Stublinë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.

Stublinë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Stublina shtrihet rreth 20 km në lindje të Gjilanit. Fshat kodrinoro-malor. Në lindje kufizohet me fshatin Dobrosinqë është i banuar krejtësisht nga shqiptarët edhe që është nën administrimin e Serbisë, në perëndim me fshatin Pogragjë, në jug me fshatin Bilinicë, e në veriperëndim me Ranillugin fshat i banuar me popullatë serbe.

Stublina si vendbanim është krijuar në vitin 1878 nga refugjatët (Muhaxhirët) nga Jabllanica. Në Stublinë janë vendosur familjet Bublic nga Stublla e Jabllanicës dhe Dediqët nga Medvegja. Poashtu jetojnë edhe Dubovët te ardhur nga Medvegja si dhe Huruglica që kanë ardhur nga komuna e Leskovcit, Jabllanica.

Lagjet: Dediqi, Rakovica, Dubova, Bublica, Mollova, Huruglica. Këtu janë edhe Stubllakët dhe Bogujevcët.[1])

Mikrotoponimet më karakteristike: Burution, Prrojet e Tamocit, Te Lugi Salihit, Lugi Mollës, te Pusat e Demës, Te Krojt e Mehmetiti, Grahecë, Prroi i dardhës, Arat e Jezerit, Arat e Demës, Xhexhemihane.[2]

Demografia

Redakto

Statistikat

Redakto
Viti Banorë Grafiku
1948 181
1953 166
1961 234
1971 240
1981 288
1991
2007 90 (vlerësim)

[3]

Shpërngulja e fshatareve është bere kryesisht pas luftës ku shumica janë shpërngulur në qytet (Gjilan) dhe fshatin Dobërçan. Gjatë viteve 1999 në fshatin Stublinë nuk ka pasur luftime edhe pse serbet e konsideronin si pjese territoriale të vetëm pasi që është shumë afër me kufirin serbë me Dobrosinin.

Ekonomia

Redakto

Elektrifikimi i venbanimit është bërë më 24 maj 1968.[4]

Fshati i Stublinës nuk ka ekonomi te zhvilluar. Kryesisht ne fshatin Stublinë mbillen kultura bujqësore. Bujqësia është e zhvilluar pjesërisht. Është e zhvilluar pjesërisht edhe blegtoria ku merren me rritjen e gjedheve.


Burimet

Redakto
  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 1160. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  2. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 148. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  3. ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm
  4. ^ https://dardaniapress.net/uncategorized/disa-fjale-per-leksikonin-e-vendbanimeve-te-kosoves-botuar-nga-ashak/

Lidhje të jashtme

Redakto