Zhubrinë, (maqedonisht: Жубрино/Žubrino) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni.

Zhubrinë
Жубрино
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej547
{{{postal_code_type}}}
6254
TargatKL

Gjeografia

Redakto

Fshati Zhubrinë është i vendosur në pjesën veriore të qytetit Kërçovës (Uskana) në largësi prej afro 10 km. Shtrihet në një rrafshinë të vogël, ndërmjet dy lumenjëve të vegjël. Nga ana e majt është lumii ashtuquajtur “ Lumi i Errët” ose si e quajnë vendasit Lumi i Aranjellit, i cili buron nga rrënza e malit “Ujmir” mbi fshatin Tuhin. Ndërsa nga ana e djathë kalon lumi të cilin popullata e jonë e quan “Lumi i Popojanit” i cili formohet nga dy degë e që bashkohen në veri të fshatit Zhubrinë në largësi mbi 1 km në linjë të drjetë ajrore. Të dy këto lumenj, gjatë verës kanë nga pak ujë ose thahen krejtësisht. Këto dy lumenj bashkohen në jug të fshatit Zhubrinë 600 m largë fshatit dhe formojnë një lum të vetëm e që pastaj derdhet në lumin e Zajazit në pjesën veriore të qytetit, që pastaj bashkohet me Lumin Treska (Ilirida) në juglindje të qytetit. Dikur këto lumenj mbanin ujë edhe gjatë verës e që shërbenin për uitjen e tokës afër lumenjëve. Kjo për arsye se gjatë dimrit kishte rreshje të mëdha të borës dhe shiut. Në afërsi të fshatit gjegjësisht nga ana lindore dhe perendimore kalojnë dy rrugë që dikur deri kah viti 1975 ishin me baltë, e pastaj me vetëkontributin e fshatarve, që lidhen me këto rrugë u bë asfaltimi i tyre, gjë që ndikoi mjaft në zhvillimin e trafikut dhe komunikimin e banorve të pjesës veriore të qytetit. Këto dy rrugë bashkohen në jug të fshatit tonë në afërsi të xeherores së thëngjillit “ Osllomej” prej ku vazhdon si një rrugë rajonale e një standarti më të lartë, ecila shpie në qytet dhe lidhet me autostradën Kërcovë-Shkup.

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 547 banorë nga të cilët 547 ishin Shqiptarë.[1]

Ekonomia

Redakto

Kryesisht banorët e fshatit Zhubrinë merren me bujqësi, blegëtori dhe mjeshtëri në zanate të ndryshme. Një numër i zhubrinasëve gjenden me punë të përkohëshme në vende të ndryshme të Botës, shumica në Europën Perendimore. Një numër i banorëve gjenden të punësuar në Termocentralin e Osllomesë dhe një pjesë e vogël nëpër vende administrative të shtetit.



Burimet

Redakto