Medreseja e mesme "Alaud-din" ёshtё njё institucion i arsimit tё mesёm me seli nё kryeqendrёn e Kosovёs, Prishtinё.[1]

MEDRESEJA E MESME “ALAUD-DIN” PRISHTINË

Historiku i shkollës

Redakto

Fillet e medreseve në trevat shqiptare

Redakto

Në trevat shqiptare të aneksuara nga Serbia pas vitit 1913 dhe konkretisht në trojet me popullsi myslimane të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi vazhduan të funksionojnë disa institucione arsimore, ndër to edhe medrese, që ishin themeluar shumë kohë më parë. Ato ishin të vendosura kryesisht nëpër ndërtesa të vjetra të vakëfeve, ndërsa një pjesë e tyre zhvillonin mësimet edhe nëpër xhami. Në territorin e Kosovës gjendeshin dhjetë medrese: në Prizren dhe në Prishtinë nga dy medrese, dhe nga një në Vuçiternë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Më aktive nga këto qe ajo e Prishtinës e quajtur “MEDRESEJA PIRANAZ”. Kjo u mbyll në vitin 1927, por, me kërkesën e drejtorit të saj, u rihap shumë shpejt me seli në Podujevë. Në të mësonin 35 nxënës të rregullt. Për punën e kësaj medreseje, një qeveritar jugosllav i rrethit të Llapit, me 1929, propozonte se do të ishte mirë të mbyllet, duke dhënë edhe arsyet të cilat ishin të karakterit politik. Sipas tij: “Te mesimdhënësit e medresesë, të cilët nuk janë nëpunës shtetërorë, si edhe te nxënësit e saj, është e mundur të zgjohet vetëdija nacionale e mund të ngjajë që në të ardhmen të bëhen pionierë të levizjes kombëtare shqiptare për këto vise. Kjo gjë do të paraqiste rrezik të madh për interesat shtetërore dhe nacionale për këtë pjesë të Serbisë.” Së dyti “lejimi i shkollave të tilla private, të cilat janë në fakt shkolla të pastra nacionale (siç dihet në to mësojnë vetëm fëmijët shqiptarë), edhe pse kanë karakter fetar, mund të ndikojnë në formimin e idesë së mbrojtjes së pakicave, si dhe mund të lindin dëshira dhe kërkesa dhe për hapjen e shkollave të tjëra të pakicave shqiptare.” Së fundi “kontrollimi i punës së këtyre shkollave është i pamundur, ngase është pikëpyetja se për çka flitet tjetër, pos mësimit fetar gjatë orëve të mësimit.”

Më tej, shtonte ky titullar, “…organet policore kanë shënime të posaçme për shkolla të tilla dhe teqe dhe se në të kaluarën në to janë formuar kuadrot e Komitetit të Kosovës, për këtë arsye në vitin 1927 ishte mbyllur dhe medreseja e Prishtinës”.

Në tubimet e shumta të Ylema Mexhlisit (Këshillitë të dijetarëve musliman të Jugosllavisë) gjatë vitit 1939 propozohej që në territorin e tij të formoheshin vetëm 5 medrese të reformuara, kurse në Kosovë vetëm ajo e Prishtinës, ku do të perfshiheshin Podujeva, Vuçiterna, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Serbica (Skënderaji) dhe Prishtina dhe ajo e Prizrenit ku do të perfshihej Rahoveci, Gjakova, Peja dhe Prizreni. Për rrethin e Kaçanikut parashikohej të shërbente medreseja “Gazi Isa Beg” e Shkupit. Ky plan mbeti pa u realizuar deri në vitin 1941

Medresete pas Luftës së Dytë Botërore

Redakto

Me përfundimin e luftës së dytë botërore, për nevoja të përgatitjes së kuadrove shqiptare që do të shërbenin në institucionet e kultit islamik në gjuhën e vendit, lindi si domosdoshmëri themelimi i një medreseje për nxënësit shqiptarë. Ky institucion fillimisht do të ishte në nivelin e një shkolle tetëvjeçare e më pas të një shkolle të mesme, programi i së cilës, përveç lëndëve profesionale fetare, do të përfshinte dhe grupin tjetër që do ta bënin këtë medrese të barasvlershme me shkollat e tjera të mesme.

Këshilli Ekzekutiv i Këshillit Krahinor për Kosovën e Metohinë me vendimin Nr. 29503, të datës 26.06.1949, dha pëlqimin e hapjes së medresesë së ulët në Prishtinë. Megjithatë, për shkaqe teknike (për shkak të mungesës së lokalit), medreseja nuk ia filloi punës deri në vitin shkollor 1951-52 (mё saktёsisht mё datё 01/11/1951). Ndërtesa e saj qe vendosur në lokalet e një ish- mejtepi, që gjendej në oborrin e një xhamie, buzë lumit të Vellushes së Epërme në lagjen “Alaud-din” të Prishtinës.

Medreseja e Ulët “ALAUD-DIN” Prishtinë

Redakto

Medreseja e ulët e Prishtinës “Alaud-din” filloi punën mbi bazën e plan-programit të miratuar nga KBI (Kryesia e Bashkësisë Islame). Në këtë medrese do të mësonin nxënës nga republikat e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

Kjo ishte medreseja e parë që do të funksiononte, duke pasur si gjuhë mësimi shqipen. Pranë medresesë ishte ndërtuar dhe konvikti.

Ndërsa mësimet zhvilloheshin mbi bazën e plan-programit mësimor, administrimi dhe jeta organizative në këtë medrese përcaktohej mbi bazën e një rregulloreje të posaçme që përfshinte 147 nene. Në bazë të këtij dokumenti percaktoheshin të gjitha normat e mbarëvajtjes së medresesë. Aty përcaktoheshin kompetencat e drejtorit, të edukatorëve, të kujdestarit të klasës, të mesimdhënësve etj.

Kohëzgjatja e shkollës ishte katër vjet dhe vertikalisht ajo kishte katër klasë. Gjuha e mësimit ishte shqipja. Medreseja kishte si objekt edukimin e nxënësve me frymën islame, si edhe arsimin e përgjithshëm të tyre. Viti mësimor i kësaj medreseje ishte nga 10 shtatori deri në 10 qershor. Brenda këtij harku kohor kishte pushime dimrore. Sistemi i vlerësimit të nxënësve mbështetej në shkallëzimin e pesë shifrave, 1 deri në 5, të barazvlefshme si më poshtë:

1= dobët, 2=mjaftueshëm, 3=mirë, 4=shumë mirë, 5=shkëlqyeshëm.

Numri i nxënësve ishte lënë në kompetencë të drejtorisë së medresesë në marrëveshje me KBI (Këshillin e Bashkësisë Islame). Në rregullore përfshiheshin edhe dënimet në rastet e shkeljes së rregullores nga nxënësit.

Në rregullore përcaktoheshin kriteret e pranimit të nxënësve, të mësuesve, si edhe të përsonelit tjetër. Si rregull, këtu pranoheshin nxënës që kishin mbaruar 4 klasë të shkollës fillore. Me mbarimin e saj, u njihej e drejta të ushtronin detyrën e imamit, hatibit etj. Në dokumentet e kësaj shkolle kjo njihej si “medreseja e ulët shqiptare”.

Medreseja kishte bibliotekën dhe shoqatën e saj. Nga një vështrim i planit mësimor dhe kontigjentit të nxënësve të kësaj shkolle në vitet 50-60 rezultonte se në medresenë e ulët gjatë vitit shkollor 1951-1952 u perfshinë këto lëndë: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Matematika, Akaidi, Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Botanikë, Vizatim, Bukurshkrim, Gramatikë arabe, Fiskulturë.

Ky kontigjent nxënësish, në fund të vitit mësimor 1951-52, arriti nga të 47 nxënësit e rregjistruar të përfundojnë me sukses shkollën 15 nxënës. Në klasën e fundit të medresesë së ulët jepeshin 18 lëndë, që ishin: Kur’ani, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Gjuha turke, Gjuha arabe, Matematika, Fizika, Kimia, Higjiena, Akaidi, Fikhu, Ahlaku, Histori islame, Histori, Gjeografi, Bukurshkrim, Imamat, Përgatitje paraushtarake.

“Duke filluar nga viti shkollor 1955-56 plani mësimor pësoi disa ndryshime, por lëndët profesionale dhe gjuha shqipe, si gjuhë mësimi, mbeten po ato. Medreseja e ulët deri në vitin shkollor 1962-63 përgatiti pesë gjenerata nxënësish”.

“Pas kryerjes së medresesë së ulët, nxënësit e kësaj shkolle vazhdonin mësimet e shkollës së mesme, ose inkuadroheshin në punë në organizatat e fesë islame apo gjetiu. Ata që dëshironin të vazhdonin, duhej të shkonin në Sarajevë, në medresenë GHB (Gazi Husrev Beg). Një numër tjetër vazhdonin nëpër shkolla të tjera të mesme, si në gjimnaz, shkollë normale, shkollë ekonomike etj. Shumica e nxënësve nga dy brezat e fundit i vazhduan mësimet e mesme në Prishtinë, pranë medresesë së mesme “Alauddin”, e cila filloi punën më 1962.”

Në bazë të të dhënave që reflekton shtypi i kohës, semimaturantët e kësaj shkolle dilnin nga ajo me një formim të shëndoshë fetar dhe njëkohësisht me një përgatitje gjuhësore dhe një formim patriotik të kënaqshëm. Kjo për arsye se gjatë kursit 4-vjeçar në atë shkollë zhvilloheshin 28 lëndë, që përfaqësonin grupin e lëndëve fetare (Kur’an, fikh, akaid, ahlak, histori islame), grupin e lëndëve të kulturës së përgjithshme (shqip, serbisht, arabisht, turqisht, histori, gjeografi etj), grupin e lëndëve shkencore (matematikë, fizikë, zoologji, kimi, etj.), grupin e lëndëve të edukimit estetik (vizatim, bukurshkrim) dhe grupin e lëndëve të edukimit fizik.

Shumë prej nxënësve, që mbaronin këtë shkollë, ndiqnin studimet, me shumë sukses, si në medresenë “Gazi Husrev Beg” të Sarajevës, ashtu edhe në shkollat e tjera shtetërore.

Medreseja e Mesme “ALAUD-DIN” Prishtinë

Redakto

Me formimin e një baze të shëndoshë kontigjenti nxënësish, si dhe me krijimin e disa kushteve rrethanore, në vitin shkollor 1962-63 hapi dyert e saj “Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Ajo u hap në bazë të aktit Nr.759-65 të Kryesisë Supreme Islame për RSF të Jugosllavisë në Sarajevë, i cili zyrtarisht iu komunikua me vonesë (qershor 1965).

Medreseja e mesme “Alauddin”, si edhe medreseja e ulët, funksionon në bazë të rregulloreve. Regullorja për medresenë e mesme është miratuar nga KBI Prishtinë më 22 prill 1965. Ajo përbëhet nga 94 nene, ku përcaktohen objektivat kryesore të saj si: puna mësimore edukative, kualifikimi i kuadrove, të drejtat dhe detyrat e nxënësve dhe të krejt kolektivit punonjës, afati pesëvjeçar i mësimeve, pranimi i nxënësve në medrese mbi bazën e dëftesës së mbarimit të shkollës tetëvjeçare. Përfundimi i medresesë nga nxënësit kushtëzohet me dhënien në fund të klasës së pestë të 10 provimeve në lëndët: Kur’an, akaid, imamat, histori islame, hadith, tefsir, fikh, gjuhë shqipe (me shkrim e me gojë), arabisht e serbisht (me shkrim e me gojë).

Numri i maturantëve të medresesë “Alauddin” ka ardhur në rritje graduale. Kontigjenti i maturantëve të parë, i vitit shkollor 1966-67, përbëhej nga 19 vetë, kurse kontigjenti i maturantëve të vitit 1993-94 ishte 43. Pranë medresesë gjendet dhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma, i pajisur me të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimit në nivelin bashkëkohor. Aty ka xhami, salla leximi, bibliotekë, kuzhinë dhe sallë ngrënie, palestër etj.

Që nga viti 1966 pranë kësaj medreseje funksionon “Shoqata e Nxënësve të Medresesë së Mesme Alauddin”, e cila, në bazë të rregullores, synon “…me punue në thellimin dhe përforcimin e dashurisë së nxënësve ndaj islamizmit, ndaj popullit dhe atdheut…”. Kjo shoqatë ka seksionin letrar, ligjërues, dramatik dhe sportiv. Shoqata merret me organizimin e kohës së lirë të nxënësve. Me nismën e saj, pranë kësaj medreseje organizohen çdo vit garat e shahut, të basketbollit, tenis-pingpongut, karatesë etj. Ajo gëzon një emër të mirë në mes shkollave tjera të Prishtinës dhe trajtohet si shkollë e mesme profesionale me tretman të barabartë me simotrat e tjera shkolla profesionale të Kosovës në gjuhën shqipe.

Medreseja mban lidhje bashkëpunimi me institucionet arsimore si me Universitetin e Kosovës, Fakultetin e Bujqësisë, Shoqatën e Kartës së Kosovës, Këshillin e Solidaritetit pranë LDK-së etj. Shoqata e Nxënësve të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë ka organin e vet “Drita e Kur’anit”, një revistë në 32 faqe.

Nxënësit e dalë nga kjo shkollë kanë vazhduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në SHLP të Gjakovës, në SHLK të Pejës, në SHLP të Shkupit, në akademinë pedagogjike të Shkupit, si dhe në universitetet jashtë vendit. Të gjithë këta kuadro të dalë nga kjo vatër i dhanë një shtytje përpara mendimit teologjik islam nëpërmjet studimesh dhe artikujsh origjinalë, si dhe përkthimeve nga literatura e vendeve islamike; çuan përpara kulturën islame, duke bërë të mundur botimin e revistave të ndryshme, siç janë “Dituria Islame”, “Takvim (Kalendar)”, “Edukata Islame” etj. e, mbi të gjitha, përkthimi i Kur’anit.

Numri i madh i kuadrove që mbaruan këtë shkollë, lidhja e saj nëpërmjet tyre me të gjitha qendrat e trojeve shqiptare, kontributet e shumanshme e bënë të njohur atë si “Vatra e popullit” dhe e emëruan “Foleja e shqipeve” Nё plan-programin mёsimor tё medresesё u bёnё disa ndryshime nё mёnyrё qё krahas rritjes sё Medresesё tё bёheshin pёrpjekje pёr reduktimin e mёsimeve nё katёr vjet. Kryesia e Bashkёsisё Islame nё Prishtinё mё 28/04/1983 mori vendim qё medreseja tё jetё shkollё (e mesme) katёr vjeqare.

Godina e Re e Medreses ne Prishtinë

Redakto

Qё prej themelimit tё medresesё kolektivi punues i saj ёshtё ballafaquar me vёshtirёsi tё konsiderueshme ngase veprimatarinё e vet e zhvillonte nё kushtё mjaft tё vёshtira. Mirёpo pas njё angazhimi vazhdueshёm dhe njё punё intensive afro gjashtёvjeqare tё Bashkёsisё Islame tё Kosovёs ndёrtohet objekti I ri I Medresesё pёrurimi solemn I tё cilёt u bё mё 14/09/1985.

Falё Zotit medreseja tani e tutje do te ketё njё objket modern kur pran saj gjendet dhe konvikti i përbërë nga 72 dhoma, i pajisur me të gjitha mjediset e nevojshme për zhvillimin e mësimit në nivelin bashkëkohor. Aty ka xhami, salla leximi, bibliotekë, kuzhinë dhe sallë ngrënie, palestër etj.

Hapja e Paraleleve te Ndara Fizike ne Prizren dhe Gjilan

Redakto

Nga viti 1993 kjo medrese ka hapur paralelen e saj në Prizren, dhe një vit më vonë edhe atë në Gjilan. Gjatë vitit shkollor 1995/96 Medreseja “Alaud-din” numëronte 288 nxënës në Prishtinë, në Prizren 132, (në tri vite) dhe në Gjilan 80 nxënës në dy vite.

Hapja e Medreses së VAJZAVE

Redakto

Duke u nisur nga ajo se Islami urdhëron për arsim pa dallim si meshkujt ashtu edhe femrat, Kryesia e BI, si organi më i lartë fetar në Republikën e Kosovës, vendosi që në vitin e ri shkollor 1997/98 në kuadër të medresesë “Alaud-din” të hapen edhe dy paralele për femra, njëra në Prishtinë ku u pranuan 38 nxënëse, dhe tjetra në Prizren ku u pranuan 25. Pos këtyre, në këtë medrese i vijojnë mësimet me korespondencë edhe më se 400 nxënës (meshkuj dhe femra).

Krahas medreseve të mësipërme, në Kosovë kanë funksionuar normalisht edhe medrese të tjera nëpër qytete të ndryshme. Medrese ka pasur edhe nëpër disa fshatra si në Dobërçan, Tërnoc etj. Këto ishin ngritur pranë xhamive ose në lokale të ndryshme dhe janë drejtuar nga personel privat, të cilët nuk kanë pasur të drejtën e lëshimit të diplomave. Këto i kanë dhënë rrugë sidomos mësimit autodidakt dhe kanë qenë të njohura pranë bashkësive islamike.

Medreseja gjatë Luftës së Fundit në Kosovë

Redakto

Vlen tё potёncohet fakti se fati I mederesesё ishte I lidhur ngusht me fatin e popullit tё Kosovёs. Ajo gjihtmonё frymoi me popullin. Me veprimtarinё e saj tё suksesshme Medreseja Alauddin u bё simbol i rezistencёs shqiptare. Me aktivitetet e saj tё gjithёmbarshme, e nё tё gjitha format e mundshme ofroi kontribut maksimal pёr fitoren-shtetin si synim imediat i Kosovёs.

Mes tjerash nё luftёn e fundit nё Kosovё mars 98 qershor 99 nё radhёt e Ushtrisё Çlirimtare te Kosovёs u rreshtuan 87 medresantё ku me nderin qё u bёri I Madhi Zot prej tyre 14 ranё shehin – dёshmor.

Medreseja pas Luftës së Fundit në Kosovë

Redakto

Nё Kosovёn e lirё pas qershorit tё vitit 1999 medreseja anipse e plaqkitur e dëmtuar nga forcat serbe filloi punёn me njё vendosmёri dhe seriozitet te shtuar duke e ditur se sfidat do tё jenё tё mёdha. Si rezultat iu kushtua rёndёsi e veqantё pёrparimit tё metodikёs sё punёs, trajnimin e stafit punonjёs me metodat dhe kushteve tjera teknike qё kёrkonte koha.

Gjatё kёtyre viteve tё veprimarisё sё Mederse e deri ne vitin 2009-2010 mёsimet I pёrfunduan 2750 nxёnёs.

Nga numri i pёrgjithshёm i tё diplomuarve, shumica prej tyre i vazhduan studimet nё shkenca tё ndryshme nё qendrat univesitare si nё Prishtinё Tiranё Sarajaevё, Beograd, Kairo, Bagdad, Tripoli, Rijad, Medine, Damask, Turqi, Brunej, Malejzi, Paris, Uashington, Bukuresht, Nju Jork etj. dhe treguan suksese tё lakmueshme. Edhe sot njё numёr sish ёshtё duke i vazhduar studimet me mjaft sukses nё shumё universitete botёrore. Nga numri i pёrgjithshёm i tё diplomuarёve nё kёtё institucion fetaro arsimor mbi 50 % tё tyre akuarlisht janё inkuadruar nё shёrbimet e bashkёsisё islame nё trojet shqiptare etnike. Prej tyre ka tё inkudruar edhe sektorin e ekonomisё, arsimit, kulturёs, administratёs etj.

Deri më sot Medreseja ka pasur këta drejtorë:

Shih edhe

Redakto

Lidhje tё jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Historiku i shkollës Arkivuar 8 mars 2011 tek Wayback Machine, 13 January 2013
  2. ^ Medreseja “Alauddin” shënoi 65-vjetorin e themelimit, 1 November 2016
  3. ^ "ZGJEDHET DREJTORI I RI I MEDRESESË "ALAUDDIN" – Medreseja "Alaudin"" (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-08-22.
  4. ^ Zeqiri, Bajram (2020-08-11). "Fadil Hasani u emërua drejtor i medresesë së mesme "Alauddin" në Prishtinë". Bashkësia Islame e Kosovës (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-08-22.