Hodonoci

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Hodonoc)

42°19′N 21°24′E / 42.32°N 21.40°E / 42.32; 21.40

Hodonoc
Hodanoc
Fshat

Hodonoc është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Hodanaj dhe Hodanoc.

Gjeografia

Redakto

Emri i fshatit thuhet se eshte nga nje person te cilin e quanin Noci, ai e kishte nje ode dhe njerzit kur shkonin tek ai thonin po shkojme tek Oda Nocit dhe pastaj i eshte shtuar edhe Hoda, dhe eshte formuar emri Hodanoc, ose nga gjuha serbe Odanovce.

Prej bukurive natyrore dallojm Qurrelin e Madhe dhe ate te Vogel, ku ka uje.

Fshati Hodonoc ka kanalizim mirpo ujesjellsi i mungon.

Ka klim kontinentale.

Nga Hidrografia mund te permendim lumin i cili ehte i ndotur.

Eshte ndertuar edhe Fusha e Futbollit.

Demografia

Redakto

Hodonoci është fshat ku popullsia përbëhet nga shqiptarë dhë serbë. Në mesin ë shqiptarëve ndeshet edhe popullata muhaxhire. Qysh me kohë familjet muhaxhire e themelojnë lagjen e posaçme. Bajrat, të ardhur nga fshati Bajrë, qarku i Vranjës. erdhen 3 familje, kurse tani këtu janë 13 familje, një ka kaluar në Kumanovë. Janë të fisit Hot. Kjo vëllazëri është mjaft e përhapur. Ramadanët rrjedhin nga fashti Ramaden nga, i cili po ashtu janë formuar disa vëllazëri të tyre. I përkasin fisit Gash. Erdhi një e tani këtu janë 6 shtëpi. Këto vëllazëri muhaxhire u patën përqëndruar në lagjen e quajtur “Stara Kuca”. Përndryshe, ky lokalitet shtrihet në juglindje të Kamenicës dhe është më se 11 km larg prej saj. Osrtogllavët, janë Thaç. Edhe nga kjo vëllazëri janë disa familje të tyrë.[1]

Kultura

Redakto

Prej trashigimisë kulturore kemi Xhamin si dhe kemi edhe shkollen qe mban emrin e veprimtari, profesorit te kimis: Prof.Dr. "Xhavit Ahmeti".

Referime

Redakto
  1. ^ Uka, Sabit. Dëbimi. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto