Shqiptarët në vendet nordike u referohet migrantëve shqiptarë në vendet nordike si Danimarka, Ishujt Faroe, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia dhe pasardhësit e tyre.

Shqiptarët në Vendet Nordike
Popullsia e përgjithshme
rr. 100.000
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Suedia Suedia15,070–54,000a[1]
Norvegjia Norvegjia18,524a[2]
Finlanda Finlanda12,362[3]
Danimarka Danimarka8,223a[4]
Ishujt Faroe Ishujt Faroe1[5]
Gjuhët
Fetë

a Vlerësimi përmban shtetas nga Shqipëria dhe Kosova.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë origjinë nga vendet Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe në një masë më të vogël nga territore të tjera shqipfolëseGadishullit Ballkanik. Numri i saktë është i vështirë të përcaktohet, për shkak se një pjesë e shqiptarëve etnikë mbajnë nënshtetësi të ndryshme nga ajo shqiptare apo kosovare.

Shqipëria dhe Kosova mbajnë lidhje të ngushta dhe miqësore diplomatike dhe politike me vendet nordike. Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia kanë qenë ndër vendet e para që njohën zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj.[6][7][8]

Norvegji Redakto

Bazuar në të dhënat e Statistisk Sentralbyrå të vitit 2018, paraqiten rreth 18.500 shqiptarë të shpërndarë gjeografikisht në territorin e Norvegjisë të përbërë nga 15.642 shtetas kosovarë dhe 2.111 persona me kombësi shqiptare. Numri i saktë i shqiptarëve në vend mund të jetë më i lartë, duke përfshijë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, ose territoret e tjera që flasin shqipGadishullin Ballkanik, por të dhënat në Norvegji nuk paraqesin informacion mbi prejardhjen etnike . Konfliktet historike në Ballkan, veçanërisht Lufta e Kosovës, krijuan lëvizje të mëdha të popullatës së shqiptarëve etnikë në vend dhe vende të tjera. Rreth 6.000 shqiptarë nga Kosova u evakuuan në Norvegji nga Maqedonia e Veriut në 1999.[9]

Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve janë Akershus, Buskerud, Oslo, Ostfold dhe Rogaland kryesisht në Norvegjinë jugore. Në numër më të vogël gjenden në rajonet Finnmark, Sogn og Fjordane dhe Nordland Qyteti, rajoni dhe zona metropolitane e Oslos në Norvegjinë e Jugut mbeten destinacionet kryesore të migrantëve shqiptarë në vend.

Qytetet e Norvergjise
Fylker i Norge
  Shtetas Shqiptare
2018[10]
  Shtetas Kosovare
2018[10]
  Akershus 315 2,298
  Aust-Agder 12 304
  Buskerud 64 1,545
  Finnmark 9 31
  Hedmark 19 426
  Hordaland 107 389
  Møre og Romsdal 54 151
  Nordland 31 87
  Oppland 43 319
  Oslo 1,010 2,924
  Østfold 132 2,792
  Rogaland 106 1,220
  Sogn og Fjordane 10 39
  Telemark 27 750
  Troms 50 51
  Trøndelag 36 356
  Vest-Agder 43 940
  Vestfold 43 1,020
  Norvegjia 2,111[11] 15,642[11]

Danimarkë Redakto

Shqiptarët kanë emigruar në Danimarkë në dy grupe kryesore - së pari përmes migracionit ekonomik jugosllav, gjatë viteve 1960 në 1970, dhe më vonë si rezultat i luftërave në Ish Jugosllavi. Përafërsisht 2,000 shqiptarë etnikë mendohet të kenë mbërritur nga Maqedonia. Në Kopenhagë, një pjesë e shqiptarëve etnikë janë nga Tetova, Reseni dhe rajonet përreth tyre.

Mendohet se ka rreth 15,000 shqipfolës në Danimarkë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Shqipja është mësuar vazhdimisht në Kopenhagë dhe në disa rajone të tjera për ca kohë.[12]

Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve në Danimarkë janë Hovedstaden dhe Syddanmark, kryesisht në jug dhe juglindje të Danimarkës. Numri më i vogël është gjetur në Nordjylland në veri të vendit.

Rajonet e Danimarkës
Regioner i Danmark
  Shtetas Shqiptare
2018
  Shtetas Kosovare
2018
  Rajoni i Madh i Danimarkës 381 479
  Rajoni Zelanda 54 521
  Rajoni i Danimarkës Jugore 104 1,396
  Rajoni i Danimarkës Qendrore 105 505
  Rajoni i Danimarkës Veriore 29 258
  Danimarka 673[13] 3,159[13]

Suedi Redakto

Numri i saktë i shqiptarëve etnikë në Suedi nuk dihet. Sipas Ministrisë së Diasporës kosovare, ka rreth 140,000 shqiptarë etnikë që jetojnë në Suedi . Vlerësohet se 70,000 shqiptarë të Kosovës kanë emigruar në Suedi që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Ministria e Diasporës e Kosovës ka deklaruar se "Suedia ka kushtet më të mira për diasporën shqiptare". Suedia është shembullore në promovimin e mësimit të shqipes në shkolla. Një nga tre qendrat shtetërore kulturore të diasporës shqiptare është në Suedi, me vendndodhjeHalland.

Albanska Fotbolls Föreningen "Albanska FF" dhe Rinia Idrottsförenig "Rinia IF" janë dy ekipe të futbollit shqiptar në Suedi.

Radio Dituria është një radiostacion shqiptar i vendosur në Borås. Radio ka në fokus kulturën dhe traditën shqiptare.

Finlandë Redakto

Shqiptarët në Finlandë janë aktivë në ngjarje kulturore dhe takime të tjera të ngjashme. Shoqata Shqiptare "Bashkimi" është një shoqatë kulturore e themeluar në vitin 1998, në Turku, një qytet në jug të Finlandës ku jetojnë afro 1.800 shqiptarë. Një raport demografik i marrë kohët e fundit ka zbuluar se ca. 20,000 shqiptarë emigruan në vend midis 1990 dhe 2016.

Njerëz të shquar Redakto

Shih gjithashtu Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Population by country of birth, age and sex. Year 2000 - 2018". scb.se (në anglisht). Statistiska Centralbyrån.
  2. ^ "05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by sex and country background". ssb.no (në anglisht). Statistisk Sentralbyrå.
  3. ^ "Emigration in Kosovo (International Emigation) – Page 32-38" (në anglisht). Kosovo Agency of Statistics, KAS. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-15.
  4. ^ "National statistics of Denmark" (në anglisht). Dst.dk. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 22 shtator 2010.
  5. ^ "Filipinsk og teilenskt vunnu fram sum móðurmál" (në faroisht). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2018. Marrë më 10 gusht 2018.
  6. ^ "Denmark recognizes Kosovo as an independent state". ambbeirut.um.dk (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. 12 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011.
  7. ^ "Finland recognised the Republic of Kosovo". formin.finland.fi (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. 7 mars 2008.
  8. ^ "Norway recognises Kosovo as an independent state". regjeringen.no (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. 28 mars 2008.
  9. ^ "Review of ODA reporting of the costs of refugees in donor countries DCD/DAC(2000)22/ADD" (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development. 1 dhjetor 2000. fq. 10.
  10. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–09817: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by region, immigration category, country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
  11. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
  12. ^ "Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë". www.zeri.info.
  13. ^ a b "FOLK1C: Population at the first day of the quarter by region, sex, age (5 years age groups), ancestry and country of origin" (në anglisht). Statistikat e Danimarkës. Marrë më 2 dhjetor 2017.