Ahishta(Bukovik/Bukanik(srb)) është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bunget.

Ahishtë
Bunget
Fshat

Gjeografia

Redakto

Fshati Ahishtë gjindet në pjesën lindore të territorit të komunës së Gjilanit. Fshati është i vendosur në lugun e kodrinës së Ahishtës, në një lartësi mbidetare rreth 700m.

Kodra ku është vendosur ky vendbanim është mollake dhe e rrethuar nga të gjitha anët me fusha. Në perëndim shtrihet Fusha e Gjilanit, në lindje dhe jug shtrihet lugina e lumit Morava e Binçës, kurse në veri kufizohet me luginën e lumit të Përlepnicës.

Hapësira e territorit të fshatit Ahishtë është e pasur me toka pjellore, kullota dhe me pyje.

Emërtimet

Redakto

Në fillet e tij ky fshat është quajtur Ahishtë, emër i marr prej drunjëve të ahut që e rrethojnë atë edhe sot e kësaj dite, por më vonë si shumë emërtime shqiptare do të ndryshohet nga pushtuesi serb në emërtimin që e mbanë sot në administratën komunale[Ahu(alb) - Bukve(srb)]

Disa pjesë të fshatit: Lugu, Zabeli, Udha e Madhe, Udha e Dhive, Lakina, Zabeli Plak, Topat (Mashallat), Lugu i Dardhave, Lugu i Lakinës, Cungullari, Mrizi, Arat e Memës, Fusha e Memës, Zabeli i Metës, Kreu i Jazbinave, Fusha e Madhe, Fusha e Vogël, Lugu i Shavgjanës, Arat e Fundshavgjanës, Guri i Bardhë, Lugu i Sylës, Rrezja e Arrave, Lugu i Shkurtë, Shpati i Keq, Prroni i Keq, Limajt, Livadhet e Limajve, etj..

Historia

Redakto

Ky vendbanim sipas gojëdhënave është krijuar rreth vitit 1772 nga dy vëllezër, Uka dhe Dema. Këta dy vëllezër kishin ardhur nga Krusha e Madhe e Malësisë së Gjakovës, e në atë vend kishin mbërritur prej fshatit Lec qe ndodhet ne komunën e Medvegjës afër Leskocit. Në bazë të tregimeve që mbijetuan sot e kësaj dite, prej hyrjes së fshatit, e tërë gropa në të cilën do formohej fshati ishte e mbushur me shkurre e drunjë, ku vllezërit me punë të parreshtur e kthyen në një prej vendbanimeve më të bukura në Anamoravë. Në këtë vendbanim arritën edhe banorët e rinj në vitin 1878(Dëbimi i Shqiptarëve) nga Gërguroci dhe Bërnjashi i Leskocit, të përndjekur prej pushtuesit serb.

Shih dhe këtë

Redakto
  • Halit Bislimi: Bukaniku (Monografi e Bukovikut) Gjilan 2003

Lidhje të jashtme

Redakto