Mireshi është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Para vitit 1999 fshati ishte i njohur edhe me emrin Dobërçan[1] dhe shtrihet buzë lumit Përlepnica, përgjatë magjistrales Gjilan-Bujanoc, 12 km në verilindje të Gjilanit. Gjendet në një pjesë të rrafshët me disa rrafshnalta.

Mireshi
Dobërçan
Fshat

Gjeografia

Redakto

Ështe një fshat me një pozitë mjaft të përshtatshme gjeografike dhe ka shumë cilësi të tjera të cilat ia rrisin vlerat fshatit. Ështe një fshat mjaft përparimtar sidomos pas vitit 1999 pas perfundimit të luftës.

Demografia

Redakto

Fshati Miresh ka afro 600 shtëpi dhe një numër shumë të madh të banorëve ku pjesa dërrmuese janë të rinj. Ajo çfarë më së shumti e përbën bukurinë e fshatit është ndërtimi i "Parkut të Dëshmoreve" në qendër të fshatit, i cili u ndërtua me investimin e banorëve të fshatit e sidomos nga bashkëfshatarët të cilët jetojnë në vendet perëndimore. Gjithashtu rinia dhe të gjithë vendasit në pergjithësi kanë edhe vende të tjera për të kaluar kohën e lirë.

Shih dhe këtë

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 53. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,

Lidhje të jashtme

Redakto