Marko Arnautović
Marko Arnautović (lindur më 19 prill 1989) është një futbollist profesionist austriak i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren austriake.
Arnautović me kombëtaren austriake në 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marko Arnautović | ||
Datëlindja | 19 prill 1989 | ||
Vendlindja | Floridsdorf, Vjenë, Austri | ||
Gjatësia | 1.92 m (6 ft 4 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 8 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1998 | Floridsdorfer AC | ||
1998–2001 | FK Austria Wien | ||
2001–2002 | First Vienna FC | ||
2002–2003 | FK Austria Wien | ||
2003–2004 | SK Rapid Wien | ||
2004–2006 | Floridsdorfer AC | ||
2006–2007 | Jong FC Twente | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2010 | Twente | 44 | (12) |
2009–2010 | → Internazionale (huazim) | 3 | (0) |
2010–2013 | Werder Bremen | 72 | (14) |
2013–2017 | Stoke City | 125 | (22) |
2017–2019 | West Ham United | 59 | (21) |
2019–2021 | Shanghai Port | 33 | (19) |
2021–2024 | Bologna | 54 | (24) |
2023–2024 | → Internazionale (huazim) | 27 | (5) |
2024– | Internazionale | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2006 | Austria U18 | 1 | (0) |
2007 | Austria U19 | 4 | (0) |
2007–2010 | Austria U21 | 5 | (3) |
2008– | Austria | 116 | (37) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 korrik 2024 |
Arnautović e nisi karrierën e tij futbollistike duke luajtur për disa klube lokale në Vjenë para se të transferohej në Holandë te Twente në vitin 2006. Ai ra në sy falë performancave të tij, sidomos në sezonin 2008–09. Kjo gjë bëri që ai të kalonte te klubi italian Inter në huazim gjatë sezonit 2009–10, duke fituar tripletën pavarësisht se ai luajti vetëm tre ndeshje gjithsej. Arnautović u transferua te Werder Bremen në qershor 2010, duke luajtur rregullisht si titullar para se të kalonte në Premier Ligë te Stoke City në vitin 2013. Pas katër vitesh qëndrim, ai firmosi me klubin tjetër anglez West Ham United dhe u shpall lojtari i vitit i klubit në sezonin e tij të parë. Ai luajti për dy sezone dhe në verën e vitit 2019 u transferua në Kinë te Shanghai Port. Në gusht 2021, Arnautović u rikthye në Evropë duke firmosur për Bolonjën në Serie A.
Arnautović debutoi me Austrinë në vitin 2008 dhe që atëhere ka luajtur më shumë se 100 ndeshje, duke qënë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares. Me 34 gola të shënuar, ai është gjithashtu edhe golashënuesi i dytë më i mirë në histori. Arnautović ka përfaqsuar Austrinë në edicionet 2016, 2020 dhe 2024 të UEFA Kampionatit Evropian kurse në vitin 2018 u shpall Futbollisti Austriak i Vitit.[2]
Karriera me klube
RedaktoVitet e para
RedaktoArnautović e nisi karrierën e tij te Floridsdorfer AC sëbashku me vëllain e tij Danijel. Në vitin 1998, ai u transferua te FK Austria Wien ku pati probleme me sjelljen e tij, duke bërë që ai t'i ndërronte klubet shpesh në gjashtë vitet e ardhshme.[3] Pavarësisht kësaj, në vitin 2006 ai u bë pjesë e akademisë së Twentes.[4]
Twente
RedaktoArnautović shënoi 22 gola në 24 ndeshje me ekipin nën-19 në sezonin 2007–08, duke i ndihmuar të fitonin kampionatin. Gjatë kësaj kohe, ai u aktivizua me Jong FC Twente, duke regjistruar 32 ndeshje dhe 27 gola.[5] Arnautović bëri debutimin e tij si profesionist me Twenten në prill 2007 në ndeshjen kundër PSV Eindhoven; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Kennedy Bakircioglu. Në korrik 2008, ai rinovoi kontratën e tij me Twenten pavarësisht interesit të Feyenoord.[6]
Ai luajti 16 ndeshje në sezonin 2007–08 duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në UEFA Ligën e Kampioneve. Në sezonin 2008–09, Arnautović shënoi 14 gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet; Twente e mbylli kampionatin në vendin e dytë dhe arriti fazën me eliminim direkt të Kupës UEFA.[7] Në mars 2009, pas përfundimit të ndeshjes së kampionatit kundër Willem II, një lojtar i këtij ekipi, Ibrahim Kargbo, akuzoi Arnautovićin për rracizëm.[8] Federata Holandeze e Futbollit nisi një hetim në lidhje me këtë dhe në fund nuk mundi të gjente prova, duke mbyllur çështjen.[9]
Huazimi te Internazionale
RedaktoMë 4 gusht 2009, u raportua se Arnautović ishte pranë kalimit te klubi italian Inter. Transferimi nuk po bëhej zyrtare për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë të lojtarit, duke bërë që klubet të rinegocionin.[10] Dy ditë më vonë, media raportoi se detajet e transferimit ishin finalizuar dhe se lojtari do t'i bashkohej Interit në huazim për sezonin 2009–10. Transferimi do të bëhej përfundimtar nëse lojtari do të luante një shumë të caktuar ndeshjesh. Nëse nëse marrëveshja nuk do të bëhej përfundimtare lojtari do të firmoste një kontratë dy-vjeçare me opsion një vit të tretë me Twenten.[11] Ai bëri debutimin e tij jozyrtar më 5 shtator në barazimin 3–3 kundër ekipit zviceran Lugano.[12]
Arnautović bëri debutimin e tij në kampionat më 6 janar 2010 në fitoren minimale kundër Chievos në transfertë.[13] Një javë më pas, ai u aktivizua si zëvëndësues në fund të pjesës së parë në vend të të dëmtuarit Dejan Stanković në fitoren dramatike 4–3 kundër Sienës në San Siro.[14] Ai luajti edhe një ndeshje kundër Atalantës më 24 prill. Në fund të sezonit, Inter vendosi të mos e blinte lojtarin; i pyetur për të, José Mourinho tha se Arnautović "është një person fantastik por me sjelljen e një fëmije".[15]
Werder Bremen
RedaktoMë 4 qershor 2010, klubi gjerman Werder Bremen njoftoi transferimin e Arnautović në një marrëveshje katër-vjeçare.[16][17] Para se të firmoste kontratën, ai kishte luajtur një ndeshje me ekipin, duke pasur një debat me kapitenin Torsten Frings, i cili e quajti atë "arrogant".[18] Arnautović bëri debutimin e tij në Bundesligë më 21 gusht në humbjen 4–1 kundër Hoffenheim.[19] Shtatë ditë më pas, ai shënoi dy golat e parë me klubin në fitoren 4–2 kundër 1. FC Köln.[20] Ai e mbylli sezonin e parë në Bundesligë me pesë gola në 34 ndeshje, me Werderin që e mbylli kampionatin në vendin e 13të. Ai gjithashtu luajti në Ligën e Kampioneve, duke shënuar në fazën e grupeve kundër ish ekipeve të tij Twente dhe Inter.[21][22] Në sezonin 2011–12, Arnautović shënoi gjashtë gola në 20 ndeshje në Bundesligë. Në mars 2012, ai pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit duke luajtur me qenin e tij; ky dëmtim e mbajti jashtë fushave për dy muaj.[23]
Në sezonin 2012–13, Arnautović luajti 27 ndeshje dhe shënoi pesë gola në kampionat, përfshirë një tregolësh në fitoren 4–1 kundër Hoffenheim më 2 dhjetor.[24] Në prill 2013, ai dhe shoku i ekipit Eljero Elia u kapën duke i dhënë makinës me shpejtësi duke u pezulluar të dy nga klubi.[25]
Stoke City
RedaktoMë 2 shtator 2013, Arnautović firmosi me klubin anglez Stoke City për katër vite.[26] Klubi pagoi 2 milion £ për kartonin e tij.[27] Ai mori fanellën me numrin 10 nga trajneri Mark Hughes, i cili ishte i kënaqur me mbërritjen e tij, duke thënë: "Njerëzit do t'a shohin shumë shpjetë se sa talent i jashtëzakonshëm është ai. Për sa i përket forcës dhe ritmit të tij, që është diçka që mendoj se na duhet në skuadër, ai shënon të gjitha kutitë. Teknikisht ai është i shkëlqyer dhe mezi pres të punoj me të. Mendoj se është një arritje për ta sjellë atë këtu. Kishte kuptim për ne dhe kishte kuptim për të që ky është klubi i duhur për të. Ai ka një dëshirë të vërtetë për të lënë një përshtypje."[28][29]
Arnautović debutoi me klubin dymbëdhjetë ditë më vonë në barazimin pa gola kundër Manchester City në Britannia Stadium.[30] Pas një muaji në klub, trajneri Hughes deklaroi se Arnautović ishte përshtatur mirë me futbollin anglez duke luajtur në një rol të lirë në fushë.[31][32] Më 26 tetor, Arnautović shënoi golin e parë për Stoke Cityn me një goditje dënimi në humbjen 3–2 në transfertë kundër Manchester United.[33] Ai e mbylli sezonin e parë në Angli me pesë gola në 35 ndeshje kurse Stoke City u rendit në vendin e nëntë në Premier Ligë.[34]
Pas disa performancave nën nivel në ndeshjet e para të sezonit 2014–15, Arnautović e humbi vendin e tij në formacionin titullar.[35] Ai e rifitoi formën në fundin e sezonit, duke marrë mbrapsht vendin si titullar.[36] Ai shënoi vetëm një gol në 29 ndeshje gjatë sezonit; goli erdhi në minutën e 95të të barazimit kundër West Ham United më 11 prill 2015 pasi më parë kishte pasur dy gola të anulluar për pozicion jashtë loje.[37]
Arnautović e nisi sezonin 2015–16 më 15 gusht duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Tottenham Hotspur në White Hart Lane.[38] Më 7 nēntor, ai shënoi golin e vetëm të fitores kundër kampionëve në fuqi të Çelsit,[39] kurse një muaj më pas shënoi një dopietë në suksesin 2–0 në shtëpi kundër Manchester Cityt.[40] Më 28 dhjetor, në ndeshjen kundër Evertonit, ai fitoi një penallti në minutën e fundit pasi u pengua në zonë nga lojtari kundërshtar John Stones; ai e ekzekutoi saktësisht penalltinë duke i dhënë ekipit fitoren 4–3.[41] Arnautović më pas shënoi në barazimin 1–1 kundër Liverpoolit në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales të Kupës së Ligës më 26 janar; ndeshja shkoi te gjuajtjet e penalltive ku Stoke City u mposht dhe u eliminua nga kompeticioni.[42] Ai e mbylli sezonin me 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 12 gola, më shumë se çdo lojtar tjetër i ekipit, që e mbylli kampionatin në vendin e nëntë.[43]
Në korrik 2016, Arnautović firmosi një kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2020.[44] Ai luajti 35 ndeshje përgjatë sezonit 2016–17, të cilën Stoke City e mbylli në vendin e 13të.[45] Ai shënoi shtatë gola, përfshirë dopieta në ndeshjet kundër Sunderland dhe Middlesbrough.[46][47]
E ardhmja e Arnautović te Stoke City ishte në dyshim para nisjes së sezonit 2017–18 pasi ai bëri një kërkesë për t'u larguar nga klubi.[48]
West Ham United
RedaktoMë 22 korrik 2017, Arnautović u transferua te klubi tjetër i Premier Ligës West Ham United në një marrëveshje pesë-vjeçare. Klubi pagoi 20 milion £ për kartonin e tij, e cila mund të shkonte në 25 milion £ në varësi të bonuseve të ndryshëm.[49]
Ai debutoi zyrtarisht më 13 gusht duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 4–0 në Old Trafford kundër Manchester United.[50] Gjashtë ditë më pas, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 33të të ndeshjes kundër Southampton pasi goditi me brryl lojtarin kundërshtar Jack Stephens; West Ham u mposht 3–2.[51]
Në nëntor, trajneri i ri David Moyes deklaroi se Arnautović duhet të punonte më shumë dhe të ishte më shumë lojtar skuadre ose do të hiqej nga formacioni titullar.[52] Ai shënoi golin e tij të parë me West Hamin më 9 dhjetor në fitoren minimale 1–0 kundër Çelsit; kjo ishte fitorja e parë e Moyes si trajner i ekipit.[53] Goli i tij i dytë erdhi shtatë ditë më vonë në fitoren 3–0 në transfertë kundër ish klubit të tij Stoke City.[54] Arnautović regjistroi 11 gola në Premier Ligë në sezonin e tij të parë si futbollist i West Hamit; me golin e shënuar kundër Evertonit në javën e fundit,[55] ai u bë lojtari i parë i ekipit që nga Bobby Zamora në sezonin 2006–07 që e arrin këtë shifër.[56] Gjatë këtij sezoni, Arnautović u aktivizua në rolin e qëndër-sulmuesit, duke "braktisur" rolin e anësorit.[57] Në prill 2018, ai u emërua "Hammer of the Year" (Lojtari i Vitit i Klubit) për sezonin 2017–18.[58]
Në janar 2019, një klub kinez, i cili besohej të ishte Shanghai SIPG, kishte ofruar 35 milion £ për të blerë kartonin e lojtarit. Vëllai dhe agjenti i tij, Danijel, raportoi se Arnautović i kishte kërkuar klubit të pranonte ofertën.[59] Pavarësisht kësaj, ai firmosi një kontratë të re me klubin, kohëzgjatja e të cilës nuk u bë publike.[60] Rroga e tij u rrit me 20%, duke rritur pagesën e tij javore në £120,000.[61] Arnautović e mbylli sezonin 2018–19 me 11 gola duke u shpallur sërisht kryegolashënuesi i ekipit.[62] Në korrik 2019, West Ham refuzoi një ofertë 19.7 milion £ nga një tjetër klub kinez për Arnautović.[63]
Shanghai Port
RedaktoMë 7 korrik 2019, Shanghai SIPG njoftoi transferimin e Arnautović për 22.4 milion £.[64] Ai debutoi dy javë më pas në barazimin 2–2 kundër Chongqing Dangdai Lifan në Super Ligën Kineze, duke shënuar në minutën e 63të pasi ishte futur si zëvëndësues në fillim të pjesës së dytë.[65]
Bologna
RedaktoMë 1 gusht 2021, Arnautović firmosi një kontratë dy-vjeçare me Bolognën.[66] Dy javë më pas, ai debutoi zyrtarisht në humbjen 5–4 kundër Ternanës në raundin e parë të kupës, duke shënuar një gol në minutën e 56të.[67]
Huazimi te Internazionale
RedaktoMë 16 gusht 2023, Arnautović u huazua te Interi, duke u rikthyer te Zikaltrit pas 13 vitesh.[68]
Më 29 nëntor, Arnautović shënoi golin e tij të parë me Interin në ndeshjen kundër Benficës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; goli i tij ishte i pari i Interit në këtë ndeshje, duke arritur t'a kthente rezultatin nga 3–0 në 3–3.[69] Ky ishte goli i tij i parë në këtë kompeticion pas 4740 ditësh (që nga goli në fitoren 3–0 kundër Interit si lojtar i Werder Bremen), duke vendosur një rekord për periudhën më të gjatë për të shënuar sërisht në Ligën e Kampioneve.[70]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoArnautović luajti me ekipin nën-19 në Kampionatin Evropian nën-19 2007; ai u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e dytë kurse ekipi u eliminua në fazën e grupeve. Ai luajti gjithsej katër ndeshje me ekipin nën-19.[71] Pas kësaj, Arnautović shënoi tre gola në pesë ndeshje me ekipin nën-21.[71] Në mars 2010, pasi shënoi me një goditje të lirë kundër Danimarkës, ai mori lëvdata nga trajneri Andreas Herzog, i cili e quajti Arnautovićin si lojtarin austriak më të mirë të 30 viteve të fundit.[72]
Ekipi i parë
RedaktoArnautović bëri debutimin e tij me kombëtaren austriake më 11 tetor 2008 kundër Ishujve Faroe. Golat e tij të parë erdhën dy vite më vonë në fitoren 3–0 kundër Azerbajxhanit.[73]
Arnautović luajti si titullar në të dhjeta ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016 për Austrinë. Ai shënoi në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe në të dy ndeshjet kundër Lihtenshtajnit, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në turnament.[74]
Në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018, Arnautović luajti si titullar në nëntë ndeshje, duke humbur ndeshjen kundër Irlandës për shkak pezullimi.[75] Ai shënoi katër gola në Grupin D, përfshirë një dopietë në barazimin 2–2 kundër Uellsit dhe një gol në fitoren 3–2 kundër Serbisë (e cila në fund fitoi grupin), të cilat nuk ishin të mjaftueshme me Austrinë që u rendit në vendin e katërt.[76]
Më 21 qershor 2021, Arnautović shënoi golin e tretë të fitores 3–1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë të Grupit C në UEFA Euro 2020.[77] Në momentin e festimit të golit, ai u akuzua se përdori gjuhë rraciste ndaj lojtarëve kundërshtar, Ezgjan Alioski dhe Egzon Bejtulai, të cilët janë shqiptarë nga Maqedonia. Ai kërkoi falje për incidentin por mohoi se kishte përdorur gjuhë rraciste.[78][79] Ai u pezullua për një ndeshje nga UEFA për "ofendimin ndaj një lojtari", duke humbur ndeshjen e rradhës në grup ndaj Holandës.[80] UEFA gjithashtu doli në përfundimin se gjuha e përdorur nga Arnautović nuk ishte rraciste.[81]
Më 6 qershor 2022, Arnautović luajti ndeshjen e tij të 100të me Austrinë në humbjen 2–1 kundër Danimarkës në UEFA Ligën e Kombeve 2022–23.[82] Disa muaj më pas, më 25 shtator, Arnautović luajti ndeshjen e tij të 104të me Austrinë në humbjen 3–1 kundër Kroacisë, duke kaluar Andreas Herzog si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar.[83]
Më 7 qershor 2024, ai ishte pjesë e listës me 26 lojtar që do të luanin në UEFA Euro 2024.[84] Goli i tij i vetëm në turnament erdhi me penallti në fitoren 3–1 kundër Polonisë në fazën e grupeve.[85]
Profili i lojtarit
RedaktoArnautović është një lojtar me një fizik të fuqishëm dhe teknikë të mirë, i cili squhet për instiktin për të shënuar gol dhe aftësinë për të luajtur me top me kurriz nga porta.[86][87][88] Ai gjithashtu ka shpejtësi dhe rezistencë, si dhe njihet për aftësinë për të shfrytëzuar hapsira dhe për inkursionet me top përpara;[89][90] falë fizikut dhe gjatësisë së tij, ai është i rrezikshëm në duelet ajërore.[90] Ai është një sulmues i shkathët, i cili është i aftë të mbulojë disa role në sulm, përfshirë rolin e anësorit dhe qëndër-sulmuesit.[86][88][91]
Pavarësisht aftësive si futbollist, Arnautović është kritikuar për temperamentin e tij. Ai është përfshirë në disa polemika përgjatë karrierës së tij, përfshirë polemika rracizmi.[8][51][78][86] Stili i lojës dhe karakteri kanë bërë që media ta krahasoj me ish sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimović.[90]
Jeta personale
RedaktoArnautović ka lindur në Floridsdorf, një lagje në pjesën veriore të Vienës. Babai i Arnautović është serb[92], kurse mamaja e tij është austriake. Ai flet rredhjshëm gjermanisht, serbisht, anglisht dhe gjuhën austriake.[93]
Arnautović është një i krishter ortodoks. Ai është martuar me Sarah Lizakowski dhe sëbashku kanë dy fëmijë, Emilia dhe Alicia.[94][95] Gjatë kohës që luante në Itali dhe Gjermani, Arnautović krijoi një reputacion në media si "djali i keq i futbollit austriak". Duke folur në lidhje me këtë, Arnautović deklaroi në tetor 2013 se ai "nuk ishte një ëngjëll", por lindja e vajzës së tij e "maturoi".[96]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoKlubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Twente | 2006–07 | Eredivisie | 2 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | |
2007–08 | Eredivisie | 14 | 0 | 0 | 0 | — | 1[a] | 0 | 1[b] | 0 | 16 | 0 | ||
2008–09 | Eredivisie | 28 | 12 | 5 | 1 | — | 8[c] | 1 | — | 41 | 14 | |||
Gjithsej | 44 | 12 | 5 | 1 | — | 9 | 1 | 1 | 0 | 59 | 14 | |||
Internazionale (huazim) | 2009–10 | Serie A | 3 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | — | 3 | 0 | ||
Werder Bremen | 2010–11 | Bundesliga | 25 | 3 | 2 | 0 | — | 7[d] | 2 | — | 34 | 5 | ||
2011–12 | Bundesliga | 19 | 6 | 1 | 0 | — | — | — | 20 | 6 | ||||
2012–13 | Bundesliga | 26 | 5 | 1 | 0 | — | — | — | 27 | 5 | ||||
2013–14 | Bundesliga | 2 | 0 | 1 | 0 | — | — | — | 3 | 0 | ||||
Gjithsej | 72 | 14 | 5 | 0 | — | 7 | 2 | — | 84 | 16 | ||||
Stoke City | 2013–14 | Premier League | 30 | 4 | 2 | 0 | 3 | 1 | — | — | 35 | 5 | ||
2014–15 | Premier League | 29 | 1 | 3 | 1 | 3 | 0 | — | — | 35 | 2 | |||
2015–16 | Premier League | 34 | 11 | 0 | 0 | 6 | 1 | — | — | 40 | 12 | |||
2016–17 | Premier League | 32 | 6 | 1 | 0 | 2 | 1 | — | — | 35 | 7 | |||
Gjithsej | 125 | 22 | 6 | 1 | 14 | 3 | — | — | 145 | 26 | ||||
West Ham United | 2017–18 | Premier League | 31 | 11 | 1 | 0 | 3 | 0 | — | — | 35 | 11 | ||
2018–19 | Premier League | 28 | 10 | 1 | 1 | 1 | 0 | — | — | 30 | 11 | |||
Gjithsej | 59 | 21 | 2 | 1 | 4 | 0 | — | — | 65 | 22 | ||||
Shanghai Port | 2019 | Super Liga Kineze | 11 | 9 | 2 | 0 | — | 2[e] | 0 | — | 15 | 9 | ||
2020 | Super Liga Kineze | 18 | 7 | 1 | 0 | — | 1[e] | 1 | — | 20 | 8 | |||
2021 | Super Liga Kineze | 4 | 3 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | — | 4 | 3 | |||
Gjithsej | 33 | 19 | 3 | 0 | — | 3 | 1 | — | 39 | 20 | ||||
Bologna | 2021–22 | Serie A | 33 | 14 | 1 | 1 | — | — | — | 34 | 15 | |||
2022–23 | Serie A | 21 | 10 | 2 | 0 | — | — | — | 23 | 10 | ||||
2023–24 | Serie A | 0 | 0 | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | ||||
Gjithsej | 54 | 24 | 4 | 1 | — | — | — | 58 | 25 | |||||
Internazionale (huazim) | 2023–24 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
Gjithsej karriera | 391 | 112 | 25 | 4 | 18 | 3 | 19 | 4 | 1 | 0 | 454 | 123 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në play-off për zonën evropiane të Eredivisies
- ^ Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, shtatë ndeshje dhe një gol në Kupën UEFA
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në AFC Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 20 qershor 2023[99]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Austria | 2008 | 3 | 0 |
2009 | 2 | 0 | |
2010 | 3 | 3 | |
2011 | 8 | 2 | |
2012 | 7 | 2 | |
2013 | 9 | 0 | |
2014 | 8 | 0 | |
2015 | 8 | 3 | |
2016 | 12 | 3 | |
2017 | 7 | 3 | |
2018 | 10 | 4 | |
2019 | 8 | 6 | |
2020 | 2 | 0 | |
2021 | 9 | 6 | |
2022 | 10 | 2 | |
2023 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 108 | 34 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Rezultatet e Austrisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Arnautović.[99]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 8 tetor 2010 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 6 | Azerbajxhani | 2–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
2 | 3–0 | ||||||
3 | 12 tetor 2010 | King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë | 7 | Belgjika | 2–1 | 4–4 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
4 | 9 shkurt 2011 | Philips Stadion, Eindhoven, Holandë | 9 | Holanda | 1–3 | 1–3 | Ndeshje miqësore |
5 | 2 shtator 2011 | Veltins-Arena, Gelsenkirchen, Gjermani | 12 | Gjermania | 1–3 | 2–6 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
6 | 1 qershor 2012 | Tivoli-Neu, Innsbruck, Austri | 18 | Ukraina | 2–1 | 3–2 | Ndeshje miqësore |
7 | 3–2 | ||||||
8 | 27 March 2015 | Rheinpark Stadion, Vaduz, Lihtenshtajn | 41 | Lihtenshtajni | 5–0 | 5–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
9 | 9 tetor 2015 | Podgorica City Stadium, Podgoricë, Mali i Zi | 46 | Mali i Zi | 2–2 | 3–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
10 | 12 tetor 2015 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 47 | Lihtenshtajni | 1–0 | 3–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
11 | 31 maj 2016 | Wörthersee Stadion, Klagenfurt, Austri | 51 | Malta | 1–0 | 2–1 | Ndeshje miqësore |
12 | 6 tetor 2016 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 57 | Uellsi | 1–1 | 2–2 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
13 | 2–1 | ||||||
14 | 24 mars 2017 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 61 | Moldavia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
15 | 28 mars 2017 | Tivoli-Neu, Innsbruck, Austri | 62 | Finlanda | 1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
16 | 6 tetor 2017 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 65 | Serbia | 2–1 | 3–2 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 |
17 | 23 mars 2018 | Wörthersee Stadion, Klagenfurt, Austri | 68 | Sllovenia | 2–0 | 3–0 | Ndeshje miqësore |
18 | 3–0 | ||||||
19 | 27 mars 2018 | Stade Josy Barthel, Luksemburg City, Luksemburg | 69 | Luksemburgu | 1–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
20 | 12 tetor 2018 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | 75 | Irlanda Veriore | 1–0 | 1–0 | UEFA Liga e Kombeve B 2018–19 |
21 | 24 mars 2019 | Sammy Ofer Stadium, Haifa, Izrael | 79 | Izraeli | 1–0 | 2–4 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
22 | 2–4 | ||||||
23 | 10 qershor 2019 | Toše Proeski Arena, Shkup, Maqedoni e Veriut | 81 | Maqedonia e Veriut | 2–1 | 4–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
24 | 3–1 | ||||||
25 | 6 shtator 2019 | Stadion Wals-Siezenheim, Wals-Siezenheim, Austri | 82 | Letonia | 1–0 | 6–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
26 | 3–0 | ||||||
27 | 13 qershor 2021 | Arena Națională, Bukuresht, Rumani | 89 | Maqedonia e Veriut | 3–1 | 3–1 | UEFA Euro 2020 |
28 | 1 shtator 2021 | Zimbru Stadium, Chișinău, Moldavi | 92 | Moldavia | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
29 | 4 shtator 2021 | Sammy Ofer Stadium, Haifa, Izrael | 93 | Izraeli | 2–3 | 2–5 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
30 | 12 nëntor 2021 | Wörthersee Stadion, Klagenfurt, Austri | 95 | Izraeli | 1–1 | 4–2 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
31 | 15 nëntor 2021 | Wörthersee Stadion, Klagenfurt, Austrii | 96 | Moldavia | 1–0 | 4–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
32 | 3–0 | ||||||
33 | 3 June 2022 | Gradski Vrt Stadium, Osijek, Kroaci | 99 | Kroacia | 1–0 | 3–0 | UEFA Liga e Kombeve A |
34 | 16 nëntor 2022 | La Rosaleda, Málaga, Spanjë | 105 | Andorra | 1–0 | 1–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Internazionale[97]
Personale
Redakto- Lojtari i Vitit i West Ham United: 2017–18[100]
- Futbollisti Austriak i Vitit: 2018[2]
Referime
Redakto- ^ "Marko Arnautovic" (në anglisht). Sky Sports. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2010. Marrë më 14 qershor 2010.
- ^ a b "Marko Arnautovic named Austrian Footballer of the Year" [Marko Arnautovic emërohet futbollisti austriak i vitit]. whufc.com (në anglisht). West Ham United F.C. 22 dhjetor 2018. Marrë më 6 korrik 2019.
- ^ Andy Brassell (23 mars 2011). "Austria's wayward son" [Djali kokëfortë i Austrisë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 4 maj 2014.
- ^ "Werder verstärkt sich mit Arnautovic" [Werder përforcohet me Arnautovic] (në gjermanisht). DFL. 4 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 4 qershor 2010.
- ^ "In drei Jahren vom "Käfig" nach San Siro" (në gjermanisht). Der Standard. 5 gusht 2009. Marrë më 4 maj 2014.
- ^ "Arnautovic blijft bij Twente" [Arnautovic qëndron me Twenten]. De Telegraaf (në holandisht). 14 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 14 qershor 2010.
- ^ "Name To Remember: Marko Arnautovic" [Një emër për t'u kujtuar: Marko Arnautovic] (në anglisht). The Offside. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ a b Ronaldo Assis de Moreira (17 mars 2009). "Racism in Holland: "[Marko Arnautovic] called me a nigger" – Ibrahim Kargbo" [Rracizëm në Holandë: "Marko Arnautovic më quajti zezak" - Ibrahim Kargbo] (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ Thomas Hochwarter (24 mars 2009). "Arnautovic innocent of racism" [Arnautovic i pafajshëm për rracizmin] (në anglisht). Austrian Times. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ "Arnautovic set for inter switch" [Arnautovic gati për kalimin te Interi] (në anglisht). ESPN FC. 6 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2009.
- ^ "Arnautovic signs for Inter" [Arnautovic firmos për Interin] (në anglisht). FC Twente. 6 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2009.
- ^ "Inter 3–3 Lugano" (në anglisht). The Offside. 5 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 25 shtator 2009.
- ^ "Chievo-Inter: 0–1, Winter Champions" [Chievo-Inter: 0–1, Kampionë dimri]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ Fabio Costantino (10 janar 2010). "L'evoluzione di Arnautovic: Mou oggi si fida di lui" [Evolucioni i Arnautovic: Mou tani ka besim te ai]. tuttomercatoweb.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ "Mourinho: "Arnautovic hat die Einstellung eines Kindes"" (në gjermanisht). Goal.com. 5 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 11 shtator 2011.
- ^ "Perfekt: Stürmer Arnautovic wird Werderaner" [Perfekt: Sulmuesi Arnautovic vjen te Werder] (në gjermanisht). 4 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 14 qershor 2010.
- ^ "Arnautovic naar Werder Bremen" (në holandisht). FC Twente. 4 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2014. Marrë më 4 maj 2014.
- ^ "Bundesliga – Frings attacks 'arrogant' Arnautovic" [Bundesliga – Frings sulmon Arnautovicin "arrogant"] (në gjermanisht). Eurosport. 5 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 6 shtator 2013.
- ^ "Hoffenheim vs. Werder Bremen 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2010. Marrë më 6 shtator 2013.
- ^ "Werder Bremen vs. Koln 4 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 6 shtator 2013.
- ^ "Twente 1-1 Werder Bremen: Quick Response From Marko Arnautovic Equalizes For Werder" [Twente 1- Werder Bremen: Përgjigje e shpejtë nga Marko Arnautovic i cili barazon për Werder] (në anglisht). SBNation.com. 20 tetor 2010. Marrë më 20 gusht 2023.
- ^ "Inter humbled by Bremen" [Inter përulet nga Werder] (në anglisht). Sky Sports. 7 dhjetor 2010. Marrë më 20 gusht 2023.
- ^ "Bundesliga – Arnautovic tears ligament in game with dog" [Bundesliga – Arnautovic tërheq ligamentin duke luajtur me qenin] (në anglisht). Eurosport. 8 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 4 maj 2014.
- ^ "TSG Hoffenheim 1–4 Werder Bremen" (në anglisht). ESPN FC. 2 dhjetor 2012. Marrë më 4 maj 2014.
- ^ "Bundesliga: Marko Arnautovic keen to put a 'big mistake' behind him" [Bundesliga: Marko Arnautovic gati t'a vendosi 'gabimin e madh' mbrapa tij] (në anglisht). Sky Sports. 8 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
- ^ "Marko Arnautovic: Stoke City sign Austria winger on four-year deal" [Marko Arnautovic: Stoke City firmos me anësorin e Austrisë në një marrëveshje katër-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "Welcoming Marko" [Duke mikpritur Markon] (në anglisht). Stoke City F.C. 2 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "New signings receive squad numbers" [Blerjet e reja marrin numrat e ekipit] (në anglisht). Vital Stoke. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 6 shtator 2013.
- ^ "Marko Arnautovic on a mission to make an impact" [Marko Arnautovic në misionin e tij për të pasur impakt]. Stoke Sentinel (në anglisht). 6 shtator 2013. Marrë më 6 shtator 2013.
- ^ Owen Phillips (14 shtator 2013). "Stoke 0–0 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 27 prill 2019.
- ^ "Mark Hughes: Marko Arnautovic has been great at Stoke City" [Mark Hughes: Marko Arnautovic ka qënë mirë te Stoke City]. Stoke Sentinel (në anglisht). 4 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 14 tetor 2013.
- ^ Martin Spinks (9 tetor 2013). "Stoke City: Why Marko Arnautovic loves his 'Freigeists' role" [Stoke City: Pse Marko Arnautovic e do rolin e tij 'freigeists']. Stoke Sentinel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2014. Marrë më 14 tetor 2013.
- ^ Chris Bevan (26 tetor 2013). "Manchester United 3–2 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
- ^ "Get used to clubs sniffing round Marko Arnautovic and Co" [Mësohuni me klubet që nuhasin rrotu Marko Arnautovic dhe Co]. Stoke Sentinel (në anglisht). 17 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 17 maj 2014.
- ^ Pete Smith (14 nëntor 2014). "Marko Arnautovic reveals talks with Mark Hughes about playing time" [Marko Arnautovic zbulon bisedën me Mark Hughes në lidhje me minutazhin e lojës]. Stoke Sentinel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2015. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Rich Sharpe (22 prill 2015). "Marko Arnautovic insists his future lies at the Britannia Stadium" [Marko Arnautovic këmbëngul se e ardhmja e tij është në Britannia Stadium]. Stoke Sentinel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2015. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Tim Oscroft (11 prill 2015). "West Ham United 1–1 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Timothy Abraham (15 gusht 2015). "Tottenham Hotspur 2–2 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Chris Osborne (5 dhjetor 2015). "Stoke City 2–0 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 dhjetor 2015.
- ^ Chris Osborne (5 dhjetor 2015). "Stoke City 2–0 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 dhjetor 2015.
- ^ Luke Reddy (28 dhjetor 2015). "Everton 3–4 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 dhjetor 2015.
- ^ Marc Ogden (26 janar 2016). "Liverpool vs Stoke match report: Simon Mignolet sends Reds to Wembley after Marc Muniesa misses in sudden death" [Raporti i ndeshjes Liverpool vs Stoke: Simon Mignolet dërgon të kuqët në Wembley pasi Marc Muniesa gabon në fund] (në anglisht). The Independent. Marrë më 27 janar 2016.
- ^ "Games played by Marko Arnautovic in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Marko Arnautovic në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 18 prill 2017.
- ^ Andy Charles. "Stoke City's Marko Arnautovic signs new four-year contract" [Marko Arnautovic i Stoke City firmos një kontratë të re katër-vjeçare]. Sky Sports (në anglisht). Marrë më 27 korrik 2016.
- ^ "Stoke 2016/17 Premier League season review" [Rishikimi i sezonit 2016/17 i Stoke City në Premier Ligë]. Sky Sports (në anglisht). Marrë më 22 maj 2017.
- ^ "Sunderland 1–3 Stoke City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 maj 2017.
- ^ "Stoke City 2–0 Middlesbrough" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 29 maj 2017.
- ^ "Marko Arnautovic: Stoke reject bid from West Ham for Austria forward" [Marko Arnautovic: Stoke refuzon ofertën nga West Ham për sulmuesin e Austrisë] (në anglisht). BBC Sport. 12 korrik 2017. Marrë më 23 korrik 2017.
- ^ "Marko Arnautovic: West Ham sign Stoke City and Austria forward for £20m" [Marko Arnautovic: West Ham firmos me sulmuesin e Stoke City dhe Austrisë për 20 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 22 korrik 2017. Marrë më 23 korrik 2017.
- ^ Jason Burt (13 gusht 2017). "Manchester United 4 West Ham 0: Romelu Lukaku scores two as Jose Mourinho's team start the season in style" [Manchester United 4 West Ham 0: Romelu Lukaku shënon dy, ekipi i Jose Mourinhos e nis sezonin me stil]. The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 9 dhjetor 2017.
- ^ a b Declan Warrington (20 gusht 2017). "Slaven Bilic hails 'spirit' of 10-man West Ham as Marko Arnautovic apologises to fans for Southampton red card" [Slaven Bilic vlerëson "shpirtin" e West Hamit me 10 lojtar, Marko Arnautovic i kërkon falje tifozëve për kartonin e kuq ndaj Southampton] (në anglisht). London Evening Standard. Marrë më 9 dhjetor 2017.
- ^ Jacob Steinberg (17 nëntor 2017). "David Moyes urges Marko Arnautovic to up his game for West Ham" [David Moyes shtyn Marko Arnautovicin të përmirësoj lojën e tij për West Hamin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 9 dhjetor 2017.
- ^ Nick Ames (9 dhjetor 2017). "West Ham's Marko Arnautovic sinks Chelsea to delight of David Moyes" [Marko Arnautovic i West Hamit zhyt Çelsin dhe kënaq David Moyes] (në anglisht). The Observer. Marrë më 9 dhjetor 2017.
- ^ "Stoke City 0–3 West Ham United" (në anglisht). BBC Sport. 16 dhjetor 2017. Marrë më 16 dhjetor 2017.
- ^ "West Ham United 3–1 Everton" (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2018. Marrë më 15 maj 2018.
- ^ "11 – Marko Arnautovic has scored 11 Premier League goals this season, the most by a West Ham player in a single top-flight campaign since Bobby Zamora in 2006–07 (also 11). Legs" [11 – Marko Arnautovic ka shënuar 11 gola në Premier Ligë këtë sezon, më shumë se çdo lojtar i West Hamit në një sezon që nga Bobby Zamora në sezonin 2006–07 (gjithashtu 11)]. OptaJoe (në anglisht). Twitter. 13 maj 2018.
- ^ Jonathan Liew (16 prill 2018). "Marko Arnautovic: How David Moyes helped one of the Premier League's great enigmas turn his latest corner" [Marko Arnautovic: Si e ndihmoi David Moyes një nga enigmat më të mëdhaja të Premier Ligës] (në anglisht). Independent. Marrë më 15 gusht 2018.
- ^ "Arnautovic crowned Betway Hammer of the Year" [Arnautovic kurorëzohet Betway Hammeri i Vitit] (në anglisht). West Ham United F.C. 25 prill 2018. Marrë më 26 prill 2018.
- ^ "Marko Arnautovic: West Ham forward 'wants club to accept £35m Chinese bid'" [Marko Arnautovic: Sulmuesi i West Hamit 'i kërkon klubit të pranojë ofertën kineze 35 milion £'] (në anglisht). BBC Sport. 10 janar 2019. Marrë më 11 janar 2019.
- ^ "Marko Arnautovic: West Ham striker signs contract extension with Premier League club" [Marko Arnautovic: Sulmuesi i West Hamit firmos rinovimin e kontratës me klubin e Premier Ligës] (në anglisht). BBC Sport. 26 janar 2019. Marrë më 27 janar 2019.
- ^ "Marko Arnautovic to Shanghai SIPG: West Ham forward passes medical ahead of China move" [Marko Arnautovic te Shanghai SIPG: Sulmuesi i West Hamit kalon vizitat mjekësore para kalimit në Kinë]. Sky Sports (në anglisht). Marrë më 22 gusht 2023.
- ^ "West Ham United Top Scorers" [Golashënuesit më të mirë të West Hamit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 maj 2019.
- ^ Simon Stone (2 korrik 2019). "Marko Arnautovic: West Ham reject £19.7m bid for striker" [Marko Arnautovic: West Ham refuzon ofertë 19.7 milion £ për sulmuesin] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 gusht 2019.
- ^ Simon Stone (7 korrik 2019). "Marko Arnautovic: West Ham forward completes Shanghai SIPG move" [Marko Arnautovic: Sulmuesi i West Ham plotëson kalimin te Shanghai SIPG] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 korrik 2019.
- ^ Michael Church (21 korrik 2019). "Marko Arnautovic scores on Shanghai SIPG debut after West Ham exit" [Marko Arnautovic shënon në debutimin e tij me Shanghai SIPG pas largimit nga West Ham] (në anglisht). Evening Standard. Marrë më 7 nëntor 2019.
- ^ "Marko Arnautovic at Bologna" [Marko Arnautovic te Bologna] (në anglisht). Bologna F.C. 1909. 1 gusht 2021. Marrë më 1 gusht 2021.
- ^ "Clamoroso al Dall'Ara: la Ternana batte 4-5 il Bologna. Rossoblù fuori dalla Coppa Italia" [,E jashtëzakonshme në Dall'Ara: Ternana mposht 4-5 Bolonjën. Kuqeblutë jashtë Kupës së Italisë]. www.tuttomercatoweb.com (në italisht). TUTTOmercatoWEB.com. Marrë më 16 gusht 2021.
- ^ "Marko Arnautovic joins Inter" [Marko Arnautovic i bashkohet Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 16 gusht 2023. Marrë më 16 gusht 2023.
- ^ "VIDEO/ Interi i "çmendur" kalon nga 3-0 në 3-3 ndaj Benfikës, vendi i parë në grup diskutohet në ndeshjen e fundit". Panorama Sport. 30 nëntor 2023. Marrë më 30 nëntor 2023.
- ^ "Barazimi i pabesueshëm i Interit në Portugali sjell rekord të ri, askush si sulmuesi zikaltër në Ligën e Kampioneve". Panorama Sport. 30 nëntor 2023. Marrë më 30 nëntor 2023.
- ^ a b "M. Arnautovic". besoccer.com (në anglisht). Marrë më 7 gusht 2022.
- ^ "Herzog über Arnautovic: "Bester Spieler der letzten 30 Jahre"" [Herzog rreth Arnautovic: "Lojtari më i mirë i 30 viteve të fundit"] (në gjermanisht). Der Standard. 4 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 5 shtator 2013.
- ^ "Austria 3–0 Azerbaijan" [Austria 3–0 Azerbajxhani] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008. Marrë më 5 shtator 2013.
- ^ Pete Smith (14 tetor 2015). "Stoke City: Austria boss tells Marko Arnautovic 'Stoke is not your last stop'" [Stoke City: Bosi i Austrisë i thotë Marko Arnautovic 'Stoke nuk është ndalesa jote e fundit']. Stoke Sentinel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 8 nëntor 2015.
- ^ Patric Ridge (11 qershor 2017). "Republic of Ireland v Austria Match Report, 11/06/2017, WC Qualification Europe" [Raporti i ndeshjes Republika e Irlandës v Austria, 11/06/2017 Kualifikueset e Kupës së Botës]. Goal.com (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2018.
- ^ "2018 FIFA World Cup Russia™ – Qualifiers – Europe" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018™ – Kualifikueset – Evropë] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2015. Marrë më 4 korrik 2018.
- ^ "Austria-North Macedonia | UEFA EURO 2020" [Austria-Maqedonia e Veriut | UEFA EURO 2020]. UEFA.com (në anglisht). Marrë më 15 qershor 2021.
- ^ a b "Marko Arnautovic: Austria forward apologises for celebration against North Macedonia but denies using racist language" [Marko Arnautovic: Sulmuesi i Austrisë kërkon falje për festimin ndaj Maqedonisë së Veriut por mohon se ka përdorur gjuhë rraciste] (në anglisht). Sky Sports. 15 qershor 2021. Marrë më 9 gusht 2022.
- ^ ""Të q… nënën tënde shqiptare"/ Arnautovic flet pas ofendimit që ia bëri lojtarëve shqiptarë". Bota Sot. 14 qershor 2021. Marrë më 15 qershor 2021.
- ^ "Marko Arnautovic banned for one match for insulting player in Austria's win over North Macedonia" [Marko Arnautovic pezullohet për një ndeshje për ofendim ndaj një lojtari në fitoren e Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut] (në anglisht). Sky Sports. 16 qershor 2021. Marrë më 9 gusht 2022.
- ^ "Marko Arnautovic: Uefa suspend Austria forward for insulting North Macedonia player" [Marko Arnautovic: UEFA pezullon sulmuesin e Austrisë për ofendimin ndaj lojtarit të Maqedonisë së Veriut]. BBC Sport (në anglisht). 16 qershor 2021. Marrë më 9 gusht 2022.
- ^ "Austria 1-2 Denmark: Late winner gives Danes victory" [Austria 1-2 Danimarka: Goli në fund i jep danezëve fitoren]. UEFA (në anglisht). 6 qershor 2022.
- ^ "Croatia seal Nations League semi-final place with win in Austria" (në anglisht). Reuters. 25 shtator 2022.
- ^ "Nationalteam-Kader für UEFA EURO 2024 fixiert" (në gjermanisht). Federata Austriake e Futbollit. 7 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
- ^ Dan Long (21 qershor 2024). "Euro 2024 - Poland 1-3 Austria: Marko Arnautovic penalty helps Ralf Rangnick's side to first win" (në anglisht). Sky Sports.
- ^ a b c James Dudko (26 janar 2019). "Marko Arnautovic Contract Extension Confirmed by West Ham United" [Rinovimi i kontratës së Marko Arnautovic konfirmohet nga West Ham United] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 27 qershor 2021.
- ^ James Dudko (22 nëntor 2018). "Manuel Pellegrini Cools Marko Arnautovic Exit Talk Amid Chelsea Rumours" [Manuel Pellegrini qetëson zërat për largimin e Marko Arnautovic pas zërave për interesim të Chelseat] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 27 qershor 2021.
- ^ a b "Why West Ham should happily wave Marko Arnautovic goodbye if he wants to leave" [Pse West Hami duhet t'i thot lamtumirë me kënaqësi Marko Arnautovicit nëse ai do të largohet] (në anglisht). FourFourTwo.com. 17 janar 2019. Marrë më 27 qershor 2021.
- ^ "Tottenham looked tired in loss to West Ham ahead of Ajax clash" [Tottenhami u duk i lodhur në humbjen kundër West Hamit para përballjes me Ajaxin] (në anglisht). ESPN FC. 27 prill 2019. Marrë më 27 qershor 2021.
- ^ a b c "Goal.com Profile: Marko Arnautovic" [Profili i Goal.com: Marko Arnautovic] (në anglisht). Goal.com. 6 gusht 2009. Marrë më 27 qershor 2021.
- ^ "Former Chelsea Striker Insists That Marko Arnautovic Would be a 'Perfect Signing' for the Blues" [Ish sulmuesi i Chelsea këmbëngul se Marko Arnautovic do të ishte një 'blerje e përkyer' për blutë] (në anglisht). 90min.com. 23 dhjetor 2018. Marrë më 27 qershor 2021.[lidhje e vdekur]
- ^ Mbiemri Arnautović vjen nga Arnaut (turqisht-osmanisht: ارناود), një etnonim turk që përdorej për të treguar arbëreshët-shqiptarët pas pushtimit të Ballkanit (shek. 15); kjo do të thotë që familja e tij ishte fillimisht shqiptare, por e sllavizuar - siç tregon mbiemri - në kohëra relativisht të fundit (mbase për arsye fetare ose politike).
- ^ "Ivanschitz left off squad for Serbia clash" [Ivanschitz lihet jashtë skuadrës për përballjen me Serbinë] (në anglisht). austriantimes.at. 26 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2009. Marrë më 8 gusht 2009.
- ^ Markus Balczuweit (8 qershor 2012). "So lief seine Traumhochzeit" [Kjo ishte dasma e tij e ëndërrave] (në gjermanisht). Bild. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008.
- ^ "Fußballer Marko Arnautovic zeigt erstmals sein Baby" [Futbollisti Marko Arnautovic tregon fëmijën e tij për herë të parë] (në gjermanisht). Krone.at. 8 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008.
- ^ John Percy (17 tetor 2013). "Stoke City's Marko Arnautovic, friend of Mario Balotelli, admits he is 'not an angel' but insists he has grown up" [Marko Arnautovic i Stoke City, shoku i Mario Balotellit, pranon se ai "l'nuk është një ëngjëll', por këmbëngul se është rritur]. The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2008.
- ^ a b "Marko Arnautović" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 gusht 2023.
- ^ "Marko Arnautović". worldfootball.net (në anglisht). Marrë më 7 gusht 2022.
- ^ a b "Marko Arnautovic". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 23 qershor 2023.
- ^ "Hammer of the Year Arnautovic called-up by Austria" [Lojtari i Vitit Arnautovic thirret nga Austria]. whufc.com (në anglisht). West Ham United F.C. 23 maj 2018. Marrë më 24 maj 2018.
Lidhje të jashtme
Redakto- Marko Arnautović te Soccerbase
- Marko Arnautović te uebfaqja zyrtare e Interit