Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/Arkiva/2013
redakto Arkivat: 2012 - 2013 - 2014 - 2015 - 2016 - 2017 - 2018 - 2019 - 2020 - 2021 - 2022 - 2023 - 2024 - 2025 - 2026 |
- ... teorema e fundit e Fermatit u vërtetua nga Andrew Wiles dhe Richard Taylor në vitin 1995, 358 vite pasi u formulua nga Pierre de Fermat? Deri para se të vërtetohej, teorma listohej në Librin Gines të Rekordeve si "problema më e vështirë matematikore".
- ... oksigjeni në gjendje të lëngët ka ngjyrë blu të zbehtë?
- ... Svante Arrhenius në vitin 1896 sugjeroi se efekti serë do të shkaktonte ngrohjen globale?
- ... Poseidoni dhe Hadi, në mitologjinë greke, ishin vëllezërit e Zeusit?
- ... tastiera e kompjuterit QWERTY u dizenjua nga Christopher Sholes në vitin 1874?
- ... Jezusi në Kuran përmëndet me emër njëzetepesë herë ndërsa Muhamedi katër herë? Në kuran Jezusi si çdo profet tjetër cilësohet si qënie e vdekshme dhe konsiderohet si lajmëtar i fjalës së Zotit.
- ... Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u shkruajt në pjesën më të madh nga Thomas Jefferson?
- ... Mërkuri megjithëse është planeti më i afërt me diellin ka zona me akull të përhershëm?
- ... liqeni Krater është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara?
- ... dielli ka masë 330,000 herë më të madhe se masa e Tokës?
- ... gjatë Luftës së dytë Botërore në vitin 1939, Benito Mussolini e ndryshoi emrin e Sarandës në Porto Edda, për nder të vajzës së tij më të madhe?
- ... gjatë Luftës së dytë Botërore në Betejën e Gjormit, pavarësisht se trupat italiane mbështeteshin nga tanke, ata u shpartaluan plotësisht nga njësitë shqiptare të rezistencës?
- ... Drita e botuar në vitin 1883 është gazeta e parë në gjuhën shqipe?
- ... Hodo Sokoli, një udhëheqës i shquar shqiptar i shek. XIX, hoqi publikisht uniformën dhe simbolet osmane për të veshur kostumin kombëtar shqiptar në sy të 150 efektivave osmanë?
- ... Tuneli i Rrashbullit në linjën hekurudhore Durrës–Tiranë u hap nga vullnetarë bullgarë, anëtarë të seksionit të Rinisë së Partisë Komuniste bullgare?
- ... ikonografi shqiptar David Selenicasi ka pikturuar pjesë të afreskeve në manastirin e Lavrasë së Madhe, manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit?
- ...gjeografi dhe profesori francez Henri Enjalbert teorizoi se Shqipëria, Ishujt e Jonit dhe Dalmacia jugore ishin rajonet e vetme në Evropë me vreshta rrushi pas Epokës së fundit të akullnajave?
- ...incidenti në kanalin e Korfuzit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, konsiderohet si një nga episodet më të hershme të Luftës së Ftohtë?
- ... në folklorin shqiptar, zanat, të admiruara për bukurinë dhe guximin kanë aprovuar protestat e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit.
- ... në prag të ndarjes Sino-Sovjetike edicionet e gazetës Problemet e Paqes dhe Socializmit në gjuhën shqipe, kineze dhe koreane nuk u botuan gjatë viteve 1962–1963?
- ... se kthimi i Nikolla Dukagjinit dhe Gjon Kastrioti II në Shqipëri më 1481 si dhe fushatat e tyre të mëvonshme ushtarake, në mënyrë indirekte kanë kontribuar në humbjen e forcave osmane në Otranto?
- ... se Krasta, qyteti më i lartë në Shqipëri, u themelua në vitin 1970 si qyteti i minierave të kromit?
- ... se Sophie Schönburg-Waldenburg e lindur në Potsdam, Brandenburg, u bë princesha e Shqiperise në mars 1914, por u detyrau ta lërë vëndin vetëm gjashtë muaj më vonë për shkak të trazirave nacionaliste?
- ... se konsulli austro-hungarez në Shkodër Theodor Ippen Anton u fotografua në vitin 1900 i veshur me një kostum shqiptar?
- ... se filozofi dhe poeti shqiptar Arshi Pipa u burgos për dhjetë vjet, sepse ai kundërshtoi regjimin komunist në Shqipëri, me recitimin e një ajeti nga Gëte?
- ... Qamil Çami, poet gjatë Rilindjes Kombëtare, ishte një nga rilindasit që hapi shkollën e parë shqipe në Filat?
- ... Musa Demi ishte pjesë e grupit që hapi shkollën e parë shqipe në Filat?
- ... Pokahontas vdiq dhe u varros në Angli në vitin 1617?
- ... 20% e të gjitha specieve të gjitarëve janë lakuriqë nate?
- ... Heterokromia iridum është simptoma përgjegjëse për ngjyrat e ndryshme të irisit të syrit.