Vrapçiq është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Thanisht dhe Thanëzë.

Vrapçiq
Thanëzë
Fshat

Fshati Vrapçiq me sipërfaqe prej 249.1012 Ha. Është fshat i komunës së Gjilanit, vendë rural i cili është largë qytetit 9 Km, ndërsa vijë ajrore 4650 metra. Ndodhet në jugperëndim të Gjilanit. Kufizohet me fshatrat: Cernicë, Kravaricë, Ballancë, Devajë (Komuna të Vitisë) dhe komunën e Parteshit. Ka përafërsisht 400 banorë me gjithesej 58 shtëpi të banueshme. Popullsia i takon 100% Besimit Islam. Gjatë luftës së fundit nga forcat serbe kan mbetur 3 të vdekur Vehbi Miftari, Vedat Selimi të vrarë, ndërsa menjëherë pas luftes Emin Emini mbytet në një zonë të minuar. Fshati Vrapçiq është pothuajse fshati i vetëm i cili nuk ka Ujësjellës, Kanalizim, Shkollë dhe Xhami, madje as transport për bartjen e udhëtarëve Fshat-Qytet.

Lidhje të jashtme

Redakto