Vërboci (Drenas)
42°24′19″N 20°30′40″E / 42.4052°N 20.5110°E
Vërboc
Fortesë | |
---|---|
Fshat |
Vërboci është fshat i komunës së Drenasit(Drenicë), dhe është i njohur edhe më emrin Fortesë. Kufizohet nga fshatrat: Gllobarë, Tërstenik, Shtuticë, Polluzhë, Qirez, Gllanasellë. Vërboci është i banuar 100% nga banorë shqiptar. Banohët nga lagjët: Rrukiqi, Gllareva, Gashi, Kastrati, Prokshi, Shala, Dobra, Krruti, Zhushi, Tafaleci, Istogu, etj. Nataliteti në të gjitha lagjët shënon rënie për shkak të emigrimit te të rinjëve, e të cilët e përbejnë shumicën e banorëve të fshatit.
Arsimi
RedaktoShkolla gjendët në qënder të fshatit, ku rrugët e asfaltuara të shpien pa problem. Ndriqimi, rrjeti i ri energjetik dhe ujrat e zeza veqse kanë përfunduar në disa nga lagjët.
Hidrografia
RedaktoFshati ka edhe lumin e vet, Lumi i Vërbocit, që përshkon përgjithësisht në pjesën më veri-lindore. Ky lum mban emrin e fshatit për shkak të burimëve të ujit mineral në lagjen Rrukiqi, gjë që bejnë të jetë dega kryesore e lumit Drenica.
Agrikultura
RedaktoNë të gjithë hapsirën e fshatit shtrihën toka pjellore, ka bërë që bujqësia të jetë e zhvilluar. Po ashtu rritën disa lloje të veqanta të florës, e që bejnë një shumëllojshmëri vegjetacioni, si p.sh. lloje bimësh më të rralla: murrizi, lajthia, kaça, kulumria(boronica e egër), vojsa; lloje frutash të egër: molla, dardha, ftoi; lloje drunjësh: ahu, shelgu, frashëri, bungu, verrit, qarri, plepi(i egër dhe i butë), shkoza, bliri, arra, gështënja. Në këtë zonë hasën shumë lloje të bimëve mjekuëse, aromatike dhe çajrave, të cilat merrën të gatshme si dhuratë nga vetë natyra. Gjithëashtu edhe fauna është e pasur më lloje të ndryshme që përbehët edhe nga lloje të egra të gjitarëve, si: ujku, shqardhi, vjedulla, bukla, ketri, dhelpra, lepri; të shpëndëve të egra, si: lejleku, rosa, pellumbi, fëllënza, qukapiku; lloje të zvarranikëve, si: breshka, gjarpri, hardhuca; dhe shumë lloje tjera.
Monumente historike
RedaktoNë Vërboc gjëndet xhamia më e vjetër në Drenicë, që daton prej shekullit të XVII. Paraadhësit e familjës Kastrati, e kanë ndertuar xhaminë në vitin 1615, dhe postin e imamit e kanë bartur tek pasardhësi familjar, e deri tash ka arritur tek brezi i 14-të. Pranë xhamisë së vjetër është ndertuar edhe një xhami e re, e në të cilën kryejnë ritët fetare edhe shumë banorë nga fshatrat përreth.
Monument tjetër kulturor është edhe kalaja e fshatit Vërboc, që i përket përiudhes antike dhe mesjetare, dhe ishte ndërtuar gjatë kohës së pushtimit romak. Pozita e favorshme gjeografike, në një terën kodrinor me substrat guror, që u ka mundësuar të ndërtojnë kala të fortifikuar, e përshkak të lartësisë një pamje më të gjerë dhe më mundësi më të madhe rezistence në ndonjë rast sulmi. Faktor tjetër favorizuës ishin edhe ekosistemi i pasur më diversitet të faunës, që u mundësonte përmes gjahut të siguronin ushqimin e po ashtu edhe burimet e ujit që gjendëshin pranë.
Bukuritë natyrore
RedaktoFshati Vërboc është i njohur për bukuritë natyrore. Ndër bukuritë që e gëzon ky fshat janë numri i madh i shpellave dhe burimet e ujit termal. Këto burime kanë qënë të pranishme dhe janë shfrytëzuar nga njerëzit qysh herët. Pesë nga këto burime gjënden në lagjën Rrukiqi, që edhe janë pronë e tyre. Aty gjëndet edhe Vrella, siç e quajnë banorët, e të cilën e vizitojnë banorë nga shumë vende të Drenicës. Karakteristikë e këtyre burimëve janë temperatura stabile 18 gradë celsius në të gjitha stinët e vitit dhe prania e madhe e mineraleve në ujë e që i bejnë burimet të jenë ujra mineral termal.
Abria e Epërme | Arllati | Baica | Çikatova e Re | Çikatova e Vjetër | Damaneku | Dritani | Fushtica e Epërme | Fushtica e Poshtme | Gllabari | Gllanasella | Godanca | Gradica | Gjergjaj | Kishnareka | Komorani | Korrotica e Epërme | Korrotica e Poshtme | Krojkova | Likashani | Llapushniku | Negroci | Nekoci | Pakleku | Polluzha | Sankoci | Shtrubullova | Shtutica | Tërdeci | Tërsteniku | Vasileva | Vërboci | Vuçaku | Zabeli i Epërm | Zabeli i Poshtëm
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |