen e Sampdorias]. Sampdoria.it. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkodran Mustafi, "blerja" e kombetares". Panorama sport. 22 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2014. Marrë më 22 janar 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Moyes names starting XI". Evertonfc.com. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2014. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McLeod, Scott (4 janar 2012). "Mustafi Moves On". Everton F.C. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 4 janar 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Acquistato dall'Everton il tedesco Shkodran Mustafi". Sampdoria.it. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2012. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafi il prescelto". Sampdoria.it. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Varese 3-1 Sampdoria". Soccerway. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sampdoria 1-0 Atalanta". Soccerway. Marrë më 7 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Comunicado Oficial" [Official announcement]. Valencia's official website. 7 gusht 2014. Marrë më 7 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafi ya es oficialmente jugador del Valencia" [Mustafi bëhet zyrtarisht lojtar i Valenciës]. Marca. 6 gusht 2014. Marrë më 7 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alcácer, Gayà y Feghouli traen el liderato (Alcácer, Gayá and Feghouli bring the lead)
- ^ "Valencia 3–1 Elche". Goal.com. 25 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valencia beats Villarreal 3–1 to move 2nd in Spain". Associated Press.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Manuca, David (4 shkurt 2016). "Mustafi apologizes for Barcelona drubbing". Goal.com. Marrë më 23 mars 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkodran Mustafi signs for Arsenal". Arsenal's official website. Marrë më 31 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arsenal sign Shkodran Mustafi for more than £35m and Lucas Perez for £17.1m". BBC Sport. 30 gusht 2016. Marrë më 30 gusht 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ed Malyon (10 shtator 2016). "Arsenal hand full debuts to Lucas Perez and Shkodran Mustafi for visit of Southampton". Daily Mirror. Marrë më 10 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkodran Mustafi is unbeaten in his first 18 games for Arsenal". tribuna.com. Tribuna Digital. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 21 janar 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Skelton, Jack (22 janar 2017). "Arsenal 2–1 Burnley". BBC Sport. Marrë më 11 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PMB: FA Cup final - tactics". Chelsea F.C. 27 maj 2017. Marrë më 23 shtator 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Taylor, Daniel (27 maj 2017). "Aaron Ramsey fires Arsenal to FA Cup final win over 10-man Chelsea". The Observer. Marrë më 22 shtator 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arsenal 2-0 Tottenham Hotspur". BBC Sport. Marrë më 9 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafi donte Shqipërinë, ja intervista për "Panorama Sport"". Panorama Sport. Marrë më 15 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Germany secure maiden U17 crown". UEFA.com. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2010. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Germany recover to make flying start". UEFA.com. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Honours even in Abuja thriller". FIFA.com. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Swiss send Germany packing". FIFA.com. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PROMOZIONE A SORPRESA: MUSTAFI VA CON LA GERMANIA UNDER 21". Sampdoria.it. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SHKODRAN MUSTAFI CONVOCATO PER GLI EUROPEI UNDER 21". Sampdoria.it. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkodran Mustafi ftohet nga kombëtarja gjermane". Panorama Sport. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Götze steht einmal richtig". Kicker. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gjermania zbulon listën paraprake të skuadrës për Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Eksperiment i kotë, Gjermania barazon". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Gjermania pa "frena", Rojs humb Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dëmtohet Rojs, Gjermania fton Shkodran Mustafin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Germany vs Ghana". BBC. 22 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gjermania fiton ndeshjen dramatike, shkon në cerekfinale". Panorama Sport. Marrë më 1 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Wie viel schöner wär' Ibiza". Süddeutsche Zeitung. 1 korrik 2014. Marrë më 2 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Soccerway profile". Soccerway.com. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Shkodran Mustafi". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)