Përdoruesi diskutim:Klein Muçi/Arkivi 3

Latest comment: 3 vjet më parë by Klein Muçi in topic Deletion request
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Klein Muçi/Arkivi 3. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Hysen Bytyqi

Hallo Klein Muçi! ich bin Benutzer:MGR https://de.wikipedia.org/wiki/Benutzer:MGR und im weiteren Aufbau guter Beziehungen zwischen Deutschland und dem Kosovo engagiert. Professor Hysen Bytyqi, Vice-Rector der Universität Pristina, sollte im Rahmen dieser Bezeihung zu Deutschland auch in die albanische Wikipedia aufgenommen werden. Er ist bereits als international bekannter Wissenschaftler in der deutschen und englischen Wikipedia enthalten. https://de.wikipedia.org/wiki/Hysen_Bytyqi & https://en.wikipedia.org/wiki/Hysen_Bytyqi

Danke und beste Grüße Manfred Raupp Germany https://en.wikipedia.org/wiki/Manfred_G._Raupp

@MGR, hello! Sorry for writing in English but unfortunately I can't speak German. I don't deal much with article creation myself but I'll try to ask someone else to deal with your request about the professor. :) - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 11:29 (CEST)
@Berishasinan, a je i interesuar të ndihmosh pak këtu? Është një përdorues gjerman që ka shkruar për një profesor nga Kosova në EnWiki dhe DeWiki e na thotë dhe ne të shkruajmë në shqip për të. Të përkthejmë artikullin nga EnWiki praktikisht. - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 11:31 (CEST)
Thank you very much Klein Muci and colleagues.--MGR (diskutimet) 28 maj 2020 15:07 (CEST)
Po, mund të merrem. – Berishasinan (diskutimet) 28 maj 2020 18:33 (CEST)
@Berishasinan, më thuaj kur të mbarosh punë që të lajmërojmë dhe MGR. Ose mund t'i thuash vetë. :P :) - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 19:03 (CEST)
Artikulli u publikua dhe mund të gjendet këtu. – Berishasinan (diskutimet) 28 maj 2020 21:35 (CEST)

@MGR, done!   U bë! Check above at "këtu". - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 22:11 (CEST)

Thanks Colleague for the translation, if you have Albanian-Kosovar biographies which should be included in the German wikipedia you can write to me.--MGR (diskutimet) 29 maj 2020 09:47 (CEST)
@MGR, thank you! :) @Berishasinan, since you're from Kosovo yourself, this offer might be of interest to you. :) - Klein Muçi (diskutimet) 29 maj 2020 11:10 (CEST)

Stampa:infobox pije

Përshëndetje, ky është tentimi im i dytë, por prapë dua t'ju pyes nëse e kam bërë mirë ose jo këtë artikull -- Qendrimi15 (diskutimet) 9 qershor 2020 22:00 (CEST)

@Qendrimi15, përshëndetje! :) Besoj se stampa ka një problem te parametri 10 por s'arrij ta kuptoj çfarë problemi ka ekzaktësisht. @Liridon, mbase mund të ndihmosh pak me pjesën teknike këtu? - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2020 04:31 (CEST)
@Qendrimi15, & @Klein Muçi, tash është në rregull.--Liridon (diskutimet) 10 qershor 2020 10:05 (CEST)
@Liridon, faleminderit! :) @Qendrimi15, me sa duket kishe shtuar ca kllapa më shumë te parametri 10. Ajo e sillte problemin. - Klein Muçi (diskutimet) 10 qershor 2020 12:19 (CEST)
@Klein Muçi,, @Liridon, Faleminderit shumë Qendrimi15 (diskutimet) 10 qershor 2020 16:41 (CEST)

Kontroll automatik

Përshëndetje Klein! Si ja kalove? "Dummy edit" për kontroll automatik duke përdorur AWB nuk funksionon për rishikimin e artikujve. Po i bëj unë manualisht, kam një mënyrë të persëritshme por të shpejtë :) – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 17:07 (CEST)

@Βατο, përshëndetje! :) Unë kontrollova 3 të parët dhe funksiononte. Je i sigurt që nuk funksionon? Për 30 minuta përmbyll listën dhe pastaj më duhen dhe 45 minuta të tjera të heq simbolin e shtuar dhe t'i kthej në normalitet. Çdo gjë është automatike dhe për pasojë lehtësisht e mbarueshme. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 17:11 (CEST)
@Βατο, jo, paske të drejtë, nuk funksionuaka. :( Po rregulloj punën e prishur atëherë. :/ - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 17:14 (CEST)
Çfarë punë të prishur? – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 17:18 (CEST)
@Βατο, po shtoja nga një 1 në fund të artikujve të cilat do t'i hiqja kur të përmbyllej lista. Duhen hequr ato 1-shat e shtuar automatikisht. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 17:22 (CEST)
Ah, ok. – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 17:27 (CEST)
Kur te mbarosh me thuaj. – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 17:49 (CEST)

@Βατο, i riktheva të tërë artikujt siç ishin. Çështja me ato artikuj është se janë të tërë në rregull. Duan vetëm një aprovim të ndryshimeve sa për teknikalitet. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 19:04 (CEST)

Po vë re që i paske kontrolluar ti. Të lumtë! Si veprove? Që ta kem parasysh për herë tjetër e të mos i bie nga Kina prapë. :P - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 19:06 (CEST)
  U bë!Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 19:11 (CEST)
Nga kjo listë hapa të gjitha versionet e pa-kontrolluara dhe i shqyrtova: zvogëlova ekranin dhe hapa disa faqe me ctrl. Punë pak e mërzitshme sepse ështe e përseritur shumë herë. Një mënyrë automatike do të ishte shumë me mirë, por nuk e di se ka mundësi me sistemin e kontrollimeve që kemi në sq.wiki. – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 19:17 (CEST)
@Βατο, ah! Atë nisa të bëja unë por u tregova i padurueshëm e mendova se gjeta zgjidhje automatike. Do të mundohem të lexoj në EnWiki nëse ka ndonjë mekanizëm për kontrolle të tilla masive. Lista e faqeve me ndryshime ne pritje aktualisht ka më pak se 150 artikuj, të gjitha të bëra brenda javës. Po mundohem ta zeroj që të lajmëroj në Kuvend për suksesin me shpresën se s'do ta lëmë më të marrë kot në të ardhmen. Po munde pak më vonë, se tani je lodhur me Maqedoninë e Veriut, më ndihmo t'i jap fund. :)) - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 19:24 (CEST)
E pashë, është bërë një punë shumë e mirë. – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 19:32 (CEST)

@Βατο, Tytu (Men14) dhe Timi meritojnë shumicën e vlerësimeve. Së bashku me ty dhe punën tënde për Maqedoninë e Veriut. Në çastin që po flasim mbeten dhe vetëm 30 artikuj për t'u kontrolluar dhe mbarojmë. Më në fund na erdhi dita sërish ta shohim të boshatisur si listë! - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 19:55 (CEST)

Switcher map

Përshëndetje, a thua pse nuk funkisonon ky kodi këtu Përdoruesi:Men14/test2 si në wikipedian angleze si këtu dhe wikipediat tjera jam munduar po nuk arrij ta kuptoj, ky kod mundeson shfaqjen e shume hartave me shpalosje nëpërmjet Moduli:Location map dhe mundëson funksionimin e stampës {{Switcher}} kemi krijuar këtë faqe MediaWiki:Gadget-switcher.js më herët por prap nuk funksionon duket si mungon diçka --Men14 (diskutimet) 9 korrik 2020 18:31 (CEST)

@Men14, përshëndetje! :) Fatkeqësisht nuk kam punuar kurrë me hartat më parë kështu që i tërë informacioni që po më jep është i ri për mua. Megjithatë pas ca orësh (fatkeqësisht tani nuk mundem) do të ekzaminoj të gjitha pjesët e përmendura më sipër për të parë nëse janë njëlloj të përditësuara si në EnWiki apo jo. Nëse janë, duhen parë kodi i secilës që të kuptohet me çfarë tjetër ndërveprojnë e a ekzistojnë ato faqe këtu apo jo dhe nëse po, a janë të përditësuara njëlloj si në EnWiki. Nëse ke dëshirë, mund të nisësh vetë kontrollin e përputhshmërisë me modulin, veglën e stampën në EnWiki. Shiko nëse gjen ndonjë gjë që është ndryshe këtu nga atje. Ose prit pak e do të merrem unë. :) - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 18:57 (CEST)
@Men14, përditësova shpejt modulin e stampën (me këtë rast u hoqën ca përkthime nga moduli por e keqe e vogël krahasuar me faktin që kishte muaj të tërë pa u përditësuar :P ). Veglën e kisha përditësuar para ca kohësh. Nga e ke gjetur kodin që ke përdorur këtu? - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 19:07 (CEST)
Aha në rregull kodin e kam gjetur këtu më duket se ky është krijuesi --Men14 (diskutimet) 9 korrik 2020 19:15 (CEST)
@Men14, me sa shoh nga çfarë ka shkruar krijuesi, kodi ndërvepron vetëm me modulin, pa lidhje me veglën a stampat. Tani duhej të punonte. Dyshoj se nuk funksionon ende pasi moduli ka SHUMË nënfaqe të veçanta për harta të ndryshme si kjo, kjo, kjo etj. Të gjitha këto mungojnë te ne. Të flas njëherë me krijuesin, ta pyes nëse është kjo arsyeja pse nuk funksionon. - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 19:24 (CEST)
Aha në rregull si duket ndryshimet tek Moduli kanë shkaktuar një defekt nuk shfaqen më hartat e shteteve për shembull këtu Mali i Shpatit--Men14 (diskutimet) 9 korrik 2020 19:28 (CEST)

@Men14, i shkrova atij por me sa duket, ai paska vite pa qenë aktiv dhe s'jam i sigurt në do të më kthejë përgjigje. :/ Për sa i përket defektit, i druhesha asaj gjëje se ndodh gjithmonë kur bën përditësime pa përshtatje te modulet. Meqë tashmë e bëra, po pres disa orë mos kthen përgjigje ai ose ndonjë tjetër, që ta shohë kodin duke funksionuar me versionin e përditësuar të modulit. Nëse nuk bëhet i gjallë kush, në darkë po kthej ndryshimet e mia dhe ta lë në gjendjen që ishte. Normalisht ato duhen përditësuar e përshtatur por siç thashë, unë personalisht s'jam marrë asnjëherë me hartat sepse akoma s'janë përsosur dhe në EnWiki vetë nga ana teknike. E s'dua të nis të nis të eksperimentoj nga hiçi tani. Si një shpresë të fundit, komunikojmë dhe me Liridonin njëherë meqë ai ka punuar më parë me hartat dhe shpresojmë për mirë. Por më parë presim deri në darkë vonë nëse do të përgjigjet ndokush nga EnWiki.

Shënim: Kujtova se do të më hante më shumë kohë studimi i modulit por me sa duket, s'ishte aq i vështirë sa prisja. Edhe pse vazhdon të mbetet i panjohur për mua në përgjithësi. Megjithatë në darkë do t'i hedh dhe një shikim të dytë. - Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 19:44 (CEST)

Në rregull--Men14 (diskutimet) 9 korrik 2020 19:51 (CEST)
@Men14, i riktheva ndryshimet e bëra. Nga ai s'mora përgjigje kështu që... Më vjen keq që s'munda të ndihmoj më shumë. Të sugjeroj të pyesësh Liridonin njëherë. Mbase është më i informuar. - Klein Muçi (diskutimet) 10 korrik 2020 02:38 (CEST)
Aha në rregull ska gjë falemniderit gjithsesi, do ta shoh edhe me Liridonin--Men14 (diskutimet) 10 korrik 2020 15:33 (CEST)

Mirdita

Pershendetje, un jam redaktor i ri prandaj po ju pyes. Kam nje artikull te ri qe kam shkruar "malakasi" i marrecnga enwiki, i ka te gjithe referencat dhe besoj se eshte shkruar mire, por nuk di si mundem ta vendos si artikull sepse me duket se po me del si "draft". Eshte hera ime e pare ketu ne sqwiki dhe jam me pak eksperienc, shpresoj se me koh do te permisohem. Faleminderit!– Alltan (diskutimet) 10 korrik 2020 23:15 (CEST)

E rregullova pjesrisht, vetemse po mdalin do errorsa dhe sdi car tu bej, mirepo artikulli eshte tash i ngarkuar– Alltan (diskutimet) 11 korrik 2020 00:28 (CEST)

@Alltan, përshëndetje! :) Në shumicën prej tyre duhej thjesht të vendosej gjuha e referimit të përdorur. Në EnWiki ai nuk ekziston si gabim por ne e kërkojmë këtu për arsye statistikore. Ka mbetur dhe një gabim tjetër në lidhje me referimet e shkurtra. @Berishasinan, di ta rregullosh atë që ka mbetur? Se ti merresh shpesh me referimet e shkurtra. - Klein Muçi (diskutimet) 11 korrik 2020 13:24 (CEST)
Përshëndetje! Më vjen keq që nuk kam mundur të përgjigjem menjëherë dhe tani e pashë që Kleini i paska rregulluar gabimet me parametrin e gjuhës dhe me referimet e shkurtra. Sidoqoftë, i pashë edhe pak gabime dhe ia dhashë një dorë rregullimi: rregullova një referim të shkurtër, hoqa parametrin e referimit harv që ishte vënë dhe përveç përkthimit të titujve të dy paragrafëve, vura edhe një kategori, meqë ishte pa to fare. – Berishasinan (diskutimet) 11 korrik 2020 20:50 (CEST)

Spam

I can't make delete request for spam userpages. Please delete the spam form Jaipurfoot and change the abuse filter.--(SWMT)--WikiBayer (diskutimet) 19 korrik 2020 09:59 (CEST)

@WikiBayer, hello there! :) I believe you mean this page? I will delete it (after you answer my question) but just so you know, in general we are somewhat liberal on promo user pages. The reason behind that is that we've found it difficult to patrol all user pages and then go back and forth on their user talk pages about why they user page got deleted. We just lack the human resources to do that. So it's still against the rules per se, and, if you wanna help, please feel free to do so, we thank you. I just said that so you knew how the situation was regarding that subject.
As for the filter, the thing is that we rarely have WikiGnomes here. So people changing other people's userpages are usually for vandalism reasons. But I'll lower the filter's power anyway. Make it work only for new users. :) - Klein Muçi (diskutimet) 19 korrik 2020 11:50 (CEST)

Uncertainty around Gani Gashi (piktor) and contributors

Hi. At Gani Gashi (piktor) there has been an editor under a number of usernames related to the article. They have uploaded images to Commons which have been deleted due to copyright concerns under these accounts. It is not known whether it is a person undertaking autobiographical editing and uploading their own images, or whether it is a fan who is just stumbling ahead without knowledge of the restrictions that are in place related to copyright. Are you able to contact the user and determine what is happening. Thanks for any assistance that you can provide. Billinghurst (diskutimet) 23 korrik 2020 22:55 (CEST)

You can see some of the Commons conversation at c:Commons:Deletion requests/Files uploaded by Gani Gashi grup Billinghurst (diskutimet) 23 korrik 2020 22:59 (CEST)
@Billinghurst, I'm fully aware of what you mention. 99% it's the person himself or a close member of his family. He creates a new account daily, even though he is not blocked by us. All the accounts have the same similar name related to the article. It's a typical case of WP:SPA (even though the new daily account behavior is strange). I've tried deleting that article on the grounds of being a product of WP:SPA and not having notability but I was told by other administrators that the biography probably is notable enough so if any measures were to be taken, it would have to be voted before. I've opened a voting process for that here but we're yet to gather the community's attention on it so the situation has remained suspended. - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2020 04:54 (CEST)
Thanks for the feedback. These borderline cases are the tricky cases, and when you introduce language issues, I like to defer to those who can at least understand the plain-speaking. I will let your conversation progress and hope that you can get the person's attention. Billinghurst (diskutimet) 24 korrik 2020 05:25 (CEST)
@Βατο, you may have interest of this discussion. - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2020 13:48 (CEST)

Grisja e faqes¿

Pershendetje! Po me bej cudi, me c'te drejte gris faqen time personale te livadhit? Me rrespektin me te madh, do t'ju kerkoja te me kthenit informacionin dhe burimet qe faqja permbante! Ju lutem, nuk dua qe nje gje e tille te ndodh perseri, faleminderit per mirekuptimin! — Alban (diskutimet) 12 gusht 2020 21:15 (CEST)

Sapo pashe qe ishin grisur edhe dy faqe te tjera! Sinqerisht, ato permbanin informacione te rendesishme dhe te mire referencuara. Po bej gjene me llogjike qe dikujt qe i griset faqa e tij e livadhit do te bente, ne te njejten menyre qe mendoj si ju, ashtu edhe cdo kush do te bente! — Alban (diskutimet) 12 gusht 2020 21:20 (CEST)
@Punetor i Rregullt5, përshëndetje! :) Ju keni shumë nënfaqe të cilat i keni përdorur për punë dhe nuk i keni shënjuar për t'i grisur pasi keni përfunduar punën me to. Gjithsesi, grisja e faqes në fjalë, ciladoqoftë ajo, ka ndodhur si pasojë e një fushate të ndërmarrë për të eleminuar gabimet me referimet. Te artikujt jam përpjekur t'i rregulloj ndërsa te nënfaqet e punës që janë të prapambetura, thjesht kam grisur faqet (janë SHUMË të tilla nga disa përdorues) duke qenë se do të duhej të griseshin, gjithsesi. Më thuaj cila është faqja/et që të interesojnë dhe lehtësisht i rikthejmë. :) - Klein Muçi (diskutimet) 12 gusht 2020 21:24 (CEST)
@Klein Muçi, kerkoje ndjese nese u tregova pak i ashper, do ju lutedha t'i kthenit te tre faqet dhe te grisnit keto,
@Punetor i Rregullt5, asnjë problem. I riktheva faqet e kërkuara dhe grisa faqet e përmendura më sipër përveç livadhit personal që besoj se të hyn në punë për prova të përgjithshme. Nëse këmbëngul, mund të ta gris dhe atë. Herë tjetër, kur të mbarosh punë me një nënfaqe personale, vendosi stampën Grise. :) Besoj se jemi në rregull tani. Më lajmëro për probleme të tjera se, siç thashë, fushata e ndërmarrë për eleminimin e gabimeve me referimet mund të ketë sjellë pasoja të ndryshme, disa prej të cilave dhe jo pozitive. - Klein Muçi (diskutimet) 12 gusht 2020 21:40 (CEST)
@Klein Muçi, duke kontrolluar artikujt, me beri pershtypje nje perdorues i cili, ka marre jo pak verejtje nga te tjeret. Thjesht, duke bere zhvendosje ne tituj me gramatike jo korrekte edhe, ne tituj qe nuk jane te sakte. Perdoruesi ne fjale, Saklanan gerçekler. Kur perpiqem t'i kthej mbrapsht, un i bej manualisht dhe, si pasoje, artikulli i lidhur me gjuhet e tjera eshte ai i riu (me titullin e ri). Nese do mundje, te me ndihmoje ose te me shpjegoje se si mund t'i lidh artikujt me gjuhet e tjera. Faleminderit! — Alban (diskutimet) 13 gusht 2020 11:42 (CEST)
@Punetor i Rregullt5, si fillim njëherë, a je i sigurt që do të grisësh faqen tënde të përdoruesit? Unë kujtova se e kishe fjalën për faqen e livadhit personal. Pse do të doje të grisje faqen tënde të përdoruesit? Së dyti, çfarë do të bësh ekzaktësisht? Thjesht t'i lidhësh me gjuhët e tjera si normalisht? - Klein Muçi (diskutimet) 13 gusht 2020 11:49 (CEST)

Po, dua t'i lidh normalisht, sepse artikujt Qe jane te lidhur normalisht jane ata qe jane ridrejtuar. Edhe pa problem, mund ta grisesh faqen time personale, sepse mund ta krijoj nese do te mendoj qe do te me duhet nje e tille per te vendosur informacion. Faleminderit! Alban (diskutimet) 13 gusht 2020 11:53 (CEST)

@Punetor i Rregullt5, tani e ke hequr stampën "grise" nga aty. Por nëse këmbëngul, po ta gris. Për sa i përket asaj, duhet të shkosh te "Wikidata" dhe duhet bërë ndryshimi manualisht. Kërkon për artikullin që do të lidhet, shkon te pjesa e Wikipedia-s, shtyp "redakto" dhe shkëput lidhjen ekzistuese për Wikipedia-n shqip. Pastaj je i lirë të vendosësh lidhjen e re. Megjithatë unë këmbëngul që diçka të tillë ta ndërmarrësh vetëm nëse je i sigurt në atë që po bën dhe mbase pas ndonjë diskutimi në Kuvend/faqet përkatëse të diskutimit të artikujve që do të ndryshosh. Unë jam i njohur me punën e përdoruesit në fjalë dhe e di që në disa raste sjell probleme me fushatat e tij të zhvendosjeve ama në disa raste bën përkthime të nevojitura. Shpeshherë në biologji bën përkthimin e llojeve nga latinisht në shqip, gjë që është e mirë për lexuesin shqiptar. Nëse përkthimi është i saktë, dhe me sa kam parë, përshtatja zakonisht ndjek normat konvencionale të përshtatjes së llojeve biologjike në gjuhën tonë, zhvendosja është veprim i mirë. - Klein Muçi (diskutimet) 13 gusht 2020 12:02 (CEST)

Çmimi për mirëmbajtjen teknike

 
Çmimi i parë
Çmimi i parë për mirëmbajtjen teknike në Wikipedia-n shqip në vitin 2019 i jepet përdoruesit Klein Muçi.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

 
Çmimi për mirëmbajtjen teknike


Çmimi për kujdestarinë e përgjithshme

 
Çmimi i parë
Çmimi i parë për kujdestarinë e përgjithshme në Wikipedia-n shqip në vitin 2019 i jepet përdoruesit Klein Muçi.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

 
Çmimi për kujdestarinë e përgjithshme


Çmimi për administrimin

 
Çmimi i parë
Çmimi i parë për administrimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2019 i jepet përdoruesit Klein Muçi.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

 
Çmimi për administrimin


We sent you an e-mail

Hello Klein Muçi/Arkivi 3,

Really sorry for the inconvenience. This is a gentle note to request that you check your email. We sent you a message titled "The Community Insights survey is coming!". If you have questions, email surveys@wikimedia.org.

You can see my explanation here.

MediaWiki message delivery (diskutimet) 25 shtator 2020 20:53 (CEST)

Përshëndetje! :) Fatkeqësisht unë nuk merrem shumë personalisht me ndryshimin e artikujve. Megjithatë vë re se artikulli në fjalë është një artikull i ri biografik. Artikujt e rinj biografikë verifikohen gradualisht për shquarësinë e tyre dhe radha e pritjes është pak e gjatë kështu që do të marrë ca kohë derisa një përdorues kontrollues të bëjë verifikimet e tij. Pasi kontrollimi të ndodhë, mund të bëjmë dhe ndryshimet e nevojshme në lidhje me ridrejtimet. - Klein Muçi (diskutimet) 13 tetor 2020 19:10 (CEST)

Lekë Matrënga

Mund ta rikthesh këtë artikull në titullin që e kishte më parë, të lutem?--185.106.120.141 28 tetor 2020 17:47 (CET)

Përgjigja te faqja jote e diskutimeve. - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2020 10:27 (CET)
Përshëndetje Klein. Mund të ndërmarrësh diçka kundër sulmeve të përqendruara nga disa IP-të ndaj meje dhe redaktimeve të mia? Disa IP me të cilat nuk kam komunikuar më parë, sot më sulmuan faqen e diskutimeve dhe zhbënë redaktimet e mia në disa artikuj. Mendoj ndoshta janë hakerë që po hakmerren ndaj meje për shkak se kam redaktuar tek artikulli i Lulzim Bashës. Ka disa ditë që ai artikull sulmohet vazhdimisht. Kjo IP paska një historik të gjatë sulmesh, ndaj mbase është më e dobishme të bllokohet.--185.106.120.141 19 nëntor 2020 16:38 (CET)
6 orë Klein për tërë ato sulme?--185.106.120.141 19 nëntor 2020 17:37 (CET)
Po. Fatkeqësisht këto kohë jam i sëmurë kështu që e kam të pamundur të përfshihem personalisht më shumë në çështje të tilla. Komunikimi me administratorët e tjerë, siç ke bërë, është një ide e mirë. - Klein Muçi (diskutimet) 19 nëntor 2020 17:43 (CET)
Nuk do ishte më mirë ta bllokosh për fare, sepse po ta shikosh historikun qenka përplot me sulme që nga 2018. Edhe një IP tjetër më sulmoi mbase i njëjti person. Sinqerisht jam akoma i tronditur nga këto sulme.--185.106.120.141 19 nëntor 2020 17:47 (CET)

Manana Shalikashvili

Can you help me to write this page? I don't know Albanian well--ჯეო (diskutimet) 31 tetor 2020 20:40 (CET)

@ჯეო, hey there! :) I don't deal much with article creation myself but I'll try to tell someone to check it. :) - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2020 10:25 (CET)
@Berishasinan, në paç kohë, hidhi një sy artikullit më sipër, bëji pak korigjim gramatikor e drejtshkrimor. 1 paragraf është i tëri. Kontrollo dhe shquarësinë me atë rast. - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2020 10:26 (CET)
  U bë! --Berishasinan (diskutimet) 16 nëntor 2020 18:35 (CET)

Vandalizëm nga Përdoruesi:185.106.120.141

[1]. Nje kukulla e tjeter i Udhas (shih Përdoruesi:Udha1, Përdoruesi:Udha2 dhe Përdoruesi:Udha3). Ai është i njohur për luftërat e tij edituese, jo-neutralitetin dhe obsesionin/fiksimin për Ismail Kadarenë--2003:E6:2F2B:8E00:3486:9B2D:FF21:57B0 20 nëntor 2020 10:49 (CET)

E sakte.--Saklanan gerçekler (diskutimet) 20 nëntor 2020 10:51 (CET)
@Saklanan gerçekler, ti përgjigju njëherë mesazheve te faqja jote pastaj komento saktësinë e mesazheve të të tjerëve. - Klein Muçi (diskutimet) 20 nëntor 2020 11:16 (CET)

Kategorite e fshehura

Pershendetje Klein! Per mendimin tim kategorite e gabimeve te modulit CS1 apo cdo lloj kategorie tjeter qe sherben per mirembajtje duhet fshehur. Nje lexuesi te thjeshte nuk ka pse t'i tregohet se artikulli Shqipëria ben pjese ne kategorine Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës. Une u hodha nje sy dhe disa Wikipedia-ve te tjera dhe pashe qe edhe ata i kishin te fshehura keto lloj kategorish. --Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2020 16:54 (CET)

@Olsi, përshëndetje! :) E kemi diskutuar në të shkuarën disa herë me Baton këtë çështje këtu dhe me Trapistin te EnWiki (mirëmbajtësin kryesor të modulit CS1). Duke u lënë të shfaqura, kryejnë disa funksione si sensibilizimi i njerzve për rëndësinë e citimeve të sakta, zgjidhja e shumicës prej atyre gabimeve e gjetja e krahut të punës në mirëmbajtjen e tyre. Mënyra si funksionon në Wikipedia-t e mëdha është që mirëmbajtja është e fshehur dhe frekuentohet vazhdimisht nga administratorët ose ato përdorues që në zhargonin EnWiki quhen "wikignomes". Wiki-t e vogla fatkeqësisht nuk kanë një sasi përdoruesish të tillë sa për të pasur lukse si ndarja e përdoruesve e zakonshëm nga ata që janë për mirëmbajtjen specifikisht. Kështu që i kemi lënë të shfaqura pikërisht që secili të mundohet të rregullojë gabimin e tij te artikulli që po punon për ta zhdukur kategorinë e gabimit që sheh. Shpresa është që ndonjëri mund të mos ndalojë aty dhe të shtypë kategorinë dhe të vazhdojë të rregullojë dhe probleme të tjera në artikuj të tjerë. Së fundmi, janë dhe pjesë e fushatave të ndryshme të ndërmarra për sensibilizimin e përdoruesve të zakonshëm për rëndësinë e citimeve të sakta dhe luftimin e idesë që citimet janë thjesht kod që bëhet copy-pastë nga Enwiki. Për këtë kam shkruar disa herë në Kuvend, kam krijuar grafikët e mëposhtëm dinamikë, kam sjellë robotët IABot dhe Smallem dhe trajtoj vazhdimisht në wiki-workshops rëndësinë e tyre me përdoruesit e rinj.

- Klein Muçi (diskutimet) 23 nëntor 2020 11:24 (CET)

Ne rregull atehere, por thjesht nuk me pelqen ideja qe lexuesit te shohin kategori te tilla neper artikuj. Ata perdorues qe kane ndermend te rregullojne gabime te tilla mund te aktivizojne opsionin "Shfaq kategorite e fshehura" dhe s'do te kete asnje ndryshim per ta. --Olsi (diskutimet) 24 nëntor 2020 20:35 (CET)

Theonlyeli

Mund tju pyes pse artikulli im ka nje problem ndaj mundifikimit tuaj ne wikipedia.

Përshëndetje! :) Sipas një standardi të përgjithshëm për notability (shquarësi), artikulli s'duket se i përmbush kriteret për biografitë. Për më shumë mund të komunikosh me administratorin që u mor me çështjen, shikoje te historiku i artikullit. - Klein Muçi (diskutimet) 6 janar 2021 09:09 (CET)

Error ne modulin

Pershendetje Klein,

Shpresoj te jesh mire. Shof nje problem qe del tek shumica e stampave si ne ket rast Stampa:Infobox aktor, nje error ne modul (Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:Protection banner' not found.). Ke ndonje informate pse ka dal ky problem, pasi qe e perditesova para disa ditesh modulin por per shkak se nuk u rrgullua problemi, e ktheva ne versionin tend. --Liridon (diskutimet) 13 janar 2021 11:19 (CET)

@Liridon, përshëndetje! Jo, s'di gjë fatkeqësisht. Ideja e parë që më shkon ndërmend është që stampat tona, sidomos kutitë informative (infoboxes), janë shumë të vjetra teknikisht dhe me kalimin e kohës duhen përditësuar që të mbahen gjallë me ndryshimet që po ndodhin globalisht me modulet. Unë të them të drejtën jam duke u marrë bashke me Sinanin me përditësimin e disa moduleve te bashkësia CS1 për pjesën vizuale e s'i dedikohem dot studimit për këtë gjë aktualisht. Po e mbylla si projekt atë, po i kthehem kësaj, të shoh si mund të jetë puna. - Klein Muçi (diskutimet) 17 janar 2021 01:09 (CET)
Shpresoj të gjej un pak kohë për ketë dhe stampa tjera që duhen përditësuar. Faleminderit gjithsesi.--Liridon (diskutimet) 18 janar 2021 15:23 (CET)

Help wanted for global templates

You have shown support for global templates in the past. Staff of the Wikimedia Foundation view this change as big. We need to convince the Wikimedia Foundation to start working on this. We have to reassure them there is sufficient support by local project communities.

You can help move this forward.

Please do setup a page on the local projects you are (most) active on in the language of the project. Tell your fellow editors why you believe global templates are necessary. Follow the local project decision process to come to a discussion outcome as support or not. There is plenty of time for discussion. Please reach a conclusion before the end of April 2021.

Please translate the coordinating page on meta to languages you are proficient in. meta:Gathering support from local projects for global templates

Please add a line to this meta page with a link to a discussion page on your local project(s).

The goal is to have the Wikimedia Foundation include a program to develop infrastructure for global templates in their 2021/2022 Annual Plan. The Wikimedia Foundation will decide on the Annual Plan in May/June this year.

The aim is to have several dozen local project communities to show support, and little concerns, issues or objections. Of course, any project can continue to use their local templates.

When you have questions about this initiative you can reach me at ad{{@}}huikeshoven.org or + 31 6 40293574, and also on Telegram and Signal. You can also raise questions on the talk page on meta. Maybe some people would like to discuss this initiative in a meeting. Please let me know whether you would like to join a Zoom meeting in February.

Regards,

Ad Huikeshoven (diskutimet) 25 janar 2021 12:58 (CET)

@Ad Huikeshoven, hello! I did open a discussion at our Village Pump but unfortunately I don't expect much participation because of the lack of a technical community overall in SqWiki. I'll post the link at Meta after the discussion ends if it generates some answers. - Klein Muçi (diskutimet) 26 janar 2021 01:39 (CET)

Beteja e Pashtrikut

Të lus që të largosh kërkimin e grisjes në artikullin përmendur lart. Kutinë e vura unë sepse e gjeta faqen pothuajse bosh - tanimë u plotësua fare.--Hyllvegu (diskutimet) 27 shkurt 2021 20:04 (CET)

  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 28 shkurt 2021 00:49 (CET)

Lutje

Të lus të miratosh redaktimet e timet. Të lutem ty sepse pashë që kishe redaktuar sot.--185.248.103.164 13 mars 2021 14:31 (CET)

Shoh që përdoruesit Ikranjani i pëlqeka sjellja vandale dhe estrada. Nuk kujdeset ndokush për Wikipedinë që e kanë zhytur me kokë në hi? Lus që Wikipedia të mos jetë si Shqipëria, me udhëheqje që nuk e ka hallin e saj. Mirëmbeç.--185.248.103.164 13 mars 2021 22:11 (CET)

Lus që të veproni diç kundër Ikranjanit dhe insistimit që të personalizojë artikujt sepse edhe të tjerët duan të redaktojnë--185.248.103.164 15 mars 2021 00:27 (CET)

Vandalizëm nga ‎Përdoruesi:Pjeter1991

Ernest Koliqi historiku redaktimeve. Nje kukulla e tjeter i Udhas (shih Përdoruesi:Udha1, Përdoruesi:Udha2 dhe ‎Përdoruesi:Pjeter1991). Ai është i njohur për luftërat e tij edituese, jo-neutralitetin dhe obsesionin/fiksimin për Ernest Koliqin --78.46.81.180 6 mars 2021 11:38 (CET)

Po e shpjegoj edhe ketu se te faqja e Ernest Koliqit nuk doni te lexoni arsyet e mija. Une po fshij cfare Fischer shkruan mbi Ernest Koliqin sepse ai bazohet vetem mbi ditarin e Kontit Ciano kur thote qe Koliqi paguhej privatisht nga ai. Ne ditarin e Kontit Ciano, qe une e kam lexuar, nuk permendet emri i Koliqit ne ket aspekt. I vetmi vend qe permend Koliqin eshte ne nje takim ku i jep detyre te beje nje plan per pushtimin e Kosoves dhe Camerise. Nuk mund te provohet qe Koliqi paguhej nga Ciano dhe per ket arsye nuk mund te jete shkruar ne faqen e tij wikipedia. - Pjeter1991
Zoti me IP-in 78.46.81.180 bën modifikime jo-neutrale për zërin Ernest Koliqi. Askush nuk dyshon se ai ka qënë një shqiptar me ideve fashiste (është një njeri i kohës së tij), sigurisht nuk dua të provoj të kundërtën ose ta mohoj historinë, por ta përshkruash atë si një "kolaboracionist kundër Shqipërisë" - pa prova - është një gënjeshtër serioze, është saktësisht një revizionizëm post-bashkëkohor dhe post-komunist. Sipas rregullave të Wikipedisë, duhet neutralitet për të shkruar një shënim biografik, dhe këtu mungonë. Modifikime si këto [2], me komentin "me këmishë të zezë", janë të njëanshëm dhe të motivuar nga orientimin politikit. Këto fjali [3] [...] në të cilën pozitë futi ideologjinë fashiste në shkollat shqipe, apo Reputacioni i Koliqit u dëmtua shumë për shkak të bashkëpunimit të tij me pushtuesin italian, sidomos në mesin e simpatizantëve të tij të rinj. Paguhej privatisht nga ministri i jashtëm i Italisë fashiste, Konti Çiano, fakt që nuk dihej në atë kohë [...] Çiano e shpërbleu me titullin profesor në Universitetin e Romës. Etj. së pari janë të formuluara keq, dhe janë të turpshme, nga lokal sportivë, me qëllim të dëmtohet imazhit të personazhit, thjesht duket për interes politik.– 79.19.126.6 6 mars 2021 15:35 (CET)

zhbërje kompulsive nga Ikranjani

A mund të më ndihmoni ju lutem? Tek artikulli Letërsia shqipe, Përdoruesi:Ikranjani ka bërë sot 5 zhbërje, 4 herë manualisht, herën e 5 ka keqpërdorur veglën e redaktorit për të prishur shqyrtimin e artikullit nga Qëndrimi15 i cili miratoi ndryshimet sot pasdite.Shiko këtu--51.159.148.219 8 mars 2021 17:23 (CET)

Tjeta

Jeni ju robot apo përdorues real?--185.248.102.118 11 mars 2021 21:16 (CET)

Përdorues real pa shumë nge për hesapet e shkuara. - Klein Muçi (diskutimet) 11 mars 2021 21:42 (CET)
Hesapet e shkuara? Nuk ju kuptoj. Shoh se jeni tërë kohën aktiv, por goxha pasiv në të njëjtën kohë, prandaj pyeta a jeni robot. Mos ma merrni si ofendim ju lutem.--185.248.102.118 11 mars 2021 21:45 (CET)
A ka në Wiki ndonjë Bot që shqyrton problemet që shkaktojnë përdoruesit? Jam kureshtar të di nëse mund t'i drejtohem Smallem-it për problemet që shkakton Ikranjani.--185.248.102.118 11 mars 2021 21:56 (CET)
A ke dëgjuar për ata që vrapojnë pambarimisht pas flamurit të bardhë ndërsa thumbohen nga grerëzat?--185.248.102.118 11 mars 2021 22:37 (CET)

Ikranjani dhe Iskenderije?

Ka ca ngjashmëri kureshtare mes mënyrës së çfryrjes së urrejtjes ndaj Kadaresë nga Ikranjani dhe nga përdoruesi i bllokuar Iskenderije. Shih këtë Po e them për kuriozitet sepse nuk ma merr mendja që do ndodhi ndonjë gjë.--185.248.102.118 12 mars 2021 20:22 (CET)

Përshëndetje! :) Po bëj një kërkesë të fundit që t'i sheshoni mosmarrëveshjet që keni përpara se unë ose ndonjë administrator tjetër të rifillojë sërish ciklin e bllokimeve, tashmë dhe me IP-të. Pavarësisht se e vlerësoj humorin në përgjigje, dhe ushqimi më i mirë, krijon neveri po e hëngre çdo ditë me vite të tëra. Të gjithë, siç e kemi thënë disa herë, jemi të lodhur nga përsëritja e cikleve të tilla dhe kjo është dhe arsyeja pse nuk merren më anëtarët e vjetër. - Klein Muçi (diskutimet) 13 mars 2021 12:04 (CET)

Rudolf Stambolla

Përshëndetje! Unë kam zëvendësuar përmbajtjen e kësaj faqe tërësisht me një përkthim nga de-wiki, artikull prej meje se unë e krijova atje. ;)

Versioni i parë këtu në sq-wiki (edhe gjithashtu versioni i dytë) përmbajnë "cënim i së drejtes së autorit" nga këtu[4], edhe mendoj se duhet të grisesh këto dy versione për shkak të rregullave. Shumë nderime, Tung!--Hyllvegu (diskutimet) 15 mars 2021 00:23 (CET)

@Hyllvegu, përshëndetje! :) Më vjen keq por jam konfuz. Cila pjesë ekzaktësisht thua se është e kopjuar nga TeksteShqip? S'po arrij ta kuptoj nga lidhjet që ke dërguar. A mund ta ridërgosh pjesën ekzakte këtu? - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 01:48 (CET)

Çobani qe ka humbur rrugen

Pershendetje Klein, uroj te jesh mire. Po humbas kohe me te njejtin perdorues qe po i çart disa artikuj rresht dhe po me vjen mire qe ti nuk po e prish terezine. Po shihja kete editim qe i referohet a thua sikur aludon qe une jam ndonje familjar, apo sikur vete ky zavalli i shkrete ka kullotur lopet me keto qe kane bere burg, Lubonjes e di ky qe ka paditur te atin se ia tha Moli, Nazimit ia di komunizmin se ia tha e ema e vet, vetem Moli ishte deputet nga zori. A ka mundesi ta prishesh pak terezine, sa per dukje? --Ikranjani (diskutimet) 15 mars 2021 00:31 (CET)

EXPECTO PATRONUM! Ke humbur udhën dhe terezinë ti Ikranjani që nuk lë njeri të shtojë në ndonjë artikull diç pa lejen tënde. Ti je përdorues i bllokuar siç kanë vënë në dukje me të drejtë disa të tjerë këtu, dhe account origjinal është user:Hatake, nofka e të cilit në komente është "S.Saiti", që përkon me disa burime që janë përdorur në artikullin e NAZImit. Siç duket ke konflikt interesi.--185.248.103.164 15 mars 2021 00:41 (CET)
Nuk ke te drejte te shtosh asgje ne menyren self-righteous prej karagjozi qe ke, edhe sikur te benim nje sy qorr per sa e sa IP te jane bllokuar globalisht per kete rojtarine me meditje qe i ben disa artikujve. Ato disa te tjeret te gjithe editojne si ti, po te njejtet artikuj, po te njejten kahje narrative, nder vite. Gje per te cilen sinqerisht me dhimbsesh, sinqerisht, por qe nuk kemi ç'te te bejme virtualisht. Ndaj po presim se kush do te luaje perpara (sepse siç thone luan edhe nafaka), Kleini apo steward-i italian.--Ikranjani (diskutimet) 15 mars 2021 00:50 (CET)
Unë këtë IP kam dhe së dyti unë nuk paguhem për asnjë redaktim, ti paskërke një fantazi të sëmurë si Neveri. Shih numrin e accounte të bllokuara dhe mos shpif për të tjerët. Kërcënimi yt që " nuk kemi ç'te te bejme virtualisht" nuk më frikëson aspak. Sinqerisht është tronditëse që çobanë të tillë janë toleruar kaq gjatë në Wikipedia, sepse duke vendosur monizëm në Wiki e ndalojnë zgjerimin e projektit.--185.248.103.164 15 mars 2021 00:57 (CET)

Ore ti duhet te jesh vertete jo mire, kur them nuk kemi ç'te te bejme virtualisht, e kam per derman, jo per dajak qe projekton ti nga paranoja. Nje njeri qe mbikeqyr dukshem nder vite artikullin e Kadarese, stampen, çdo veper te tijen si dhe çdo figure qe ka bere ndonjehere polemike me te dhe t'i rrije mbi koke artikujve te ketyre qe lexuesi kur te hyje ta perthithe "armiqte e rinj te partise" 1. duhet te jete beme e nje gjynahqari 2. eshte intelektualisht e semure te reduktosh prezantime online te 4-5 figurave kulturore shqipe, minore, te mesme apo madhore, duke i matur doemos me fiksimin tend. Une u mora gjeresisht me rikategorizimin e shkrimtareve shqiptare nga ana e zhanrit dhe e veprave, vetem te Ismaili pashe po te njejten perkujdesje, si dhe tek "armiqte" po te njejten nxirje. Çlirohu dhe shko fitoje buken ndryshe se as hajri s'i shihet bereqetit qe nxirret duke nxire tjeret.--Ikranjani (diskutimet) 15 mars 2021 01:10 (CET)

Kot e ke. Kleni bëri një redaktim fare kot, mbase është shenjë që është i pakënaqur nga diskutimi.Klein mjaft me nervozimzmin dhe redaktimet minore me Smallem, hajde përgjigju!
Ti Ikranjani-Hatake, siç duket mbikëqyr gjithë Wikipedinë ndër vite meqë nuk qenkërka e lejuar të bësh një redaktim pa zhbërë ti. 1. je deliarnt, 2. nuk ka kuptim por kjo është e vërtetë për shumë gjëra që flet. Ti u more gjerësisht me personalizimin e Wikipedisë dhe luftimin e opozitës. Mbase paguhesh?--185.248.103.164 15 mars 2021 01:18 (CET)

Unë kam hequr dorë nga këto ecjet në vend me ju. Po u përfshiva në ndonjë diskutim, do të përfshihem në Meta. Këtu thjesht do të merrem me bllokimet. Po pres të ketë dhe ndonjë përgjigje tjetër te diskutimi i Metas që të mos jem i vrullshëm dhe do të vazhdoj. Më vjen keq që gjithnjë këtu përfundojmë por të paktën ndër vite kemi mësuar t'i kalojmë shpejt si cikle. 1-2 butona dhe e zgjidhim. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 01:39 (CET)

Kush është ju? Ti je administrator dhe mund të ndihmosh shumë, por ti tërë kohën rri me Smallem. Mirato ndryshimet e mia të lutem, sepse Ikranjani i miraton vetë. Unë jam në disfavor.--185.248.103.164 15 mars 2021 01:40 (CET)
Po pra, prandaj do ju bllokoj. :P Se të mos isha administrator, s'e bëja dot. :) - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 01:43 (CET)
Përse përdor mjete aq të vrazhda të parat? Mirato artikujt e mi që të mundem të redaktoj më shumë. Po nuk miratove, do të eci në vënd.--185.248.103.164 15 mars 2021 01:45 (CET)
Me pelqen kalitja e prakticitetit qe ke arritur Klein, te ka hije. Sa per pritjen e diskutimit, a duhet te dale tjetri me flamur te shtampuar "jam po e njejta IP qe me bllokove o taljon" qe te deduktohet qe kemi te bejme per te njejtin vandal? 5 minuta kerkim lips tek faqet Ismail Kadare, Stampa:Ismail Kadare, çdo veper kryesore e tij... Fatos Lubonja, Kasem Trebeshina, Ardian Vehbiu, dhe do shohesh baby-sitting disavjeçar, qe nenkupton WP:OWN. Perveçse praktik, e mira eshte te jesh i drejte. --Ikranjani (diskutimet) 15 mars 2021 01:50 (CET)
Mos hidh baltë mbi IP si unë, por shihe traun tënd i gjorë[5]--185.248.103.164 15 mars 2021 01:52 (CET)
Sepse nuk ka dëshirë për mirëkuptim e frymë komuniteti që po mbush vitin që e them tashmë. Keni vajtur e keni tentuar të ktheni tërë komunitetin përmbys vetëm që t'ju dalë vullneti juaj e irritoheni kur të tjerët s'duan të përfshihen. Administratorë, faqe diskutimesh, përdorues të zakonshëm, kontrollues, Kuvendi... Kudo keni shkuar e vazhdoni me po të njëjtat probleme si sot e vite më parë. Vetëm në komunitetin e huaj s'jeni aq të njohur dhe dhe atje do të filloni të njiheni gradualisht kështu si e keni nisur. Në fillim rrimë si njerëz, pastaj punojmë për enciklopedinë. Me ju fillon çalon puna që te hapi i parë. Kështu që s'ka zgjidhje tjetër. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 01:54 (CET)
Kush është kjo "ju"? Që këtu fillon problemi, problemi nuk është 2 por është 1, por atë 1 siç duket keni bërë mendjen top që ta mbani se s'bën, kurse të tjerët le të digjen me të, kur të digjet ai. Shyqyr që ai po ju zhgënjen vazhdimisht. Karma--185.248.103.164 15 mars 2021 01:57 (CET)


Unë mendoj që edhe 100 shanse ti jepni atij Hatake=Ikranjanit, prapë do të grindet njësoj me të gjithë. Tu qepemi maleve. Hajde ta bunkerizojmë Wikin. --185.248.103.164 15 mars 2021 02:02 (CET) U

Këto lojëra ndërgjegjeje nuk pinë ujë shumë me mua. Kanë 20 vite që thuhen këto gjëra, s'i ha më kush. Mirë është që të tre sa jemi t'i lëmë këto dramat klishe e të flasim mirë, me respekt e hapur. Po e përsëris për herë të disatë. Për retorikat e vjetra s'ka më kush kohë, e kam shprehur që kur isha kandidat për administrator. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 02:04 (CET)
Nuk të kuptoj. Nuk më duket se kishte lidhje me komentin tim, meqë nuk solle asnjë kundërargument. Sa herë që ta lini të sëmurin e Wikit të rikthehet, prapë të njëjtin efekt do të ketë. Gjithmonë. Përgjegjësia për degradimin e kësaj enciklopedie mbi edhe mbi ata që e tolerojnë një të sëmurë si Ikranjani--185.248.103.164 15 mars 2021 02:12 (CET)

Megjithatë jam kurioz të di çfarë do Klevin, cili është qëllimi që (nuk) do të arrish? Për kuriozitet.--185.248.103.164 15 mars 2021 02:21 (CET)

Klevini të lut të vazhdosh diskutimin këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 15 mars 2021 12:04 (CET)

Hesapi i thjesht

Kjo nuk do as mend as kalem, por qe ta kemi parasysh: te dy IP-te e ardhura pas 5 marsit, njera pasi u bllokua tjetra, e nisin karrieren duke bere mass-rv te Kadareja 1. dhe 2.; ndersa i nenshkruari e ka nisur duke perterire, permiresuar dhe hijeshuar artikuj ekzistent si Nebil Çika apo Sheh Mala, dhjetra gatime e embelsira, rikategorizimet e pergjithshme qe u kam bere skedave biografike te shkrimtareve dhe veprave te tyre dhe kategorizimet e perkthyesve. Them se kontributi e tregon vetiu kahjen, se edukaten po e po siç po ia verejme ketij huliganit te Molit. Le te jene ketu, edhe nqs nuk do te shtypesh 1-2 butonat. --Ikranjani (diskutimet) 15 mars 2021 02:22 (CET)

Lus të më bllokosh. Po ndihem keq nga ofendimet që po i bëj. Ky nuk jam unë, por ca njerëz këtu të detyrojnë me zor të sforcohesh dhe t'i fyesh sepse janë aq të neveritshëm, dhe ju po i suportoni. Nuk dua që të rri këtu duke ofenduar të tjerët. Nuk jam i tillë. Prandaj, më blloko dhe ma hiq këtë barrë--185.248.103.164 15 mars 2021 02:44 (CET)

Udha stop

Someone started here a checkuser concerning the blocked Udha who is currently active with the open proxie 185.248.103.164 by pushing POV. Can you confirm it there?--2003:E6:2F01:AA00:F9BC:8ADA:422A:A998 15 mars 2021 11:21 (CET)

Zhbërje e miratimeve

Përdoruesi problematik Ikranjani po zhbën miratimet e redaktorëve të tjerë. Shih si zhbën Qëndrimin Shih duke zhbërë Edvinin.--185.248.103.164 15 mars 2021 23:50 (CET)

Deletion request

Could you delete Përdoruesi:Stiliano duçe 123 please? ticket:2021041610000253 Thank you, Cabayi (diskutimet) 16 prill 2021 09:02 (CEST)

  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 16 prill 2021 09:11 (CEST)
Return to the user page of "Klein Muçi/Arkivi 3".