Sërbicë, (maqedonisht: Србица/Srbica) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni. Fshati është i njohur edhe si Kastriot pas viteve 1980-të. Kjo është për shkak se emri i fshatit përmban sufiksin Srb, qe gjatë persekutimit të Shqiptarëve nën shtetin Jugosllavia, kjo toponim u bë jopopullor.

Sërbica
Србица
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1,862
{{{postal_code_type}}}
6254
TargatKL

Gjeografia

Redakto

Fshati Sërbicë shtrihet në verilindje të Kërçovës i takon komunës së Osllomesë. Ka hapsirë prej 10 km2. Lartësija mbidetare 755-810 me 1862 banor (regj.2002). Largësia nga f.Serbicë me komunën e Osllomesë, Ambulantën dhe Postën është 3 km, me Kërçovën është 14 km kurse në vijë ajrore 8 km. Nëpër Sërbicë rrjedhë Lumi Zelenok që buron prej shpatit të Crekollnicës. Bujqësia pothuajse është e shuar dhe ai pak misër që prodhohet bluhet në mullirin e vetem të rrethinës në Sërbicë, i cili shfrytezon ujin e ktij lumi.

Historia

Redakto

Ekonomia

Redakto

Në 1980 filloi me punë „TE Osllomej“ ku sërbicasve u morri më shumë se 40% të tokave punuese duke ua paguar në vlerë të sotme afër 1 euro për 1-m2.., Ky investim i madhë në këtë rajon u bë makth i së keqes për Sërbicën dhe gjithë fashatrat e rrethit ngaq afër 1000 të punësuar në „TE Osllomej“ as 10 % nuk janë shqiptar. Nga papuinësia e madhe sërbicasit kanë imigruar jasht vendit në Amerikë dhe Evropë. Mbas vitit 1993 e deri me sotë imigrimi është rritur dukshem ngaqë baballarët marrin femijt dhe familjen në vendet ku punojn. Nga një fshat me rini dhe me shumë gjallëri Sërbica sotë po zbrazet. Rreth 60% - e sërbicasve gjenden jashtë vendit ku kthehen vetëm për pushime gjatë verës, rreth 10% punojn në shkolla dhe administratë,10% kanë veprimtari private,5% buqësi.... Sërbica është një ndër fashatrat më solidar në Maqedoni, përveç se ka ndërtuar 4 shtëpi për familjet e varfëra, për cdo rast ka dhënë shumë ndihma edhe jashë fshatit. Është ndër fshatrat e parë në Kërçovë që me vetiniciativë kanë instaluar ujsjellsin në vitin 1999, kanalizimin në v.2005 dhe të gjitha rrugët e fshatit me asfat v.2006.

Shkollimi

Redakto

Në medresen e xhamisë së Sërbicës pleqt e fshatit tregonin se (hesapin) Matematikën e kanë mësuar në gjuhën shqipe që nga viti 1900. Shkolla e f.Sërbicë është hapur në vitin 1927-gjatë mbretrisë SerboKroatoSlovene. Me mësim në gjuhën shqipe fillon në shtator 1941me emrin “Gjergj Fishta” dhe është Shkolla e parë Shqipe 7 vjecare në fshat në R.Maqedonisë. Mësuesit e parë nga Shqipria të kësaj shkolle ishin: Irfan Oruçi,Mahmut Dumani,Antoneta Sherko,Violeta Kota,Hysen Hasani.Ripushtimi i Kërçovës nga maqedonasit shumicën e shkollave shqipe i mbylli duke i zëvendësuar me shkolla në gjuhën maqedone, për fat të mirë shkolla e Sërbicës vazhdoi me mësimin në gjuhën shqipe me emrin „Liria“. Deri në vitet 50 e gjithë rrethina e Kërçovës dhe Zajazit kanë mbaruar 7 vjecaren (8vjecare sote) në Shollën e f. Sërbicë. Nga kjo shkollë dolën kuadrot që krijuan bazën e arsimit shqip në Kërçovë me rrethinë. Shkolla u emrua „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ në vitin 1995 dhe u vendos busti i Skenderbeut i pari në R.Maqedonisë.

Kultura

Redakto

Në f.Sërbicë gjatë vitit 1978-82 veproi edhe shoqata kulturore artistike „Zëri i Rinisë“ .

Këngetar nga f.Sërbicë: Bexhet Jagodini, Lindita Purellku, Hatixhe Dikena, Qani Sadiku, rok grupi “Uskana“ jetojnë në USA.

Demografia

Redakto

Fshati Sërbic ka afër 450 shtëpi dhe mbi 2000 banor ku gjysma e të cilve punojn jashë shtetit.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1862 banorë nga të cilët 1859 ishin Shqiptarë dhe 3 të tjerë.[1]

Familjet më të mëdha të f.Sërbicë janë: Ballazhi, Ipçja, Bekteshi, etj.

Sporti

Redakto

Mbas viteve 1990 ishte koha e euforis së sportit ku organizoheshin edhe turnire në futboll të vogël që sërbicasit pothuajse gjithmon e mernin vendin e parë. Në prill të vitit 1994 në f.Sërbicë u formua Klubi Futbollistik KF.„Kastrioti“, i cili garoi në garat komunale dhe kishte shumë sukses, futbollist më i dalluar i Sërbicës dhe gjithë Kërçovës ishte Qemal Kadriu. Gjatë kësaj periudhe u ndërtua edhe stadiumi i KF.„Kastriotit“ me vetëinvestim dhe punë vullnetare të sërbicasve . Hapja solemne e stadiumit u bë në sezonin 1997-98 duke zhvilluar nje ndeshnje miqsore me ekipin „Dinamo“ mysafir nga Tirana. Liga komunale e Kërçovës u ndërpre së egzistuari në 1999 e keshtu u shua edhe KF.„Kastrioti“. Komuna e Oslomes që nga formimi i saj në vitin 1996 edhe sotë për fat të keq nuk organizon asnje veprimtari sportive e kulturore.

Kamp shtëpiza „Kolyba e Rinis“, është vedi ku sërbicasit bëjë rekreacion që gjatë verës është shumë e vizituar.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

[1]

[2]

vendndodhja

[3]