Balli Kombëtar

(Përcjellë nga Balli Kombetar)
This is the stable version, checked on 9 tetor 2021. 25 pending changes await review.

Balli Kombëtar ka qenë një organizatë nacionaliste, antikomuniste dhe monarkiste shqiptare, e themeluar më 1939[2] nën emrin e "Lëvizjes kombëtare të Rezistencës".[3] Kryetarë të tjerë të rëndësishëm ishin gjithashtu Abas Ermenji, Lef Nosi, Isuf Luzaj, Skënder Muço, Thoma Orollogaj, Bahri Omari, Hysni Lepenica, Ismail Golemi dhe Safet Butka. Në Maqedoni, kryetari më i shquar i lëvizjes Balliste ishte Xhemë Hasa nga Gostivari.

Balli Kombëtar
Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore
Forcat e Ballit Kombëtar
Aktiv në vitet1942–1945
LeadersMidhat Frashëri
Madhësia35,000–50,000[1]
Became"Free Albania" National Committee
Aleatët
Kundërshtarët
Beteja dhe luftëraLufta Antifashiste Nacionalçlirimtare
Lufta e Dytë Botërore në Jugosllavi
World War II in Yugoslav Macedonia
Emblema e Ballit Kombëtar

Balli Kombëtar u përpoq të realizonte një bashkëpunim me Partinë Komuniste, për të cilin ia arriti qëllimit nëpërmjet Marrëveshjes së Mukjes, të firmosur nga ballistët dhe komunistët në 2 gusht 1943.[4] Komunistët shqiptarë, nën presionin e Partisë Komuniste Jugosllave e mohuan marrëveshjen në Shtator 1943 dhe kështu filloi Lufta Civile 1943-1944 ndërmjet forcave të Ballit Kombëtar dhe atyre të Partisë Komuniste.[5]

Përfundimisht, Balli Kombëtar u bashkua me qeverinë kukull të formuar nga nazistët dhe luftoi si aleat i tyre kundër grupeve guerile antifashiste.[6][7]

Pas çlirimit nga Italia Fashiste Balli Kombëtar formoi nën Gjermaninë Naziste një qeveri të përkohshme nën drejtimin e Ibrahim bej Biçakçiut. Asambleja Kombëtare u mblodh për herë të parë pas katër vjetësh. Në vitin 1943-1944 pas disa fitoreve fillestare ndaj forcave te rezistences komuniste, me dobësimin e Gjermanisë dhe fillimin e humbjen e luftës nga Boshti, Balli e humbi mbështetjen e gjermanëve, dhe, si rrjedhojë, humbi edhe luftën kundër forcave të drejtuara nga komunistët shqiptarë dhe jugosllavë. Partia Komuniste, e ndihmuar me armë nga Jugosllavia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, arriti të merrte pushtetin në Shqipëri.[8]

Balli Kombëtar u shpërnda pas Luftës së Dytë, dhe kryetarët e tij që s'kishin pasur mundësi të arratiseshin në Perëndim, u persekutuan nga regjimet komuniste të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, në krahinat shqiptare të së cilës Balli Kombëtar kishte pasur influencë.

Krijimi i Ballit Kombëtar

Redakto

Dekadën e fundit të shekullit të XX dhe dy dekadat e para të shek. XXI kanë parë një debat mes historianit Kristo Frashëri dhe Uran Butkës mbi datën e themelimit. Mungesa e një dokumenti që fakton ditën e krijimit, shpien historishkruesit të bazohen mbi kujtimet personale të krerëve të Ballit, të cilët nuk duken të kenë qenë të një mendjeje. Çka përshkruhet me siguri është vendi, banesa e Fuat Dibrës në kryeqytet, pronë e ish-ministrit të periudhës zogiste Faik Shatku, ku u mbajt takimi që vendoi krijimin e kësaj organizate. Ali Këlcyra shkruan "nga mesi i vjeshtës së dytë (pra, tetor) u themelua Komiteti i organizatës së rezistencës "Balli Kombëtar" i cili nxorri traktin me titull Nacionalizma shqiptare "Balli Kombëtar".[9] [3]

Një pjesë e krerëve kishin marrë pjesë e kryesuar organizatën "Bashkimi Kombëtar" e themeluar në mërgim, të tjerë ishin patriotë të hershëm të luftës për pavarësi, bejlerë, agallarë, ish-diplomatë, njerëz të shkolluar në perëndim dhe arsimtarë. Me sa kuptohet nga shkrimet e Ali Këlcyrës te Shkrime për historinë e Shqipërisë njëfarë nxitjeje krijimi i organizatës ka pasur nga senatori i Republikës Franceze Justin Godard dhe gjenerali Aleksandër, shef i Zyrës ushtarake së Kryeministrit Édouard Daladier, të cilët këshillonin për formimin e një rezistence në vendlindje për çdo eventualitet, duke aluduar dhe në formimin e një fronti antifashist në Ballkan. Me kthimin në Shqipëri të Ali Këlcyrës dhe lajmërimin që ai u bëri miqve të tij, u ngjiz ideja e Ballit Kombëtar. Krerët e Komitetit Qendror të zgjedhur në takimin që sipas Këlcyrës u mbajt në vjeshtë të 1939 në Tiranë qenë Mid'hat bej Frashëri, Fuat bej Dibra, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Nuredin bej Vlora, Hasan Dosti dhe Faik Quku.[3]

Prej internimeve të shumta që iu bënë në Itali krerëve nacionalistë, Mid'hat Frashëri nuk pranoi të shkonte në Konferencën e Pezës, por i premtoi Mustafa Gjinishit “se do të dërgonte në Pezë një vëzhgues”: Halim Begeja, i cili “shkoi me titullin politik sekretar i Rinisë Nacionaliste Shqiptare”.

Objektivat e para të Ballit u vendosën në 1942 në një program prej 10 pikash, i njohur si Dekalogu i cili paraqiti programi themelor të Ballit si parti nacionaliste e demokratike.[10] Motoja e Ballit Kombëtar ishte: "Shqipëria Shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëvet".[11]

Me dobësimin e Italisë Fashiste në 1942-1943, Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste e Shqipërisë organizuan një takim në fshatin e Mukjes dhe takimi rezultoi në Marrëveshjen e Mukjes. Sipas kësaj marrëveshjeje Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste do kishin aleancë për luftën kundër Italisë Fashiste.[4] Por toleranca e shkurtër që kishte karakterizuar marrëdhëniet midis komunistëve dhe ballistëve mbaroi shpejt, pasi komunistët refuzuan që Kosova t'i kthehej Shqipërisë, dhe kjo e bëri të pamundur për ballistët të bashkëpunonin me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Gjithashtu Aleatët e Luftës së Dytë Botërore nuk mund ta garantonin që Kosova do ishte pjesë e Shqipërisë, pasi qëndrimi i tyre zyrtar ishte për kthimin e shteteve të pushtuara gjatë Luftës së Dytë në kufijtë e paraluftës.[5] Ndërsa Mid'hat Frashëri në debatet që gjallonin rreth Kosovës argumentonte se trevat shqiptare ishin një e drejtë legjitime e popullit shqiptar në bazë të së drejtës të vetëpërcaktimit të popujve.

Megjithë urrejtjen për pushtuesit, ballistët kishin frikë që një fitore e Aleatëve do çonte në një kontroll te Shqipërisë nga komunistët.[12] Qëndrimi i vakët i ballistëve ndaj forcave britanike ishte i karakterizuar nga dëshira e tyre për të mbajtur kufijtë etnikë që kishin krijuar Italianët në 1941. Balli ishte kundër humbjes së Kosovës dhe Dibrës dhe dhënies së tyre Jugosllavisë. Gjithashtu ballistët mendonin që ndihma që mund t'u jepesh Greqisë mund të çonte në mospasjen e mbështetjes për reklamimin e Camërisë, ashtu si dhe rrezikimin e zonave të Korçës dhe Gjirokastrës, që ishin edhe zemra e LNÇ-së. Balli i shikonte Jugosllavinë dhe Greqinë si armiqtë e vërtetë të Shqipërisë.[12]

Marrëveshja e Mukjes solli menjëherë një reagim armiqsor të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shqipëri, Svetozar Vukmanovic-Tempo. Ai denoncoi marrëveshjen dhe vuri nën presion Partinë Komuniste që ta tradhtonte marrëveshjen.[13][5] Milovan Gjilasi e përshkroi Ballin Kombëtar si Fashistët shqiptarë.[14] Balli Kombëtar, i cili kishte luftuar kundër Italisë Fashiste, ishte tashmë i kërcënuar nga forcat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe te partizanëve jugosllavë, të cilët ndihmoheshin nga Aleatët.[15] Ndihma që iu vinte të tri forcave anti-fashiste shqiptare nga misioni i SOE-së, u shpërnda në dëm të Ballit Kombëtar nga dizinformimi që hasën ushtarakët britanikë me t'ardhur në Shqipëri apo dhe simpatisë të disave prej tyre.

Rasti i vrasjes së krerëve të Ballit Kombëtar në Gërhot të Gjirokastrës me në krye Hysni Lepenicën. Ndërhyrja e majorit Tilman bëri që gjenerali i divizionit italian "Ferrara" që në fillim kishte një marrëveshje me Ballin pë t'iu dorëzuar armatimet, i ndërpreu veprimet dhe përkundrazi i sulmoi ballistët.[3] [16]

Safet Butka, një nacionalist i Ballit nga zona e Korcës, kishte tentuar (dhe arritur) të bashkëpunonte me Partinë Komuniste edhe përpara Marrëveshjes së Mukjes. Në Shkurt 1943 ai organizoi një takim me përfaqësuesit komunistë dhe arriti një marrëveshje me ta në March 1943. Ai qe një nga iniciatorët e Marrëveshjes së Mukjes në Gusht 1943.[17] Pas braktisjes së Marrëveshjes së Mukjes nga Partia Komuniste Butka pati frikë se në Shqipëri do ndodhte Luftë Civile dhe deklaroi se, nëse ajo do ndodhte, ai do vriste veten.[17] Kur po kthehej në shtëpi ai dëgjoi për një nga konfliktet e para të armatosura ndërmjet partizanëve shqiptarë dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar. Sapo dëgjoi ato lajme, ai vrau veten më 19 Shtator 1943 në fshatin Melçan ashtu si kishte deklaruar.[17] Në jug të Shqipërisë rivaliteti ndërmjet komunistëve u ndez akoma më shumë në vjeshtën e vitit 1943. Komunistët, duke pasur frikë që britanikët mund të ndihmonin Ballin dhanë urdhër për eliminimin e ballistëve kudo që ndodheshin.[8] Këto faktorë kontribuan në një urrejtje të ballistëve kundër komunistëve.

Në vjeshtën e vitit 1943, Italia Fashiste kapitulloi. Vendin e saj e zunë trupat e Gjermanisë Fashiste që nisën të përndiqnin ushtarakët italianë dhe prej provokimeve komuniste edhe çetat e brigadave partizane.[13] Me rëndësi për qeverinë e përkohshme të Ibrahim bej Biçakçiut ishte mbledhja e Asamblesë Kombëtare në mënyrë që të formohej qeveria mbi bazën e kushtetutës së vjetër të Zogut. Asambleja u mblodh në tetor në Pallatin Mbretëror. Hermann Neubacher, shefi i zyrës së Ministrisë së Jashtme naziste për Ballkanin, informoi qeverinë e përkohshme për njohjen që Gjermania i bëri pavarësisë së Shqipërisë duke i dorëzuar letrën përkatëse Kryetarit të Komitetit Kombëtar, Ibrahim Bej Biçakut. Me vendimin e Kuvendit Kombëtar u formua Këshilli i Regjencës, i cili do të zinte vendit e mbretit, në një formë shteti të parashikuar nga vendimet e Kongresit të Lushnjës. Nga ana tjetër sipas Neubacher-it njohja e asnjanësisë dhe e sovranitetit relativ të Shqipërisë nga Gjermania, dhe përmbushja e nevojave ushtarake të Gjermanisë për praninë e trupave të saj në Shqipëri përbënte një tipologji njohjeje të re në ligjin ndërkombëtar.[18]

Qeveria e formuar në bashkëpunim me gjermanët shkatërruan në dy brigada komuniste[13] në jugperëndim të Tiranës prej 2,000 vetash,[12] në këtë bashkëveprim ndihmuan dhe trupa të Ballit Kombëtar.

Me fillimin humbjes së forcës së Gjermanisë në fillim të vitit 1944 (Gjermania po humbte beteja të ndryshme në bote kundër Aleatëve), edhe situata e Ballit në Shqipëri u dobësua, pasi gjermanët nuk mund ta mbështesnin Ballin si më parë. Me këtë situatë të favorshme partizanët filluan një sulm frontal kundër Ballit. Oficerët britanikë vëzhgonin që komunistët po përdornin armët e dhëna atyre nga britanikët për të luftuar Ballin shumë më tepër sesa për të luftuar Gjermaninë.[8] Perëndimi po vërente që komunistët nuk mund të kishin fituar ndaj ballistëve pa armët nga britanikët, amerikanët dhe Jugosllavia,[8] dhe se komunistët nuk kishin frikë të vrisnin bashkëkombësit e tyre.[19]

Pas Luftës së Dytë Botërore me fitoren e Partise Komuniste, shumica e kryetarëve të Ballit Kombëtar u burgosën, ekzekutuan, apo u torturuan për rolin e tyre antikomunist me akuza si bashkëpunëtorë.

Balli Kombëtar në rajonet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë

Redakto
 
Protektorati Italian i Shqiperise, ne Gusht 1941. Me ngjyrë të verdhë, zonat e përftuara nga Shqipëria

Gjermania naziste rekrutoi mijëra shqiptarë në divizionin SS Skanderbeg, të ndihmuar nga Ministri i Brendshëm, Xhaferr Deva.[20][21] Balli Kombëtar gjithashtu formoi Lidhjen e Dytë e Prizrenit që të mund të mbante kufijtë e zgjeruar të Shqipërisë.

Pasi gjermanët ishin dëbuar nga partizanët jugosllavë të Titos, dhe pasi komunistët fituan Luftën në Shqipëri, Tito urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e kryetarëve ballistë shqiptarë të Kosovës.[22] Urdhri u prit keq nga shqiptarët e Kosovës dhe shkaktoi një kryengritje. Në 2 Dhjetor 1944, ballistë nga krahina e

 
Mit’hat Frashëri, kryetar i Ballit Kombëtar

Drenicës sulmuan minierën e Trepçës dhe objektiva të tjera.[22] Gati 2 mijë antikomunistë shqiptarë përballuan një forcë trupash partizane jugosllave prej 30,000 trupash për dy muaj. Gjithashtu në Kërcove, Gostivar dhe Tetovë, ballistët e mbetur u munduan të rrinin në kontroll të zonave edhe pse trupat jugosllave kishin deklaruar fitore.[23] Pas Luftës së Dytë edhe në Kosovë e Maqedoni, ashtu si në Shqipëri, shumica e kryetarëve të Ballit Kombëtar u burgosën, ekzekutuan apo torturuanër rolin e tyre në Luftën e Dytë.

Edhe pse kryengritja ishte shtypur, vetëm në vitin 1947 Kosova mund të integrohesh në Federatën Jygosllave, pas dy vjetësh rezistence.[24]

Balli Kombëtar në Malin e Zi dhe në Sanxhak

Redakto

Pjesë të Malit të Zi iu bashkëngjitën Shqipërisë në 1941, si Bellopoja, Pljevlja, Plava, Tutini, Plava, Gucia, Rozhaja, dhe Ulqini. Shumica e myslymanëve sllavë, si Xhemal Konicanin, u bashkuan me shqiptarët e Ballit Kombëtar. Konicanini, një jugosllav nga Tutini, formoi batalionin e Sanxhakut, me ndihmën e Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva. Konicanini u identifikua me aspiratat e shtetit shqiptar dhe ishte oficer i tij.

Haqif Blyta kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Novi Pazarit dhe anëtar i partisë së Nexhip Dragës,[25] Xhemal Konicanini dhe forca balliste, të organizuara nga Shaban Polluzha mundën me sukses forcat cetnike nga Novi Pazari dhe shpartalluan qendrën e tyre në Banja.[26]

Edhe në zonat shqiptare të Malit të Zi dhe Sanxhakut, ashtu si në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni, ish pjesëmarrësit në Ballin Kombëtar u torturuan, ekzekutuan dhe asgjësuan pas Luftës së Dytë Botërore nga UDB-ja dhe qeveritë Jugosllave të drejtuara nga Partia Komuniste Jugosllave.

Ideologjia

Redakto

Mit'hat Frashëri besonte se tokat shqiptare nën Perandorinë Otomane u ndanë në të padrejtë në Luftën e Parë Boterore ndërmjet Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Greqisë.[27] Pas Luftës së Dytë Botërore Mit'hat Frasheri filloi të fliste për Shqipërinë etnike. Kur Mit'hat Frasheri formoi Ballin Kombëtar, ai bazoi idetë e tija nacionaliste mbi ideologjinë e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit and Isa Boletinit. Veprat e Franz Nopcsas, von Hahnit and Milan Šufflay-it, ndihmuan të forconin ideologjinë nacionaliste shqiptare të Ballit.[28][29]

Trashëgimia e Ballit Kombëtar

Redakto

Pasi Lufta e Dytë Botërore mbaroi, dhe Balli Kombëtar u mund nga komunistët jugosllavë dhe shqiptarë, luftëtarët e Ballit Kombëtar iken nga Ballkani dhe shkuan ne vende si Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Zvicër dhe Amerikë e Jugut. Ballistët që nuk mundën të arratiseshin u ekzekutuan.

Tetova ishte dikur një nga bazat e Ballit Kombëtar në Maqedoni dhe qyteti ka akoma lidhje të forta me emrin e Ballit. Tifozat e klubit Shkëndija, kanë një grup që quhet Ballistët.[30]

Referimet

Redakto
  1. ^ Thomas (2006), pp. 43-44
  2. ^ Frashëri T., “Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi”, "Çabej", Tiranë 2007. Citon Svetozar Vukmanoviç Tempon në fq. 197.
  3. ^ a b c d Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, kujdesë nga Tanush Frashëri; "Onufri", Tiranë 2012; ISBN 978-99956-87-81-6.
  4. ^ a b Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945. Purdue University Press. fq. 132–133. ISBN 1-55753-141-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c Miranda Vickers (1998). Between Serb and Albanian: a history of Kosovo. Hurst & Co. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ Agnes Mangerich, Albanian escape, 2010, 6
  7. ^ Bideleux, Robert & Jeffries Ian, The Balkans - A post - communist History, 2007, 525
  8. ^ a b c d Frances Trix. The Sufi journey of Baba Rexheb. Marrë më 3 gusht 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ Trakt ky që gjendet në A.Q.SH, fondi i PPSH.
  10. ^ Robert Elsie. "Mid'hat bey Frashëri:The Epirus Question - the Martyrdom of a People". Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2013. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Owen Pearson (11 korrik 2006). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939-45. I.B.Tauris. fq. 272–. ISBN 978-1-84511-104-5. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. ^ a b c Owen Pearson. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940-1945. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  13. ^ a b c Benanti F., "Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948", "Naimi", Tiranë 2012.
  14. ^ Bernd Jürgen Fischer (1999). Albania at War: 1939-1945. Hurst. fq. 274–. ISBN 978-1-85065-531-2. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ Walter R. Roberts (1 qershor 1987). Tito, Mihailović and the allies: 1941-1945. Duke University Press. ISBN 978-0-8223-0773-0. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  16. ^ Tanush Frashëri: Pohimi i A. Këlcyrës lidhur me tragjedinë e Grehotit gjejnë miratim në dosjet me deklaratat e ushtarëve në USSME (Ufficio Storico-Stato Maggiore dell'Esercito, shqip. Zyra historike e Shtabit të Ushtrisë) tek Cartella nr. 2126/A/7:1, 2, 3, 22; Cartella IT 2126/A.
  17. ^ a b c Prof. Dezhgiu M., Safet Butka, Luftëtar për mbrojtjen e idealit kombëtar, 28 maj 2008.
  18. ^ Stampa:De Neubacher H., Sonderauftrag Südost 1940-45: Bericht eines fliegenden Diplomaten (Göttingen 1956), f.105-121.
  19. ^ Irene Grünbaum, Katherine Morris. Escape Through the Balkans: The Autobiography of Irene Grünbaum. Marrë më 3 gusht 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  20. ^ Robert Elsie (2004). Historical Dictionary Of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 51–. ISBN 978-0-8108-5309-6. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  21. ^ Stevan K. Pavlović (1 mars 2008). Hitler's New Disorder: The Second World War in Yugoslavia. Columbia University Press. fq. 209–. ISBN 978-0-231-70050-4. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  22. ^ a b Sabrina P. Ramet (2006). The Three Yugoslavias: State-Building And Legitimation, 1918-2005. Indiana University Press. fq. 141–. ISBN 978-0-253-34656-8. Marrë më 16 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  23. ^ former ballist Safet Hyseni. "Safet Hyseni: Mefail Shehu (Zajazi) alias Mefaili i Madh, një strateg ushtarak". Marrë më 7 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  24. ^ Cyprian Blamires. World fascism: a historical encyclopedia, Volume 1. Marrë më 14 gusht 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  25. ^ International Crisis Group. "SERBIA'S SANDZAK: STILL FORGOTTEN" (PDF). Marrë më 24 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  26. ^ "Nezavisna revija Sandzak". Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2012. Marrë më 24 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  27. ^ Robert Elsie. "Balli Kombëtar: The Ten-Point Programme". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2011. Marrë më 17 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  28. ^ Robert Elsie. "Milan von Šufflay: Mediaeval Albania". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 16 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  29. ^ Robert Elsie. "Baron Franz Nopcsa". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2011. Marrë më 16 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  30. ^ Filip Zdraveski. "Shkendija fined, their fans can't go to away games". Marrë më 16 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)