Guljelm Radoja
Guljelm Radoja (2 korrik 1945 - 5 maj 2021) ishte një aktor shqiptar i filmit dhe teatrit.[1] Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës.[2] Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.
Guljelm Radoja | |
---|---|
Lindi | 2 korrik 1945 |
Vdiq | 5 maj 2021 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Aktor i filmit dhe teatrit shqiptar |
Vite aktiviteti | 1970 - 2021 |
Vepra të shquara | Gjeneral gramafoni, Eja, Nëntori i dytë, Kush vdes në këmbë, Mësonjëtorja etj |
Televizioni | Njerëz dhe Fate |
Titulli | Artist i merituar |
Fëmijë | Migen Radoja-Mato, Redi Radoja |
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin "Gjurma" në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar".
Jeta e mëvonshme dhe vdekja
RedaktoRadoja jetonte në Durrës. Ai u nda nga jeta më 5 maj 2021 nga Covid-19 në siptalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.
Filmografia
Redakto- Dashuria s'mjafton (2019) Babai i Albanit
- Në kërkim të kujt (2011) serial
- Der Albaner (Shqiptari) - (2009), Babai i Etlevës
- Kronikë provinciale (2009)
- Njerez dhe Fate - (2001-2003) mini-seri
- Unë ti dhe Kasandra - (1999) (TV)
- Dasma e Sakos - (1998) , Djali i Sakos
- Kolonel Bunker - (1998)
- Dashuria e fundit - (1995)
- Nekrologji - (1994)
- Vdekja e burrit - (1992)
- Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989) ....Prifti
- Flutura në kabinën time - (1988) ...Shef Marku
- Eja! - (1987) ...Lirimi
- Vrasje në gjueti - (1987) ...Pertefi
- Asgjë nuk harrohet - (1985) ....Peshkatari
- Mondi dhe Diana - (1985) ....Babai i Mondit
- Të paftuarit - (1985), Mjeku
- Vendimi - (1984) .... Leçiano
- Kush vdes në këmbë - (1984) ....Petro Luarasi
- Gracka - (1983) ....Refiku, radisti
- Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV) ....Rexhepi
- Rruga e lirisë - (1982), Aleksi
- Nëntori i dytë - (1982) ....Lym Kepi
- Gëzhoja e vjetër - (1980) ....Servet Saraçi
- Goditja (1980) - (TV) ...Agimi
- Dorina (1979) - (TV) ...Viktori
- Mësonjtorja - (1979) ....Stefan Bardhi
- Gjeneral gramafoni - (1978) ....Zoti Alberto
- Në pyjet me borë ka jetë - (1978) ....Inxhinieri
- I treti - (1978), Major Kelli
- Shembja e idhujve - (1977), Arkeologu
- Zani partizani - (1976) (TV) .... Komisari
- Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1976) ....
- Dimri i fundit - (1976) ....Togeri gjerman
- Në fillim të verës - (1975), Tenente Aleko Gurabardhi
- Shtigje lufte - (1974), Tafa, fotografi
- Gjurma - (1970), inxhinier
Referime
Redakto- ^ "Gulielm Radoja". IMDB.
- ^ Kondakçiu, Liarda (5 maj 2021). "Gulielm Radoja mbylli sytë përgjithmonë, kush ishte "shkodrani që i bani të tana" në kinematografinë shqiptare". ABC News.