Forcat e Armatosura të Shqipërisë

forca të kombinuara ushtarake të Shqipërisë
(Përcjellë nga Komandanti i FASH-it)

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) janë forcat e armatosuraShqipërisë dhe u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Sot FARSH-i përbëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Emblema e Forcave të Armatosura.
Themeluar 4 Dhjetor 1912
Forma e tanishme 1992
Degët Shtabi i Përgjithshëm
Forcat Ajrore Shqiptare
Forcat Tokësore Shqiptare Forcat Tokësore Shqiptare
Forcat Detare Shqiptare Forcat Detare Shqiptare
Qendra e Bazës Tiranë, Shqipëri
Komanda
Presidenti Bajram Begaj
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Shefi i Shtabit Gjeneral–Major

Arben Kingji

Zv/shef Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu

Fuqia njerëzore
Ushtria mosha 18 vjeç
Shërbimi i Detyrueshëmn Hequr në 2010
Në Dispozicion për
shërbim ushtarak
1,511,327, mosha 15–49
Të Aftë për
shërbim ushtarak
1,283,094, mosha 15–49
Arrijnë
moshën ushtarake çdo vit
107,104
Personel aktiv 6,600
Personeli rezervë 2,000
Personel i vendosur Bosnjë dhe Hercegovinë
Çadi
Bregu i Fildishtë
Kosovë
Liberia
Mali
dikur:
Irak
Afganistan
Gjeorgjia
Shpenzimet
Buxheti $524 milionë dollarë (2024)[1]
Përqind e GDP-së 2% (2024)[1]
Industria
Furnitorë të brendshëm MEIKO
KM Poliçan
UM Gramsh
ULP Mjekës
Furnitorë të jashtëm Franca
Finlanda
Austria
Gjermania
Italia
Turqia
SHBA
dikur:
Kina
Bashkimi Sovjetik
Artikuj të ndyshëm
Historia Ushtria Mbretërore Shqiptare (1928–1939)

Ushtria Popullore e Shqipërisë (1945–1991)

Misioni dhe Detyrat

Redakto

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë :

  • Mbrojtja e integritetit territorial të vendit.
  • Të jenë gjithmonë prezente në zonat e rrezikut.
  • Të ndihmojë popullsinë në rast katastrofe natyrore apo industriale dhe të lajmërojë popullsinë për rreziqet me natyrë ushtarake ose civile.
  • Të mbrojë rendin kushtetues sipas ligjit përkatës.
  • Të marrë pjesë në operacine ndërkombëtare në operacine shumëkombëshe.

Historiku

Redakto

Shqipëria ka një traditë të pasur ushtarake, e cila shënon fillimet e saj që në kohët antike. Ushtritë Ilire ishin disa nga ushtritë më të shquara të kohës me këndvështrimet e tyre të veçanta. Organizimet ushtarake ilire ishin strukturuar e funksiononin si të kohës së paqes dhe të kohës së luftës. Rreth shekujve VI- IV para Krishtit sistemi i detyrueshëm përfshinte meshkujt që kishin arritur moshën 17 deri 20 vjeç, ndërsa në rast lufte ky detyrim përfshinte të gjithë meshkujt e aftë për luftë deri në moshën 60 vjeç. Ushtritë Ilire kishin në përbërjen e tyre, për shkak të pozicionit gjeografik, përveç komponentit tokësor edhe atë detar.

Tradita ushtarake u pasurua më tej në shekujt që pasuan, për të shënuar zhvillime të rëndësishme në periudhën e pushtimitë të vendit nga Perandoria Osmane. Zhvillimet e kësaj periudhe arritën kulmin në vitet 1443-1468, kohë gjatë së cilës në krye të luftëtarëve shqiptar ishte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Me 2 mars 1444, Skënderbeu thirri Lidhjen e Lezhës, me pjesëmarrjen e te gjithë princave shqiptar ku një nga arritjet e saj ishte edhe krijimi i një ushtrie, e cila ishte e vogël por cilësore, që për 25 vjet rrjesht u bë pengesa kryesore për ushtritë të panumërta te perandorisë më të fuqishme të kohës, jo vetëm ne mbrojtjen e vendit, por edhe të civilizimit evropian. Në fillimet e saj kjo ushtri nuk i kalonte 6000 deri 8000 luftëtarë ndërsa më vonë ky numër arriti deri në 18 000 luftëtarë.

Gjate viteve 1771-1832, që është periudha e organizimit të vendit mbi bazën e pashallëqeve, edhe ushtritë u organizuan e u përdorën nga udhëheqësit e këtyre pashallëqeve. Në përpjekjet e tyre për të u ndarë me Portën e Lartë dhe krijimin e vendeve të pavarura ata arritën nivelet e një pozite te rregullt të Forcave të Armatosura duke pasur pothuajse të njëjtin organizim ushtarak (Divizion, Regjiment, Batalion) me ushtritë moderne të kohës.

Numri i forcave për çdo pashallëk në kohë paqe nuk e kaloi kufirin e 20000 luftëtarëve. Ato kishin një rritje të shpejtë të numrit gjate mobilizimeve për kohë luftë. Në Pashallëkun e Janinës ky numër arriti 40 000 ushtare, ndërsa në Pashallëkun e Shkodrës gjatë sundimit të Mustafa Bushatit numri i ushtarëve arriti në 60000. Ne përgjithësi ato kishin në përbërje të tyre komponentin Tokësor dhe atë Detar. Komponenti Tokësor që luante rolin kryesor përbëhej nga këmbësoria, kavaleria dhe artileria, ndërsa ai detar ishte më shumë i zhvilluar në Pashallëkun e Janinës.

Lidhja e Prizrenit 1878- 1881 është një pikë kulmore e historisë së Shqipërisë për pasojë është e tillë edhe për Forcat e saj të Armatosura.

Duke qenë se në rrezik ishte ekzistenca e vendit, Lidhja krijoi një ushtri vullnetare bazuar në parimin një burrë për shtëpi. Ajo u drejtua nga Komiteti Ushtarak Qendror, nën vartësinë e të cilit ishin Komisionet e Mbrojtjes Rajonale si edhe Korpuset. U bënë planet për te organizuar Korpusin në Kosovë me 70 000 vetë, dhe atë të Shkodrës me 60 000 vetë me vullnetarë nga Tirana, Elbasani, Ohri, Dibra dhe Mati. Korpusi ishte i organizuar në brigada këmbësorie, brigadat në regjimente dhe çdo regjiment kishte 4 batalione këmbësorie. Batalioni përbëhej nga 4 toga këmbësorie dhe një toge kavalerie. Ushtria e bashkuar duhej te kishte 380 batalione ne Veri te Shqipërisë dhe 100 batalione ne Jug te Shqipërisë. Përveç atyre u krijua grupi logjistik që përbehej nga elementë mjekësor, transporti dhe skuadrat e ruajtjes.

Në 30 vjetët që pasuan pas rënies së Lidhjes së Prizrenit dhe shpërbërjes së forcave të saj ushtarake gjithçka do të zbehej për tu ringjallur në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 1912.

Ne 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës)ë e drejtuar nga Mehmet DRALLA (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet SHKUPI. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12000 personel gjithsej. Në tetor 1913 me Vendim te Konferencës se ambasadoreve ne Londër, një grup ushtarakësh holandez (oficerët holandez De ëeer dhe Thomson si dhe 15 oficerë të tjerë) ndihmuan në ristrukturimin dhe përgatitjen e xhandarmërisë. Vitet që pasuan shënuan zhvillime të tjera të rëndësishme. Kështu për herë të parë Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësor, Forca Detare dhe Forca Ajrore. Pavarësish ndarjes ato nuk u organizuan në nivelin e dëshiruar. Gjate periudhës se sundimit monarkik kjo ndarje ekzistoi, por vet forcat kaluan ndryshime të brendshme të vlerësuara pozitive për kohen. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe edhe rritja e buxhetit për ushtrinë ishte e konsiderueshme.Gjithçka Shteti shqiptar dhe Forcat e tij të Armatosura kishte arritur deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore do të shuhej në ditën e agresionit fashist ndaj vendit tonë më 7 prill 1939. Shteti u bë inekzistent dhe për pasojë edhe Forcat e tij të Armatosura.Në këto rrethana lindën forca të reja të armatosura që u përkisnin grupimeve të ndryshme politike të kohës dhe që u përballën me pushtuesit.Forca më e madhe me një skemë organizative të qëndrueshme dhe shumë eficente, me formacione sulmuese të disiplinuara, me një ngritje numerike progresive dhe me një Shtab te Përgjithshëm ishte Ushtria Antifashiste Vullnetare Nacional Çlirimtare. Kjo ushtri krijoi 24 Brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata afërsisht me 45 000 luftëtarë dhe konsiderohet më e suksesshmja e ushtrive të pas 1912-s. Në nëntor 1944 bashkë me forcat territoriale ajo arriti deri 70 000 vetë. Kjo shifër përfaqësonte 7 % të popullsisë të Shqipërisë në atë periudhë.Pas çlirimit te vendit ajo ju nënshtrua një procesi reduktimi e riorganizim. Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombëtare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, FT, FD, FA, FR dhe ato Territoriale.Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan.Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968. Ushtria shqiptare u pajis me armatim dhe teknikë nga Bashkimi Sovjetik. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950.Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të PPSH me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popullin për mos lejimin e krijimit të ë Kastës Ushtarake, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne Çdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partisë në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura.Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, Forcat e Armatosura patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në të gjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete. Për herë të parë në historinë ushtarake botërore Shkollat e Lira ushtarake filluan në Shqipëri.Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit politik, edhe Ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvendësimi e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Në bazë të koncepteve të reja për përdorimin e FA u bë ristrukturimi e riorganizimi i tyre me tendencë kryesore zvogëlimin e sasisë dhe rritjen e cilësisë. Hapja ndaj botës ishte një aspekt tjetër që i shërbeu modernizimit të FA dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar. Në vitin 1992 Shqipëria shpalli publikisht dëshirën e saj për të u bërë anëtare e NATO-s, dëshirë e cila u pasua me ndërmarrjen e hapave konkret në këtë drejtim. Kështu në vitin 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PP dhe në qershor 1995, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e nismës PP. Në vitin 1999 u përgatit për herë të parë Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP).Megjithëse në vitin 1997, si pasojë e krizë, FA rezultuan më të dëmtuarat, në një kohë relativisht të shkurtër ato u ringritën dhe u bënë kontribuese të denja për sigurinë e paqen në rajon e më gjerë. Gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu shtrirë edhe përtej kontinentit.Proceset integruese të FA të nisura në vitin 1992 u dimensionuan pas vitit 1997, në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për anëtarësim në NATO që vendi ynë mori në Samitin e Bukureshit në prill 2008.

Industria Ushtarake[2]

Redakto

Kombinati i Poliçanit i themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm.Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7,62 mm x 39 mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Në periudhën 1970-1972 u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u mundësua prodhimi i municionit kalibër 12,7 mm x 99 mm dhe 14,5 mm x 51 mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120 mm. Aktualisht ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19 mm.

Uzina e Gramshit e themeluar në vitin 1962 është i specializuar për prodhimin e pushkëve dhe automatikëve. Në vitin 1962 mori licencë kineze për prodhumin e pushkës së tipit “Simonov” me kalibër 7,62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. Momentalisht uzina përdoret për riparime, emalimin e sipërfaqeve të armëve, sigurimin e pjesëve të këmbimit, etj.

Uzina e Mjekësit e themeluar në vitin 1962 është e specializuar për prodhimin e eksplozivëve dhe propelantëve. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksploziveve të fuqishëm me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Aktualisht ndërmarrja prodhon vetëm dinamit dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton në mënyrë të suksesshme në Kosovë.

Misionet

Redakto
 
Ushtarët shqiptarë në një patrullë të përbashkët në Irak, 13 janar 2005
Vendi Misioni Komanda Viti Nr. Trupave Nr. i përgjithëm
në të gjithë dislokimet
  Gjeorgjia[3] UNOMIG OKB 1994-2009 39 -
  Çadi[4] MINURCAT BE 2008-2010 63 189
  Iraku[5] Liria e Irakut NATO 2003-2008 215 1,343
  Afganistani[6] ISAF NATO 2002-2021 211-300 2,944
  Bosnja dhe Hercegovina[7] IFOR
SFOR
NATO 1996-2007 37
71
1,355
  Bosnja dhe Hercegovina[7] ALTHEA
EUFOR
BE 2008-në vazhdim 118 1,473
  Kosova[8] KFOR NATO 2009-në vazhdim 12 32
Brigada e Evropës Jug-Lindore[9] SEEBRIG NATO 2003-në vazhdim 1 13

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Peleshi: Buxheti 2024 përmbush angazhimin e NATO-s, në janar përurojmë bazën ajrore të Kuçovës". ata.gov.al. 2024-11-08. Marrë më 2024-06-07.[lidhje e vdekur]
  2. ^ Industria Ushtarake
  3. ^ "Gjeorgji". Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2020. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Çad, Afrikë". Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Irak". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Afganistan, Operacioni ISAF drejtuar nga NATO". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "Bosnje - Hercegovinë". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kosovë". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "SEEBRIG". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)