Kufca e Epërme
Kufcë e Epërme është një vendbanim në komunën e Artanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kufcë. Shtrihet rreth 4km në veri të Gjilanit. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Lagjet: Qorbia, Pashiqi, Qokiqi, Spasiqi, Milkova, Lubiqi dhe lagjia e Bullgarëve. Si lagje e këtij vendbanimi, në administratën shtetërore llogaritet edhe lagjja Kosaça e banuar me popullatë shqiptare. Nëpër këtë vendbanim kalonte rruga e njohur në popull- Udha e Begut: Kufcë – Kosaçë – Përlepnicë.[1]
Kufcë e Epërme
Kufcë | |
---|---|
Fshat | |
Popullata serbe ka ardhur nga vise të ndryshme, pak para ardhjes së muhaxherëve. Thuhet se një pjesë e popullatës së sotme serbe kanë prejardhje maqedono-bullgare. Popullata muhaxhire e dëbuar nga Sanxhaku I Nishit pas vitit 1877/78 u vendos në lokalitetin Kosaça dhe Stublla.
Shënime statistikore
RedaktoNë vitin 1903 kishte 56 shtëpi serbe; rreth vitit 1905 – 70 shtëpi serbe dhe në fund të vitit 1911 ky vendbanim kishte 71 shtëpi serbe, duke mos përfshirë lagjet Stubllina e Kosaça në të cilën jeton popullata shqiptare kurse në vitin 1981 – 426 shtëpi me 1819 banorë (198 shqiptarë, 1620 serbë, 1 të tjerë) dhe sipas këtyre shënimeve statistikore shihet qartë se numri i banorëve në vitin 1981 është më i lartë se në vitin 1911.[2]
Shih edhe
Redakto
Referime
Redakto- ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 107. ISBN 9951 - 8547 - 5 - 3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 107. ISBN 9951 - 8547 - 5 - 3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Boleci | Bostani | Bushinca | Careci | Draganca | Izvori | Jasenoviku | Kllobukari | Koretishti | Kosaçi | Kufca e Epërme | Llabjani | Makreshi i Epërm | Makreshi i Poshtëm | Manishinca | Mazgova | Miganoci | Parallova | Pasjaku | Prekoci | Stanishori | Strazha | Tërniqeci | Tirinca | Tullara | Vllasalia | Zebinca
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |