Sopot, (maqedonisht: Сопот/Sopot) ёshtё fshat nё komunën e Kumanovës, Maqedoni. Sopoti është fshat me shumicë shqiptare, gjatë viteve të fundit si pasojë e luftës në rajonin e Kumanovës ka filluar të humbë nga popullsia e tij. Kështu në vitin 1994 fshati numëronte më shumë se 1000 banorë, ndërsa në vitin 2010 numëronte 318 banorë. Ai gjendet në kufi me Serbinë, në anën e djathtë të magjistrales Shkup-Beograd.

Sopot
Сопот
Fshat
Pamje nga ana lindore e fshatit Sopot
Pamje nga ana lindore e fshatit Sopot
Popullsia
 • Gjithsej318

Gjeografia

Redakto

Sopoti gjendet në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisëkomunës së Kumanovës. Ai gjendet në zonën kufitare me Serbinë, si dhe afër pikës kufitare Tabanoc, fshati më i afërt i Sopotit është fshati Vojnoviç. Sopoti kufizohet me : ...Në veri me fshatin Strezovc (Serbi), në verilindje me fshatin Sushevë, në lindje me fshatin Karabiçan, në jug me fshatin Vojnoviç, dhe në perendim me fshatin Cerr (Serbi). - Sopoti është një fshat kodrinoro-malor tek i cili nuk kalon asnjë lumë, ku reshjet e shiut janë të pakta, zakonisht shiu bien vetëm në pranverë dhe vjeshtë. - Ai ka klimë mesdhetare si dhe suptropikale. Verërat janë të ngrohta, temperatura maksimale ka qenë 35 °C. Gjithashtu edhe dimrat janë të ftohta me temperaturë minimale -10 °C. Vendet më të njohura njihen me emrat si : Shavarina, Prroi i Çavadarit, Prroi i Dalijës, Rrushnajat, Kroni i madh, Vorrat e shkive, Çeshmja e re, e shumë shumë vende tjera.

Demografia

Redakto
Përbërja etnike
Kombesia Banore
Gjithësejë 353 318
Shqiptarë 333 306
Maqedonas 0 2
Turqë 30 0
Serbë 20 6
Boshnjakë 0 1
Të tjerë 0 3

Sopi është fshat me shumicë shqiptare, gjatë viteve të fundit si pasojë e luftës në rajonin e Kumanovës ka filluar të humbë nga popullsia e tij.

Kështu në vitin 1994 fshati numëronte mbi 800 banorë, ndërsa në vitin 2010 318 banorë me përbërje etnike si në tabelë.


Arsimi dhe kultura

Redakto
 
Tetqja e Fshatit Sopot

Tetqja : Në lidhje me themelimin e Tetqes nuk ka informata të sigurta, por kjo është një dëshmi se këtu kanë jetuar edhe Dërvishët. Tani Tetqen e mirëmbajnë familjarët e të varrosërve në të... Vendasit Tetqen e konsiderojnë si objekt i shenjët, sepse në të vendosin t'holla (para), duke shpresuar se të sëmuarit të shërohen.

Shkolla fillore e themeluar viteve te '60-ta te shekullit te kaluar nga mesuesi i ketij fshati, Gani Memishi me origjine nga lagja e Lafeteve te fshatit Depce te Presheves.

Xhamia : Në fshatin Sopot gjendet edhe xhamia për të cilën mendohet të jetë ndërtuat rreth shekullit 18-19, ajo u rinovua në vitin 1950-60. Për banorët e fshatit Sopot Xhamija është objekti ma me rëndësi (pas shkollës).

Kisha : Gjithashtu në këtë fshat ekzistojnë dëshmi që në këto troja kanë jetuar Ilirët (paraardhësit tanë), një ndër to është kisha e cila gjendet në veri të fshatit.

Historia

Redakto
 
Përmendorja e ndërtuat për hirë të masakrës së vitit 1944 ku u masakruan 66 meshkuj të fshatit Sopot

Thuhet se Sopoti u themelua rreth shekujve 5-10, ndërsa u rithemelua rreth shekujve 17-19 fillimisht e kanë banuar shqiptarët, pastaj kanë ardhur serbët dhe maqedonët. Ky vend i bukur i ka tërhequr banorë të shumtë, ku pas luftës së parë botërore numëronte më shumë se 1000 banorë. Në vitin 1944 ndodhi fatkeqësia, ku nga ana e ushtrisë maqedonas u masakruan 64 meshkuj shqiptar prej moshës 13 vjeç e më tej. Shqiptarët përsëri nuk hoqën dorë nga ky fshat, dhe filloi shtimi i popullsisë nga të gjithë trevat shqiptare e sidomos nga Karadaku, Kosova e nga gjithë Dardania shtoheshin fise. Gjatë viteve 80-ta Sopotin pothuajse e banonin 500-600 banorë. Pastaj rreth viteve 90-ta gjendja e vështir ekonomike i detyroi banorët që të shpërngulen në qytete të shumta.

Në vitin 2003 ndodhi fatkeqësia tjetër, ku një xhip i Nato-s po kalonte rrugës për në fshatin Sushevë (afër Sopotit), gjatë rrugës, afër fshatit Sopot xhipi i nato-s shkeli në një minë ku u vranë disa ushtarëNato-s dhe një civil që ishte në xhipin e nato-s. Gjykata maqedonas akuzonte 13 banorët e Sopotit që kinse i kanë ngritur kurth ushtarëve të nato-s. Gjykata i dënoi 156 vjet burg, secilit person me nga 15 vjet burg. 4 banorë i arrestuan ndërsa shumica e tjerëve e lanë fshatin dhe shkuan në gurbet. Të akuzuarit ishin të pafajshëm, kështu që familjarët donin që me çdo kusht të shpallej pafajësia e tyre. Në vitin 2009 parlamenti vendosi që këta banorë të rigjykohen, ku në vitin 2010 gjykata vendosi që 4 banorët të mbrohen në liri deri sa të marr vendim gjygji. Ky rast njihet si Rasti i Sopotit.

Shih edhe

Redakto