Franca

shtet i vendosur kryesisht në Evropën Perëndimore
(Përcjellë nga France)
This is the stable version, checked on 1 shkurt 2024. 1 pending change awaits review.

Franca, zyrtarisht Republika Franceze (frëngjisht: République française), është një shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Départements d'Outremer). Për shkak të disa territoreve të saj bregdetare, Franca ka zonën më të madhe ekonomike ekskluzive në botë. Franca kufizohet me Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Zvicrën, Monakon, Italinë, Andorrën dhe Spanjën në Evropë, si dhe me Holandën, Surinamin dhe Brazilin në Amerikë përmes territorit të saj jashtë shtetit në Guajanën Franceze. Ajo laget në jug-lindje nga Deti Mesdhe, në perëndim nga Oqeani Atlantik dhe në veri-perëndim nga Kanali i la Manshit. Franca është një republikë unitare gjysmë-presidenciale me kryeqytet Parisin, qyteti më i madh i vendit dhe qendra kryesore kulturore dhe tregtare; zona të tjera kryesore urbane përfshijnë Marsejën, Lionin, Tuluzën, Lillen, Bordo dhe Nicen.

Republika Franceze
République française (French)
Parimi: "Liberté, égalité, fraternité"
"Liri, Barazi, Vëllazëri"
Himni: "La Marseillaise"
Location of France (red or dark green)

– in Europe (green & dark grey)
– in the European Union (green)

KryeqytetiParisi
48°51′N 2°21′E / 48.850°N 2.350°E / 48.850; 2.350
Gjuha zyrtareFrëngjisht
Besimi
(2020)
NofkaFrancezë
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë unitare gjysmë presidenciale
Emmanuel Macron
Jean Castex
KuvendiParlamenti
Senati
Asambleja Kombëtare
Themelimi
• Sundimi i Clovis I si Mbreti i Frankëve
481–511
10 gusht 843
3 korrik 987
22 shtator 1792
• Themeloi KEE-në
1 janar 1958
4 tetor 1958
Sipërfaqja
• Gjithsej
643.801 km2 (248.573 sq mi)[2] (42-të)
• Ujë (%)
0,86 (2015)[3]
551.695
• Franca metropolitane (Kadastra)
543.940,9[4] (50-të)
Popullsia
• Përllogaritje maj 2021
Neutral increase 67.413.000[5] (20-të)
• Densiteti
104,7109/km2 (106th)
• Metropolitan France, estimate që prej May 2021
Neutral increase 65.239.000[6] (23rd)
• Dendësia
116/km2 (300.4/sq mi) (89-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2021 
• Gjithsej
Increase $3,322 trillion[7] (9th)
• Për kokë banori
Increase $50.876[7] (26th)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2021 
• Gjithsej
Increase $2,940 trillion[7] (7th)
• Për kokë banori
Increase $45.028[7] (23rd)
Monedha
Të dhëna të tjera
Gini (2019)Negative increase 29,2[8]
Error: Invalid Gini value
IZHNJ (2019)Increase 0,901[9]
Error: Invalid HDI value · 26th
Zona kohoreUTC+1 (Zona Kohore e Evropës Qendrore)
• Verës 
UTC+2 (Ora Verore e Evropës Qendrore)
Formati i datësdd/mm/yyyy (AD)
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+33
Kodi i internetit TLD.fr

Franca është ndër themeluesit e Bashkimit Evropian, zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e „Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve“ të nxjerrë në vitin 1789. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin 1966.

Gjeografia

Redakto

Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547.030 km2 pa përfshirë viset e tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545.630 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1.400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3.427 km e gjatë.

Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset e bregdetin e Mesdheut ku dimri është i butë dhe vera e nxehtë.

Pjesën më të madhe të relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkohet nga Pirenejtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ulët e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Ronë (frëngjisht: Rhône) (-2 m) dhe ajo më e larta në lartësinë e 4.807 metrave në qafën malore Mont Blank (frëngjisht: Mont Blanc).

Tri lloje: oqeanike (në perëndim) mesdhetare (në jug) kontinentale (në qendër dhe lindje).

Historia

Redakto
 
Francia, 1703

Emri „Francë“ vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalë për fjalë përkthehet „vend i frankëve“ ose „Frankland“. Ka teori të ndryshme për origjinën e emrit të frankëve. Njëra thotë që ai rrjedh nga fjala proto-gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetës dhe njihej midis frankëve me emrin francisca.

Një etimologji tjetër e propozuar është ajo që në gjuhët e vjetra gjermanike emri frank nënkuptonte një njeri të lirë, e kundërta me skllav. Kjo fjalë vazhdon të ekzistojë në frëngjishten e sotme si franc, madje ajo emërtonte edhe monedhën franceze deri në zëvendësimin e saj me Euron.

Në Gjermani, Franca vazhdon të thirret me emrin Frankreich, e cila fjalë për fjalë do të thotë „Mbretëri e Frankëve“. Për ta dalluar nga perandoria e frankëve nën Karlin e Madh, Francën moderne gjermanët e quajnë Frankreich, kurse perandorinë e dikurshme të Karlit Frankenreich.

Popullsia

Redakto
 
Piramida e popullsisë së Francës

Franca sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2010 ka pasur gjithsej 65,4 milion banorë, me dendësi mesatare për km² 110 banorë. Radhitet në vendin e 20–të në botë. Ndërsa në vendin e 47–të për nga sipërfaqja me 547.030 km².

Tri e katërta e popullsisë së Francës jeton në qytete.

Pjesa dërmuese e popullsisë janë francezë. Por ekzistojnë edhe pakicat si : Flamanët, Bretanjët, Baskët, Katalonët, Korzakët. Nuk ka shënime për pakicat sepse ky term në Francë pothuajse është i panjohur. Pakicat me kalimin e kohës pothuajse krejtësisht janë asimiluar. Vonë nën presionin e Unionit Evropian Franaca iu ka kushtuar vëmendje më të madhe pakicave kombëtare dhe etnike.

Gjuhë zyrtare është frëngjishtja, por ekzistojnë disa gjuhë lokale si gjuha baske, bretone, katalane, flamane, gjermane etj. Këto gjuhë vonë qeveria i ka lejuar të përdoren. Megjithatë gjuha frënge mbetet gjuhë e vetme zyrtare.

Gjuhët

Redakto

Gjuha zyrtare në Francë është gjuha frënge.

Besimet fetare

Redakto

Kisha Katolike Romake është feja kryesore në Francë. Mbi 80% e popullsisë deklarohen si katolikë.

Sot rreth 6% e popullsisë deklarohen se i përkasin fesë islame. Protestant janë vetëm 2% të popullsisë. Ndërsa hebrenj janë gjithsej 1% e popullsisë së Francës. Megjithatë, marrja e të dhënave përsa i takon besimeve mbetet e ndaluar sipas ligjeve franceze.

Njësitë administrative

Redakto
 
13 régions dhe 96 départementsMetropolitantit Francezë.

Franca ka 18 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura "Région" nga të cilat 13 janë pjesë e Francës Metropolitane (21 janë në pjesën kontinentale të Francës Metropolitane, një është „territori kolektiv“ i Korsikës dhe katër njësi janë si njësi "territoriale detare". Këto njësi ndahen më tutje në njësi më të vogla të quajtura département. Departamentet janë të shifruara (shumica sipas ABC-së) dhe shifrat përdoren në raste si p.sh. : kodi postar apo tabelat e automjeteve.

Departamentet ndahen në 342 njësi më të vogla të quajtura arondisements (org. : arrondissements), mirëpo në këtë nivel nuk ka kuvende dhe shumica shërbejnë për kryerjen e punëve administrative. Arondisementet ndahen më tuje në 4.035 kantone (org.: Canton) njësi edhe më të vogla, por edhe këto nuk kanë kuvende por shërbejnë për organizimin administrativ si p.sh. : ofrimin e shërbimit gjatë zgjedhjeve të lira. Përfundimisht arondisementet ndahen në 36.682 komuna (org.: Commune), njësi që kanë kuvendin zgjedhor.

Régiones, départements, dhe communes janë të njohura si „bashkësi territoriale“ (org.: collectivités territoriales) që nënkuptojnë njësi me asamblenë lokale si dhe ekzekutivin përderisa në anën tjetër arrondissements dhe cantons kanë më tepër funksion administrativ.

Politika

Redakto


Republika Franceze ka sistem unitar gjysëm-presidencial me tradia të forta demokratike. Kushtetuta e Francës e Republikës së pestë u aprovua me Referendum28 shtator 1958. Ajo forcoi mjaft autoritetin e ekzekutivit në relacion me Parlamentin. Dega ekzekutive ka dy kryetarë: Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me votë për një mandat 5 vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri që caktohet nga Presidenti.

Parlamenti i Francës është legjislaturë dy-dhomëshe e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée nationale) dhe Senati. Deputetët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me votë për një mandat 5 vjeçar. Asambleja ka fuqi që të shpërbëjë kabinetin, kështu që shumica në Asamble vendos zgjedhjen e Qeverisë. Senatorët zgjidhen nga një komision zgjedhor për një mandat 6 vjeçar, dhe gjysma e anëtarëve vendosen me zgjedhje çdo 3 vjet duke filluar nga shtatori 2008.[10] Fuqitë legjislative të Senatit janë të kufizuara; në një mosmarrëveshje midis dy dhomave, Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit, përveç ligjeve kushtetuese dhe lois organiques (ligje që parashihen direkt në kushtetutë) në disa raste. Qeveria ka ndikim të madh në përcaktimin e programit të Parlamentit.

Politika franceze karakterizohet me dy grupe rivale politike: E majta, e përqendruar rreth Partisë Socialiste, dhe E Djathta, e përqendruar rreth Rassemblement pour la République (RPR) dhe tani pasardhësin e saj Union pour un Mouvement Popolaire. Dega ekzekutive kryesisht përbëhet nga UPM-ja.

Ekonomia

Redakto

Franca është ekonomia e dytë në Evropë pas Gjermanisë dhe e pesta ne botë pas SHBA-së, Japonisë, Kinës dhe Gjermanisë. Ajo pothuajse është në pozita të përafërta me ekonominë britanike,ku në vite të ndryshme GDP ndërmjet këtyre 2 vendeve lëviz me një përqindje shumë të vogël(në 2009 GDP e Francës ishte 2,6 trilion dollarë ndërsa ajo britanike 2,1) duke bërë që këto 2 shtete te zëvendësojnë njëra tjetrën për sa i përket fuqisë nr. 2 ne Evropë. Megjithatë pozita e saj evropiane për PIB për banor është vetëm e 9-ta nga 15 sipas Eurostat, organi zyrtar i statistikave evropiane.

Ajo është e 4-ta eksportuese në rang botëror, e dyta për shërbime dhe prodhime bujqësore. Është e para adresë turistike botërore.

Ekonomia franceze është kryesisht një ekonomi shërbimesh. Sektori i tretë përmban 72 % nga popullata aktive, kurse sektori i parë (bujqësi, peshkim) përfaqëson më shumë se 4 % dhe sektori i dytë (industri) 24 %. Energjia, veçanërisht ajo nukleare luan një rol parësor ne ekonominë e Francës. Përveç një eksportuese e madhe e produkteve bujqësore Franca njihet dhe si një konkurrente e forte dhe për sa i përket eksporteve te prodhimeve industriale. Luan një rol te veçante industria e makinave,anijeve apo dhe avionëve. Ne Toluze ka qendrën dhe finalizohet avioni i konsorciumit evropian Airbus. Parisi është qendra më e madhe ekonomike financiare e Francës, nga ku është përqendruar dhe një pjese e industrisë veçanërisht ajo tekstile.

Franca si një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht por veçohet me prodhimin e madhe te venës dhe është prodhuesi më i madh ne Evropë sa i përket rakisë (Lloj alkooli).

Kultura

Redakto


Letërsia

Redakto
 
Molière

Letërsia Franceze ka origjinën e vet qysh nga Mesjeta. Frëngjishtja nuk ishte ende gjuhë e mirëfilltë por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore oïl dhe jugore oc). Secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet. Shumë tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult, ose me Lancelot and the Holy Grail, mes të tjerash. Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare Franceze u inspirua nga Matter of France, si p.sh. The Song of Roland dhe Chansons de geste. Roman de Renart u shkrua më 1175 nga Perrout de Saint Cloude, dhe tregoi historinë e personazhit mesjetar Reynard ('dhelpra') ; kjo është gjithashtu një shembull i mirë i tregimeve të hershme Franceze.

Duke marrë parasysh karakterin anonim të shumë shkrimeve franceze të Mesjetës, disa shkrimtarë të asaj kohe u bënë shumë të famshëm : Chrétien de Troyes, për shembull. Kultura 'Oc' kishte gjithashtu shumë ndikim në Mesjetë.

Infrastruktura

Redakto

Transporti

Redakto

Arsimi

Redakto

Francezet janë popull i arsimuar.

Shëndetësia

Redakto

Festat publike

Redakto

Francezët me fe katolike(78,8 %) kryesisht festojnë festat e tyre te fese siç janë Krishtlindjet, Pashkët etj. Muslimanet (8 %) festojnë festat e tyre fetare siç janë Kurban Bajrami, Fitër Bajrami, viti i ri higjri.

Lidhjet e jashtme

Redakto
Shoqatat kulturore shqiptare në Francë
Fjalora

Referime

Redakto
  1. ^ "Religions in France | French Religion Data | GRF" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2019. Marrë më 28 prill 2022.
  2. ^ "Field Listing :: Area". The World Factbook. CIA. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 1 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Stampa:PD-notice
  3. ^ "Surface water and surface water change". Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD). Marrë më 11 tetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "France Métropolitaine". INSEE. 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2015. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Demography – Population at the beginning of the month – France". Insee. 2019. Marrë më 31 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Demography – Population at the beginning of the month – Metropolitan France". insee.fr. 2019. Marrë më 31 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2021". imf.org. International Monetary Fund. Marrë më 25 shkurt 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu. Eurostat. Marrë më 10 gusht 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Human Development Report 2020" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 15 dhjetor 2020. Marrë më 15 dhjetor 2020.
  10. ^ French Senate |publisher= |year=2006 |url=http://www.senat.fr/role/index.html |title=Rôle et fonctionnement du Sénat |accessdate=2006-04-20

Shih edhe

Redakto
  Commons: Franca – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Franca – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale