Kravaricë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Mrizaj dhe Mrizisht. Fshati shtrihet 9 km në jugperëndim të Gjilanit. Është vendbanim kodrinor të tipit të grumbulluar.

Kravaricë
Mrizisht
Fshat

Gjeografia

Redakto

Mikrotoponimet

Redakto

Mikrotoponimet më kryesore janë: Lugi i Vogël, Blinaja, Lloburja, Reka e Sllakofcit, Udhët e Kuqe, Kah Vorret, Dardha e Bardhë, Lluga e Zezë, Prroni i Mollave, Rrafshaku, Arat të Vorret

Demografia

Redakto

Shënime Statistikore : Në vitin 1948 kishte 22 shtëpi me 152 banorë ; në vitin 1953 kishte 23 shtëpi me 176 banorë; në vitin 1956 kishte 23 familje me 191 banorë ; në vitin 1961 kishte 27 shtëpi me 260 banorë ; 1971 kishte 31 shtëpi me 298 banorë ;në vitin 1981 kishte 43 shtëpi me 306 banorë. Në vitin 1999 fshati gjithsej kishte 32 shtëpi me rreth 300 banorë. Por në vitin 1999 nga pasojat e luftës dje sulmeve serbe u dogjën dhe u shkatërruan 3 shtëpi dhe disa objekte të tjera.Popullata ishte dëbuar nga aty dhe ishin zhvendosur në disa fshtra të Vitisë (Sllatinë,Sodovinë) , ndërsa disa kishin qëndruar edhe nëpër male.

Familjet e këtij fshati janë: Llapashticët, Jabuçanët, Gjigolët, Pasjaqët, Lipovicët, Bucalitë etj.

Lidhje të jashtme

Redakto